Kulturë
Armela Hysi: Në ditëlindjen e poetit
E diele, 10.03.2019, 06:00 PM
Armela Hysi
Në ditëlindjen e poetit
dialog i poetit me lumin
Ndoc Gjetjës
erdhën? riosh Diogjen më thuaj erdhën?
- do vijnë o hyj-urtë! e sigurtë
do të vijnë...
buzëve një fener xixëllonjë
gjeq i tymtë aure të kristaltë
ku s'mbesin dot gjurmët e gishtave
kalimtarsh kurjozë
a dishepujsh.
- erdhën Poet? sikur vonohen
- po vijnë o jetë
s'ka si bëhet...
hiri i brengës thithëse zgjatet i qetë rrugëtim
është shpatë – është laps
gjymtyrë depërtuese në hullinë e mendjeve
- pse s'merr diçka
ta kesh për luftë o shpirt
- nuk më mposht dot e liga se
kthej faqen tjetër
o perëndi rrjedhëse në
mërgimin tim brenda vetes
një rrudhëz nën tëmtha
në këmbëzën e patës – poezimbarsur
nis të lindë
- ke dhimbje o Bir?
- mbahem o Atë i lashtë
- po e meritojnë
o Ndoci im i mirë
- s'mund të bëj ndryshe
i dua më tepër se veten
o Drini plak.
9 mars 2016