Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Honestera e një kënge (3)
E shtune, 18.11.2017, 05:36 PM
Honestera e këngës
Ku rridhte gjak e buronte këngë
Nga Timo Merkuri
…vijim
5- Marrëveshja e lidhur mes himariotëve dhe Sulltanit për njohjen autonomisë krahinore, ishte në favor të himariotëve. Me venomet që morën, ata larguan rrezikun e vendosjes së qeveritarëve turq dhe të sistemit të timareve në krahinën e tyre.
Autonomia e fituar dhe korpusi ligjor i venomeve ishte një fitore jo e vogël e himarjotëve, pasi ruhej prona dhe etniteti i komunitetit si dhe mënyra tradicionale shqiptare e jetesës, pa ndikime dhe praninë e mënyrës dhe formave të jetesës turke. Duke qënë territor bregdetar, Himara e kishte të lirë edhe rrugën detare për tu lidhur me perëndimin, faktor ky që ndikoi së tepërmi në ruajtjen, forcimin dhe europianizimin e civilizimit dhe kulturës së jetesës, duke qënë në këtë mënyrë krahina më pro-perëndimore e vendit.
Sa herë që turqit i cënonin pikat e marveshjes (venomet), himariotët rrëmbenin armët dhe hidhe-shin në kryengritje. Turqit detyroheshin përsëri t'u akordonin privilegje të cilat kishin gjithnjë si bazë kushtet e caktuara në marrëveshjen e vitit 1492.
Nga ana e tyre edhe himariotët, pagesën e haraçit, megjithëse e premtuan, shpesh herë nuk e paguanin ose kur e paguanin ua jipnin turqve publikisht, në majën e jataganit, duke u lënë të kuptonin se ata nuk ishin raja por kishin ruajtur të drejtën t'i mbanin armët në krahë. Këto veno-me himariotët i ruajtën për shekuj me radhë.
5.a-Njohja e venomeve Himarës ishte edhe një disfatë e luftës politike e sulltanit, prandaj gjithmon sulltanati është përpjekur për mohimin dhe fshirjen e tyre nga “biografia” osmane dhe praktika shtetërore. Përpjekja për “fshirjen” e venomeve nga praktika e përditëshme, nga ana e turqve dhe mbrojtja e tyre nga ana e himarjotëve, është një luftë e vazhdueshme qindra vjeçare, që përfshin përpjekje ushtarake gati të përvitëshme me forca turke të komanduara nga pashallarë të ndry-shëm dhe vetë sulltanët e kohës. Por duke qënë se përplasjet me forca të komanduara nga pasha-llarë turq janë të shumta, ne do ndalemi te përplasjet që kanë si protogonistë vetë sulltanët turq ose të dërguarit special të tyre.
5.b-“Pendimi “ i sulltan Bajazitit të II për firmosjen e fermanit me korpusin ligjor të venomeve ishte shumë i shpejtë. I tillë ishte dhe reagimi i tij për “shuarjen “ e venomeve nga historia e sulltanatit. Kështu, pas shtatë vjetësh, më 1499, Bajaziti II dërgoi dhëndërin e tij, Mustafa Pashën me forca të shumta ushtarake të nënshtronte Himarën, me qëllim që duke “haruar” venomet, të pranonte taksat e reja që aplikoi (xhizje-n). Mustafa Pasha zbarkoi në Skalome - Qeparo dhe sulmoi fillimisht Kudhësin, nga u tërhoq me turp pasi la të vrarë qysh në pritën e parë mbi 40 ushtarë..
Mustafa dhëndër Dovleti/ Pruri damane nga deti,/ Në Skalome asqerë qiti,/ Gjithë bregut ja vërviti./ Qeni turk iku dhe shkoi, Xhizje Himara s’pranoi
5.c-Sulltan Bajaziti II nuk pati kohë të kundërvepronte përsëri ndaj himarjotëve pasi u përfshi
nga lufta për fronin sulltanor e bijve të tij dhe u detyrua nga i biri Selimi, të abdikonte në favor të tij më 25 prill 1512, si dhe vdiq më 26 maj 1512. (Ky fakt rrëzon tezat e disa historianëve se Himara i fitoi venomet në vitin 1518 nga Sulltan Bajaziti II). Nga ana e tij sulltan Selimi (lindur 1470 - vdekur 1520) i rinjohu venomet e Himarës pas dështimit të ekspeditës turke për të shtypur revoltën në vitin 1513. Ndoshta nuk pati kohë të vepronte më tejë pasi në vitin 1520, pas vdekjes së tij, u ul në fron Sulltan Sulejman Kanuniu, (Ligjvënësi) ose i njohur ndryshe në perëndim si Sulejmani i Madhërishëm.
5.Ç-Në vitin 1537 në Labëri dhe Himarë shpërtheu një kryengritje e fuqishme antiturke. Sulltan Sulejman Kanuniu (Ligjvënësi) u nis drejt Shqipërisë me dy synime kryesore : të nënshtronte Labërinë dhe Himarën për të nxjerrë të gjitha detyrimet e prapambetura si dhe me flotën e tij të hidhej në në bregun tjetër të Adriatikut. Kështu që, në muajin korrik 1537 e vendosi kampin ushtarak në afërsitë e Vlorës. Po në korrik arriti para bregdetit të Himarës edhe flota osmane. Populli u ngrit i tëri në luftë dhe nisën sulmet kundër kampeve ushtarake osmane.
Kryekomandant i ushtrisë turke ishte vetë Veziri i Madh, Iljaz Pasha nga Palasa, i cili ishte marrë qysh fëmijë nga turqit, qe ritur e shkolluar në Turqi dhe i kishte kaluar gjihtë shkallët e hierarkisë shtetërore, nga jeniçer deri në Vezir i Madh. Iljaz Pasha i njihte shtigjet e maleve të Himarës por as kjo nuk e ndihmoi dot në luftën kundër kryengritësve himarjotë, të cilët kaluan në kundërsul -me të shpeshta e të fuqishme. Luftimet vazhduan gjatë verës së vitit 1537,. Në këtë kohë, një luftëtar himariot i quajtur Damian (Himarjoti) depërtoi deri në çadrën perandorake , me qëllim për të vrarë sulltanin, por u zbulua nga rojet e sulltanit dhe u kap i gjallë. U ekzekutua pas tortu-rimit.. Populli i ligjëroi:
Ç’ish më rri kumbisuro/djalëzo,shpirtëzo/Si pumbak i bardhëzo/Si Krisht zografisuro/ Damian trëndafil me erë/Eja të të puth njëherë/I paudhi çtë ka prerë/Cop’ e çika ç’të ka grirë/ Pastë përjetë mynxyrë/Damian shpirt e Damian xhan/E dhe jetën për vatan..Fane Veizi; Bregu detit në këngë fq 69
5.ç.1-Kryengritja shqiptare i mundësoi mbretit të Napolit kohën për të organizuar mbrojtjen e vendit nga osmanët si dhe e detyruan sulltanin të ndërpriste sulmet dhe të hiqte dorë nga zbarkimi në Pulje. Një dokument i kohës dëshmon: “Kur çdo gjë ... ishte gati për të kaluar në Pulje, ... shqi-ptarët, kryesisht himariotët, u shkaktuan ushtarëve të sulltanit pengesa e trazira të mëdha... Këta ... u bënë shkaku kryesor që shpëtoi Pulja, dhe ajo mbretëri (e Napolit) nga një rrënim i madh dhe nga zjarri që u rrinin mbi kokë”.
Atëherë sulltani vendosi të pushtonte ishullin e Korfuzit, që ishte nën pushtetin venedikas. Edhe në këtë rast shqiptarët u shkaktuan trupave të sulltanit pengesa të mëdha. Për një muaj të tërë ata nuk i lejuan forcat osmane të kalonin nga Vlora gjatë bregdetit të Himarës, duke i dety-ruar ato të ndiqnin rrugën Tepelenë-Gjirokastër-Delvinë-Ksamil, duke e ngritur kampin në Butrint. Ndërkohë venedikasit patën kohë të forconin mbrojtjen e Korfuzit, duke bërë që të dështonte sulmi turk. Ky fakt është kënduar nga populli me vargjet :
Himara shkëmb i sheretit/Çu nise kundruall detit/Çu hodhe kundër dovletit/Dole ditën e Shën-mitrit/ Përkundra sulltan jezitit/ Desh të zij Korfuz kalanë/Ti mbaj shtruar këto anë/E na do gjenim belanë/Biri o trimatë tanë/Bëni uxhum mbi sulltanë/Të lironi kasabanë/Me kordh’ e me jataganë/E t’i shpori ng’ato anë/Rrëmbeni pallat e shkreta/E t’i bëni cop’ e feta/O Korfuz Kala Veneti/Të lefterosi bregdeti/Të shpëtoi nga laneti… Fane Veizi; Bregu detit në këngë fq 72
Në shtator, duke hequr dorë nga pushtimi i Italisë , pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u largua nga bregdeti jugor shqiptar për në Stamboll, duke lënë në Shqipërinë Jugore një forcë të madhe ushtarake për të shtypur kryengritjen e Labërisë dhe të Himarës. Kryengritja në Labëri u shtyp me gjak, ndërsa himarjotët, të mbetur vetëm, u tërhoqën pas premtimit të rinjohjes së venomeve nga Sulltani.
Kështu u rinjohën nga Sulltan Sulejman Kanuniu në vitin 1537 venomet e Himarës. Madje ishte ky sulltani që i shkroi venomet në pllakë bakri, si simbol i përjetësisë së dekretit sulltanor. Kjo pllakë u mbajt në kishën e Mitropolisë në Himarë. Dëshmia e mësipërme ka besueshmërinë për faktin se, Sulltan Sulejman Kanuniu është dalluar për respektimin rigoroz të ligjeve të pera-ndorisë Osmane dhe dokumentimin e sakët të ligjeve dhe urdhëresave perando-rake. Pra, hame-ndësohet që fermanin e Sulltan Bajazitit të II për njohjen e venomeve, ta ketë derdhur në pllakë bakri Sulltan Sulejman Kanuniu në 1537, si symbol i përjetësisë së dekretit sulltanor. Ndoshta për shkrimin e fermanit në pllakën e bakërt ka ndikuar edhe Iljaz Pasha, si Vezir i Madh që ishte. Kjo për faktin se gojdhanat thonë që sulltani vendosi edhe një pllakë me një mbishkrim mirënjohjeje te shtëpia e lindjes së Iljaz Pashës në Palasë.
5.ç.2-Në vitin 1570 Kështjella e Sopotit ishte e pushtuar nga turqit. Kryengritësit himarjotë e sulmuan në prill të vitit 1570 dhe pasi e morën, kështjella u vendos nën komandën e Manol Mormorit . Në vitin 1571 kështjella e Nivicë Bubarit pasi u sulmua nga himarjotët, u shkatërua nga sulmet dhe kundrasulmet. Të njëjtin fat pësoi edhe kështjella e Sopotit.
5.d- Në vitin 1577 dhe 1581 populli i bregdetit i drejtohet me një letër Papës së Romës për ndihmë ushtarake , duke i deklaruar gatishmërinë e krahinës që në një istruksion ushtarak do të angazhonin si bregdetit 10.000 luftëtarë dhe si krahinë 50.000 luftëtarë. Papa u dërgoi disa bekime, të cilat populli i priti me këngën: Dëgjona Papë dhe na/Se jemi vënd e kala/O Papë i madh me forë/Plot me kisha dhe shënjtorë/I rrethuar me taborë/Po deshe na jep një dorë/Ti vëmë turkut sinorë/Ndihmona Papë ndihmona/Se kemi vetë ikona” .
5.d.1- Tërmeti i vitit 1592 dhe kolera e atij viti (ardhur nga Italia) shkaktuar dëme të mëdha materiale (tërmeti) dhe njerëzore(kolera) në krahinë.
5.e-Po kështu Sulltan Murati i IV, që cilësohet si një nga sulltanët që kishte forcuar pushtetin me ligje shumë të forta, në vitin 1630 rikonfirmon dekretin e e autonomisë dhe korpusin ligjor të venomeve.
5.ë-Në një relacion të Don Gjon Kamilli më 1668, i cili nga Himara ka dërguar informacione të shumta për Propogandën Fide në Romë shkruhet: “...mbi te gjitha, ky popull kerkon te jetoje ne liri, andaj nuk pranon t’i nenshtrohet te huajve, sidomos turkut. Per te ruajtur autonomine, ky popull i paguan turkut nje haraç te madh. Here pas here malesoret e armatosur i sulmojne turqit”.
Ishin këto sulme të vazhdueshme shqetësimi i Portës së Lartë dhe aarsyeja që ju dha urdhër Pashait të Beratit, të dërgonte një ekspeditë ndëshkimore në krahinën e Himarës për të shtypur revoltat popullore.
Në muajt e verës të vitit 1668, Pashai i Beratit në krye të 14 000 asqerëve turq sulmoi Himarën. Për këto ngjarje, Don Gjon Kamilli i dërgon një relacion Propogandës Fide në Vatikan ku infor-mon: “... Sapo e informuan për dyndjen turke kundër popullit të Krahinës të Himarës, Imzot Andrea Stanila i kërkoi ndihmën Nikolla Mikelit, administratorit të Korfuzit, i cili me një herë na dërgoi gjashtë galleota (anije liftarake te paisur me topa), që u vendosën në bregun e detit përba-llë qytetit të Himarës. Luftetarët e të gjitha fshatrave të Himarës, sulmuan heroikisht ushtrinë tu-rke dhe të ndihmuara e në kordinim me breshëritë e artilerisë veneciane, i zbrapsën sulmet e ushtrisë turke. Nga ana e jonë mbetën të vrarë 13 trima himarjotë, ndërsa në rradhët e turqve u bë kërdia. Pashai pësoi humbje të rënda e u detyrua të tërhiqet e ta leri popullin në jetën e vetë të lirë”.
(Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (7) Zemrashqiptare)
5.f- në vitin 1716 Xhanum Hoxha sulmoi Drimadhen me 30.000 ushtarë me qëllim që të shty-pte kryengritjen e hiamrjotëve të cilët pengonin ushtrinë turke në pushtimin Korfuzit. Dëshmon kënga: Himarë e zeza Himarë/Praoë e xheshe (shpatën) me sulltanë/Mana për Korfuzkalanë/Ta nisi Xhanum Pashanë/Me frigadha e karavë/Himarë e zeza Himarë/Qëndro si e ke zananë/Se ke djemtë kapedanë…
5.g-Në vitin 1750 sulltani dërgoi Kapllan Pashën e Delvinës të nënshtronte Himarën. Pashai hyri në Pilur nga rruga e Kuçit me synimin që të depërtonte në Himarë. Pilurjotëve , që i dolën për-pra, Pashai u tregoi fermnain e sulltanit Mahmudit I. Përfaqsuesit e fshatit Pilur ja grisën para syve Pashait fermanin perandorak. Si pasojë e luftës, Piluri, atëherë i vendosur në vendin e quajtur Katund, me pesëqint banorë u dogj i tëri dhe shumica e banorëve u masakruan.Por le tja lëmë fjalën këngës popullore të dëshmojë historinë;
Shtatëqint e pesëdhjetë/ Seç u prish katundi i shkretë/Pilurjotët e bën’ vetë/E grisën fermanin pleqtë/ Çkanë malet që rënkojnë/Vanov’ e zeza Vanovë/Piluri me turq luftojnë/Se katu-ndin ua dogjnë/Po katundi kish të zonë/Ilë Gjin e Nikollonë/Pas të kishte pilurjonë/ Vranë spahin në Vanovë/Spahiu kur ra nga kali/U tha shokëve : “Amani!”…
Fane Veizi, Bregu i detit në këngë fq 140.
5.gj-Përsëri në vitin 1753 Kapllan Pasha sulmon Pilurin për të depërtuar në Himarë : Një zabit anadollak/Dolin ë Vanovë prapë/S’e pandehu festekuqi/Që t’i bëjn pusi halldupit….por ne për të kuptuar përmasat e masakrës, le të dëgjojmë vajtimin e një gruaje pilurjote:
Ç’dreq e pru këtu Sulltanë/Erdhi e dogji vatanë/Të dy djemt’ e mi m’u vranë/ Ndaj do vishem si djemt’ tanë/Me fustanella me palë/Me pisqoll e jataganë/ Do shkoj të shuaj inanë/Mbi qënin Kapllan Pashanë/Ta coptoj me jataganë…
Fane Veizi, Bregu i detit në këngë fq 144.
5.m-Duke mënjanuar citimin e disa përplasje të armatosura të himarjotëve me pashallarë të veçantë, mendojmë të ndalemi pak te Ali Pashë Tepelena (lindur rreth 1740 -vdekur në 24 Janar 1822) . Në vitin 1792 Ali Pasha u pregatit të sulmonte Himarën , por himarjotët sulmuan të parët në Lera, mbi Palermo. Periudha 1792- 1798 kaloi me sulme dhe kundërsulme. Në një periudhë armëpushimi Ali Pasah kërkoi si peng garancie 16 djem nga Shën Vasili e Nivicës, me synim se do ti detyronte të nënshtroheshin. Himarjotët kishin marveshje me Mustafa Pashën e Delvinës dhe Kurt Pashën e Vlorës për luftë të përbashkët, por kur himarjotët u hodhën në sulm, pashalla-rët i lanë vetëm. Atëherë Ali Pasha , në shënjë hakmarjeje varri te rrapi i Janinës 15 djem nga pengjet, duke lënë të gjallë vetëm njërin, më të voglin 6 vjeçar. Por edhe ky vdiq pas pak kohësh nga tmeri që kishte përjetuar në momentin e ekzeku-timit të shokëve të tij.
Në ditën e Pashkës së Madhe, në prill të vitit 1798 pasi siguroi një leje lundrimi nga francezët në Korfuz, nën komandën e Jusuf Arapit zbarkoi 12.000 ushtarë në vendin e quajtur Shpellë midis Hundëcovës dhe Shën Vasilit. Ushtarët u nisën në drejtim të kishave tre fshatrave Nivicë, Hundëcove dhe Shën Vasil. Duke përfituar nga errësira, mbritën pranë kishave pa u diktuar. Ushtarët u sulën brenda kishave, ku populli po kryente ritet fetare dhe filluan masakrën ndaj njerëzve të paarmatosur. U vraë të gjithë burrat e djemtë që u gjetën në kishë. Duke qënë se disa burra ishin strehuar në një pozicion luftarak dhe rezistonin, Isuf Arapi u bëri thirje të dorzoheshin me qëllim që të shpëtonin nga djegia të gjallë brenda në kishë banorët që ishin kapur. Duke i besuar Isuf Arapit luftëtarët u dorzuan . Isuf Arapi i vari të tërë ( 18 luftëtarë) te degët e një ulliri. Edhe sot ai ulli quhet “Ulliri i martirëve”. E njëjta masakër u bë edhe në Nivicë ku u dogjën në kishë njerzit të gjallë. Po kështu edhe Hundëcova u shkretua. Banorët që shpëtuan gjallë u internuan në kënetat e Zallogorës e të Artës si dhe në ishujt Jonianë. Kënga ligjëron: Kur qe tetëqint seneja/Na dërgon Memush kapeja/Ali Pashë ngreu eja/Se ngriti krye rajeja/Asqerë dymbëdhjet mijë/Të rethojnë Shën Vasinë/Dhë Nivicë Bubarinë/Të dielë ndaj të gdhirë/Na sulmuan me hordhinë…
Por përfundimisht lufta e Ali Pashës me Bregdetin përfundoi në vitin 1810, ndërsa në vitin 1820 Ali Pasha kërkoi ndihmën e Bregdetit në rebelimin e tij ndaj Portës së Lartë….
vijon