E premte, 19.04.2024, 07:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Fjalët e politikanit

E merkure, 20.03.2019, 07:38 PM


Jusuf Zenunaj

FJALËT E POLITIKANIT

(Simbas Fjalët e Qiririt)

Nê mes tuaj jam gatuar

E jam duke u premtuar

që natën do t’jua bëj ditë,

ndaj nga unë mos keni frikë..

Si për vete do t’mundohem;

para jush t’mos turprohem,

me ju do jem gjithë jetën;

në parti të re si n’të vjetrën.

I ri e i vjetër t’gjithë e dini

për çdo gjë n’krah më keni.

Këto fjalë s’jua them kot

se mashtrimin s’e duroj dot.

Unë punës nuk i druhem,

në Kuvend me kot nuk ulem.

Do të punoj me shumë dëshirë

t’jua bëj jetën më të mirë.

Kur t’më shini në pozitë

fare t’mos keni frikë.

Çfarë nuk mbërrihet në këtë jetë,

kur t’jesh në rrugë të vërtetë?

Unë humbjes nuk i druaj

se e kam përkrahjen tuaj.

Derisa në baltë s’më lini

as mua s’më humb durimi,

Në atdheun tonë të lirë

edhe i keqi u bë i mirë…

J.Z. 17 maj 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora