E enjte, 03.10.2024, 04:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Sejdo Harka: Nobelisti Montale dhe bashkëkohësit e tij shqiptarë të viteve 30

E premte, 22.03.2019, 10:07 PM


Nobelisti  Montale dhe bashkëkohësit e tij shqiptarë të viteve 30

Nga Sejdo Harka

Eugenio Montale është një nga poetët dhe kritikët  letrarë e muzikorë italianë, që i dha  poezisë dhe kulturës moderrne botërore të shk. XX, fizionominë dhe bukurinë e shpirtit të tij poetik. Duke ecur në rrugën e shkollës së klasicizmit modern  ekspresionist të poetëveme famë botërore Eliot dhe Bodler, ai futi në poezinë e re italiane pathosin grotesk dantesk, në të gjithë veprimtarinë e tij krijuese, por veçanrisht  në përmbledhjen poetike “Rastet”. Aftësia e tij  e rrallë shfaqet më dukshëm në faktin se si  ai, një copëz jete nga  realiteti i kohës, në dukje e parëndësishme, e paraqët si mundësi të jashtëzakonshme shpëtimi. E. Montale u lind ne Gjenevë , më 12 Tetor  të vitit 1896, në një familje te madhe me 6 fëmijë, me një gjëndje të mirë ekonomike. I ati i tij, Domeniko, ishte drejtues i një firme të njohur private. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, u regjistrua në një shkollë teknike. Në vitin 1915 u diplomua ekonomist. Më pas filloi të studionte për kanto, ku mbaroi me rezultate të larta. Por, nga që nuk mundi të gjejë punë në profesionin e tij, u detyrua të punojë në firmën e të atit. Në vitin 1918 doli vullnetar në frontin çlirimtar, ku u gradua toger. Ishte koha, kur Fashizmi po forconte pozitat e tij. Në vitin 1920 u njoh me 16 – vjecaren Anna Degli, e cila do të bëhej muza e shumë poezive të tij erotike. Krijimtaria e tij zë fill me disa artikuj studimorë kritikë. Por, ajo që e përcaktoi  rrugën e tij drejt krijimtarisë së mirëfilltë artistike, ishte fillimi i vitit 1925, kur Montale, ende tepër i ri , botoi përmbledhjen e parë poetike “Ossi  di seppia”. Në vitet 1927 -1928 punoi  në një shtëpi botuese në Francë, ndërsa në vitin 1929 emërohet dreitor i  kabinetit të një institucioni të rëndësishëm historiko-kulturor fiorentin. Më 1933 njihet me vajzën amerikane Irma Brandeis, së cilës i përkushtoi vëllimin poetik “Rastet”. Edhe pse mes tyre ka pasur më shumë ndarje sesa bashkim, ai do ta cilësonte atë “gruaja ëngjëll”. Në të njëjtën kohë Montale dashurohet edhe me Drosella  Tunzi-n. Në dhjetor të vitit 1938, ai u pushua papritur nga puna, prandaj filloi të merret me përkthime në  gjuhën angleze. Në vitin 1942, shtëpia e tij në Gjenevë, rrafshohet bashkë me gjithë biblotekën e tij shumë të pasur. Në vitin 1943 botohet përmbledhja e tij më cilësore me poezi “Bufera”, e cila fatëkeqësisht u ndalua menjëherë, sepse binte ndesh me filozofinë fashiste. Për të luftuar kundër Fashizmit, për pakë kohë, ai  bëhet anëtar i Partisë së Veprimit. Ndërsa në vitin 1948, filloi punë si redaktor në gazetën më të njohur italiane “ Coriere della sera “ . Njohja me poetin e madh, Eliot-in dhe  poeteshën e re Maria Luisa Spozioni, me të cilën do të krijonte një lidhje dashurie, ndikoi  ndjeshëm për krijimin e poezive të tij më të bukura. Në vitin 1969 ai botoi librin publicistik me reportazhe “Në kohën tonë”. Montale, me kohë, do të bëhet i njohur edhe me ditaret e papërsëritshme, të cilët, për çdo vit do t’i botonte si libra më vete. Për veprimtarinë e tij të dendur shoqërore dhe për talentin e tij të rrallë e shumëplanësh në disa fusha të krijimtarisë artistike e letrare, ai do të nderohet me shumë stimuj e çmime të larta. Por ato, që  do ta bënin të pavdekshëm, janë titulli i lartë “Senator i përjetshëm” (1972), dhe çmimi i madh “Nobel”për letërsi (1975), i cili iu dha me ndrim të madh në Stokholm. Edhe pas marrjes së këtij çmimi të rrallë, Montale, krahas krijimtarisë së dëndur poetike, botoi dhe libra me studime kritike, si ai me titull “Vepra në vargje”. Ai ndërron jetë më 12 Shtator të vitit 1981 dhe varroset me nderime të mëdha, pranë bashkëshortes së tij, në rrethinat e Firences, në prani të Presidentit te Republikës Italiane të kohës, Petrini. Pyetjes së gazetares suedeze Marta Larson, drejtuar Montales një ditë para marjes së Çmimit” Nobel “:”Çfarë mesazhi  i dërgoni  ju botës me poezitë tuaja”, ai i përgjigjet thjesht dhe shkurt:”E mira është të mos japësh mesazhe. Poezia , për mua, është ftesë për të shpëtuar”. E megjithatë, nga brendia e vargjeve të Montales burojnë mesazhe të fuqishme me vlera  mëdha universale për  shpresën dhe lirinë, për ëndrrat dhe shoqërinë.

Montale dhe bashkëkohësit e tij shqiptarë të viteve 30

Kur lexon poezitë e Montale-s, natyrshëm  të lind pyetja:”Ç’i  bashkon dhe ç’i ndan poezitë e tij  nga ato të bashkëkohësve shqiptarë si Ernest Koliqi, Lazgush Poradeci, Migjeni , Gjergj Fishta …?Po t’i vështrosh nga brendia , ato i bashkon  problematika dhe fryma e kohës, por i ndan këndvështrimi që mbajnë  poetët shqiptarë të atyre viteve, ndaj realitetit , në raport me kohën. Kështu, Koliqi, duke e konsideruar gjuhën si  tiparin kryesor, që e dallon një komb nga një tjetër , i kushton rëndësi të veçantë  përponimit stilistik të gjuhës , nëpërmjet krijimit të modeleve të përsosura stilistike tingëllimash, elegjish dhe tercinash. Brenda krijimtarisë së Koliqit, duket qartë se sytë i ka në të shkuarën, ndërsa mendjen në të tashmen, me një të ardhshme të ndryshueshme. Migjeni, si poet i këndvështrimit të ashpër kritik dhe adhurues i lirisë, lufton të çlirohet nga vargu i mbyllur, për të lëvruar vargun e lirë. Kurse për Poradecin , e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë kohët ciklike që shkrihen në trillin e unit poetik. Tek bashkëkohësit shqiptarë, sendet dhe qenjet shpirtërore sa kanë filluar të personifikohen e metaforizohen, sepse qëllimi kryesor i poetëve ishte zbulimi lakuriq i realitetit të hidhur. Montale, nga që në ato vite, kur Shqiperia  ishte zhytur në detin e mjerimit dhe paditurisë, nuk mundi të përhapej e kuptohej mirë, edhe për faktin se poezitë e tij, për  herë  të parë në Shqipëri   hyjë  në vitin 1939. Elementet e ndikimit të poezive të Montale-s  mbi letërsinë shqipee, për herë të parë do të shfaqen në poezitë e Z. Zorbës. Por ndikimi i tij i dukshëm,  u vu re vetëm në poezitë moderrne të  autorëve të viteve të fundit.

Poezia e Montale-s, poezi  e mundësisë së jashtëzakonshme të  shpëtimit dhe shpresës

Një nga kryeveprat e Montales është përmbledhja poetike “Rastet”, përkthyer dhe hedhur në qarkullim kohët e fundit nga shtëpia botuese “Pegas”. Ky cikël poetik shfaqet para lexuesëve, si një fanitje e “ëngjëllit shpirtëror”. Sipas kritikës italiane të kohës, ky vëllim paraqitet si një korpus këngësh dashurie, ku mes imazhit të  tri femrave lartësohet ajo, që poeti e quan “gruaja ëngjëll”. Brendia e këtyre poezive është quajtur “rrefim i zaptimit të pamundur dhe i vrapit të kohës së ndaluar”. Naracioni poetik i poezive të Montale-s, herë mer rrjedhën e një ditari udhëtimesh, e herë natyrën e një blloku shënimesh, ku përshkrimi i një takimi të befasishëm, përfundon papritur në një ndarje të dhimshme. Gratë paraqiten si dredharake dhe në çdo çast, me mendje të ngritur. Por, nga që s’ndahen dot nga çastet e bukura të dashurisë e ngacmojnë poetin me kujtimet e tyre plot mbresa. Është kjo arsyeja kryesore, që i bën poezitë e nobelistit të kthehen në një ngërç mes emocionit dhe arsyes, mes reales dhe shpirtërores së mjegurllt. E vërteta për poetin nuk është kurrë absolute, por vetëm një e vërtetë e përpiktë. Gadishmëria për të përshkruar copëza realiteti, i jep atij mundësi për të gjetur shtegun e së vërtetës. Në poezinë e tij me tipare elotiane, “Në shi”, ku jeta zgjohet, naracioni jep idenë, se mes njeriut dhe botës nuk ka harmoni të plotë. E pazakonshmja i fal “unit”një vetëdie të kthjellët mbi, “ zbrazdësinë që e pushton”. Sipas kritikut Ponelo, poezitë e Montale-s, janë një peizazh i bukur sendesh konkrete, ku gjejnë shprehje ndjenjat e poetit për të fluturuar drejt shtegut shpëtimtar. Në poezitë e Montale-s, lexuesi gjen shpëtimin e vetes. Ndërsa përkthyesja Mimoza Hysi, poezitë e këtij autori, i konsideron si një ftesë të sinqertë, drejtuar njerëzimit për të shpresuar. Ciklii i parë i poezive të Montale-s, që përbën bërthamën tematike, është shkruar në formën e një ditari udhëtimesh, mbushur me ndjesi peisazhike. Poezia “Ballkoni”, me të cilën nis përmbledhja e dytë e krijimtarisë së tij, ngjan shumë me poezitë e Botler-it. Në brendinë e tyre, të bie në sy shkëputja prej palëvizshmërisë së natyrës. Montale, edhe kur shkruan poezi si ajo me titullin “Vargje të vjetra”, me të cilën ai nis ciklin e parë të krijimtarisë, shkruan me stilin e poezive moderrne të kohës. Me fantazinë e tij, ai tregon se si një flutur nate, me një pamje tepër turbulluse futet papritur në shtëpinë e tij. Lëvizja çoroditëse e kësaj flutue, metaforizon etropinë e pakuptueshme të njëriut, që nënkupton palëvizshmërinë dhe vdekjen, gjë që e gjen shprehjen në vargjet:”Pastaj flutura u kthye brenda zhgullit/nën dhe së bashku/me fytyrat familjare…(28) . Në poezine “Keepsake”, lexuesi njihet me një paradë personazhësh, që tërhiqen zvarrë si zvaranikë pas përmbytjes. Ata luftojnë, që botën ta ndërtojnë për një çast të vetëm. Në poezi të tilla pasqyrohet njëtrajtshmëria e jetës që ngjyroset vazhdimisht prej vdekjes, sepse pulson prej njekohësisë së zbrazët. Në poezinë “Karnavalet e Gertit”, autori nxjer në pah natyrën e dyfishtë të kontraditave të kohës. E vetmja rrugë shpëtimi nga ky burg, janë ngjarjet e paparashikueshme të jetës, që brënda ruajnë forca shpëtimtare. Prandaj Montale i bën këtë thirrje njëriut:”Kthehu tek udha , ku bashkë me ty trishtohem/kthehu tek pranverat, që nuk lulëzojnë”!(45) Një poezi tjetër e bukur e Montale-s, përmes së cilës ai përçon filozofinë e tij antirraciste, është ajo me titull “Dora Markos”. Në qendër të brendisë së saj qëndron figura e një gruaje austriake, që ka ekzistuar vërtet, por vetë nuk e ka takuar kurrë. Për shkak të orgjinës rracore të saj, hebraikja, Dora, përfshihet në një tragjedi. Ajo është e dyzuar, mes nevojes për të mbrojtur identitetin e saj të nëpërkëmbur dhe ndjesisë së shtypjes, që i vjen prej historisë kontradiktore familjare. Për të shprehur dhimbjet për fatin e keq të kësaj gruaje, autori shkruan:”Nuk di si mund të mbahesh ende, kaq e dërrmuar/me këtë liqen shpërfilljeje në zemrën tënde/ndoshta shpëton nga ndonjë hajmali”(58). Në poezitë erotike të këtij autori, figura e femrës vishet me tiparet kalorsiake. Të dashurës, që e ka humbur, ai i drejtohet me vargjet:”Ti e di, duhet të të humbas, por nuk mundem”. Në një nga poezitë më të bukura të tij “Eklips”, ndryshimi dhe përsëritja, edhe pse duket sikur kundështojnë njeratjetrën, shkrihen me njëratjetrën në një proces të pakthyshëm. Për poetin, çastet kuptimplote të jetës, nuk mund të përsëriten, e megjithatë, jeta vazhdon brejtjen me përsëritjen e të njejtës gjëje. Gruaja engjëllore, që dashuron poeti, edhe pse ai shijon imazhin e saj ëngjëllor, mbetet tokësore, edhe pse  për një çast frymëzimi, ai nuk e kupton se ç’është ajo në të vërtetë:”Grua, apo re, ëngjëll apo Zgalem”. Në këtë poezi përplasen dy kohë të kundërta : “drita e parë e agimit dhe hija e parë e mbrëmjes”. Një nga poezitë me brendi të thellë surealiste, është ajo me titull:”Mos e prit, o gërshërë atë fytyrë”, ku shkrihen lutja me urdhrin, që i drejtohet kohës, që kërkon të fshijë nga mendja edhe kujtimin më të rëndësishëm, atë të “gruas ëngjëll”, që dashuron marrëzisht. Në poezi të tilla, tepër metaforike “Një tingull bliri/bisedon me zulmet e lisit të ri”. Kujtimi në poezitë e Montales kthehet në humbje dhe rënie, që lufton të brejë tërësinë e realitetit. Poeti e quan të ikur atë kohë. Tashmë edhe shkëmbi ka humbur pas bregut të thiktë. Poezia “Në shi”, një nga më të bukurat e ciklit të katërt, bën objëkt përshkrimin e personazheve surealistë. Në të ai tregon se si e zuri një rrebesh shiu, i cili vërshon drejt shtëpisë, ku dikur ka jetuar gruaja që ka dashur. Furia e rrebeshit duket sikur burgos brenda serash, jo vetëm bimët, por edhe kujtimin e gjallë të dashurisë për të. E tashmja paraqitet si pengesë, që e largon prej emocionit, ndërsa prania fizike i rikthen rrahjet e zemres. Në poezitë erotike të Montale-s, shpesh fantazma femërore, herë shfaqet, herë zhduket papritur, ndërsa terri i mbrëmjes, mistikisht vesh grahmat e fundit të perëndimit. Në poezinë “Përkime”, në çastin kur mjergulla shpërndahet, dëgjohet kënga e qukapikut që paralajmëron një ngjarje të jashtëzakonshme, e cila sjell trishtimin dërrmues të vjeshtës së thatë në shpirtin njerëzor. Në çast i shfaqet misteri i një femre, që s’arrin dot të shpjegojë profetësinë e shfaqjes së saj magjike. ”Elegjia e Piko Farnezos” është një gërshetim bodlerian i imitimit të një besimi primitiv me gjykimin laik dhe racional të unit poetik. Edhe pamja e qytezës Piko, është arkaike. Rreth kësaj qyteze shfaqen njerzit “dhi”, të kohërave të thella diktatoriale. Në poezinë “Kthim” rrëfehet për një kthim të dyfishtë, atë të unit poetik dhe të figurës femërore. Kjo qytezë e vogël kthehet në ferr, ndërsa femra në fantazëm me kafshimin e zi prej tarantele. (154)Cikli i poezive “Lajme nga Amiata”, është shkruar në formën e një letre. Brendia e saj e shndërron këtë hapësirë fshatareske në “hoje blete”të gdhedur nga zgafellat ujore, ndërsa më poshtë zënë vend skenat e errëta të fshatrave të kohës, ku përpara të shfaqen”gomarë të zinj” dhe kolibe të errta. Në këto çaste poeti lutet mistikisht të fryjë veriu, që të pastrojë qiellin, për të çliruar “unin” e tij nga skllavëria. Por çuditërisht, pas kësaj lutjeje të çiltër, i afrohej njëkohësisht edhe jeta, edhe vdekja. Për nobelistin Montale “ Jeta/që të kthen në përrallë, është ende veç një grimë”. Prandaj ciklin e poezive të tij e përfundon me vargjet groteske:” Oh pikëllim, që zbret mundimshëm/nga kolibet e errta/koha e bërë ujë/me të vdekurit e ngratë/era që vonon, /vdekja që jeton”!(165). Për vetë natyrën e thellë ekzistencialiste dhe tepër magjike, krijimtaria poetike e nobelistit Eugenio Montale, i ngjan një aezbergu, që drejtpërdrejt shfaq vetëm majën, e cila  të vë në lëvizje trurin e fantazinë për të zbuluar madhështinë e nënujshme të “aezbergut” poetik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora