E premte, 29.03.2024, 11:47 AM (GMT)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Honestera e një kënge (4)

E shtune, 25.11.2017, 07:08 PM


Honestera e këngës

Nga Timo Merkuri

…vijim…

7-Këto ishin disa nga momentet më të spikatura të epopesë së rezistencës antiturke himarjote në mbrojtje të autonomisë dhe venomeve, epope ku u derdh  gjak e ligjërime në honesterën e këngës, duke vazhduar në vijë të njëtrajtëshme deri   në themelimin e shtetit shqiptar. Kjo histori rezistence krijoi një karakter rebelues te portreti i himarjotëve, karakter që e kishte skicuar poetikisht edhe Bajroni me vargjet…Të bijt e Himarës që s’falin as mikun

Ky shpirt rebelues e kundërshtues ndaj kujtdo që guxonte të prekte venomet dhe autonominë e saj, u bë pjesë e karakterit të himariotëve, që u çfaq edhe në mardhëniet e tyre me shtetin e ri shqiptar dhe për të cilën aq shumë e kanë paragjykuar.

Por kur flasim për Himarën duhet të  mos harojmë një fakt shumë domethënës : Himara gjithnjë ka qënë pjesë e Beslidhjeve shqiptare në luftë për liri, duke filluar që nga Lidhja e Lezhës e deri në ditët tona. Himara gjithnjë ka qënë pjesmarëse aktive në përplasjet e mëdha, ku vendoseshin fatet e vendit dhe të kombit … /Për një dit e për një natë/Vjen Himara si rigatë/Gjikë e Leka me armatë/Me trembëdhjetë bajrakë…

Ky është trungu i lis-historisë himarjote. Të tjerat janë…degë e gjethe.

7.a-  Në 3 nëntor 1912 në Himarë zbarkon një forcë ushtarake greke, nën drejtimin e Spiro Milos, i cili dëbon nga kalaja togën e ushtarëve turq, që sipas marveshjes, përfaqsonte simbo-likisht pushtetin turk. Realisht kjo togë e vogël ushtarësh, 10-15 veta gjithsej nuk kryente asnjë funksion si forcë e armatosur, për arsye se nuk kishte të drejtë as  të lëvizte nëpër Himarë me veshje ushtarake dhe me armë, pavarësisht se ishin nizamë meshqiptarë. Kështu pra dhe dëbimi i tyre nga kalaja nuk është një aksion i mirëfilltë ushtarak por është një aksion politik. Ky aksion u vazhdua edhe më tejë, kur në datën 5 Nëntor 1912  Spiro Milo ngre në kalanë e Himarës flamurin himarjot, me shkabë dhe  një  kryq të madh, duke shpallur para popullit pavarësinë e Himarës nga Turqia. Interesant është fakti se tashmë kemi të bëjmë me shpallje pavarësie dhe jo më me mbrojtje autonomie. Por kjo shpallje pavarësie ishte dhe mbeti një aksion i veçuar lokal, i pa propoganduar dhe i pa mbështetur as nga atdhetarët shqiptarë,  as nga krahinat e tjera shqipta-re por as edhe  nga shtetet   europiane.

Megjithatë duhet të themi se shpallja e pavarësisë së Himarës dhe prania e forcave greke  e ndërlikuan më tepër situatën rajonale,  pasi në këtë kohë aksioni dipllomatik i Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë  kishte nisur rrugëtimin e tij drejt Vlorës, rrugëtim që ndiqej me interesim nga gjithë Shqipëria dhe nga shumë shtete  europiane.

Në Kuvendin e Vlorës në 28 Nëntor 1912 Himara nuk pati përfaqsues të sajin dhe as autorizoi ndonjë delegat të pranishëm si përfaqsues të sajin, ndonëse në Vlorë, pranë Ismail Qemalit ishte atëherë borshioti Izet Habib Isufi..

7.b-“Në kushtet e pranisë së forcave të huaja në Himarë nuk ishte i lehtë organizimi nga forcat atdhetare të krahinës i tubimeve për zgjedhjen e përfaqsuesve të tyre për në Kuvendin e Vlorës. Ndonëse Himara si krahinë nuk u përfaqsua në Vlorë…. Ismail Qemali jua njoftoi këtë akt (shpalljen e pavarsisë) të gjitha qëndrave administrative që nuk ishin përfaqsuar në Kuvendin e Vlorës. Këtë njoftim ia dërgoi edhe kryetarit të bashkisë Himarës duke i kërkuar që akti i  pavarësisë të shpallej dhe në atë krahinë”….. Himara në shekuj, Botim i Akademisë së Shkencave . fq 193.

Por në Himarë nuk u komunikua  telegram i Ismail Qemalit, duke e lënë në heshtje aktin e tij.

Atëherë Ismail Qemali ngarkon Epaminonda Kolekën nga Vunoi dhe Jani Mingën (Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit 1872-1947, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë si delegat i Vlorës)  të kontaktojnë me parinë (prijësat, këtu të zgjedhurit) e Himarës me qëllim që edhe Himara të deklarohej me Qeverinë e Vlorës.

7.c-Në mbledhjen që u mbajt në Vuno më 14 Mars 1913, pleqësia e krahinës së Himarës, duke ju përgjegjur të deleguarve të Qeverisë së Vlorës Epaminonda Koleka dhe Jani Minga i dërgoi një letër “Kuverrnës së Vlorës” në të cilën përshëndeste thirrjen e Kuvendit të Vlorës, ngritjen e flamurit kombëtar dhe formimin e Shqipërisë së lirë….Na plekësia e Himarës, të mbledhur në Vuno, mbasi lëçitëm kartën të dërguar nga Epaminonda Koleka dhe zotëria e tij Jani Minga jemi në një mëndje dhe mbështesim me shpirt mbledhjen e Kuvendit të Vlorës që me hir të zotit u ngrit flamuri ynë kombëtar e u sosën kusuret e u bë Shqipëria e lirë…Ndë mbëledhje kanë dhënë besën për shpëtimin e mëmëdheut…Pasi ankohen për Spiro Milon …që ka zënë vëndin tënë e ka mbillur të gjithë shtigjet të mos lënë njeri për të rirë e për të dalë, vijojnë…..Të gjithë jemi më këmbë e shohim të udhës të dërgojmë di delegatë tona të piqen me zotërinë e tij Ismail Qemali dhe të dëftoji si do bëjmë.. (Dokumenta të Qeverisë së Përkohëshme, Tiranë, Shih dhe M.Gjoni…se jam nga Bregdeti… fq 158…

Nënshkrimin e parë në këtë letër e kishte vënë Papa Kosta (Çipa) nga Piluri.

Për forcën ligjore të vendimeve të pleqësisë në kuvendet himarjote kënga thotë: “Pleqësimi i pleqësisë /është llaf i perëndisë”…

7.c.1-Siç shihet më sipër, kryepleqësia e Himarës vendosi …të mbështesë me shpirt mbëledhjen e Vlorës…Kjo do të thotë që kryepleqësia vendosi të mbështesë “Kuvernën e Vlorës”, çka nënku-pton njohjen e autoritetit të kësaj qeverie, moskundërshtimi i saj qoftë me mosbindje civile qoftë me kryengritje të armatosur. Po të shohim edhe mbledhjen e Majit 1921 që u mbajt në Pilur, pika e parë e kësaj mbledhjeje  është njohja e qeverisë së Tiranës nga Himara. Pra, debatet dhe marve-shjet bëheshin për njohjen e qeverisë dhe mardhëniet e Himarës më këtë qeveri  për nivelin e taksave që do paguheshin  dhe jo për tërësinë teritoriale të shtetit shqiptar apo përkatësinë shtetë-rore të Himarës..

Për kufijtë e shtetit shqiptar ishte diskutuar dhe   vendosur në Kongresin e  Berlinit (1878), në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (17 Dhjetor 1912- 29 Korrik 1913) dhe në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe në  këto forume, ishte vendosur që krahina e Himarës ishte pjesë përbërëse e territorit të shtetit Shqiptar. Madje edhe në Protokollin e shumëpërfolur  të Korfu-zit ishte sanksionuar qysh në nenin e parë që –Vorio Epiri është autonom, në përbërje të Shqipërisë, i varur prej saj por me disa kopetenca lokale…

7.ç- Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914, në Shqipëri vepronin shumë “qeveri” lokale Përveç Qeverisë  të Vlorës, kryesuar nga Ismail Qemali, në Shqipëri vepronin: në Durrës vepro-nte ”Pleqësia e Durrësit” e Esat Pashë Toptanit, në Orosh të Mirditës “qeveriste” Prenk Bib Doda , në Fier e Myzeqe vepronte “qeveria” e Aziz Pashë Vrionit, në Elbasan ishte në aktivitet “qeve-ria”  e Aqif Pashës, në Lezhë e Shëngjin “qeveriste” Dedë Coku e Vat Marashi, në Shkodër ishte “qeveri” një detashment i ushtrive ndërkombëtare, në Himarë “qeveriste” Spiro Milo, në Gjiro-kastër ishte formuar qeveria e “Vorio Epirit” e Jorgji Zografos, në Mat “qeveriste” Ahmet Zogu etj. Pra çdo krahinë kishte nga një “qeveri” të vetën. Interesant ishte fakti se, me përjashtim të Ismail Qemalit asnjëri nga këta “qeverisës” nuk kishte ndonjë vision shtetari që të kapë-rcente kufijtë e krahinës së tij. Madje edhe mirditorët e himarjotët që kishin një përvojë disa she-kullore autonomie, nuk kishin mësuar që shteti është shumë më shumë se një krahinë. Kjo u duk më së miri edhe në Delvinë, ku më 23 qershor deri më 6 korrik 1914, Asamblea Epirotase e “Vorio Epirit”, pas diskutimesh të gjata, e miratoi Protokollin e Korfuzit, me përjashtim të përfaqësisë himariote. Duke marrë fjalën në emër të përfaqësisë himariote në Asamblenë Epirotase të Delvi-nës, Spiro Milo  theksoi se: “ Himara e denoncon këtë protokoll, jo vetëm që nuk e firmos, por qëndron në vendimin e Mble-dhjes Epirote të Gjirokastrës. Nuk njoh unë protokoll e dhevtero-koll, unë kërkojë Autonomi të plotë (te Himares brenda Epirit ) ose katastrofë…”, duke demo-struar në këtë mënyrë një vizion politik krahinor, pasi kemi një zbritje në autonomi brenda Epirit (autonom).

Madje shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme kundër qeverisë së Princ Vidit dhe

kërkesa e tyre për vendosjen në krye të Shqipërisë të një princi mysliman nga oxhaku  osmanëve është më se anakronike, gjë që dëshmon nivelin e pjekurisë politike të aktorëve vendas.

Himara pushtohet nga forcat italiane në vitin 1916.  Niko Milua, në verën e vitit 1919 në Kishën Ajo Pando ringriti flamurin e Pavaresise së Himarës dhe formon Qeverinë Vendore me pjesëma-rrës nga çdo fshat.. . Në dhjetor të  vitit 1920 Lidhja e Kombeve vendosi të njohë shtetin shqiptar  dhe në këtë konteks,  krahinat e pushtuara nga fqinjët, t’i rikthehen Shqiperisë, duke gjetur rru-gën paqësore të bashkimit. Këtu përfshihej edhe  Himara.

7.d-Ky vendim nuk i pëlqeu kryepleqësisë himarjote, ndaj edhe prijësi i saj Kapedan Niko Milo, (vëllai i Spiro Milos) u nis për në Athinë për të kërkuar ndihmë për autonominë e Himarës. Por Greqia i qëndroi respektimit të vendimit të Lidhjes së Kombeve, antare e të cilës ishte edhe ajo vetë. Le të dëgjojmë këngën himarjote që pasqyron këtë moment:

Niko Milo, adaleti/Vajti  Athinë te Mbreti/Edhe mbreti ç’e pyeti/Për hallet që kish mileti/Mbreti seç i tha një fjalë/Niko Milo të kam djalë/Ngrehu dhe shko në Himarë /Merru vesh me shqipëtarë / Që t’ju vejë puna mbarë..

Në këtë kuadër u realizua “Marveshja me Himarën”, ku u kryen disa takime e bizetime nga përfaqëses të shtetit Shqiptar me krerët e krahinës. Takimet u bënë  në Vanovë-Pilur, Vuno, Vlorë.

7.e-Takimi i Pilurit u bë Maj 1921. Nga pala himarjote ishin 12 përfaqësues, 5 nga Himara dy nga Dhërmiu,  dhe pesë nga fshatrat e tjera. Nga Piluri ishte Papa Kostë Çipa.

Pala shtetërore  shqiptare  kryesohej nga Veip Runa nga Nivica-Kurvelesh, ish deputet në Kuve-ndin Kombëtar, njëkohesisht Guvernator për Shqipërinë e Jugut.

Ky takim i parë në Pilur kishte si qëllim prezantimin e pikëpamjeve dhe kërkesave  të palëve në kuadër të deklarimit të  bashkimit të Himarës me shtetin Shqiptar. Pikat më kryesore qenë:

a- Himara e njihte Qeverinë e Tiranës si qeveri të ligjëshme të Shtetit Shqiptar, pjesë e të cilës ishte dhe Himara.

b- Problemi i pagesës së taksave që do derdhte krahina e Himarës në buxhetin e Shtetit Shqiptar..

c- Shkollat dhe  gjuha që do përdorej në mësimdhënie.

ç- Problemi i fesë që do përdorej në krahinën e Himarës, duke patur parasysh se shumica e Shqi-përisë kishte marrë besimin mysliman.

Qysh në fillim përfaqsuesit himarjotë deklaruan; “E njohim qeverinë e Tiranës si qeveri të ligjë-shme. Jemi dakort që  djemtë tanë të kryejnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm në forcat ushta-rake shqiptare”.  Problemi ku u bënë më shumë debate ishte problem i pagimit të taksave. Pasi nuk eci argument i venomeve për mospagim taksash, palët u dakortuan në pagimin e detyrimeve të “vasilikës”, taksës mbretërore siç quhej detyrimi për buxhetin e shtetit.

Përfundimisht u  arit marveshja që  krahina do të paguante në  buxhetin e shtetit  1000 napolo-na flori ose 20 mije franga ari taksë vjetore.. Ndarjen sipas fshatrave e bënë krerët e krahinës dhe konkretisht  Himara e Dhërmiu do paguanin secili nga 250 napolona flori, pesë fshatrat e tjera nga 100 napolona.(K.Gjoka sipas shënimeve të Llambro Çipës, pjesmarës në këto bisedime).

7.ë-Bisedimet vazhduan  në Vuno ndërsa nënshkrimi i marveshjes u bë  në Vlorë.

Në prani të himarjotit nga Vunoi Spiro Gogo Koleka, në atë periudhë deputet në Parlamentin Shqiptar, si përfaqësues i Qeverisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të autorizuar të krahinës së Himarës, më 2 qershor 1921, nënshkruhet marrëveshja e Vlorës si vijon:

“ Na, Spiro Koleka, deputet i Vlorës, delegati fuqiplotë i qeverisë shqiptare për të dëgjuar anki-met e krahinës së Himarës, e përbërë prej fshatrave Palasë, Dhërmi, Vuno, Himarë, Pilur, Ku-dhës, Qeparo, pasi dëgjuam ankimet parashtruar prej përfaqësuesve t’asaj krahine, të auto-rizuar me shkresë zyrtare ( nënshkruar nga Paria e Krahinës më 16 maj 1921) z.z. Dhimtri Leka nga Dhërmiu, Miço Karai e Jorgji Bollana nga Himara dhe Thanas Simonodhi, si sekretar i përfaqë-suesvet,

Tue marrë parasysh vobektësinë lokale t’asaj krahine dhe për të çfaqur interesimin dhe simpathi-në q’i shteti ynë tregon për ndenjësit, u vendos t’i bëjë “an princip” këto koncensione preliminare krahinës së lartpërmënmdur:

I.Venomet. Të njihen nga ana e qeverisë venomet ekonomike që ka pasur ajo krahinë në kohrat e       vjetra si dhe…( të paguaj një pagesë të prerë).

II.Feja: Të njihet liri e plotë në detyrat fetare dhe pasuria e kishave të disponohet përej tyre si deri më sot.,

III.Arësimi: Në shkollat e asaj krahine gjuha shqipe do të jetë e domosdoshme ( obligatore) edhe zyrtare, greqishtja të jetë e lirë të mësohet si gjuhë e dytë, kur populli të çfaqi dëshirën.

IV.Shërbim ushtrak: Shërbimi ushtarak të bëhet rregullisht si edhe në viset e tjera, vetëm klasat që janë sot në moshë ushtarake dhe ata qi do të hyjnë deri në vitin 1923 do të thirren për stërvitje ushtarake vetëm për tre muaj, përgjithësisht shërbimi ushtrak i kësaj krahine do të bahet nga Shkumbini e poshtë. Në kohë lufte do të merren parasysh rregullat e përgjithëshme të shtetit pa ndonjë eksepsion.

V.Nënprefektura: Nënprefekti e komisari i policisë do të jenë kristianë dhe jo himariotë.

VI.Gjykatorja: Të ketë në Himarë një gjykatore jo më të vogël se të paqit me Kryetar kristian dhe jo himariot,

VII.Deputetët: Himara ka të drejtë të ketë dy deputetë, pa mos vështruar numurin e popullsisë.

VIII.Amnisti: Duke marrë parasysh ngjarjet e kohës së shkuar anormale jepet amnisti ( falje ) e plotë për të gjitha fajet penale e politike që kanë ngjarë deri më sot.

IX.Hollësira: Për të shpjeguar dhe hollësitë e duhura do të vejë një komision nga qeveria    qëndrore,

X. Pranuar nga tre himariotët përfaqësues dhe nga ana e delegatit të plotëfuqishëm. Për të marrë formën legale do të paraqitet në Parlament“„

Delegati i plot fuqishem

Spiro Gogo Koleka                           Vlorë 2 Qershor 1921

( Shih Priamo Bollano: “Jeorji Bollanofq 6,7,8, etj).

Kjo marveshje u firmos nga përfaqsia e Himarës.( Spiro Rusha, ‘Himara në Stuhi të Shekujve”, Tiranë 2004, faqe 122-123).

8-Por qeveria shqiptare kishte dërguar forcat e ushtrisë për vendosjen e  autoritetit të saj në Himarë. Më datën 1 Qershor 1921 Toger Azis Çami hyri në Palasë dhe po atë ditë në orën 19 hyri në Himarë pa hasur rezistencë. Komandanti i Përgjithshëm i operacionit Major Hysni Lepenica u vendos në Pilur.

Kështu që, për vetë zhvillimin e ngarjeve,  marveshja e lidhur në datën 2 Qershor 1921 nuk u paraqit në Parlament për miratim, duke mbetur pa  u legjitimuar..

Në 19 prill 1923,qeveria e parë e Ahmet Zogut, duke parë se po konsolidoheshin institucionet e shtetit shqiptar dhe duke qënë se venomet e Himarës nuk ishin ligjëruar deri në atë kohë, vendosi prishjen e tyre. Gazeta “Drita” e datës 24 prill 1923 shkruan se ky vendim iu shpall popullit të Himarës nga prefekti i Vlorës, i cili theksoi se shteti shqiptar, në buzë të Adriatikut, brenda Europës, nuk mund të mbajë më vende të privilegjuara, Shqipëria indipendente nuk mund të pranojë kurrë të cënohet pavarësia e saj.

Gazeta shkruan se populli himarjot e priti me entusiazëm dhe e duartrokiti këtë vendim, por mendojmë se vetëm vetëm entusiazëm nuk ka patur. Këtë e tregon më së miri fakti i revoltës së 1 shtatorit 1924 në Himarë, revolta e 1927 në prag të kurorëzimit të Zogut si mbret si dhe revolta e vitit 1932, po kundër tentativës së Zogut për heqjen reale të venomeve, pasi shfuqizimi i tyre ligjor ishte bërë…

Ahmet Zogu heshti për venomet në vizitën e tij të vetme në Himarë në vitin 1935 kur deklaroi se…Himarën e dua si Matin… Për këtë deklaratë ai vërtet u duartrokit.

…vijon…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora