Kulturë
Përparim Hysi: Një mësues për 'Ditën e Mësuesit'
E merkure, 06.03.2019, 08:29 PM
Një mësues për "DITËN e MËSUESIT"
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Mësuesëve të mi
DHOKSI e SOTIR MEÇO
Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani
Ty, mësues SOTIRI dhe ty, mësuese DHOKSI!
Nëse nuk shkrova dot më parë një vjershë,
Se nuk qeshë i zoti, si "nxënës mbetur për vjeshtë".
Por kurrë nuk ju harroj, qetë ju që më morët si"në krahë"
Se qeshë fare i vogël: pesë vjeç dhe ca...
Si mëmë, mëusese DHOKSIA; mësues SOTIRI si ATË
Me dashuri për ju shkruaj, për ju i imi varg.
Sado jam i moshuar (disa herë jam bërë gjysh)
Njëlloj ju dua, pa si e pa qysh?
Vërtet që jam thinjur, por në jam NJERI,
Meritë, veç prindërve, kini ju, të dy!
Tani s'jini më, se preheni në MBYET *
Këto vargje po nis dhe po i bëj buqetë
Ju kini qenë mësues me aq vlerë
Ndaj, përmjet vargjesh, do rroni përherë!
* vendi i vorrezave në Fier.
6 mars 2019
2. P A N J A *
Profesore VJOLLCA OMARIT
Mbi panjën e bukur, gjelbëroshe,
Befas u lëshua një acar
Një kohë e keqe-kodoshe
Panjën vendosi për ta vrarë.
E shkuli nga vendi ku mbiu
Dhe tutje e flaku: në harrim!!!
Por, për çudi, panja "rimbiu"
Dhe mjedisin e mbushi gjelbërim.
Acari, atëherë, turfulloi
Mbi panjën gjelbëroshe u lëshua
Trungun zu ligësht t'ia kafshojë
Por panja trimoshe s'u ligështua.
Trungu iu mbush me plagë
Mbi plagët: buisi gjelbërim!
Gjelbërimi për acarin bumerang
Dhe për gjithë që e njihnin, frymëzim.
Urrejtjen e bën dalje, si SHENJTORE!
Kudo blaton dashuri
PROFESORE! Ke qenë aq NJERËZORE
Ndaj njerëzit të duan dhe tani.
Trungun vërtet e ka me blana
Por zemrën të gjithën me blerim
PROFESORE! Nuk të mposhti tramundana!
MOJ FISNIKJA, NJERËZORJA, pa harrim.
* ka qenë e persekutuar: me baba të pushkatuar; me vëllan të burgosur:MUSTAFA GREBLLESHI dhe me burrin , të ndjerin HIQMET OMARI, nga fisi i OMARËVE të Gjirokastrës. Në vitet e postdemokracisë, PROFESORJA VJOLLCA OMARI është shpallur "NDERI I FIERIT".
26 shkurt 2004
3. PROFESORË ! *
Profesorëve të mi, të NORMALES së ELBASANIT!
Nuk di kë nga ju të përmend më parë,
Se ju ishit që të gjithë: të m r e k u l l u e s h ë m!
Nuk e mohoj që për të gjithë ju kam mall
Dhe bëhem krejt i pangushëllueshëm.
Se dua që të vij e t'I puth duarët tuaja, të rreshkura
Se qetë aq të ditur dhe rrezatonit veç mirësi
Për mua, ato duar dhe sot janë të shtrenjta
I puth, pa u kursyer: nji për nji!
E di që, pothuaj, të gjithë kini ikur
Por unë gjithmonë ju kujtoj me përmallim
Tek shkruaj, në zemër ndjej një të krisur
Dhe nuk e ndal dot litin që më shkim!
* me rastin e 90-vjetorit të Normales
1 dhjetor 1999
4. Uh, profesori ! *
Janë nxënësit ata që i vënë notën mësuesit.
Autori
Si një pasthirmë e fuqishme regtimash
"Uh, profesori!", u përhap si jehonë
U befasova prej këso "pasthirmash"
Ç'qe kjo thirrje që më drithëron?
Kishin zbritur nga fshati në qytet
Ca ish-nxënëse të mia të shkollës së mesme
Një oshtimë gëzimi që mend çante qiejt
Dhe tash që shkruaj, jam i kapur mbrese.
Uh, profesori!-bërtitën si në kor
Dhe më pushtuan si të isha "kala"
Në atë çast nuk qeshë tokësor
M'u duk vetja si në hava.
Më puthnin një nga një në faqe
Dhe çlironin që të gjitha mall
Kalimtarët ndaluan... sikur qe"shfaqje"
Nga sytë mua lot më kanë shkarë.
Se nuk ndodh kund që në qytet
Vajza me"këmbë në yzengji"
Të puthin dhe të pushtojnë me vërtet
Të gjitha... të gjitha: si "koloni"!
Por puthjet qenë të çiltëra
Dhe nuk pyesni as për rregull e moral
Tek u përcolla me të gjitha,
NJë grimë kam ndenjur me të qarë.
Fier, 7 mars 2000
5. Ku je, PROFESOR?!
Mësuesit të Popullit, JUP KASTRATI!
Një vit u mbush. Ku je, Profesor?
Mungesa juaj: e madhe, e dhimbshme!
Të presim, si gjithmonë, në auditor
Se duam të dëgjojmë"Fjalnë tuaj, të "magjishme".
Mjerisht, nuk po vjen. Ku je, Profesor?
Në ç'humnera diturie ke "humbur", ke një vit?
Me sy e veshë pret një auditor
Për të dëgjuar "Fjalën tuaj", i bukuri Erudit!
Po ju nuk po dukeni, A nuk është mëkat?
Auditori bosh. I zbrazët, i trisht
Mungojnë atje leksionet tuaja :mjaltë!
Pa JU, zbrazësia rritet dyfish.
Ne presim të kthehesh.Profesor, më dëgjon?
Siç presim të kthehet një njeri i dashur
Sado që ke ikur, në zemrat tona rron
Se veç dituri e urtësi në zmra na ke falur.
FLORIDA, 24 shtator 2004
Tiranë, 6 mars 2019