Kulturë
Nebi Dragoti: Godit vetting, godit
E merkure, 08.11.2017, 06:58 PM
NEBI DRAGOTI
GODIT, VETTING, GODIT
Haiqe satirikë
1-
Godit, vetting, godit:
sa s’na shtypin makinat,
makinat e shumta pa djersë…
2-
Në sitë politika, në sitë
si mielli me rreze zero.
Himet le t’i hanë qentë…
3-
Dredhojnë, fshihen nëpër skuta
minjtë e lagur korrupsuionistë
të përmjerrurit nga frika e vettingut.
4-
Nëpër gjykata e prokurori
hije të frikshme hyjnë e dalin:
vettingu t’i shporri nga zyrat.
5-
Politikës i flas, politikës:
ta dini politikanë,
Populli t’i mbath patkonjtë…
6-
Vetting, o vetting,
mos ndëgjo politikën
me politikanë të korruptuar.
7-
Pastro, vetting, pastro,
ec drejt e godit rreptë,
mos u frikëso, ke popullin…
8-
Vettingu qesh e ngjesh
me ujqër, me dhelpra.
s’ shpëtojnë, bien në çark keq.
Nëntor, 2017.