E premte, 13.12.2024, 10:12 AM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Zëri i Çamërisë

E marte, 21.11.2017, 08:48 AM


ZËRI I ÇAMËRISË

 

Çamëri djep i pellazgjistes së lashtë

Trashëgimi të kemi prej të parëve

Ti je flamurtarja në duar të lirisë

Gjakja jonë e luftës dhe e paqes…

 

Era që fryn ia prishë qetësinë ditës

O e bekuara e Aleksandrit, e Pirros

Je krijuesja e qytetërimit të lashtë

Stërgjyshja e të gjithë shqiptarëve…

 

Çamëri, dritë e lashtësisë shqiptare

Të betohemi s´e të duam me shpirt

Je dheu i Dodonës, Zeusit, Eleuterit

Je pushkë trimash në të tëra epokat...

 

Kthehuni çam në tokat prindërore

gjaku i gurëve të shtëpisë u thërret

nuk njoh çam pa Çamëri në zemër

gati jemi lirinë ta ngrejmë me duar…

 

Çam, shtoja palët fustanellës tënde

Lufta për liri është udhë e shenjtë

Çamëri brinjët do t´i bëjmë armë, që

Guri i Bimë të rritet në vend të vet...

 

Rrustem Geci - Çamëri, 2017

 

 

DEMONIT TË ATHINËS

 

Dashuria ime  për  Çamërinë 

vjen nga  thëllimë  e  gjakut, nga

thëllimat kuq e zi  të shpirtit, dhe

nga  agime  mbretërish  pellazge

 

Pse kërcënohesh Demon i Athinës

Çamëria s´është Greqi, as Elladë

por, Epir Pellazgjik - i Shqipërisë

dhe njëperëndi  e  tërë njerëzimit

 

Nga Janina dhe Gurët e Prevezës

e  shikoj  një  tërësi  atdheun tim

Gjelbërosh,    bukur, të  dashur,

Të shenjtë sa Dodona e Arkropoli

 

Male, det, dallgë të zemëruara, sa

shumë tokë    atdheut  na  kanë

pushtuar fqinjët, jam i lindur këtu

Këtë  himn  ia  kushtoj  Çamërisë

 

Çamëri jepi krahëve, shtoja  palat

fustanellës, pyllëzoje  lirinë tënde

shpresat e gjelbëra të së ardhmes

Çamëri, je atdheu brenda atdheut!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, nëntor, 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora