Kulturë
Gjon Markokaj: Cimrak cumraku u ba mbret
E marte, 21.11.2017, 07:43 PM
CIMRAK CUMRAKU U BA MBRET
(përrallë poetike)
Nga Gjon MARKOKAJ
I,
Është përrallë si e vertetë
Dikur motis në mesjetë
Shtetet ishin: - mbretëri…,
“Fati”, të prinë edhe të ndjek
“Hysmet e kysmet”
“I keq lindesh, i pa fat mos lindësh”!
Edhe “fati” don zgjuarsi
Që të punojnë “fati”
Duhet, “tërheqë kâza”
Kur rrin e s’ din… !
Thue: - “s’ më ndezi”
Për me ndezë…,
Se ndezë e s’ ndezë,
Thonë: “ti, pakë e Zoti fort”… !
Po u tregoj – “fije përpë”…,
...!
Na ishte njiherë - Pal Cumraku
Ka shumë halle, m’ u mbajtë konaku
Kishte grue, Leze Cumrakun
Jetonin -- “ditë më tjetër”
Si ishte koha e kishin hallin
Kater vjeç e kishin djalin
E kish ëmrin Cimrak Cumraku
I thotë nënës në mengjes
Nânë sonte kam pa një ënder:
“Çka pave …biro ,o, o”…?
Pashë, (X), “atë tandin”…,
Ka digjet, n’ zjarr…!?
Nâna i bertiti dhe e “rrahi”
Erdhi babai, prej pyllit i garkuar,
Me nji barrë dushku n’ shpindë
Ç’ke o Cimrak që po qan… ?
“Kam pa nji ënderr mbrâmë”:
I tregova nënës, e kjo m’ rrahi
“Çka pave biro, o, o,…?
Pashë, (X), “atë tândin” …,
Ka ta hanë qent… !?
Pal Cumraku – ai “hutaqi”
Shkarkoi barren,- djalin e rrahi
“Djali i gjori”, s’ e ndaloi vajin
Dual në rrugë, duke qarë
Rrugës kalonin disa “kafsharë”
Çke, o, o, djalë që po qanë?
Unë kam pa një ënderr mbrâmë:
“Çfarë pave o, o, o, djalë”…?
“Pava kuajt tuaj ka rrëzohen shpatit”
Nji prej tyre ma “zëmerbardhi”
E merr djalin dhe e përkdheli
E vën djalin, në vithet t’ kalit
Bien n’ sheher, afer “sarajevet”
Qetësohet djali e pushon vajin
Keq prindërit, - keq kafsharët
S’ e vlerësuen “ëndrren e pame”
E, lëshuen, n’ rrugë të “dovletit”
U largue fati, prej atijë “konaku”
Ju afrue vajzes Mbretit
II,
Elizabeta, Bija e Mbretit
E, shikon djalin prej ballkonit
Në piktë të hallit, rreth oborrit
Ja epë “Zoti” e çon përsëmari
E, therret Rrogëtareshen e vetë
Bjerë e merre e ma sjellë, n’ dhomë
Atë fëmijë që sillet, oborrit !
Në,“kuptë të qiellit” po pisket
Është foshnje, duhet pajtuar
Po tmerron “gurin e drurin”
Zbaton urdhërin rrogtaresha
Ja sjell djalin Vajzes Mbretit
-- Vajza e Mbretit, Elizabeta
E, man djalin në dhomat veta
Ç’ka po don me hagër e me pi
Ja largon Zoti, çdo merzi
Kaluan ditë kaluan net
U, rrit djali “tetëmbëdhjetë vjeç”
S’ pyeti fare për prindërit e vet
-- Elizabeta, mëndjehollë…,
Çfarë mësonte vetë në shkollë
Cimrak Cumrakut, ja mësoi në dhomë
Djali e vajza u rriten bashkë
Bash si rritet,“lisi n’ ashtë”
Pa ditë gjë Mbreti, asë Mbretëresha
Kishte harrue edhe rrogëtaresha
Elizabeta e Cimrak Cumraku
Mësuan shkollë, të dy sëbashku
Mbretëritë e mesjetës hershme
Shpesh përballeshin, me njëri - tjetrin
Herë me luftra, herë me “kushtëzime”
Baben Mbret të Elizabetes
E kërcenon, nji Mbret tjeter:
I dergon tri kokrra mollë
Me i gjëtë e cila mollë është:
E parvjetit, e vjetit dhe e sivjetit
Nese mundesh …, m’ i gjetë ?
Të lëshoi tri, qytete - (shehra)
Nese s’ i gjen t’ marrë ty, tri “shehra”
Baba i Elizabetës, e vret mëndjen
E, e, s’ mundet me i gjetë
Vajza e Mbretit “mëndjekthjelltë”
I thotë babës, po shkoj n’ dhomë
Atje, kujtohem, se jâm e qetë
I tregon Cimrak Cumrakut
Ndodhinë e Mbretit, t’ babës vetë
I cili, nuk diti, m’ e zgjidhë
Është e letë, moj Elizabetë
Thuaj Babit: mbushe nji kazan me ujë
Hidhi mollat në ujë !
E, parëvjetit - rrinë siper ujit
E, vjetit - rrin në mes
E, sivjetit - bjen në fund
Vjet mas vjetit au, gjën senet
Bânjavë, shënjat e dergoja Mbretit
Veproj Mbreti, shpejt prej hallit
Tri shehra ja muer Krajlit
Mbas pak ditësh, Krajli i zëmërue
I dergon nji “kusht tjeter”…,
O, me ja gjetë, o m’ u shpague
I, dergon tre kual, m’ i gjetë:
I cili është:
I, parëvjetit, i vjetit dhe i sivjetit ?
Nese i gjënë; t’ japë “gjashtë shehra”
Nese s’ i gjënë;
Kie me m’ dhënë “gjashtë shehra”
Ky kusht ishte i rëndë…,
E kapë Mbretin,“merzi e rëndë”
Si dha, --“dum asë dermân”
E, pyet vajzen Elizabetë…,
A din gjâ bijë, si m’ i gjetë
“Gjashtë qytete”, po m’ dalin duarsh
Babë t’ lutem, mos u merzit !
Po shkoj në dhomë kujtohem pak
Ndoshta i shalla e gjëj prap !
Elizabeta shkon në dhomë
I tregon djalit, - “hollë e hollë”:
Elizabetë, është shumë e letë
Thuaj - Bablokut “Mbretit tonë”
Kurë t’ u qitësh taxhi, me ngrënë:
Mbushi, tri çanta, - tërshërë
Varjavë në qafë përnjiheri…,
-- Kurë, e ëma sa po e ka nisë
E, bija e ka hënger, n’ gjysë
E, mesa e ka hënger krejt
Shënoj, mirë nënë, bijë e mbesë
Çoja krajlit, se i kie vertetë
Veproi Mbreti me shpejtësi
I muar “gjashtë shehra” Mbretit kojshi
“Mbreti kojshi” shumë u gushtue
Me, u dorëzue, a me qëndrue …?
Vëndosë t’ dalin edhe nji herë, n’ provë
Kie me ardhë në “Fushen e Mejdanit”
Ti me ushtarët e tu, e unë me t’ mitë
Nëqoftëse, kie ushtar të fortë
Që e shpon, me “qyski” - (levë)
Një llamarinë, kater cm. të trashë
Të epi, “nëndë shehrat” e mijë
Unë bëhem “shërbëtor” i yti
Në t’ kundert, mem këthye “nëndë shehra”
Baba Mbret e merr haberin - (lajmin)
Në mënd “zoritet”, sa s’ ka mâ
E therret vajzen Elizabeta…,
Tash ka ndeshë, “sopata n’ gozhdë”
E, po prekë, “thika në palcë”
Mue “mbretëria”, po më ikë krejt…,
Babë mos u merzitë… !
Po, shkoj n’ dhomë, kam pak shpresë
Kâm dikë, për m’ e t’vetë
Shkon në dhomë derton me djalin
Çfarë t’ them, o, Elizabetë…?
Aty, duhet, - me “kanë unë vetë”
Shkon vajza te Baba i vet
I, tregon - “fije përpë”:
E, kam marrë nji fëmijë të tretun
“Dymbëdhjet” vjet e kam mbajtë,
Ngrënë e pi ka me mue…,
Ç’ kâm mësue, unë n’ shkollë,
--Edhe atijë, ia kam tregue
Dy rastet e para; ai mi ka mësue
Tash më tha se s’ ka rrugë tjetër
Veç, me kënë unë, aty vetë
Tani o,o, Babë e kie “vetë në dorë”
Mbreti gjykoi, me largëpamësi
Ra dakort, me vajzen e tijë
Në “Fushen e Mejdanit” me dalë
Babë e vajzë e “miku shpetimtarë”
Në “Fushë t’ Mejdanit” çka me pa
Në mesin e Fushës, me ushtarë
Ishte, llamarina katër cm. e trashë
-- Anash sajë qyski çeliku
E, provuan forcen disa ushtarë
Mosozot që i banë varrë
U, afrue Mbreti, me vajzë e mik
I shikon miku, “daltat çelik”
Merr, të madhen e shtrëmbëron për gju
Gjithë ushtria, shikoi habi
Si ishte; ai djalë, me atë fuqi
Pikëmospari, kërkoi djali:
Me shkue shpejt, te farkëtari
M’ i farkëtue prej çelikut
Nji “qyski” (daltë), - njiqind kilogramshe …!
Ato që ishin, s’ i vlejnë fare
Ja farkëtojnë dalten, shpejt - e shpejt
E, merr dalten Cimran Cumraku
E provon, në gju, e s’ e lakon
Me të dy duart e shtergon dalten
U, jep krahëve drejt qiellit
Elizabeta e ndjek “me shpirtë”
Tej - përtej e shpon llamarinën
Thpërthen, -“zëmra e Elizabetës”
“HARË KOFTË ËNDRRA SI E KIE PA”
“KAM PA DIELLIN NË BALLË E HÂNEN NË ZËMËR”
Kush e lexon e merr vesh
Cimrak Cumraku u bë Mbret
----------
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, nga Tropoja e Bacë Bajramit, Nentor 2017-
(Nxjerr nga libri poetik ne prag-botimi, PORTRET I PAREVE, me redaktor Zeqir LUSHAJ)