E enjte, 24.07.2025, 08:47 PM (GMT+1)

Kerko: a

Nacionalizmi shqiptar dhe masakrimet ndaj klerit katolik

E hene, 15.09.2008, 06:34 PM


Pater Anton Harapi ne gjyqin komunist
Kleri Katolik ne kohen e kryqezimit te mendimit shqiptar, formon celesin e inteligjences kombetare. Por ndaj tij filloi dhuna masive prej regjimit komunist me nje plan te qarte qe vinte nga zyrat e UDB-se jugosllave

 

Nga Mark Topollaj


''Atdheu im i dashtun, ti jeton ne nje deshperim te heshtun''

Mbi tragjedine e ketij populli eshte shkruar pak ose aspak. Me teper na kane prezantuar te huajt se ne vetveten. Veshtrimi i pare ose karakteristikat e para te ketij vendi jane pushtimet e njepasnjeshme te cilat krijuan nje trishtim mbare popullor. Asnjehere nuk u krijua nje shoqeri civile si nje akt i vullnetshem per te qene i lire dhe padron i vetvetes. Shprehja e lirise per shqiptarin ka qene e pamundshme. Ajo ishte privilegj i pushtuesit, ose i disave qe na frenonin mendimin bashkekohor dhe na ndalonin pamjen per te soditur natyren sic eshte.

Nga ky veshtrim historik, del ne menyre te logjikshme perpjekja titanike qe ka bere Kleri Katolik per ceshtjen kombetare. Ata ne kohe te ndryshme kane leshuar rreze drite perpara kombit dhe botes duke vene ne dispozicion dijet e tyre ne te gjitha fushat e jetes. Me ngritjen lart te foklorit popullor, ata ndertuan bazen themelore te gjenezes shqiptare. Me bindje, iu larguan sekuencave deklarative dhe zgjodhen rrugen me te veshtire, strategjine e betejave. Pasionet e ambicjet per te ndricuar realitetin dramatik, ka qene i kalkuluar shpesh me flijimin e jetes. Kleri Katolik ne kohen e kryqezimit te mendimit shqiptar, formon celesin e inteligjences kombetare. Shtepite e varfra me njerez te lodhur nga invazionet e njepasnjeshme ishin nje mikrokozmos, ku ndricohet sfondi historik dhe kondicioni shqeror merr kuptimin e vet. Ky popull nga me te vjetrit ne Ballkan, nuk e ka patur te lehte eliminimin e gjuhes. Ajo eshte ruajtur nga nje katalog kompleks i prezantimit njerezor. Eshte shkruar nga gjestet levizese te jetes dhe eshte mbrojtur nga magjia e peisazhit shqiptar. Ketu ze fill dashuria per vendin e Shqiponjave. Kete te drejte njerezore, na e dhuruan prifterinjte katolike. Te pergatitur me nje kulture te gjere ne universitetet e e Evropes pa e njohur aspak friken filluan te sherbejne ne gjuhen e nenes. Ata na lane si trashegim Alfabetin e Gjuhes Shqipe.

Ne sot ligjerojme me njeri-tjetrin ne gjuhen tone te embel e cila na shpalos celesat e rrenjes dhe frenon njerezit me pamje e mendje te kufizuar, qe duan t'i sjellin perseri dhimbje ketij populli duke deklaruar fundin e Kishes Katolike.

Si u ulen ne bankat e te akuzuarve, 60 intelektuale

Lufta e Dyte Boterore. Ne Shqiperi bie perseri shi gjaku. Fantazma e komunizmit qe mjegulloi Evropen, u ndal edhe ne Shqiperi. Ajo la ketu gjurmen e gamiles dhe thiken e serbeve te Beogradit ne shpinen e klerit katolik dhe te intelektualeve shqiptare. Kllefi i thikes ishte doktrina ateiste komuniste. Anjehere nuk u prezntua rezultati i konferences se Teheranit midis Rusveltit, Curcillit dhe Stalinit per Shqiperine. Por fabula e La Fontenit "over lupe credis", "ujku kishte gjithnje me te drejte se qingji", na sqaron gjithcka.

Fryn ere, bie shi. Dhjetor i vitit 1944. Ben ftohte. U instalua regjimi komunist. Organizimi i tij ka qene i komplikuar dhe eshte prezantuar tek ne nga pansallarizmi me nje permbajtje heterogjene. Populli shpresonte se demokracia e premtuar do te rrezatonte. Por me slloganet komuniste "Ne emer te popullit" nje kontigjent prej 60 intelektualesh, u ulen ne bankat e te akuzuarve. Virtyti i agjenteve te ketij sistemi utopik, prezantoi atmosferen e pergjakur shqiptare. Ne Shqiperi, u krijua nje ushtri qe po lufton popullin e vet. Nje ushtri e drejtuar nga serbet. Komandantin e kishim gjetur brenda mureve te Shqiperise, nje demon qe e leu me gjak kete vend. Ky sistem po organizon nje shkaterrim total te kultures, po shkel mbi kockat e kolones vertebrale te races, po helmon ndergjegjien kombetare. Ky degradim moral, ky skandal kombetar eshte i lifhur vetem me nje emer, me ate te Enver Hoxhes, dhe te stafit te tij. Ndergjegjia e tij e keshillonte te shkaterroje ate qe eshte krijuar nga shekujt, te grushtoje kundershtaret, miqte dhe te afermit duke prezantuar nje dashuri perverse. Ky mund te quhet me dy fjale, konkluzioni komunist.

Komunizmi qe mberriti me dhune e pushkatime ne mase

Keshtu erdhi komunizmi ne Shqiperi. Me terror, me tortura cnjerezore. Me pushkatime ne mase. Katoliket i burgosnin dbe i vritnin vetem nga emri qe kishin. Te luftonin kryqin. Esterizmi komunist e tmerroi masen popullore. Kjo ishte rruga e fatit tone, per te mbrojtur peshen e dhunes komuniste. Por me shume e ndjeu Shkodra Klerin Katolik, malesia e Shqiperise. E gjithe bota jepte lajme tronditese te masakres komuniste ne Shqiperi. Perballe altarit te Zonjes Bekume ne Loreto, lutej motra Tereze Bojaxhi per vellezerit e saj katolike. Kjo grua e Zotit, ishte nje lule shprese e rritur ne gjakun e gjithe martireve kristiane nga shekulli ne shekull. Duke qendruar ne zemren e popullit ne keto vite tragjike ajo prezanton kishen universale.

"O Zot, c'ka duhet me ba me shume per te qene shqiptar"

Fillon dhuna kundra njerezve te ditur dhe klerit katolik. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu zbatuan me perpikmeri planin politik qe u ishte hartuar ne Moske dhe Beograd. Rruga e dhunes se pashembullt krijoi atmosferen e pergjakur te neteve te erreta shqiptare. Kisha Katolike ishte reaksionare, fashiste dhe antikombetare. Keshtu filloi dhe u vulos revolucioni proletar qe u quajt etapa e fundit e zhvillimit agresiv ne historine e njerezimit.

Dhjetor i vitit 1945. Mengjes i ftohte. Ne Shpal te Mirdites u pa i kryqezuar si Krishti, Dom Mark Gjoni. Ia copetuan trupin komunistet dhe ia hodhen qenve te uritur. Ne qershorin e ketij viti, u arrestua italiani At Jak Kordini dhe At Gjergj Vata. Burg i gjate dhe i torturave te tmerrshme, te mohonte dinjitetin, te poshteronte.

A do te kemi mundesi te vendosim nje tufe me lule mbi varrin e poetit te embelsise dhe mbi dramaturgun Dom Ndre Zadeja? Perpara shoerthimit te armeve vrastare ai tha: "O Zot, c'ka duhet me ba me shume per te qene shqiptar?"

Drejtesia e universit, nuk eshte ne gjendje te gjykoje, krimet e kesaj pjelle te shemtuar qe na mohuan mundesine per te shijuar jeten. Komunizmi prosllav na solli nje organizim spontan vdekje prures per ombin shqiptar. Na dhane nje ndicim verbues, dhe u beme deshmitare te dukshem me nje kapacitet krijues gjakatar.

Ne sfondin e qyteteve te Kosoves, degjohen zerat e krishterimit:

"... ooo kane vra serbet At Leonard Tagaj moreeee ..."

Ne sfondin e maleve dhe qyteteve te Kosoves dhe ne rrjedhen e Drinit qe gjarperon i lodhur shfaqet imazhi i At Leonard Tagaj. Plani ishte bere i qarte ne zyrat e UDB-se. Lufta kunder Klerit Katolik shqiptar kudo qe te jete, lufte kjo e filluar qysh nje shekullin 6-te me ne krye Rutomin. Ne rrugen e te parit erdhi Erachio e ne 917 erdhi Car Simeone me gjakatari, nga fiset tona u sllavizuen me force.

Shekulli i 13-te nxori nje gjakatar tjeter serb Stefan Oroshin dhe me vone Stefan Dushanin. Edhe sot ideologjia komuniste u dha nje mundesi serbeve te prezantojne muskujt kunder shqiptareve, kjo vjen sepse ata duan ta shuajne racen shqiptare. Ata kane frike nga riformimi i bukur i gjuhes shqipe e cila prezanton rrenjen e races me te vjeter ne Evrope. Gjuha dhe letersia jone ishte e lidhur ngushtesisht me krishterimin, per arsye se ne shekuj, shume vepra ishin shkruar dhe publikuar nga prifterinjte katolike dhe kisha. Ja pse serbet ne veri dhe greket ne jug, e urrenin klerin kaotlik shqiptar. Ata e dinin se keta jane burimi i paster i inteligjences se kombit dhe burimi i nacionalizmit qe ua verbon pamjen. Kleri Katolik eshte objekt i njohjes se tradites se shkelqyer te martireve mjaft te njohur te kristianizmit Floro e Lauro. Kjo toke e sperkatur me gjak kristiani nga shekulli ne shekull, e nalteson pergjegjesine historike dhe jep shembullin sublim jo vetem ne Arberi por ne te gjithe boten. Atje ne Loreto, motra Tereza Bojaxhi, ndez qirinjte qiellore per te pare bota ngjyrat e ndezura te gjakut shqiptar qe bashkohet me kaltersine e e ujerave te lumenjve duke formuar mrekulline e ngjyrave magjike. Nene Tereza: "Cdo gje do te shkoje mire kur kerkon me shpetue njerezit. Ky eshte vullneti i Jezu Krishtit".

"Pushket vrastare te komunizmit, po lene gjurme te pergjakura ne djepin e kultures kombetare"

Ne e dime se komunizmi ne Shqiperi nuk ishte produkt shpirteror. Ai erdhi tek ne si nje injektim i sllavo-komunisteve te Rusise dhe te Beogradit. Kjo ideologji e pavullnetshme hyri e sforcuar e krijoi disavantazh total per popullin shqiptar dhe nje disavantazh absolut per pjellen e sistemit komunist. Tek keta njerez me mendje te kufizuar u gjet mbeshtetja maksimale per krijimin e nje opinioni impulsiv kunder klerit katolik. Ne emer te drejtesise njerezore, At Gjovani Fausti, misionar italian nga Breshia, e kundershtoi kriminelin Mehmet Shehu me guzim dhe argumentim, per kete poshterim qe po i behet kishes shqiptare.

Shkoder. Nate. Duket seminari i juzuiteve ne sfondin e vetetimave dhe bubullimave. Ne nentor bie shume shi ne Shkoder. Duken hije te zeza qe levizin ne sfondin e nderteses se seminarit. Ne Shqiperi erdhen oret e gjuhes se rrufianeve qe vune ne kuadrat njollat e gjakut kristian. Kjo nuk eshte shenje e mire, qe fati na detyroi perseri per te paguar gjykimin e erresires. Shqiptari me bindjen e kujteses nuk e ka njohur friken, por fshehtesia e tradhetia e kane tronditur shume. Arrestohen gjithe seminaristet. Prezantimi i arrogances komuniste eshte shenje misterioze e carmatimit total te ndergjegjies kombetare. Ne keto nete dimri, ererat e forta te padrejtesise vulosin dramen e pergjakur shqiptare.

h e fundit te vitit 1945. Kisha e madhe ne Shkoder. Hije te zeza levizin ne sfondin e murit. Ne altarin e kishes duket Zonja e Bekueme me Jezusin ne dore. Diku perballe altarit te shenjte, pema e Vitit te Ri. Ka pak zbukurime. Mbi peme shihet e shkruar: "Per shume mot, viti i ri 1946". Ndigjohet goditje ne dere. Heshtje... Askush nuk eshte brenda. Ne altar, Zonja e Bekueme pret ne heshtje. Qetesi. Ndigjohen serish goditje te forta. Tensioni dhe pasioni per te denigruar Kishen Katolike eshte element i kultures politike te cilet po e ndertojne mbi bazen e dhimbjeve popullore. Ne mesin e ketij shekulli, i takoi perseeri kishes shqiptare ironia e fatit. Goditjet vazhdonin. Fryn ere. Bie bore. Ne altarin e ndricuar nga qirinjte, shihet perseri Zonja e Bekueme. Sic duket, ajo parashikon tragjedine shqiptare. Flaka e qiriut tronditet.

Per te krishteret, kjo nate e Vitit te Ri, e ky dimer shenoi aktiv e pare trondites te tragjedise shqiptare, qe dalengadale po percakton asgjesimin e plote te kishes dhe kultures sone. Njezet vjet iu deshen komunisteve shqiptare per te shkaterruar klerin katolik. Ku ciklon ishte me shkaterrimtar se koha e osmaneve, me barbar. Aty po mohojne edukaten e ndjenjes kombetare, po godasin njerezit qe zgjuan ritualin e races, po bejne shkallezimin e dhimbjes kombetare duke masakruar mesuesit e gjuhes se bukur shqipe.

Ne sfondin e qiririt, arrestohet at Gjovani Fiansti dhe At Daniel Dajoni. Krimineli Mehmet Shehu nuk e harroi sfiden qe i beri misionari italian dhe nata e fundit e ketij viti e gjeti te arrestuar. Historia e pergjakur e katolicizmit shqiptar ne rrugen e saj ka lene shume martire dhe tashti po i shtohen te tjere burra e djelmosha te ditur, te cileve Evropa iu dha dije e kulture per t'u bere korifejte e races shqiptare. Deshmite e kohes, vertetojne nje shkaterrim total te kultures shqiptare. Shkollat, teatrot, shtypshkronjat u shkaterruan. Bibliotekat u vodhen, muzeumet e punuar me mjeshteri si baze e ruajtjes se kultures kombetare, u rrenuan ne pak dite. Nje termet katastrofik e goditi per vdekje kulturen shqiptare.

"Druri i pemes i ushqen krimbat dhe krimbat e thajne drurin, duke shperndare helm nen etiken e mjaltit, pergatisin shkaterrim ne vend te perparimit, pergatisin roberim ne vend te lirise".

Nene Tereza atje ne Loreto vazhdon lutjet e saj: "O vellezerit e mi, vuajtjet tuaja jane nje rigjenerim i races arberore dhe mbi te gjitha fjala sublime e Jezu Krishtit. Ne qofte se nje kokerr gruri bie pertoke, nuk vdes, por jeton vetem, e nese vdes, jep shume kokrra te tjera.

"Shqiperia e pushtuar me gjak e dhune, do te mbahet derisa te vije nje dite qe me paqe e drejtesi do te fitoje"

Per te shprehur realitetin ne mjegullen e jetegjatesise komuniste nuk eshte e lehte. Duke qene shkaterruese e qyteterimit te se shkuares, ka ngritur monumente qe sfidon ndergjegjien kombetare e sot eshte deshmitare e nje strukture sociale e politike ku e futi kujtesen e historiose ne erresire te plote.

Sekretimet e ekstremizmit komunist, moren karakter biologjik dhe krijues nje atmosfere agresive. Pro serbet dirigjonin me mjeshteri masakren e pergjakur shqiptare. Dukuria e konceptit komunist, ishte preference per te krijuar urrejtjen kundra nacionalizmir shqiptar. Ne Keshillin e Shpetimit Kombetar ne tetorin e vitit 1943, qe perbehej nga 4 veta u zgjodh Pader Anton Arapi, ky njeri i nderuar i kombit ne bank-n e te akuzuarve tha: "Feja nuk e dobeson njeriun, por e nalteson, i jep vlera dhe e ploteson ne jete, ne marrdhenie shoqerore e familjare". Per keto mendime progresive, ai arriti ne banken e te akuzuarve si armik i popullit. Pas akuzes, Pader Anton Arapi pyet: "Po pasi mbarojne armiqte, me ke do te merreni, z.prokuror? Apo do te filloni me njeri-tjetrin?" Kjo pyetje profetike e beri prokurorin qe te levize nga karrigia. Filloi te flase me vete ashtu pa kuptim. "Po ... po, komunizmi eshte si hiena qe ha pjellen e vet." Syte e tronditur te prokurorit shprehnin kete mendim. Ashtu qete Pader Anton Arapi, ky burre i madh i kombit, e mbylli ligjeraten e tij duke thene: "Shqiperia e pushtuar me gjak e dhune do te mbahet, derisa te vije nje dite qe me paqe e drejtesi e do te fitohet".

Dosja per pushkatimin e klerikeve te nderuar

Tirane, kohe e keqe me shi. Bulevardi Zogu i Pare. Ndertesa e Komitetit Qendror. Shihet Enver Hoxha dhe ambadasori jugosllav i atyre viteve. Ne portrein e diktatorit gjakatar ndigjohet ky mendim per qytetaret e vet: "E mbytem Pader Anton Arapin, e me te kemi plagosur per vdekje klerin katolik." Kjo eshte shpehja e nje burri shteti qe e terhoqi zvarre Shquiperine per nje gjysme shekulli. "O...po kemi ende gjalle At Gjon Shllakun qe peshon shume". Ne nje tavoline perplaset nje dosje ku lexohet:

Aprovohet denimi me vdekje per:

- At Gjovani Fiansti nga Breshia

- At Danieli Darjani nga Shkodra

- At Gjon Shllaku nga Shkodra

- Mark Ndoc Curri nga Shkodra

- Qerim Sadik Myftari nga Gucia

- Gjelosh Lulash Bajraktari nga Shoshaj, Dukagjin

Ministri i Luftes dhe i Mbrojtjes

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.

Urrejtja mbi klerin, shkaqe historike

Urrejtja qe ra mbi klerin e mbi keta patriote kishte shkaqet e veta historike. Kleri katolik dhe intelektualet nuk u pajtuan me shovinizmin serbomadh ui cili ne shekuj e ka lodhur Shqiperine.

Me krijimin e Partise Komuniste Shqiptare nga klani serb ne 8 nentor 1941, filloi ndarja me Evropen, filloi pelegrinazhi i masakres shqiptare. Shkodra, ky qytet mesjetar qe zvarritet nga pushtimet e mizerja, gersheton mendimin e se panjohures komuniste, me idealin kombetar per fe e atdhe. Shpesh ky mendim i thelle zgjohet nga tingellimi i kembanave te kishave. Rruget me kalldrem jane te boshatisura. Qyteti eshte i pergjumur. Nen tingullin e kembanave te mbremjes atje ne Loreto, fillon lutjen motra Tereze per vellezerit shqiptare: "Te falem, o nana jone Mari". Sa e embel eshte jeta me dashuri. Padyshim, ajo nuk i deshiron vuajtjet as vdekjen, por lene vetem paqen ne thellesuine e zemres se Jezu Krishtit.

"Kleri katolik si me i pergatituri ishte kundershtari me i hapur kunder bolshevizmit, kunder cdo lloj diktature"

Ky popull ishte deshmitari i vetvetes se liria dhe realiteti i autokoshiences nuk ekziston ne harmoni me njera-tjetren per te sjelle ne ekuiliber jeten normale. Shqiperia e pambrojtur ka mbetur ne meshiren e ererave qe po na perplasin ne brigje te panjohura. Ndryshimi i situacioneve politike frenoi perspektiven e kombit, frenoi kulturen shqiptare duke i dhene ngjyren e agimeve te pergjakura.

4 mars 1946. Shkodra e lodhur kishte ftohte, ate dite binte shi dhe vetem shi. Liria ne burgje e pranga ishte kthyer. Duken dy xhinret e medhenj prane varrezave. Degete tyre jane deshmitare te ketij mengjesi te lagur qe pret nga casti ne cast te pergjaket. Ne sfondin e xhinareve na prezantohen portretet e gjashte burrave te nderuar, ata shtrengojne duart. Kembet e tyre levizin ngadale ne token e lagur. Keta gjashte burra te ditur e trima, ishin vendosur bri njeri-tjetrit dore per dore si te donin te formonin nje kurore lavdie. Nuk u dridhej buza e as u ligeshtohej zemra. Shqiperia e ulur ne shkembin e lodhjes e te varferise, degjon sot amanetin e fundit te ketyre burrave qe ruajne fisnikerine e ndjenjave te lindura te races shqiptare.

Mbi portretin e djaloshit Gjelosh Lolashi na ndigjojme zanin e tij. "I thoni babes te me fale se e kam trazuar. Nanes te fala dhe te m'i puthe vllazenit. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia.

At Daniel Dajani: "I fal ata qe me kane ba keq, Jam kandent qe po vdes, pa faj ma mire se fajtor, t'i japin prinderit Dom Zef Shllakur pare per te thane dy mesh, Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia."

At Gjovani Fiansti: "Jam kandent se vdekja po me vjen tue kry detyren time. Dergoni shendet jezuiteve, thakojve, apostolikeve dhe arqipeshkeve ne Itali "Rrofte Krishti Mbret".

Mark Curri: "I fal te gjithe ata qe me kane denuar me vdekje dhe ata qe do me ekzekutojne. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia"

Qerim Sadiku: "I fal te gjithe ata qe me kane denuar me vdekje dhe ata qe do me ekzekutojne. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia"

Ky shembull ekstrem i dhunes komuniste, shpreh skizofrenine e origjines se vet, te cilet kerkonin te zhvillonin ne mendimin ideologjik te epokes. Ne kompleksin e evolucionit komunist qe ka nisur, krijon menjehere nje strukture konfliktesh, per te penguar me dhune nacionalizmin shqiptar. Sukseset e para te ambicies politike ishte eliminimi i njerezve te ditur. Ata e dinin mire se pararoja e vetme intelektuale shqiptare ishte Kleri Katolik, prandaj ta godasim. U degjuan krismat e pushkeve, krismat e vdekjes. Pikat e shiut, lotet e nenave dhe gjaku i tyre u bashkua per te sheruar edhe nje rresht tjeter ne analet e historise katolike shqiptare, nen deget e xhinareve te perlotur duket hija e nje gruaje e cila lagu balten e pergjakur nje shall te bardhe per te ruajtur si relike. Ishte nje xhest i pavdekesise qe priste serish diten e ngadhenjimit.

Ne sfondin e kalase se Rozafes, duket nje shqiponje e cila largohet ngadale. Eshte e lodhur dhe e trishtuar. Ata iken si burim drite, per ta lane Shqiperine ne erresiren e nates se gjate komuniste. Iket si te paret tuaj me Zotin e Shqiperine ne zemer. Motra Tereze atje ne Loreto, e gjunjezuar para altarit lutej cdo dite per drejtesi universit. Ne momentin e torturave ju shifni Jezu Krishtin e kryqezuar te mbuluar me gjak. Ai provonte dhimbje te renda e gjaku po i binte e skuqte token e shenjte. Kjo pamje iu jepte force dhe nuk i ndienin dhimbjet. 


"Thone se u vra diku ne pyll ... thone ... po kush e pa"

Anti shqiptarizmi serb prezanton nje urrejtje psikopatike qe eshte demonstruar ne kohe te ndryshme, por kesaj radhe eshte gjendur shqiptari kundra shqiptarit te cilet po demonstronin eksperiencen personale te nderthurur me ideologjine bolshevike. Kjo pyetje ishte menyra me e mire per te shkaterruar dinjitetin e popullit tone.

Nga burimi i lumit Valbone qe rreshqet neper luginat e thella, veshtrimi yne kalon ne drejtim te Alpeve, te cilat duket sikur vallezonin njera pas tjetres. Pamja e qytetit te Pejes, na kujton At Bernard Llupin. Regjimi komunist e gjeti ne Jugosllavi klerikun tone te nderuar. Ai e dinte mire se komunizmi prosllav po krijon skllaverine shqiptare. Ai lufton me devotshmeri, qe shqiptaret ne keto treva te gezonin lirine e te kene te drejta njerezore. Me serbet, asnjehere arsyeja nuk ka patur kuptim. Ne altarin e kishes se Pejes, fiken qirinjte. Ndigjohet kori i kishes si nje ze dhimbje, si nje ze proteste per te ndalur ata qe frenonin zhvillimin e jetes. Tek njerez me pamje te kufizuar shihen shtrengim nofullash, veshtrime me sy te zgurdulluar apo perplasje e duarve me force mbi tavoline e te tjera si keto, jane xheste qe transmetonin nje katalog kompleks te etikes komuniste.

Kisha e Shkrelit duket ne perendim te diellit. Ndigjohet kembana e kishes. Ne monopat shihet hija e nje njeriu qe ecen me pushke ne dore. Ne altarin e kishes se ndricuar, dallojme portretin e Dom Nikoll Gazullit. Hapa qe ecin gjate monopatit. Kembana e kishes qe bie. Shihet gryka e nje pushke qe vjell zjarr dhe leshon kushtrimin e vdekjes. Kembana e ndali tingellimin e zakonit. Portreti i Dom Nikoll Gazullit, mbeti ne erresire. Syte e tij dallohen me qarte dhe duan te thone dicka, shihet altari dhe Jezu Krishti ne kryq.

Kush ishte Dom Nikoll Gazulli? Ai ishte biri i ndritur i fisit te Gazullareve qe per shekuj me radhe, i dhane Shqiperise njerez te ditur e atdhetare te shquar. Ai predikonte parimet e shqiptarizmit qe fillonte me vetedijen dhe me ndergjegjesimin kombetar. Fshehtesia dhe pabesia komuniste e ndane nga ne pergjithmone. Ata vrane klerikun e nderuar dhe dijetarin e madh, nismetarin ne gjuhesine shqiptare dhe njeriun e shquar ne lemin e leksikografise anamastike. E vrane dy here me plumbin e tradhetise dhe me heshtjen mortore. Ironia e paradoksit komunist, sollen ne Shqiperi pamje monstruoze, sinonime te tmerrit dhe te katastrofes njerezore, i mohonin individit ekzistencen.

Bashkepunimi me serbet, lojera kunder klerit

Bashkepunimi i komunizmit vendas me ate serb, krijuan ne Shqiperine e gervishtur nga lufterat dhe e lodhur nga varferia, nje terren te pershtatshem per te zhvilluar lojerat e fshehta kunder Klerit Katolik. Shpirti i keq bredh kudo dhe kur bashkohet me te tjeret e llojit te ver, e rrit poshtersine. N.B.D-ja jugosllave ne bashkepunim me Sigurimin e Shtetit e arrestuan priftin e ditur, atdhetarin trim Imzot Nikoll Noga. Ky burre i devotshem per fe dhe atdhe kishte organizuar malesoret e Ulqinit dhe Tivarit ne lufte per pavaresi. Ai ngriti flamurin e Skenderbeut ne kishen e Ulqinit. i strehuar ne atdheun meme, ai iu dorezua serbit nga ata njerez qe po dobesonin kapacitetin krijues e patriotik te popullit. Rruges Tuze-Tirane, ky patriot i madh mori si shperblim plumbin e tradhetise. Mjere ai komb qe shet dhe harron deshmoret e vet.

Atje ne Loreto motra Tereze, vazhdon lutjet perpara altarit per Shqiperine e lodhur nga komunizmi. "Ju burra te guximshem keni gjetur lumturine dhe guximin ne kete toke te shenjte vetem ne vuajtjet qe kemi kaluar dhe po kalojme qe te jene me te devotshem e te gezuar brezat e ardhshem."

"Edhe pikat e lotit qe sot ora e maleve derdh mbi trupin tand, eshte vese qiellore qe vjen me lag lulet e varrit"

Qyteti i Shkodres. Mjegulla e mbulon pamjen e qytetit. Nje grua e veshur me te zeza futet ne kishen e madhe. Mbas hekurave te burgut, shihet portreti i Don Luzes Shantojes. Perpara altarit eshte ulur gruaja me te zeza dhe lutet. Portreti i Dom Lazer Shentoja pas hekurave te burgut i flet memes: "Nane, o nana ime. Mos u merzit, se do te bahet ma mire". Altari fillon e mbushet me tymin e temjanit. Ne sfondin e mjegulles, duket Zonja e Bekueme dhe Krishti i Kryqezuem. U mblodhen deshmoret e po kuvendonin. Ata betoheshin se do te vazhdonin luften per liri. Sikur e dinte se nje dite do te bashkohet me keta deshmore, Dom Lazer Shantoja per te ngritur zerin e protestes me fort kunder shperfilljes se kultures kombetare. i lindur ne nje familje me tradita te lashta patriotike e intelektuale dhe i pajisur me kulture gjermane dhe ndenja te larta patriotike la gjurme te pashlyeshme ne letersine tone kombetare. Ia thyen kemben ne hetuesi dhe nuk ia mjekuan asnjehere. Nene zeza donte me pa djalin para pushkatimit. Ai u terhoq zvarre gjate korridorit te burgut dhe i del perpara nenes ashtu i masakruar nga xhelatet. "O nana ime". Donte te buzeqeshte qe te lehtesonte shpirtin e nanes, por zemra e tij e vrare ka kuptuar gjithcka. Ne syte e ketij burri te mencur lexohet nje mendim i qarte. "Nese ju me rrisni dhimbjen permes torturave, une kam kurajon qe te perballoj deri ne momentin e fundit te jetes, por po me dhimbet mema e shkrete qe me ka mbetur vetem. Ky klerik i mencur dhe i lodhur nga torturat cnjerezore do te thote dicka me ate buzeqeshjen e tij te embel, por nuk mundet. Por menjehere na vjen ne mendje fjalimi qe ka mbajtur mbi varrin e Avni Rustemit. "Edhe pikat e lotit, qe sot ora e maleve derdh mbi trupin tend, eshte vese qiellore qe vjen me lage lulet e varrit". Pamja e gjinareve te medhenj prane varrezave qe lartesohen drejt qiellit, duket e trishtuar. Ne kampanelin e kishes franceskane, shihet valevitja e flamurit shqiptar. Ky flamur eshte i vjeter sa mosha e tij. I grisur si shpirti i shqiptarit te merzitur. Lodhjen ia shton vetmia se nuk sheh asnje si veten. Kjo egersi e cmendur, ka demonstruar se vdekja percakton suksesin. U krijua devocioni kriminal mases se kualifikuar duke cuar me tej luften kunder intelektualeve dhe Klerit Katolik. Episodet fantazma te komunizmit, krijuan difekte te medha historike, duke i vene shqiptaret perballe diskriminimit te ligjeruar e shfarosjes rrenqethese. Atje larg ne Loreto, motra Tereze lutet per ne, per popullin e vet. "Ashtu si mbreti i kryqezuar, edhe jo do te fitoni mbi pushtetin e ferrit".

"A ka Homer Shqiperia?! ... A mund te flitet per nje Iliade Shqiptare?"

Mbi malet e thepisura shqiptare, bora u rri si kurora lavdie duke i dhene nje hijeshi madheshtore. Nje kenge epike shoqeron lumenjte e perrenjte qe zvarriten neper lugina duke prezantuar nje pamje magjepsese. Neper gryka shihet mjegull qe i ngjitet shpateve malore. A ka Homer Shqiperia? ... A mund te flitet per nje Iliade Shqiptare? Pluhuri i harreses komuniste gati per nje gjysem shekulli, e la pa pergjigje. Britmat e te vdekurve dhane kushtrimin dhe grisen tisin e erresires dhe dhane pergjigjen e sakte se edhe ne kemi Homeret tane. Ne sfondin e kishes se guret ne Rubik, ma prezantohet dijetari i madh shqiptar at Shtjefen Gjecovi. Ky enciklopedist ishte i pari qe dha kushtrimin ne vitin 1905 se ne malet tona fshihet nje thesar i cmueshem i Epikes Shqiptare. Ne kerkim te Iliades tone, u vune dy dijetare te nderuar, At Bernard Palaj dhe At Donat Kurti. Ne nje tavoline te drunjte, shihet nje dore qe shkruan. Ndricimi i vjen nga nje qiri i ndezur. Ne mundohemi te lexojme titujt e vepres qe formonin vepren gjigande "Visaret e kombit". Me nje mundim te madh prej 40 vitesh, franceskanet dhe katoliket, kane mbledhur kete thesar te pacmuar qe ka ngritur lart dinjitetin e kombit. Mbi kete thesar, u ulen te punonin dy korifejte e races shqiptare, te cilet ne serine "Visaret e kombit", botonin "Ciklin e Kreshnikeve" me titull "Kanga e Kreshnikeve dhe legjenda" e njohur me vone si "Iliada Shqiptare".

Nga dijetaret bashkekohes te Evropes, kjo veper si gur themeli i kombit shqiptar, u vendos ne nje vend me "Iliaden e Homerit" dhe "Kenget e Rolandit" te frankeve dhe me "Nibelunget" e gjermaneve. Kjo tregon se ne jemi nje popull qe kemi marre pjese ne mesjeten evropiane si gjithe kombesite e thera duke dhene ndihmese ne kulturen e perbashket. Si shperblim, sistemim komunist te dy dijetaret i arrestoi. At Bernardin Palah ia shtrenguan fort prangat e hekurta dhe tetanozi beri punen e vet. Kurse at Donart kurti, i vuajti me gjate torturat komuniste. Vdiqen te akuzuar si armiqe te popullit. Paradoksi komunist u vuri korifejve te racces, nofken e tradhetarit. Keshtu, u ndane nga kjo toke, keta burra te shquar qe e lartesuan kaq shume kombin shqiptar. Ironia e fatit vendosi ne Shqiperi nje urrejtje patologjike, ku vrasesit jane kthyer ne edukatore. Ata propagandojne luften klasore dhe thelluan hendekun kombetar duke vrare mendimin e lire. Ne sfondin e ketij muri, shihet hija e nje burri te lidhur. Degjohet zeri i komandantit i cili jep urdhrin ndaj skuadres se pushkatimit. Dhjete ushtare ne pozicion per te goditur ushtarin, shokun e tyre, Dom Ded Mucaj. Hija e tij qe ishte projektuar ne mur, na transformohet ne portretin e tij. Nga erdhi ky pasion per te mbytur katoliket dhe intelektualet e kombit? Nga orienti apo nga sllavet e Jugut? A nuk eshte ky nje turp qe komunistet shqiptare vrasin vellezerit e tyre? Zeri i komandantit therret: "Si spiun dhe agjent i Vatikanit, ne do te dhurojme ca plumba me shume per ty" cirrej komandanti vrastar. Patrioti Dom Ded Mucaj eshte i patrembur. Ky djalosh erdhi perballe pushkeve vrastare vetem pse eshte katolik. "A din me e than kush, pse e urreni katolicizmin?" Bresheri e pare. Shihen pushket te cilat nxjerrin tym. Por bresheria e pare nuk e kapi. A thue Zoti donte te deshmonte pafajesine e tij. Por ulurima e komandantit ishte ... Vrajeni! Pushket u ndien thekshem kesaj radhe. Portreti i tij u mbulua me nje tym te bardh-_i ra si burrat i lare ne gjakun e vet. Nuk kishte njeri prane per ta qare dhe per t'i mbyllur syte. Qielli sikur u mbulua me re te zeza dhe per nje cast zogjte sikur e ndalen fluturimin nga ky pikellim, nga kjo dhembje.

Moter Tereza: "Dashuria per atdheun dhe njerezit, nuk e konsumon jeten. Te gjitha ato te mira qe kemi bere, jane mesimet e Zotit qe u ka dhene force e u ka afruar engjet per te lexuar librin e jetes"

"Atje ku ka varre, ka ringjallje"

Nje furgon eshte ndalur ne Port-Romano. Dallget e detit, perplasen me furi ne breg. Duken mjaft njerez te armatosur. Portreti i Dom Anton Zogaj. Ne gumezhimin e dallgeve degjohet pushka vrastare, Dallget perlplasen me furi. Heroizmi eshte themeli i kishes katolike dhe ne pellgun e gkauit te deshmoreve, ne perterijme forcat. Nikoll Noga nuk e dinte se dhimbjet e tij fizike dhe shpirterore, do te shprehnin per brezat e ardhshem, lavdine e kombit. Po kush ishin vrasesit? Ata ishin persona te cuditshem qe paguheshin nga shteti, bile u dhuronin cmime e medalje kur kryenin keto masakra. Ky burre i devotshem per fe e atdhe, ne zhurmen e plumbave vrastare, u perpoq te ndjelle gjumin e perjetshem nen tingujt e largeta te melodise arberore. Neper nje monopat malor, shihen disa hapa qe levizin me shpejtesi. Ne sfondin e kishes se Shkrelit, ma del portreti i Imzot Gjergj Volaj. Degjohen pushket vrastare. Erresohet portreti i Gjergj Volaj. imzot Gjergj volaj u pergjak. Ai u perpoq te luftoje me vdekjen derisa ajo dalengadale, e rremben. Gjaku mbasi u ftoh, u perhap neper trup. Syte iu veniten dhe balli i mori ngjyren qiellore. Te dish te perballosh veshtiresite, rreziqet, kjo eshte cilesi e njerezve te ditur dhe kurajoze. Vendosmeria e ketyre burrave per t'i dale perballe poshtersive komuniste e larteson kuptimin e kaulit, te jep mundesi te nxjerresh ne pah virtytin.

Portreti i Dom Luigj Picit

Portreti i Dom Luigj Picit. Gryka e nje pushke ne pusi, vjell zjarr. Veshtrimi yne ndalohet tek syte e venitur. Iu kujtua Padova, Seminari, profesoret dhe Kisha e Shnanout. Komunistet si turma langojsh, qe turren ne drejtim te gjahut, thurnin rrjeta merimangash per vellezerit e tyre shqiptare, vetem pse ishin katolike. Ne pamjen e nje korridori burgu ne shohim portretin e at Serafin Kodo. Degjohet nje britme rrenqethese ... pastaj heshtje. Gjate korridorit, degjohen hapa qe ecnin serbes. E mbyta, i nxora gurmazin katolikut. "Mir ia bane". Hapat vazhdojne me zhurme gjate korridorit. Turma langojsh si Enver Hoxha e Mehmet Shehu, thurrnin rjeta merimangash per vellezerit e tyre, vetem pse ata ishin katolike. Shihen lopata qe nxjerrin dheun nga nje varr. Portreti i Don Luigj Prendushit na vjen nga thellesia e barit. Nga keto varrem duket e qarte logjika e komunisteve qe ndalon frymen e te mencurit duke na lene prezent hidherimin e perjetshem "Atje ku ka varre, atje ka ringjallje". Ne nje kornize boshe, shihet e shkruar emri i fratit Gjon Pantea. Njeriu me dinjitet nuk mund te pranoje fatin me perulesi dhe te mbyte gjithashtu brenda vetes. Tipat e pushtetit komunist donin t'i mposhtnin kryelatresine, burrerine. Keto cilesi, nuk munden me mposht fratel Gjon Pantela, i cili ka lindur ne Kosoven kreshnike ku natyra e kishte pajisur me nje personalitet te jashtezakoshem. Heshtja i mori jeten.

Kisha e Shen-Pjetrit ne Rome (Vatikani)

Ketu u pergatiten shume shqiptare me kulture bashkekohore, u diplomua dhe At Leke Luli, per te dhene ndihmeen e vet per kombin shqiptar. Por epoka e komunizmit ishte epoka e paradokseve. Ngriheshin ata qe kane lare duart me gjak dhe varrosej shpresa e kombit. Keto personazhe ne castin e krimit, arsyen ia zevendesonte nje urrejtje patologjike. Mjegullimi i arsyes, ua shtinte guximin e kafsherise dhe i perpinte semundja e krimit. Nje inat i eger i verber sllavo-oriental, vershonte ne qenien e tyre. Ne sfondin e kishes se Shen-Pjetrit, degjohen krisma pushkesh. Kjo kishe, ka kohe qe po i degjon keto krisma. Zv/delegati apostolik ne Shqiperi, Imzot Frano Gjina tha: "Besimtaret e mi nuk i ndaj nga Selia e Shenjte, Kleri Katolik nuk ka thirrur ose pergatitur ndonje pushtim te huaj. Kerkoj qe gjykimet te mos behen ne menyre mafioze, sepse cdo tundim pa ligj eshte krim ndaj shoqerise. Aftesia e tij e rralle prej oratori, beri qe mesazhi kristian, te depertoje thelle ne zemren e njerezve. Ai eshte ulur ne banken e te akuzuarve bashke me koleget kryesore te Kishes Katolike. Keta njerez te ditur, ishin shembull ne virtytet njerezore ne dashurine per Zotin e njerezit. Te devotshem ne durim e sakrifica, te palodhur per te pervetesuar dije, te gatshem per vetemohim. Madheshtia e tyre ishte perballe egersise qe nuk ka njohur historia. Akuza ishte e qarte ne falsitetin e saj per te gjithe. Fillonte me absurditetin e 1900 viteve perpara dhe perfundonte tek armet ne kishe. Keta ishin imzot Frame Gjini, at Mati Prendushi, Imzot Nikoll Deda, Dom Ton Lean, At donat Kurti, Dom Ndoc Sahatcia, At Mehill Miraj, Dom Mark Hasi, Dom Nikoll Shelqeti, At Zef Pellumbi, Dom Anon Muzaj. Dita e trishtuar e 16 janarit 1948. "O Zot, c'ka po ndodh me shqiptaret, -thote moter Tereza, duke u lutur atje larg ne Loreto. Ai qe e krijoi universin, e di se jeni ne prova te veshtira e vellezerit e mi, por ne te gjitha kerto prova, ju prezantoni dashurine per njerezit e per Jezu Krishtin.

"Ne banken e civilizimit te vdekur Osman, Kleri Katolik zgjoi nepermjet foklorit bukurine e sentimentit."

Pas vitit 1945, nen regjimin e Enver Hoxhes, prezantohet nje dispotizen qe frenoi per nje gjysem shekulli artin e kulturen shqiptare. Vendi u vendos ne sketerren e krimeve te pashembullta njerezore. Malet e Veriut i percjellin njeri-tjetrit, jehonen e trishtimit dhe erresira e nates i perpin bashke me pemet dhe shtepite perreth. Ne kete sfond, vizatohet portreti i At Mati Prendushit. "Je dakord me akuzen?" "Jo, ne asnje pike" "Pse kot je kryetar i franceskaneve?" "Ash gja tjeter me qene kryetar i franceskaneve dhe gje tjeter me qene fajtor".

Degjohet zilja e gjykatesit. ... Portreti i At Mati Prendushit shihet ne sfondin e flamurit. Ishte trim. Asnje lloj furtune nuk e ka mposhtur. E gjithe jeta e tij ka qene sakrifice per lirine e atdheut. Merr pjese me Ded Gjo Lulin per ngritjen e flamurit ne Decic ne 1911. Denohet me vdekje nga jugosllavet per kete gjest patriotik. Armet ne kishe qe i futi Sigurimi i shtetit ne bashkepunim me UDB-ne u bene shkas qe ta vrasin.

Projektimi i shoqerise komuniste ne bote, solli komplikacione te medha per njerezimin. Ajo u ndertua mbi bazen e milionave te vdekur dhe milionave te tjere ne kampet e perqendrimit. Shqiperia e vogel, u trondit me shume. Perballe trupit gjykues eshte ulur Monsinior Nikoll Deda, ideali kombetar i burrerise. Ishte ulur mendja e ndritur qe keta korifej ia percollen brezave, dijen dhe progresin shoqeror. Torturat cnjerezore ia kishin transformuar pamjen. Ashtu i lidhurm e ngre koken nga trupi gjyues e thote: "Mos harroni se kam pas kene Mon sinior Nikoll Deda" Degjohet zilja e gjykatesit ne zemeraten e vet. Ne sfondin e librave "Visaret e kombit" na vjen pamja e Donart Kurtit. "Si jeta ne burg, si vdekja per mue jane e njejta gje. Prej jush, nuk pritet asgje e mire. " Degjohet zilja e protestes. Kurse mendimtari i madh vazhdon: "Me punen time , kam mbledhe gjithe urtesine popullore, mendimin dhe filozofine e jetes" Perseri zilja e protestes.

Ne sfondin e tavolines se gjykimit, flet At Zef Pellumbi: "Ishjim 12 veta 16 janar 1948. Vetem une kam mbetur gjalle si deshmitar i asaj dite te trishtuar. Ketu u krijua nje spektakel i madherishem i pandigjuer ne historine e kishes katolike. " Ndigjohet zilja e trishtimit. U lexua vendimi i trupit gjykues i cili lajmeronte per haojen e varreve te rehja. Heshtje. Ketyre burrave iu provohet forca e thellesia e mendimit i ben me heroike ne mjerimin e tyre. Por zemra te dridhet nga keqardhja e lotet te rrjedhin vetvetiu. At Mat Prendushi foli: "Zoti gjykates, mbase ne nuk do te shihemi me, a na lejoni te pershendetemi dhe te cmallemi pak? Zilja e trishtimit, shoqeron fjalet e gjykatesit: - Vetem pese minuta. At Zef Pellumbi deshmon. Cfare jane pese minuta? Shume pak. E rendesishme eshte se keto pese minuta jane unike ne historine e njerezimit. Imagjinatat e kane te veshtire te shprehin pamjen qe u zhvillua aty. Emocionet duket se vijne nga thellesia e tokes per t'i kujtuar ne sot. Ato ishin emocionet e korifejve te races arberore. Burreria e fali tradhetine, e fisnikeria e bujaria shpifjen. edhe sot me syte e mi te perlotur, perulem para gjenive te races sone. Edhe kriminelet, tradhetaret jane qenie njerezore, por vetem u mungon arsyeja. Edhe keta duhen falur.

Ne erresiren komuniste fillojne e largohet nje nga nje, Imzot Frano Gjini, At Mat Prendushi, Imzot Nikoll Deda e te gjithe zhduken ne sfondin e erret. Degjohet nje poezi.

"Lamtumire o mori Shkoder,

lamtumire o ti Cukal,

zhduket Buna nen nje koder

zhduket Drini nen nje mal"


Ne keto nete te thikave te pergjakura, vendi po fundoset ne humneren e mjerimit. O Jezu Krisht, e di se nuk deshiron vuajtjen dhe vdekjen e tyre, por ata shkojne duke lene per Ju dashurine qe u buron nga thellesia e zemres.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx