Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Nata dhe kukuvajka

| E diele, 24.03.2019, 11:25 AM |


Poezi nga Xhevahir Cirongu

NATA DHE KUKUVAJKA

Tek ajo çati e vjetër mbi atë shtëpi

Atje çdo natë kukuvajka bënte gjumin;

Sa herë që zgjohej përkëthelte yjet e hënën

E trishtuar ja thoshte edhe vajit të këngës!

E vetme kukuvajka rrudhosur hijes së natës

Dhe myshet  qenë tharë nëpër  gurë rrasa,

Trupit hidhte si këmishë dritën e hënës,

Në vetëmi këngëns ia merrte e qante kukuvajka.

Vetmia e zërit të saj ishte ndryshkur

si një lum i thatë mbetur pa ujë,

Aq sa  e shtangur vështronte në qiell yjet

E një qen endacak ecte i vetmuar rrugës.

E shkretë kishte mbetur pa njeri

Qante  ajo portë e kyçur gjithë ndryshk;

Askush s’trokiste si dikur në atë shtëpi

Veç  kukuvajkës me  këngën  e mykur.

Nga shperëtimat e shpirtit të kukuvajkës

U t’kurr dhe nata e yjet zunë e qanë,

Tani aty dëgjon këngën e vajtimit

Të djegur si drurët e pyllit të tharë.

Durrës,dt. 08 mars 2019