Shtesë » Historia
Vidan Shara: Sharrajt në histori (4)
E premte, 16.03.2018, 02:46 PM
SHARRAJT NE HISTORINE E PAVARESISE DHE TE FORMIMIT TE SHTETIT TE RI SHQIPTAR
(pjesa e katert)
Europa ishte ne prag te luftes se pare boterore. Fuqite e Medha dhe aleatet e tyre benin planet per ndarjen e tokave shqiptare. Qeveria e Perkohshme zgjodhi nje delegacion per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve dhe njohjen e Shtetit te Ri Shqiptar. Krahas Ismail Qemalit , Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit ishte edhe Hasan Sharra,qe shihet ne motoskafin e nisur nga Vlora ne 1 Prill 1913. Gjate rruges per ne Londer, delegacioni qendroi kater dite ne Milano, ku u takuan dhe biseduan me Kristo Flloqin, i cili ne ate kohe bente propogande per nje radio italiane ne pamundesi per te hyre ne Vlore. Pasi mori udhezimet e duhura Kristo Flloqi u nis per ne Vlore, dhe u vu ne sherbim te Qeverise se Perkohshme.
Ne Vjene delegacioni shqiptar u takua me ministrin e jashtem Austro-Hungarez,Kontin Berchtold,i cili u beri te ditur per planet qe thureshin nga Fuqite e Medha,dhe ishte shume pak shprese per njohjen e Pavaresise se Shqiperise dhe teresise se tokave shqiptare. Kjo ishte goditja e pare , me pas me te arritur ne Londer, do te njiheshin me planet e Shteteve Europiane dhe ne vecanti te atyre Ballkanike. Paten takime me shume ministra dhe qeveritare angleze,te cilet u shprehen simpati dhe do te ndihmonin per njohjen e Shqiperise dhe tokave shqiptare. Shume prej tyre e qortuan Ismail Qemalin per ngurimin e tij dhe te intelektualeve te tjere shqiptare,qe nuk arritet te shkeputeshit nga perandoria otomane me pare,si edhe shtetet e tjera ballkanike, por i qendruat besnik deri ne shembjen e saj, tregonte Hasan Sharra.
Delegacioni shqiptar u shpjegoi “miqve europiane”, rolin e madh te Shqiptareve ne mbrojtje te Krishterimit, indiferentizmin qe kane treguar shtetet europiane ndaj shqiptareve, shqiptaret nuk ishin vegel e perandorise otomane por viktima, shqiptaret jane pasardhesit e denje te Iliro-Dardaneve , jane per fqinjesi te mire dhe te barabarte me shtetet e tjera ballkanike. Me gjithe simpatine dhe premtimet e shumta qe moren,Konferenca e Ambasadoreve ne Londer e njohu Shtetin e Ri Shqiptar,por me shume se gjysmen e territorit Shqiptar ja dhane Serbise,Malit te Zi dhe Greqise. Perseri, kufijte e percaktuar pas Kongresit te Berlinit nga G.J.Goschen ne 1880 -1881, u ripercaktuan duke i favorizuar akoma me shume Greqine, Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi.
Ismail Qemali, duke pare situaten dhe rrethanat qe ndodhej Shqiperia ne prag te luftes se pare boterore,u kerkoi Fuqive te Medha caktimin e nje princi te huaj per drejtimin e vendit,me shprese qe ne kete menyre te ruhej integriteti territorial dhe politik shqiptar. Fuqite e Medha e mirepriten kete propozim dhe brenda pak muajsh gjeten princin “ideal” per drejtimin e Shtetit Shqiptar. Pas afro 14 muajsh Qeveria e Perkohshme dhe Ismail Qemali dhane doreheqjen. U krijua nje gjendje e ndere ne Vlore. Princ Vidi, nen ndikimin e Esat Pashe Toptanit e vendosi qeverine ne Durres.
Ne mars te vitit 1914,Hasan Sharra, vete i trete, shkuan dhe biseduan me Ismail Qemalin ne Nice,France ,dhe i shprehen atij shqetesimin e madh per Qeverine e Vidit. Ismail Qemali e kritikoi ashper vendosjen e Qeverise ne Durres,si edhe paaftesine e Princit per te qeverisur vendin. Ismail Beu , ne Qershor 1914, u kthye ne Shqiperi dhe ne krye te 15 patrioteve te shquar Vlonjate shkuan ne Durres,u takuan me Princ Vidin dhe trajtuan problemet e shumta qe i shqetesonin shqiptaret. Pasi nuk moren pergjigje per disa dite,Ismail Qemali dhe perfaqesuesit Vlonjate u kthyen ne Vlore.
Si rezultat i keqesimit te situates ne vend dhe paaftesine e Qeverise se Vidit , populli i Vlores dhe perfaqesues nga krahina te ndryshme , u mblodhen ne 15-16 Korrik ne Vlore dhe diskutuan per masat qe duheshin mare per te shpetuar vendin. Pas diskutimesh te gjata u vendos qe te krijohej Komiteti i Shpetimit Kombetar. Menjehere u njoftuan Fuqite e Medha dhe Princ Vidi per krijimin e Komitetit te Shpetimit Kombetar, nga perfaqesues te Vlores dhe 12 krahina te tjera te vendit. KSHK u kerkoi “Fuqive te Medha” qe ” qeverisjen e vendit” ta drejtonte Komisioni Nderkombetar i Kontrollit.
Ne te njejten kohe , Esat Pashe Toptani , kishte organizuar revolten dhe e rrezoi Qeverine e Princ Vidit. Ne Nentor 1913, Izet Pasha organizoi nje revolte me Haxhi Qamilin,Arif Hiqmetin,Musa Qazimin dhe Mustafa Ndroqin per rivendosjen e Shqiperise nen diktatin otoman. Fillimsht Esat Pashe Toptani bashkepunonte me grupin e Haxhi Qamilit. Ne mbeshtetje te Qeverise te Durresit , shkuan vullnetare nga krahina te ndryshme te vendit. Ne luftime me bandat e Esat Pashe Toptanit , ne 30 Maj 1914, te ura e Dajlanit ne Durres,u vrane luftetaret e shquar Ceno Sharra , Sulo Harremi, Haki Glina dhe Agostin Prizreni. Gazetat e kohes do te shkruanin per ta : ” Deshmoret e vertete te popullit shqiptar e te idealit te shenjte te Kombesise sone.”
Jani Minga , ne fjalimin e tij mbi varrin e Ceno Sharres ne Guzumbaba, do te ligjeronte : “ U flijuan ata qe me shume se familjen deshen Atdheun e tyre.” Ceno Sharra,komandanti i batalionit te vullnetareve, do te flijohej per Shqiperine dy jave para martese. Gazetat e kohes,brenda dhe jashte vendit nuk do te ndaleshin se shkruari per vite me rradhe,do t’a kujtonin si deshmorin e pare te Shtetit Shqiptar. Ceno Sharra njihej ne Shqiperi dhe jashte saj, per luften kunder obskurantizmit islamik,greqizimit dhe italianizimit te gjuhes shqipe.
Avni Rustemi para se te shkonte ne Paris, shkoi te varri i Ceno Sharres ne Guzum baba,tregonte shoqeruesi i tij Memdu Sharra. Vite me vone, me okupimin e Shqiperise nga terroristet e kuq,Ceno Sharra do te zhvarrosej dhe nuk dihet ku perfundoi trupi i tij i ballsamosur. Kokoshajt, Sharrajt dhe shume te tjere e financuan dhe e percollen Avni Rustemin per kryerjen e misionit te tij historik,vrasjen e tradhetarit Esat Pashe Toptani ne Paris.
Fuqite e Medha e moren parasysh kerkesen e Komitetit te Shpetimit Kombetar dhe derguan nje ( KNK)Komision Nderkombetar te Kontrollit ne Vlore. KNK u vendos te pallati i Sharrajve per sa kohe qe qendroi ne Vlore. Me shperthimin e Luftes se Pare Boterore situata ne Shqiperi u keqesua shume. Synimet shoviniste te shteteve fqinje e rrezikonin egzistencen e shtetit te sapoformuar Shqiptar. Intelektuale te shumte shqiptare u perpoqen dhe krijuan qeveri te ndryshme duke u bazuar tek mbeshtetja e shteteve te huaja,sipas interesave dhe pikepamjeve qe kishin per tu vene ne krye te vendit. Ne ato vite , ne Shqiperi, u krijua nje anarki e madhe per pushtet,kurse ne krahinen e Vlores se pushtuar nga Italia “mikeshe” pergatiteshin per te luftuar dhe shporur ozurpatorin pertej detit.
Lufta e Pare Boterore mbaroi,” miqte” italiane nuk po largoheshin nga tokat Shqiptare. Vlonjatet dhe shqiptare te shumte te ardhur nga krahina te ndryshme te vendit filluan te organizoheshin ne demostrata anti-italiane me flamurin Kuq e Zi ne krye. Vlonjatet vendosen per t’i shporrur italianet me lufte.
Ne daten 8 Maj 1920, komanda italiane ne Vlore arrestoi Hasan Sharren,Muco Sharren,Don Mark Vasen dhe Jani Mingen si kryesoret e trazirave te luftes anti-italianeve ne 1920. Ne 18 Maj 1920, u shpall shtet-rrethimi ne Vlore. Italianet arrestuan edhe disa udheheqes te tjere , i derguan ne ishullin e Sazanit dhe i mbajten te mbyllur ne kafaz. Lufta e Vlores ishte nje kryengritje e pergjithshme me pjesemarjen e gjithe popullit dhe arrestimi i disa udheheqesve nuk e ndali ate. Listen e 23 personave kryesore te” trazirave” anti-italiane e beri Siri bej Vlora dhe Eqrem bej Vlora e konfirmoi ate, te gjeneral Piacentini.
Pas mbarimit te Luftes se Vlores, kreret e Kryesise se Mbrotjes Kombetare derguan dy luftetare per t”a sjelle dhe pyetur Siri bej Vloren. Ata nuk kishin urdher t’a ekzekutonin ,por ai i quajti “opingare” dhe si “Bej” nuk u neshtrohej urdherave te tyre. Te ofenduar ata e ekzekutuan. Eqrem bej Vlora,i frikesuar, nuk u paraqit perpara Komandes se Mbrotjes Kombetare , dhe ruhej nga 25 roje te armatosura ne sarajet e tija.
Me vone, ne kujtimet e tija , libri i dyte, faqe 153-154, botimi shqip, Eqrem bej Vlora shkruan: “ ...rebelet erdhen dhe e rrethuan vete qytetin e Vlores. Si kishte qene e mundur?! Si kishin arritur disa mijera fshatare qe ne dy jave t’i debojne italianet nga nje zone prej 2000 km2, te zene 3100 rober, 17 topa dhe nje mori armatimesh, municinesh dhe ushqimesh? … Ne krye te ketyre burrave luftonin heroikisht perfaqesuesit e shtreses se mesme, kaq te percmuar prej meje. Lufta qe ata benin ishte “lufta e tyre”, ishte beteja per poziten e tyre shoqerore, per pronat, per grate dhe femijet e tyre, per nderin dhe mbijetesen e tyre, nje perpjekje per jete a vdekje”!
Nga fjalet e mesiperme duket qarte roli qe luajten shtresa e mesme,agallaret, dhe fshataresia shqiptare. Nuk e perseriten gabimin qe bene ne 1912, qe drejtimin e Shtetit te Ri Shqiptar ua lane pashallareve. Dhe shume nga studjuesit dhe historianet e sotem e ngrene ne qiell kete pinjoll anti-shqiptar ?!
Shqiperia ndodhej ne nje anarki te madhe. Ne Jeten e Kombit ne ato vite doli nje figure e re historike,Ahmet bej Zogolli. Ne saje te trimerise,zgjuarsise dhe patriotizmit te tij, arriti t’i jepte fund anarkise shume-vjecare ne vend dhe te krijonte nje Shtet Monarkik ,nen shembullin e monarkive europiane. Dale nga dale arriti t’i eliminonte intelektualet anadollake nga politika e vendit . Mbreti Zog i dha perparesi njeriut te ri,te edukuar ne perendim dhe nuk u kursye per te edukuar rinine shqiptare ne universitet me te mira te botes.
Vrasja e Avni Rustemit,kryengritja popullore e kryesuar nga Fan Noli,largimi dhe ardhja e mbretit Zog me ndihmen e serbeve i perkasin nje periudhe te erret te qeverisjes se tij. Por edhe kundershtaret nuk kishin me pak momente te erreta ne aktivitetin e tyre politiko-shoqeror. Shqiptaret ishin per pese shekuj te roberuar prej Turqise dhe nuk ishte aq e lehte qe t’i bashkoje ne nje shtet. Ushtaret turq u larguan, por feja islamike mbeti dhe nuk i la,nuk po i le Shqiptaret dhe Shqiperine te perparojne . Mbreti Zog arriti t’a fute Shqiperine ne rrugen e shteteve europiane edhe pse ishim nje shtet shume i varfer. Gabimet e kryera nuk mund ta erresojne emrin e tij si nje Figure e Shquar ne Historine e Kombit Shqiptar. Mbreti Zog eshte konsoliduesi i Shtetit Shtetit Shqiptar.
Hasan Sharra me ardhjen e Mbretit Zog ne fuqi,pas shtypjes se Revolucionit te Qershorit ne 1924,si edhe shume patriote te tjere u terhoq nga veprimtaria politike. Nuk ishte perkrahes apo admirues i Mbretit Zog. Si pjesemarres ne Revolucionin e Qershorit u persekutua nga Mbreti Zog. Vrasjet e Luigj Gurakuqit,Bajram Currit dhe Hasan Prishtines kishin doren e Mbretit. Ata ishin patriotet me te medhenj qe ai kishte njohur .Sa here qe dora tradhetare godiste mbi ta, ne shtepine e Sharrajve mbahej Zi dhe priteshin ngushellime. Portretet e medha te Bajram Currit dhe Hasan Prishtines do te qendronin krenare ne shtepine e Sharrajve deri ne 1944. Terroristet e kuq do t’i sequestronin ato , si edhe shume dokumente te kohes se pavaresise. Deklarata origjinale e Shpalljes se Pavaresise ruhej ne nje vend te sigurte dhe nuk arriten t’a gjenin.
Dikush mund ti kundershtoje keto rreshta, por Abedin Hoxha ishte kryesekretar i zyres sekrete te mbreterise (1928-1932) . Gruaja e tij, vajza e Hasan Sharres, Minere Hoxha do te na i tregonte me hollesi historine e atyre viteve. Abedin Hoxha firmosi dhe e dergoi ne France kushuririn e tij te dyte, Enver Hoxhen, si student-agjent te mbreterise ne 1930. Me vone ndermjetesoi dhe e punesoi ate ne Liceun e Korces. Si shperblim, Abedini, u denua dhe u asgjesua me urdher te kushuririt te tij, figures me te felliqur dhe te ndyre qe ka njohur historia e popullit shqiptar.
Hasan Sharra i mbylli syte ne 28 Nentor 1942, diten e 30 vjetorit te Pavaresise, per te cilen ai dha nje kontribut te madh mendor, fizik dhe material . Hasan Sharra ishte njeri prej udheheqesve kryesore te levizjes per Pavaresi, per krijimin e Shtetit te Ri Shqiptar, krahu i djathte i Ismail Qemalit. Konsulli austriak e quan “Kryetari i Madh”, konsulli italian e quan “Kapua” i Vlores. Jane te panumerta dokumentat, fotografite, shkrimet e pjesemarresve te Kuvendit te Madh Kombetar ne 1912, qe flasin per te. Ne 1940, pushtuesit italian i dhane dekoraten “Patriot”, te cilen ai nuk e pranoi , femijet e tij u perjashtuan nga shkollat sepse nuk pranuan te vishnin uniformen fashiste, shkruhet kalimthi ne pervjetorin e pavaresise ne vitin 1982.
Fisnikeria dhe Shqiptarizmi i Sharrajve i sherbeu ceshtjes kombetare ne momentet me te veshtira. Sharrajt i hapen dyert dhe i shtruan sofrat per shqiptaret e zhuritur dhe te etur per Pavaresi. Sharrajt ishin organizatoret kryesore te Kuvendit te Madh te Shpalljes se Pavaresise ne 1912,mbartesit dhe perhapesit e medhenj te Idealit te Pavdekshem Kombetar.
Vite me vone, terroristet e kuq, i germuan themelet, i shkallmuan muret, e shemben shtepine, i vrane, i theren, i varen, i burgosen , i internuan , ne kerkim te thesarit material dhe shpirteror, te cilin Sharrajt e kishin dhuruar per Pavaresine dhe formimin e Shtetit Shqiptar.
Historia e Kombit Shqiptar nuk e haron dhe e vlereson kontributin fisnik te familjes Sharra per Atdheun e Shumedashur, Shqiperi.
Vildan Sharra, New Jersey, USA