E merkure, 16.10.2024, 04:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Ju, me gjokse të gurta

E marte, 19.03.2019, 08:11 PM


Poemë

Zymer Mehani

Me rastin e përvjetorit të demostratave të 11 Marsit 1981, në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë pjesëmarrësit e në to!...

JU, ME GJOKSE TË GURTA....

(Luftëtarëve të lirisë)

Seç ju rrahën furtunat

E s’ju thyen dot,

Ju shanë e deshën t’ju digjnin

Me flakë dhe me barot,

Nën qiellin e mërrolur

Të atij moti zemërak,

Kur atdheut tonë të shtrejtë

Po i bënin lak ,

Po i bënin në qafë,

Po e bënin me gjak

E popullit të robëruar

N’vetull po i merrnin gjak.

Ju me gjokse të gurta

E me zemrën sa bjeshka,

E mbytët kuçedrën

Me pesë a gjashtë kreshta.

Kësaj toke i dualët Zot,

Si në Motin e Madh

Ai Gjergj Kastriot.

Me sytë tanë vetë ju pamë,

Në atë natë të zezë,

Kur hasmit i bëtë mandatë,

Me ato armët e gjata

Krahët kur jua thatë,

Kur i goditët e i dëbuat

Me breshëri plumbash u ratë.

Ata duart lart,

Të dëshpëruar,

Të trishtuar,

Të tmerruar.

Ç’rrëfim llahtarie të dëshpërimit,

Ç’neveri t’i shikoje ata xhelatë të krimit!

Ata zëra të çjerrë,

Ata gjakësorë të mjerë!

Si jehonin,

Si kumbonin,

Ulurinin,

E mallkonin

Midis sokëllimës,

Rektimit,

Ofkëllimës.

E ju, o trima çlirimtarë,

O zemra atdhetare,

Ditë dhe netë i kaluat në istikame,

Në zjarrin e luftës,

Nën breshëri të armëve,

E të urrejtjes së gjakatarëve.

Ju përmendsh e dini

Simfoninë për Atdheun

E fjalorin e lirisë,

Me ngrohtësi të atdhedashurisë.

Ju kurrë s’u dorëzuat

Në luftë kundër errësirës,

Brutalitetit e mynxyrës,

Por e mbollët shpresën

Dhe me besa-besën

I thirrët emrit liri

Për këtë tokë arbërore,

Për nënën Shqipëri.

Ju që asnjëherë

S’ndryshuat qëndrim

E përjetësisht mbetët

Gjerdan n’vargun tim,

N’vargjet e mia t’ ndërtuara

Me dashuri t’përshkruara!

Zemra juaj mbeti përherë trime

Sepse ju dhatë të verbërve

Dritë përplot dritësime

Dhe i dogjët telat e zërave tuaj

Në lule të rinisë,

Që t’na bëni ta dëgjonim

Jehonën e hapave të lirisë.

Dhe ju vetë, o trima

Kënduat këngën e së vërtetës

Ju jeni gjaku ynë shumë i vlefshëm

E ju jeni kujtimi ynë i përjetshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora