E marte, 15.10.2024, 01:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Aurel Dasareti: Një shtëpi që është në konflikt me vetveten nuk do të mbijetojë

E hene, 18.03.2019, 09:00 PM


Një shtëpi që është në konflikt me vetveten nuk do të mbijetojë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Ai (por jo vetëm) është i çmendur, Zot apo ferri i djallit. Dora e tij është ngritur kundër të gjithëve dhe duart e të gjithëve do të ngrihen kundër tij. Ai do të sjellë shkatërrim kudo që udhëton, nëse nuk e ndalojmë atë menjëherë.

***

Politik-bërësit dhe zyrtarët gjysmë-analfabet dhe servil të korruptuar deri mbi vesh, kanë qenë, janë dhe do të mbeten një tumor kanceri vrasës për të sotmen dhe ardhmërinë e kombit dhe vendit tonë - brenda dhe jashtë murit të arbrit. Ky fakt padyshim ndikon negativisht në mendjen, gjykimin dhe logjikën e shqiptarëve jo vetëm vendit por edhe diasporës. Ne sikur të kishim qenë vetëm pak më serioz, nuk do t`i lejonim vetes që edhe në diasporë të ndahemi në parti të shumta (si kopje tragjikomike e atyre të trojeve në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi ku merren vetëm me punë pise dhe llafe të kota)  në vend që ta formojmë një Kongres gjithë- shqiptarë.

Sqarim: Them FYROM sepse nuk e di saktësisht emrin e radhës të atij gjoja se “shteti ligjor” ku 20% të popullsisë u lejohet të flasin shqip në shtëpi. Deri nesër, me ndihmën e pronarëve të partive private servile shqipfolëse mund t`ia ndryshojnë sërish emrin; bashkarish me flamurin e fundit dhe ato alamet “monumente historike” të “heronjve” të paqenë por me shpata dhe hanxharë në dorë, në qendrën e Shkupit antik ilirik.

***

Në një shtet ligjor, policia dhe politika janë të ndara.

Shteti juridik është një shtet i karakterizuar nga fakti se marrëdhënia ndërmjet organeve më të larta shtetërore rregullohet me rregullat ligjore. Për më tepër, ushtrimi i brendshëm i pushtetit të shtetit duhet të qeveriset nga rregullat ligjore. Së fundi, duhet të ketë rregulla ligjore që rregullojnë marrëdhënien midis qytetarëve kur këto janë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

Shkurtimisht: Shteti juridik është termi i një shteti i cili ushtron detyrat e veta vetëm në bazë të rregullave të përgjithshme të publikuara, pra ligjeve. Një shtet juridik nganjëherë quhet gjithashtu një shtet ligjor.

***

Neve shqiptarëve, nëse akoma na ka mbetur ndonjë pikë truri në kokë, domosdoshmërish të ndërpresim menjëherë vëllavrasjet, dhe në vend të kësaj prirjeje të egër idiotësh të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë. Të paktën veproni kështu për hir të fëmijëve, mbesave dhe nipërve te juaj. Përndryshe, armiqtë tradicional shekullor në bashkëpunim me zagarët e tyre shqipfolës, do të na varin secilin një nga një.

Bastardët mund të thyejnë Ligjet dhe Rregulloret sepse e dinë se nuk do të ballafaqohen me pasojat. Por, Perëndia nuk fal  hajdutët, kriminelët, pedofilët, dhunuesit seksual, dylberët dhe tradhtarët sepse ai nuk është i dobët dhe nuk udhëhiqet vetëm nga emocionet. Ai kurrë nuk i ndryshon standardet e Tij të drejta.

***

Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i saj të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj, që përveç tjerash kanë korruptuar Kazanin e shtetit amë dhe i bëjnë shantazh Gjarprit të Dardanisë. Pra, obligimi juaj atdhetar-kombëtar është ta luftoni kështjellën e tradhtisë, pisllëkut, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

***

Toleranca bëhet një krim kur zbatohet (përdoret) kundër të keqes. Keqdashësve.

Pas 12 vitesh e takova papritmas në vendin e ngjarjes, afër fermës tonë. E pyes:

- Më njeh ti mua?

- Nuk të njoh.

- Mëkat për ty. Por, para se të arrijmë aq larg, le të rikujtojmë pak. Sepse me siguri të kujtohem nga ditët e kaluara, kur isha 5 vjeçar. Të paktën unë të mbaj mend, ndoshta pak më mirë se sa do të dëshiroje ti. Gjithashtu mbaj mend se si e ke përdorur poshtërsinë tënde prej qyqari për të sulmuar pas shpine gjyshin tim duke e qëlluar me hekur, e pastaj ike si bir kurve. Ti ndoshta tani i ke vënë të gjitha këto pas teje. Por ne jemi shumë që nuk e kemi harruar. Dhe, unë ndjej se pa ia shtyp miut kokën nuk do të kem qetësi në shpirt. Tani, pas 12 vitesh gjendesh në një telashe të vërtetë...

***

Shqipëria ime (brenda dhe jashtë murit të arbrit) është shndërruar në një shkretëtirë të turbullt dhe mbytet nga vapa e padrejtësisë.

Ju më me qejf do të jetonit në një oazë sesa në një shkretëtirë, dhe ju më me ëndje kishit me zgjedhë lirinë, drejtësinë, mirëqenien, sesa padrejtësinë, shtypjen, varfërinë.

***

Shqiptarët janë populli i vetëm autokton në trojet e veta etnike të Gadishullit Ilirik, dhe i vetmi në botë që është copëtuar padrejtësisht në 6 pjesë, për të kënaqur fqinjët barbarë ardhacak. Nuk duhet assesi të lejojnë të tkurren edhe më tej, por me të gjitha mjetet t`i mbrojnë trojet e veta etnike e jo t`i braktisin apo t`ua falin armiqve ardhacak grabitqar që nuk ngopen kurrë.

***

Një anije kozmike apo një raketë për në hënë dhe planetët tjera janë gjëra (lajme) që të ngazëllejnë e të ngadhënjejnë, por historia e jonë tregon se sa e kotë është të besosh që nëpërmjet tyre mund të ndryshohen marrëdhëniet e çoroditura mes shqiptarëve. Brengosemi se Viti 2019 mund të sjellë momente dramatike-tragjike për kombin dhe atdheun tonë të përbashkët-copëtuar, pasi sundohet nga kalbësirat.

Sa më tepër që kalon koha aq më shumë vërejmë tek shqiptari një njeri që ka marrë rrugën e gabuar në kërkimin e tij të shpëtimit: “Bëre Zot ëndërr”, apo ikjen nga atdheu. Megjithatë, njeriu është i shqetësuar vetëm atëherë kur ka ende shpresa.

Do të ketë një shpresë, vetëm nëse njerëzia e zakonshme do të ngrihet dhe do të përmbysë tiranët që e kanë vënë nën zgjedhë.

***

Pritja shkakton dhimbje. Harresa shkakton dhimbje. Por mosnjohja e asaj që duhet bërë është më e keqja e të gjitha vuajtjeve.

Fëmijët e djegur ende do të digjen derisa ta zotërojnë zjarrin.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora