Kulturë
Ilmi Veliu: Na iku historiani i Kërçovës
E hene, 18.03.2019, 10:24 PM
NA IKU HISTORIANI I KËRÇOVËS DHE PASARDHËSI I ASAN KALESHIT, PROF.DR.. RIZA SADIKU.
Nga Dr.sc. Ilmi Veliu
I thamë lamtumirën e fundit vëllaut tonë, shokut e kolegut; historianit shumë të njohur në të gjitha trevat shqiptare po edhe në diasporë, prof. dr. Riza Sadiku.
Kimi qenë kolegë po edhe shokë shumë të ngushtë , dhe ja që e ndjejë për detyrë ti shkruaj disa fjalë në lidhje me jetën dhe veprimtarinë shkencore të kolegut dhe historianit tonë të madh.
Kërçova ka pasur dietarë shumë të mëdhenjë dhe shumë të njohur, si në kohën kur kimi qenë nën sulltanin, po edhe në kohën kur kimi qenë nën Nikolla Pashiqin e Serbisë.
Kan mbetur të shënuar me germa të arta emrat e dietarëve të mëdhenjë,si që ka qenë;Mulla Qamili i Prapadishtit, Hazem Dalipi i Tuhinit, Afmet Hoxha i Sërbicës, Mulla Zada i Cërvicës, Mulla Qerimi i Mafmutajve, Ali Dila i Zajazit, Mulla Nashyt Limanhoxha, Mulla Ramë Dedja i Llagjeve e shumë e shumë të tjerë. Këta dietarë i qëndruan heroikisht propagandës sërbomadhe dhe nuk lejuan që shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi dhe këta troje të mbeteshin të shkretë. Ky ishte edhe shkaku që disa nga këta dietarë u burgosën,u pushkatuan ose u vunë në Litarë te Ura e Gurit në Shkup, si që ishte rasti i Mulla Nashyt Zajazit.
Pas Luftës së II Botërore, Arsimi, kultura dhe shkenca e Kërçovës fillon me Isen Kaleshin e Asan Kaleshin; vazhdon me Omer Kaleshi, Sulejman Elezi, Sali Ramadani,Baftiar Rrushaj, Abidin Zenku, Xhaxhi Bali, Zenko Mehmedi, Tefik Ramadani, Etem Selimi, Nexhat Abazi, Shehi Xhambazi, Abidin Iseni, Besim Xhabiri, Shaqir Sadiku, Ferit Ramadani, Qani Mehmedi, Samije Fejza, Kadishe Murati e shumë e shumë të tjerë.........
Unë e Riza Sadiku, kimi qenë nxënës të Sulejman Elezit dhe Etem Selimit, Jonuz Pinjollit e Hamza Halilit, por në Universitetin e Prishtinës, kimi qenë edhe studentë të shkencëtarit më të madh kërçovarë e me famë ndërkombëtare, Prof.dr.Asan Kaleshi.
Ai në grupin e Historisë na ligjëronte gjuhën e vjetër osmane, dhe vazhdimisht kërkonte nga ne që ta ushtronim këtë gjuhë të vjetër, sepse të gjitha dokumentat që kan të bëjnë me të kaluarën shqiptare janë të shkruara në këtë gjuhë, thoshte profesor Kaleshi.
Ditën që unë e Rizai e dham provimin, ai na porositi dhe na e la amanet që ta vazhdonim rrugën e tij, sa i përket shkencës, hulumtimeve dhe botimeve, ku Riza Sadiku ka qenë shumë i sukëseshëm në këtë drejtim dhe më së miri e ka plotësuar amanetin dhe deshirën e profesorit tonë të nderuar; sepse ai vazhdimisht është marrë me hulumtime, shkrime e botime, deri në frymën e fundit.
Pra, Riza Rrahim Sadiku, u lind në fshatin Tuhin të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen-normalen, në Shkup dhe studimet për Histori në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.
Në qershor të vitit 1985 magjistroi me temën: “Luftërat Ballkanike dhe Çështja Shqiptare në shtypin serb”.
Në korrik të vitit 2003 mbrojti tezën e doktoraturës: “Kontributi i Lidhjes Kosovare në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare .
Gjatë vitit 1975-77 punoi profesor i lëndës së historisë në shkollën e mesme bujqësore dhe ekonomike të Prishtinës. Prej vitit 1977-1995, punoi në Muzeun e Kosovës si bashkëpunëtor i lartë profesional. Më 7 mars 1995, regjimi serb e largoi nga procesi i punës. Pas çlirimit të Kosovës, më 6 shtator 1999, rikthehet në vendin e punës, në Muzeun e Kosovës, si koordinator (shef) i sektorit të historisë dhe kohën e fundit ishte duke punuar si këshilltar i lartë profesional. Realizoi mbi 25 projekte hulumtuese dhe mori pjesë në organizimin e më se 20 ekspozitave tematike.
Me publikime shkencore filloi të merret prej vitit 1977.Ka shkruar dhe botuar shumë për jetën dhe veprimtarinë shkencore të Asan Kaleshit. Ka hulumtuar, shkruar e botuar për shqiptarët gjatë Luftës së II Botërore, e sidomos për dy komandantat e famshëm të Ballit Kombëtar, Mefail Sheh Zajazi dhe Xhemë Gostivari.
Vite me rradhë mbëlodhi dhe botoi emrat e të vrarëve te Gështenjat e Meqo Tingos, te kodra në perëndim të Kërçovës. Do ti mbetet dëshirë e pa realizuar zbulimi dhe lokalizimi i varrit masiv, ose gropës ku u mbuluan njerëzit e pushkatuar te Gështenjat.
Ka të botuara disa libra historike dhe me qindra shkrime në revistat e ndryshme shkencore. Me që nuk kimi shumë kohë, do të permendim vetëm disa nga veprat e tij që kan një vlerë shumë të madhe historike dhe shkencore.