E diele, 28.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Zyra Ahmeti - Ndrit Shandan

E diele, 12.11.2017, 09:59 AM


PASIONI PER JETE E PUNE, NUK I NËNSHTROHET ASNJË  BARIERE.

Zyra Ahmeti

”Ndrit Shandan”,poezi,SHB”Ada”Tiranë.

“Mos mendoni se jam fare e marrë

Pse diskriminimit i qëndroj n’front përballë”

Nga Tahir Bezhani

Poetja tropojane Zyra Ahmetaj është tani emër i njohur për lexuesit anekënd trojeve tona,ajo doli së fundi para lexuesve me librin më të ri poetik,”Ndrit Shandan”,poezi për të rritur,me tema te jetës së përditshmërisë sonë,të cilat autorja i trajton me tërë fuqinë e shpirtit, duke u futur në labirintet  e jetës,  me mjeshtërinë e pendës dhe guximin e krijueses së dëshmuar.

Ky është libri i katër i autores pas atyre:” Fluturojnë Engjëjt”,20014,”Alfabati ynë”,poezi,2015,”Plisi Shqiptar,”2016. Zëri i saj si poete shpresojmë të arrijë  lartësinë freskuese,posi Majat e Hekurave,mbi Valbonë.

Përmbledhja më e re poetike,”Ndrit Shandan” shënon një hap para të autores në poezinë e sotme,e cila me kujdes trajton tematiken e kohës sonë,si një diversitet hapësinor, ku zënë vend kulmor temat me theks të veçantë patriotik, social, por nuk le anash as temat tjera si dashuria,familja,shoqëria, etj.Të gjitha temat që trajton penda e mendja  e saj poetike janë te dallueshme në aspektin e trajtimit,si formë e mënyrë, ku vërehet një përsiatje e rrallë melankolike. Mendoj se kjo ngjan nga ndjenjat e brendshme, qe gjithmonë i rrinë si lëmsh zjarri në shpirtin e saj, andaj shpërthimi në çastin e frymëzimit të  rrëmben me ato intonacione plot duf e avulli, që e karakterizon në momentin e ndërtimit të vargut poetik.

Autorja e librit “Ndrit Shandan”,z. Zyhra Ahmetaj, edhe në këtë libër,si në tre të mëparshmit,fillon me poezi patriotike,të gdhendura bukur,ku glorifikimi i kësaj tematike, është i pandarë nga gjitha trojet shqiptare.

Ajo i vjershëron me zemër Kosovës si Shqipërisë,Kosovës si Çamërisë,me përshkrime të bukura  e romantike të natyrës, traditës së njëjtë, veshjeve adekuate vendore, gjakut, deri në figurat  historike.

Pra, një trajtim i tillë lexohet në disa poezi të pjesës së parë të librit.por duke mos krijuar në asnjë çast monotoni te lexuesi i nderuar. Përkundrazi, jep tablo të tilla qëndrese gjatë luftërave, duke aluduar edhe në marrjen e dhunshme të tokave tona,në favor të shteteve  fqinje .

Poezitë e tilla janë me tituj; “Poezi patriotike”,”Jam shqiptare”,”Bashkë do jemi përsëri”,etj. Nga këto lloje poezish patriotike, ia vlen gjithsesi të ceket poezia”Do të ndrit shandan”,e cila i kushtohet Deçanit dhe historikut të Kishës në këtë qytet të Kosovës,e cila kohëve të fundit,ka bërë bujë edhe si tematikë politike,duke grabitur (sërish) pronat e shqiptarëve ,ani se gjeneza e asaj kishe mirëfilli dihet se është puro kishë shqiptare.

Gjithsesi,mënyra e trajtimit të këtyre çështjeve,përmes vjershërimit të poetëve,të cilëve zemra nuk u rri kurrë e qetë,duhet lakmuar dhe duhet vënë  në spikamë analize,duke trajtuar edhe si protestë. Nga ky aspekt, poetja Zyra Ahmetaj,ia ka dalë të “protestojë” mrekullueshëm me poezinë ,“Do të ndrit shandan”,kushtuar Deçanit. Libri ne fjalë,me gjasë, është titulluar nga inspirimi i kësaj poezie të bukur.

Arti poetik, mjet për të luftuar me vështirësitë që sjellë jeta.

Poetja Zyra Ahmetaj, është një personalitet i rrallë në jetë, e cila ka ditur të rezistojë valëve të jetës dhe vështirësive të  saj. E aksidentuar para shumë vitesh,e gjendur në krevatin paraplegjik, për asnjë moment nuk hetohet, se iu ka nënshtruar  atyre kushteve te fatit tragjik, por, me qëndresën e saj shkëmbore, sfidoi gjitha problemet dhe nuk e pranoi se e ka shkallmuar fati jetësor. Ajo iu përkushtohet me vaje atyre shokëve që humben jetën,jo vetës së paaftësuar. Ky lloj qëndrimi human e njerëzor duhet të jetë, jo vetëm i pranueshëm, por edhe i shpërblyer nga njerëzimi, nga Zoti....

Nga ky prizëm jetësor nuk mungojnë vargjet brilante që tregojnë bukur aftësinë individuale dhe zotësinë për t’u përballur tërë jetën me ato të meta (njerëzisht) bukur të rënda. Zyraja triumfon me këngë,me poezinë e saj,si mjet me të cilën ngadhënjen mbi vështirësitë e jetës. Në poezinë”Mos mendoni!” shkruan:

“mos mendoni se jam fare e marr/pse diskriminimit i qëndroj n’front,përballë!”,ose poezia”Këtë gjendje”,ku shkruan:”kjo gjëndje/ma tregon grushtet/garantoj granit grushtthyes”.

Kjo poezi dhe disa të tjera si kjo,portretizojnë një figurë shkëmbore e cila jo vetëm si krijuese që është, por (mendoj) se duhet t’u shërbejë shumë krijuesve tjerë si model përkushtimi,rezistent, rrallë takohet kjo në poezitë tona.

Tërë fatin e vet, poetja Zyra Ahmetaj, e ka lënë në duart e njerëzimit,duke e drejtuar shikimin me plot dashuri njerëzore,plot nostalgji prej fëmijërie,ku nga shtrati i saj,zemra evokon jetën nga vendnumërimi. Të lexojmë vetëm disa vargje nga kjo poezi e gjatë:

”zemrën time mbani ndezë;në mua vuajtjet nuk zënë vënd/Me shtatë Mars ndjehem “Mësuese”,me tetë Mars,ndjehem “Nënë”. Këto vargje janë të rënda si tunxh,rëndojnë në zemër,shpirti rënkon,sepse aludohet për dëshirën e një jete normale që e dëshiron çdokush,pra edhe  poetja Zyhra,por nuk e ka...

Nga kjo gjendje siç e ka katandisur,fantazia i shëtit në çdo pore të jetës,e dëshiron jetën  plot dashuri, si çdo person tjetër normal. Në jetë kemi të drejtë të gjithë, për ta shijuar helmin dhe ëmbëlsirën e saj.

Në poezinë erotike, poetja lirshëm shprehet”dua të thithi buzët/si qumështin e gjirit/buzëve ua heq shkrumbin;/etjen,ia shuaj shpirtit/ dua të thithë buzët/si gotat me verë/me mushtin e rrushit/të ëmbël si sheqer”. Nga ky aspekt i poezive erotike,bukur vërehet fuqia e peshës poetike,ku poetja, sigurisht,mban numëratoren e jetës edhe si përjetim,por edhe si përfytyrim,për t’u përballur,siç thotë ajo, me gjitha vështirësitë që i sjell fati i jetës....

Miqtë e zemrës,figurat qe ia lehtësojnë jetën,i mban në vargje  me përkushtime poetike.

Poetja Zyra Ahmetaj,ndonëse në shtratin paraplegjik,ajo falë teknologjisë bashkëkohore,telefonit dhe kompjuterit,mban lidhje të shkëlqyera me shumë krijues,poet,nga mbarë vendi e bota,me te cilët shkëmben mendime e përvojë  jetësore nga aspekte të ndryshme krijuese. Nga ky aspekt, ajo më të dashurve të vet,u ka thurë vargje të mrekullueshme e të prekshme. Të tillët janë poeti,Agim Xheka, Ramiz Lushaj,Ali Podrimja,( i ndjer) politikani-ish ambasadori në Kosovë zoti Lauka, e shumë të tjerë që i ka për zemër. Pos  miqve krijues,  poetja u kushton vargje edhe familjarëve të saj si, nënës, babait, motrës, vendasve me  bëma e respekt të veçantë, ku spikatë talenti i saj  adhurues, i dashurisë njerëzore, si kulturë por edhe si edukatë personale e gjithëpërfshirëse tradicionale. Marrë në tërësi,libri “Ndrit Shandan”,i poetes Zyra Ahmetaj,ka dëshmuar se poetja po ecën me hapa të sigurt drejt konsolidimit të vargut personal,për nga stili,forma e cilësi tjera  letrare.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora