E marte, 15.10.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Përkujtohet në Fier kontributi i Thoma Binjakut 'Mësues i Merituar'

E diele, 03.03.2019, 10:39 AM



“Një jetë në shërbim të pasionit” – aty ku dija kthehet në misionin e jetës

Është mbajtur paraditen e së shtunës së datës 2 mars 2019 në qytetin e Fierit aktiviteti përkujtimor në nderim të “Mësuesit të Merituar” Thoma Binjaku.

Në ceremoninë që u zhvillua në sallën e Konferencave të Hotel “Fierit” të pranishmit kujtuan përmes emocionesh punën dhe kontributin që Thoma Binjaku dha për arsimin dhe për qytetin.

Aktivitetin e prezantoi një nga zërat e rinj përfaqësues të shkollave të këtij qyteti që i ka dhënë vazhdimisht vendit të rinj e të reja me aspirata për të ardhmen.

Amiola Ferro aktualisht e sapodiplomuar në Universitetin Mjekësor të Tiranës shprehu falënderimet sidomos për ata që ndihmuan në realizimin e dokumentarit me titull “Një jetë në shërbim të pasionit” me autore Entela Binjakun.

Ky dokumentar flet për çfarë ka bërë Thomai dhe shpreh dëshirën sesi familja do të donte që qyteti ta kujtonte. E gjithë familja ka qenë dhe do të jetë shumë krenare për të”, tha ajo ndërsa ja dha fjalën Alma Binjaku Zonjës. Vajza e të ndjerit ju drejtua të pranishmëve fillimisht duke kërkuar një minutë heshtje në nderim të figurës së Thoma Binjakut.

Pse e zgjodhëm 2 marsin për të përuruar dokumentarin kushtuar Thoma Binjakut? Jo vetëm sepse kjo datë përkon me 6-mujorin e largimit nga jeta por për ne si familje marsi është nj ëmuaj i rëndësishëm. Ai lidhet me festën e mësuesit. Prindërit janë mësues, unë e trashëgova këtë profesion fisnik dhe  shpresoj që tradita të përsëritet dhe fëmijët tanë të zgjedhin këtë mision. Njeriu nuk vdes kur largohet nga jeta, por kur ai harrohet”, tha ajo.

Më tej Zonja u shpreh: “Dokumentari që do të ndjekim nuk është homazh vetëm për Thoma Binjakun si intelektual, por për të gjithë ata njerëz që gjatë jetës janë përpjekur të realizojnë ëndrrën e tyre për të bërë më të mirën dhe për të arritur suksesin. Është për të gjithë mësuesit që jetën ja kanë kushtuar dijes dhe fëmijëve, për të gjithë ata njerëz që na frymëzojnë çdo ditë. Mirënjohje për të gjithë ata që luftojnë për të arritur suksesin! Faleminderit atyre që na edukojnë me respektin për punën! Në fund të fjalës së saj Alma Binjaku Zonja u shpreh se për të përjetësuar veprën e Thomait dhe të shumë mësuesve dhe intelektualëve fierakë që jetuan dhe kontribuan për qytetin e Fierit familja ka menduar që një pjesë të fondit të librave të Thoma Binjakut tja dhurojë Bibliotekës së qytetit. Gjithashtu në një nga hapësirat publike të qytetit familja do të mbjellë disa pemë, sërish në nderim të përjetësimit të kujtimit të tij.

Më tej të pranishmit ndoqën në një përmbledhje faktesh filmike, kujtimesh dhe intervistash figurën e nderuar të arsimit kombëtar Thoma Binjakut në dokumentarin me titull “Një jetë në shërbim të pasionit”.




(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora