Kulturë
Xhevahir Cirongu: Nata dhe kukuvajka
E diele, 24.03.2019, 11:25 AM
Poezi nga Xhevahir Cirongu
NATA DHE KUKUVAJKA
Tek ajo çati e vjetër mbi atë shtëpi
Atje çdo natë kukuvajka bënte gjumin;
Sa herë që zgjohej përkëthelte yjet e hënën
E trishtuar ja thoshte edhe vajit të këngës!
E vetme kukuvajka rrudhosur hijes së natës
Dhe myshet qenë tharë nëpër gurë rrasa,
Trupit hidhte si këmishë dritën e hënës,
Në vetëmi këngëns ia merrte e qante kukuvajka.
Vetmia e zërit të saj ishte ndryshkur
si një lum i thatë mbetur pa ujë,
Aq sa e shtangur vështronte në qiell yjet
E një qen endacak ecte i vetmuar rrugës.
E shkretë kishte mbetur pa njeri
Qante ajo portë e kyçur gjithë ndryshk;
Askush s’trokiste si dikur në atë shtëpi
Veç kukuvajkës me këngën e mykur.
Nga shperëtimat e shpirtit të kukuvajkës
U t’kurr dhe nata e yjet zunë e qanë,
Tani aty dëgjon këngën e vajtimit
Të djegur si drurët e pyllit të tharë.
Durrës,dt. 08 mars 2019