Kulturë
Demir Krasniqi: 110 vjet Abetare Shqiptare
E shtune, 16.03.2019, 11:58 AM
110 vjet Abetare Shqiptare:
MANASTIRI QYTET I SHENJTË DHE DJEP I KULTURËS SHQIPTARE
Manastiri është qytet i shenjtërisë ,
Djep i artë kulture i gjithë shqiptarisë !
Manastiri i shenjtë me zemër kreshnike ,
Ngjarje kulturore edhe historike !...
Më 16 Mars 1909 –
Një lajm i gëzuar u hap n’ katër anë !
Atë ditë nga botimi doli Abetare –
Me shkronja Latine , por në gjuhë shqiptare !
Doli Abetarja me shkronja të gjirit –
Dalë nga Alfabeti i Kongresit t’ Manastirit !
Gëzimi përçoi trojet , si mbi det tallazi –
Autore ishte Parashqevi Qiriazi !
Parashqevi Qiriazi me punë ngadhënjimtare –
Solli Abetaren tonë , të parë shqiptare !
Me këtë i shpalli luftën analfabetizmit ,
Idesë së fanatizmit dhe primitivizmit !...
Abetarja e parë e kishte simbolikë –
Për arsimin e shqiptarëve , datë që solli dritë !
Datë që solli dritë , për shkollat e para Shqipe –
Prej atëherë kaluan 110 vite !
N’ Manastir kanë ndodhur ngjarje t’ rëndësisë –
Që kanë nxënë vend t’ madh në faqe t’ historisë !
Më 1905 , themelimin e kishte nisë –
Komiteti Patriotik për çlirimin e Shqipërisë !
Intelektualët shqiptarë i kishin çelë sytë –
N’ Manastir u mbajt Kongresi i Parë dhe i Dytë !
Për unifikimin e Alfabetit Shqip –
Shqip të shkruajmë “bukë “ e shqip të shkruajmë “krip “ !
Dhe për formën e shtetësisë së Shqipërisë ,
Kushtetutën e sajë t’ parë , gëzimin e lirisë !
Themelimi i Shoqërisë Atdhetare :
“BASHKIMI” – në mbarë trojet atdhetare !
Dalja e gazetës së parë të përpunuar
Me Alfabet shqip të unisuar !
Gazeta mbante emrin : “Bashkimi i Kombit” –
Lexohej me ëndje anë e mbanë globit !
Themelimi i Shoqërisë Botuese Letrare ,
Funksionimi i shtypshkronjës universale –
Që ishte pronë e familjes Qiriazi ,
Që punonte shumë dhe s’i ndalej avazi !
U botua n’ gjuhë shqipe Abetarja e parë –
Me shkronja Latine , n’ Alfabet Shqiptarë !
Më 16 Mars 1909 , si lule pranverore –
Parashqevi Qiriazi ishte autore !
Dhe në vitin 1911 , me t’ madhe kërkohej –
Që ajo Abetare sërish të ribotohej !
Dhe shumë data tjera me rëndësi gjithë fare –
Kanë ndodhë n’ Manastir , për kulturë shqiptare !
Gjilan, më 14. 03. 2019 . Demir KRASNIQI