E diele, 09.02.2025, 04:44 PM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (3)

E hene, 06.11.2017, 09:21 PM


Dr. Nuhi Veselaj

II. INJORIMI I SHQIPES dhe reflektimi kontaminues i koncepteve të fjalë-termave:

s(k)llavë (si etni) dhe s(h)kizmë (si dukuri)

në krahasim me trajtat përkatëse të gjuhës shqipe

shkJa/shkie/ Shkieni NDAJ shqiptar /shqipRi

Hyrje

Nuk është hera e parë që në shqipen e injoruar ballafaqohemi me konceptimin e fjalëtermave: skizmë/ shkizmë (si ngjarje dukuri) dhe skllavë /sllavë (si popull etni), por nuk dimë sa do të jetë sqaruar në hollësi reflektimi kontaminues i tyre në antroponimin e shqipes: njëjësi: shka/shkja/shqa, përkatësisht, shumësi: shki/shkie/shkje /shqe-të dhe emrin kolektiv ose toponimin shkini/Shkieni me derivatet përkatëse në krahasim me barasvlerësit e ndërkohshëm dhe të sotëm shqip shqiptar Shqipri, andaj, edhe pse jo si specialist, marr guximin me trajtue këtë temë, duke e shtjelluar në katër pika:

së pari, rreth kuptimësisë dhe etimologjisë së fjalë-termave ndërkombëtarë: skizmë/shkizmë dhe skllavë /sllavë;

së dyti, si i ndeshim këto fjalë të reflektuara fillimisht e aktualisht në burimet tona gjuhësore (kryesisht leksikografike);

së treti, meditime dhe diskutim rreth përkufizimit semantik të fjalëtermave shka e shkizmë me theks në Fjalorin e M. Elezit dhe dy derivateve të imponuara mbi këtë bazë shkizmë dhe me shkavitë dhe

së katërti, rreth shkizmëz së re fatale te shqiptarët, raporti arbër/shqiptar dhe gjeneza shqipo/shka me theks në dy pika: a) rreth konceptit kontaminues shkie sllavë (serbë e malazezë) ndaj shkiet tanë ortodoksë (shqipfolës)/shqiptarë dhe b) pasojat nga fanatizmat fetarë dje dhe sot në raportet shqiptaro-serbe, si çështje e hapur ogurzezë si dhe do të përpiqemi me hedhë dritë rreth etimologjisë së apelativit shqiptar lidhur me foljet me shqipë (shqip) dhe me shqipue (shqipoj).

A) Rreth kuptimësisë dhe etimologjijsë së trajtë-fjalëve të termave ndërkombëtarë:

skizma (shkizmë) dhe sllav (skllav)

S’domend se fjalët skizma ose shkizma si dhe skllavë ose sllavë do të kenë ekzistuar edhe më përpara se të jenë regjistruar si terma në gjuhët klasike: qoftë në atë latine schism, përkatësisht. sclavus, qoftë në atë lashtogreke *schizo schizma, përkatësisht schlavoi, apo në ndonjë gjuhë tjetër si b.f. në protoshqipe shkizëm shkizma përkatësisht shkjav-I, shki/e etj., por cilësinë e fjalë-termit ndërkombëtar fjala shcisma (shkizmë) e ka të ravijëzuar dhe parësorisht e ruan që nga mesjeta për konceptin “çarje brenda një kishe a një organizate politike për shkak të mosmarrëveshjeve të thella parimore”, përkatësisht.“përçarja dhe ndarja e një kishe në dy pjesë për shkak të mosmarrësveshjeve rreth dogmave dhe riteve fetare ose politike”, siç e ndeshim në Fjalorin e fjalëve ndërkombëtare të M. Ndrecës (f. 644). Ndërkaq, edhe fjala skllav /sllav (edhe pse që nga antika ndeshet në trajtën sclav, e në shqip shkjav-i) ka cilësinë e historizmës, por edhe të fjalës ndërkombëtare, sepse me të emërtohet një etni e gjerë e popujve sllavë.

Së këtejmi, në vijim, e shohim të arsyeshme që së pari, t’i themi pak fjalë si shpjegohet cilësimi  i konceptit të fjalës skizmë/shkizmë si fjalë ndërkombëtare, së dyti reflektimi i saj në disa gjuhë moderne dhe në shqipe dhe së treti, reflektim i fjalëtermit skllav (sllav), që nga mesjeta në disa gjuhë të njohura dhe në gjuhën shqipe.

a) Rreth cilësimit të fjalës shkizmë si fjalë ndërkombëtare

Edhe pse ky term në stilin neutral përdoret edhe për ngjarje të tjera që shprehin: ndarje, çarje, përçarje, shkyerje, siç nënkuptohet nga formulimi i mësipërm, cilësinë e termit ndërkombëtar kësaj fjale ia ka stampuar një ngjarje e njohur që ka ndodhur brenda kishës së shenjtë kristiane, kur kjo u nda në dy pjesë: Kisha e Perëndimore latine me qendër Roma e udhëhequr nga Papati (Papa) dhe Kisha Lindore bizantine me qendër Konstantinopoja e drejtuar nga Patrikana (Patriku), çarje kjo, e cila në të vërtetë kishte filluar më herët që nga viti 324, kur perandori Konstatini i Madh (dardan me origjinë nga Nishi), i cili si u bë zot i Perandorisë Romake bëri emër për dy të bëma ose ndryshime të rëndësishme në atë perandori: së pari, vendosi (politiko-pragmatikisht) që kryeqytetin e asaj perandorie nga Roma ta kalojë në Bosfor, të cilin e quajti Roma e Re, qytet ky, i cili ndërkohë e mori emrin e tij Konstantinopojë, (Është fjala për Stambollin e sotëm.) dhe së dyti, mundësoi legalizimin e fesë kristiane në tërë Perandorinë Romake, e cila edhe u shpall fe e vetme zyrtare e Perandorisë nga perandori tjetër Theodosius. Në të vërtetë kësaj shkizme (ndarjeje) i parapriu fakti që po në atë periudhë Perandoria Romake u nda në dy Perandori: të Lindjes dhe të Perëndimit, me dy kryeqytete e me dy perandorë, por mbeti me një autoritet kishtar, por që vepronte në dy qendra. Nga një ndarje e tillë administrative, autoriteti i Papatit, përkatësisht i Papës dhe i vetë kryeqytetit të Perandorisë historike romake, Romës, u lëkund dhe ndërkohë vazhdonte të lëkundej gjithnjë e më tepër ndaj atij të Konstatinopojës, përkatësisht mosmarrëveshje e veprime jounitare ndodhën edhe lidhur me autoritetin e Patrikanës (Patrikut) nga qendra e re administrative-politike që tashmë kishte marrë emrin Perandoria Bizantine. Kështu përveç mosmarrëveshjeve të natyrës politike u shfaqen edhe aso të natyrës fetare, konkretisht rreth interpretimeve të doktrinës biblike dhe, pas akuzave reciproke të herëpas-hershme pothuaj 1000 vjeçare që nuk reshtnin edhe me konflikte interesash, më 16.05.1054, ndodhi e ashtuquajtura shkizma e madhe, së pari blasfeminë kundër Patrikanës e përshpalli Papa, po njëherazi me të njëjtën mënyrë ia ktheu Patriku, përçarje kjo, e cila edhe u cilësua, siç e thamë: Grande Scismo - Çarje (Shkizmë) e Madhe, dhe faktikisht kjo bëri të mundur, si me thënë, zyrtarizimin kryenvete ndarjes së krishtërimit në dy qendra kishtare, pse jo edhe rivale:

1. Scismo del latini e Scisma d’ Occidente,

(Kisha Perëndimore romanokatolike me qendër Roma, sipas atributit: katholikos – universal, gjithsinor) dhe

2. Scismo d’Oriente e definito degli Ortodossi,

/Kisha Lindore ortodokse, me qendër Konstatinopoja, me atributin: orthodoks - besim i drejtë…

Sigurisht kjo shkapërdarje ndërkishtare e bazuar në dhjetë pika të natyrës fetare, kishte edhe arsye jashtëfetare, siç pati për pasojë, jo vetëm ndarje fetare, por ndërkohë në sferën politike shtetërore ndodhi edhe zhbërja e dy perandorive romake dhe lindja e shteteve të reja, arsye këto që e imponuan edhe më ndarjen fetare, që përkundër ndonjë përpjekjeje autoritetesh për pajtim, shkizma ndërkishtare mbeti e tillë deri në ditët e sotme.

Pikërisht, rreth historikut ose reflektimit që nga mesjeta e deri sot të fjalës shkizmë (si dukuri) dhe të etnonimit sllav (skllavë) në gjuhë të ndryshme dhe në gjuhën shqipe, si etni, siç u paracek, paksa do të bëjmë fjalë në vijim.

b) Rreth kuptimësisë dhe përhapjes së fjalë-trajtës shkizmë që nga mesjeta

në disa gjuhë të ndryshme dhe në shqipe

Fjal-termi shkizmë në cilësi ndërkombëtarizmi (lat. schism, greq. schism), e cila fillimisht mbulonte konceptin e një ndarjeje të madhe konkrete kishtare, ndërkohë ka pasur dhe ka marrë edhe kuptime të tjera zvogëluese ose zmadhuese, po sidoqoftë në disa gjuhë moderne aktuale, edhe pse ka sinonimi me fjalë përkatëse burimore në secilën nga gjuhët e tilla, ndërkombëtarizma e tillë shënohet kështu:                                       angl. schism,

sp. cisma,

fr. schism,

gjerm. Schisma,

it. scisma,

serb. e kroat. šizma,

shq. skizma ose shkizma…

Siç po shihet vetëm në gjuhën e sotme shqipe si fjalë-koncept me cilësi ndërkombëtarizmi në përdorim e sipër ky term del i shënuar dy trajtash skizmë-a (letrarishtja) dhe shkizmë-a (praktikja), çka e bën të diskutueshme çështjen, por trajta e dytë shkizmë në shqipe del më pragmatike dhe si rrjedhojë edhe më e rekomandueshme, jo vetëm pse nistorja S- në ndërhuazimet e para me latinshten shndërrohet në Sh-, por edhe nga shtesa ose shqiptimi K-së pas kësaj nistoreje: S - SK- (lat. sc ose shc-) sk / ShK- dhe kjo gjen shpjegim të arsyeshëm në shqipen e sotme, pa marrë parasysh faktin se në disa gjuhë fjala shkizmë shqiptohet pa këtë K.

Sidoqoftë, këto dy veçori të shqipes, SH-ja nistore dhe shtesa e shqiptimi i K-së, siç u tha, janë karakteristika të shpjegueshme sipas natyrës së zhvillimit të gjuhës shqipe dhe rreth kësaj pike sa për kërshëri po përmend si mbështetje faktin se vetëm në FGJSH 2006 janë afro 90 fjalë-folje që fillojnë me nistoren SHK-, ndërkaq për ndërndikimin ose kalimin e S- latinishte me –SH-në e shqipes ka shumë shembuj të ndërhuazimeve të tilla fjalësh qysh nga takimet e para latino-iliro-arbnore, nga të cilat këtu po i përmendim këta pesë-gjashtë shembuj:

Santa Maria - Shën Maria ose Maria e Shenjtë, Scripta –Shkrim, Scipio –Shkop, Serv/us -

Sherb/yes ose Sherbëtor, Stefan -Shtjefën, Spiritus - Shpirt, Scentia – Shkencë etj.,

prandaj, edhe procesi s/sh te schizma/shkizma ishte dhe është i rregullt, dhe së këndejmë del që letrarishtja e sotme me shikue pragmatikisht është më mire ta rekomandojë drejtshkrimisht trajtën shkizmë-a se atë skizmë, apo jo?!

Së këndejmi, pikërisht këto dy veçori do të përpiqemi t’i sqarojmë edhe më tej këtu, por më parë po e diskutojmë trajtën tjetër kontaminuese skllav /sllav. Edhe këtë paraqitje rreth fjalës skllav sllav po e bëjmë, duke i krahasuar trajtat e shqipes me trajtat e disa gjuhëve të huaja, duke tërhequr vëmendjen në disa trajta evolutive që pësoi ndërkohësisht fjala e tillë në gjuhën shqipe.

c) Rreth përhapjes në fillet e mesjetës të fjalë-termit etnonimik skllav /sllav në disa gjuhë të huaja dhe në shqipe

Etnonimi sllav në mesjetë fillimisht në gjuhët klasike ndeshej i shqiptuar dhe i shënuar në trajtën skllav: lat. sclavus, sclaveni, gr. sklavoi, sklavenoi sklavinoi, etni kjo që siç po shihet është shënuar sipas konceptit të skllavit, të robit, kategori kjo e sistemit shoqëror skllavopronar, prej nga edhe e ka zanafillën. Ka supozime, siç lexuam nga burimet e caktuara në gjuhën serbe, që gjoja grekët, ashtu si edhe latinët, i paskan shënuar trajtat kështu me tendencë përçmuese?! Madje jo vetëm këtë, por edhe etnonimin tjetër sllav që përfaqëson etninë serbe (*sorbe) si etni e veçantë sllave e paskan pasë shënuar lat. e gr. servus servin, servoi, me kuptim shërbëtori (serb. sluga), por ka edhe mendime të tjera që vetë sllavët fillimisht ashtu e paskan pasë quajtur vetveten sklavini (Brahim Avdyli), përkatësish servi, po që trajtat e tilla, në të vërtetë, nuk kishin konotacion pejorativ, ngase me emrin serb në lashtogreke thuhet se janë quajtur edhe etni të tjera barbare, a po jo?!

Ç’është e drejta, sllavët ndërkohë etimologjinë e vet e shpjegojnë të përmirësuar me rrënjën slava “lavdi” e kjo e dalë nga “slovo”, me kuptimin: njerëz si të ditur apo të një gjuhe të njëjtë(!), andaj edhe sot për emërtimin e tyre kanë dy trajta togjesh nistore sinonimike: Slav- Slaven Slaveni, Slavjani, përkatësisht Slov- Sloveni Slovjani dhe që të dyja versionet ndërlidhen edhe me emrin si gjymtyrë e dytë: –veni- (ven(d)eti), ndoshta në kontanimi me fjalën iliro-proshqiptare (ballkanizëm E. Çabej), siç e ka shqipja e sotme: vend-I (Krahaso në gjuhë të huaja: Sclaveni: Wend slavs). Sidoqoftë, në fushën e terminologjisë shkencore edhe në gjuhët sllave mbizotëron trajta slav-: slavjanin, slavjani, sllavista, slavenosrpski jezik etj.

Sido që të ketë qenë, ja tani tabela dy kolonëshe, në të parën: si quhej dhe quhet ky popull në disa gjuhë moderne, ku po e shënojmë trajtën e hershme plus me kuptimin e skllavit (robit), ndërsa në kolonën e dytë: kuptimin e sotëm të sllavit, popullit sllav:

Skllav/sllav           /    sllav

----------------------------------------

angl.    slav             /    slav,

fr.      esclave          /    slav,

it.      schievo          /    slavo,

sp.     esclavo          /    eslavo,

gjer.   Sklave           /    Slawe,

hol.    slaaf             /    slaaf

sll.    rob (sklaven?)    /    slaven ose sloven

shq.   skllav! shkja/v   /   sllav, përkatëssht shkav-i, shka-u e derivate të tjera.

Të vihet re se në të gjitha gjuhët shkrimisht, siç po shihet në kolonën e parë, ruhet kuptimi ose

etimoni i skllavit, ndërsa në kolonën e dytë në disa gjuhë dallohet emërtimi i etnisë, qoftë vetëm nga

konteksti, për shkak të homoformës, dhe në disa gjuhë të tjera qoftë me ndonjë dallim minimal

shkrimor.

Vetëm në gjuhën shqipe dhe në serbishte për dallim nga gjuhët e tjera për konceptin e parë në

letrarishten e sotme përdoret trajta rob, madje në shqipen zyrtare edhe fjala skllav, me kuptim të   përgjithshëm neutral e historik, ndërkaq për shembullin: sllav sllaven, në kolonën e dytë që nga antika në gjuhën shqipe trajta skllav (me kuptim etnie në rrjedhë e sipër) del e përftuar në disa variante trajtash në numrin njëjës:

shkla/v – shkja/v- shkav-i-, shkja, shka –u, shqa-u,

e cila shkrimisht edhe shqiptimisht, por edhe kuptimisht dallon nga gjuhët e tjera, sepse si në të kaluarën ashtu edhe në të tashpërtashmen nuk ka sinonimi as me fjalën skllav, as me konceptin e tërësishëm sllav si etni, por siç do të shohim kryesisht ka të bëjë me një pjesë të etnisë skizmatike sllave, përkatësisht të përzier simbiozisht me etnitë fqinje: sllavojugorët ortodoksë kryesisht edhe të vetë shkive shqipfolës të asimiluar ose jo, andaj ky fakt na ka shtyrë të gjurmojmë dhe të thellohemi rreth kontanimisë semantike të të dyja fjalëve: shkja shka dhe shkizmë.

S’domend, me sa pamë, që etimologjikisht trajta shka (shkja) e shqipes ndërlidhet me trajtën latine sclavus sclaveni ose atë greke sklavenos sclavenoi dhe ndërtimisht shpjegohet pa vështirësi si një zhvillim i brendshëm i rregullt i shqipes në bazë të proceseve fonetiko-fonologjike të saj, dukuri kjo që do të sqarohet më poshtë, pasi të shohim se si fjala shkja me derivate, sidomos shumësi shki/e dhe ajo shkizmë, të dyja këto fjalë në disa burime leksikokografike të hershme shqipe e aktuale dalin të gërshetuara në kontanimi semantike të dyja së bashku si një nocion ose të shoqëruara me fjalë të tjera.

B) Fjalët shka/shkizmë në kontanimi semantike në disa burime SHQIPE

kryesisht të hershme leksikografike dhe aktuale

Nuk përjashtohet mundësia, që këto fjalë të ndeshen edhe burime të tjera të hershme të gjuhës shqipe ose lidhur me të, por ne, aq sa patëm mundësi, volëm shembujt, duke filluar nga Fjalori i F. Bardhit (1635) deri te Fjalori e Bashkimit (1908), ndërkaq si burim aktual konsultuam vetëm Fjalorin e Mehmet Elezit (2006).

1) Nga Fjalori i Frang Bardhit (1635)

Në Fjalori i Frang Bardhit (1635) si barasvlerës të fjalëve latine Yllirias, Schiauonia në shqipe ndeshim trajtën Shkieni (f.115). Shqipto: sipas leximit të sotëm: Ylliria - iliria, Shkiauonia –shkjavonia ndaj Shkienia shkjenia. Mund të themi pa drojë që edhe përpara se të shënohej në këtë fjalor në gjuhën tone paskan qenë të pranishme të dyja trajtat, si trajta shkjav- shkjav/o/nia (më afër origjinalit), po ashtu edhe shki- (shkitë) shkienia - vendi i shkjav-it ose vendi i shkie’… (zhvillim brenda shqipes).

Sidoqoftë, shikuar e gjykuar nga aspekti i sotëm antroponimi del i identifikueshëm në trajtën e njëjësit shkjav-i (Krahaso: schkiav–onia, por sot edhe shka-shkau-shkinia), ose në kontaminim: vendi (i) shkive (i zhki/zm/e), përkatësisht mbështetur te shkjeni vendi ‘i shkje’ (sot i shkieve-shkie+nisë’') ose edhe si toponim edhe si etnonim: Shkienia/shkienia, raste këto të cekura si dukuri të mundshme (formë e fosilizuar) edhe te burimi: Fjalor emrash gjeografikë të RSH-së, Tiranë 2002 ose te N.V., Shumësi dhe shquarsia…, Prishtinë 2015, f. 426).

Pra, që në vitin 1635 ndeshim të identifikuara të dyja trajtat: shkjav- dhe shkie- shki-, ku përdorimi ose përtheksimi i zanores I, në të dyja trajtat e fundit del gjithnjë e më i intensifikueshëm në gjuhën tonë.

2) Nga Kuvendi i Arbnit (1703)

Në Kuvendin e Arbnit ceket emri shkja (shqa) po në trajtën: shqe shqetë, sigurisht jo si etnitet shqiptar kombëtar por si një sietni tjetër fetare ndaj asaj katolike ndaj arbën arbnit arbënve (arbërve). Në të vërtetë, në këtë burim shqetë përmenden si etni skizmatike (ortodokse), ashtu siç quheshin edhe urumët e Greqisë. Sidoqoftë, për ne zgjon interes fakti që në këtë periudhë, trajta shkja del shqa, përkatësisht shqe, ku KJ kalon në Q (shka/shqa), proces ky morfo-fonetiko-fonologjik që ishte dhe është zhvillim i brendshëm i gjuhës shqipe, madje edhe nga kjo dukuri shihet qartë se trajtat e tilla janë veçori të gjuhës shqipe dhe tregojnë ekzistimin dhe gjallimin e gjuhës shqipe në masën e gjerë shqipfolëse si gjuhë e formuar në kohë-hapësirë relativisht të gjatë që i kishte të pranishme ligjshmëritë e veta të zhvillim-ndryshimit në trevat e caktuara edhe para ardhjes së sllavëve, edhe pse nuk ishte as gjuhë administrative zyrtare, as sakrale fetare. Në të vërtetë, kjo gjuhë (shqipja) nga etniteti katolik ndërkohë filloi me marrë dorë përdorimi edhe në aspektin fetar, madje gëzoi zhvillim deri edhe si emërtim rishtar: gjuhë shqipe, sinonim i gjuhës arbnishte.

3) Nga Fjalori Konstantin Kristoforidhit

Edhe në Fjalorin e Konstantin Kritoforidhit (f. 339), ndeshim përdorimin e këtyre trajtave derivate nga fjala shkja: shqa-u shqe shqetë; shqeni /shqeri; shqenisht/shqerisht;shqenishte–ja /shqerishte (f.339-340), ku përveç emërtimit antroponimik që tregon pjestarin e besimit ortodoks grek ose serbo-eleno-bullgar shqa shqetë (njëjës e shumës), njëherazi tregon edhe emrin kolektiv etnik: shqeni-a, pastaj ndajfoljen shqenisht si dhe emërtimin e gjuhës shqenishte–ja si gjuhë serbosllavo-bullgare(!) si dhe emrin femëror, nga shqa shqau/shqetë (shqini!): nj. shqinkë sh. shqinkatë.

Në këtë Fjalor janë shënuar paralelisht edhe trajtat e rotacizuara, ndoshta të krijuara si raste me analogji si p. sh.: Shqeri – shqeni, Shqerisht – shqenisht, Shqerishte – shqenishte.

Edhe nga ky burim mësojmë se trajta shkja, që me kohë në këto treva (Shqipëri e Mesme dhe atë Jugore) paska qenë e ravijëzuar në trajtën shqa, me derivatet përkatëse, madje paska pësuar edhe rotacizëm, proces ky mjaft i hershëm në historinë e gjuhës shqipe, por që ndërkohë, siç thuhet, në periudhën para ose në kohën e përzier me sllavët, pushoi të jetë aktiv. Në këtë fjalor nuk shënohet fjala sllav fare, por si barasvlerës i fjalës robënia në greqishte ndeshet sklavia, ndërsa barasvlerës rreth emrit serb ndeshim: m. serb- servos, f. serpkë – serva dhe Serbia – Servia.

Edhe në këtë Fjalor, as te toponimi shqeni as te antropinimi shqa shqet nuk ceket fare prania qoftë edhe e pjesërishme e etnisë shqiptare ortodokse, e cila realisht ekzistonte gjallueshëm në kohën e hartimit të këtij fjalori, apo jo!?

4) Nga Fjalori i Bashkimit

Në Fjalorin e Bashkimit (1908, f. 424-425) si barasvlerës përkatës të shqipes në italishte ndeshim:

1) shkjaa e shqaa–u, shkje e shqe –t: slavo, slavo scismatico (sllavë, sllavë skizmatikë);

2) shkjenii-a – nazione slava e di religione greca scismatica (popullsi slave në regjionin greko skizmatik);

3) shkjenisht, ndajfolje- alla slava;

4) shkjenishte– lingua slava (emërtim i gjuhës sllave);

5) shkinë-a shkina-t – donna slava e di religionne greca sigmatica (grua sllave nga regjioni greko - skizmatik).

6) skllavosi me skllavos’ (me robitë) si barasvlerës të italishtes: schiavo, predare (f. 400).

me shkjepue ose me shqepue për barsvlerësit it. zoppicare dhe storpiare (me sakatue), përkatësisht fig. me shkjepue me fjalë – essere incoerente (me qenë inkoherent).

Në këtë fjalor nuk dalin të shënuara fjalët as sllav, as serb si etni, por dalin foljet:

1. me sllavosë (me robitë), d.m.th. në kuptim skllavërimi (robërimi) si dhe

2. me shkjepue (me shqepue d.m.th. me kuptim ndarjeje (sakatim, përçarje), siç do të shohim kjo folje kuptimisht del e kundërta e foljes shqipoj me shqipue, e cila ka të bëjë me të qëlluar, me koherencë, me bashkim, marrjeveshje, me hapje rrugë, jo me ndarje (shkizmim).

Shënim: Siç mund të shihet në asnjë barasvlerës nga këto burime të hershme të fjalës shkja e shkizmë

nuk përmendën fare fqinjtë skizmatikë sllavojugorë me emra: serbë, malazezë e maqedono-bullgarë, por te K. Kristoforidhi për shqe /shqeni, ceken veç e veç etnonimo-toponimet përkatëse: serbo eleno bullgare, gjithsesi si etni skizmatike, d.m.th ortodokse, por nuk përmendet fare etnia shqipfolëse ortodokse (shqiptare), e cila në ato hapësira jo në pak treva kishte përhapje dhe ngulitje të gjerë, andaj aso kohe në ligjërimin turqisht edhe quhej Arnautistani (i Rumelisë), por edhe Shqipri nga vetë shqipfolësit, apo jo? Për fat të keq ky konfuzion rreth përzierjes një fe një komb edhe për popujt e Ballkanit nga perëndimorët për hapësirën që konsiderohej e tëra me fe ortodokse (skizmatike) që përfaqësohej me etnitë përkatëse ortosokse: slave (serbe, bullgare, malazeze, maqedone), rumune (vllahe, urume) apo greke, duke përjashtuar mbase me pahir ortodoksët shqipfolës, ka ndikuar fatalisht në asimilimin e masës shqiptarëve në etni të tjera, rrjedhojë kjo nga e cila ende po heqin shqiptarët, lëshim ky, të cilin, siç e pamë të cekur fare në burimet e mëparshme shqipe, e metë kjo, të cilën e kanë shfrytëzuar atëherë dhe po e shfrytëzojnë ende edhe sot shqiptarofobët nga qarqet e popuj-shteteve përkatëse, sidomos më të zëshëm janë grekët dhe serbët e të tjerë, të cilët atëherë si sot e injorojnë pa të drejtë shqipen si kriter të së vërtetës etnike shqiptare historikisht e aktualisht, apo jo?!

Sidoqoftë, përveç konstatimeve që u dhanë në shënimin si dhe për secilën pikë veç e veç që u trajtuan për burimet e hershme, tani konstatimet tona po i drejtojmë e rrumbullakësojmë rreth  natyrës së proceseve ndërtimore gjuhësore të fjalëve si veçori e brendshme e gjuhës sonë, të cilat po i përmbledhim në këto pika:

e para, në të gjitha rastet si primare te trajta shkja del togu –KJ- ndaj asaj K, shka, por dallon rasti shkinë (FB) ;

e dyta, në disa raste vihet re shndërrimi i togut –KJ- në -Q-, si: shkja - shqa;

e treta, në të gjitha rastet S-ja nistore e latinishtes del e shndërruar në SH, si p.sh. scla/v … shkja/v…, ku vërehet domosdo edhe shndërrimi i origjinalit –L- skLa/v(ose i LL-së shqipe) në –J- shkJa/v, fenomen ky fonetiko-fonologjik i njohur në historinë e gjuhës sonë;

e katërta, të gjitha fjalët shkja-u shqa-u, shka-u ose shkav-I e sidomos shumësi shkije-t /shki-të, dalin në kontanimi kuptimore me konceptin e termit shkizmë-a (shkyerje, çarje) dhe

e pesta, në asnjërin burim fjala shkja, nuk del në kuptim pejorativ, gjithsesi jo si armik, edhe pse nga informatorët sipas burimeve (katolike) që konsultuam paraqitet si etnonim i huaj (rival), i ndarë si besim skizmatik ndaj  atij katolik.

Në të vërtetë, siç e pamë, tek emërtimi i tillë si bashkësi fetare nuk del e cekur ana kombëtare e etnisë, qoftë sllave (serbe, bullgar) ose greke, madje nuk paraqitet as me ndonjë antipasti, por as me ndonjë simpati, deri as nga K. Kristoforidhi, i cili si elbasanas ishte i lindur skizmatik, në fenë e shkjaut, ndonëse ishte i avancuar si engjëllor i njohur me punë, madje ishte rilindës i shquar prijatar, shkrimtar e gjuhëtar, sibaba i gjuhës shqipe, por edhe ky mjerisht në Fjalorin e tij nuk e cek fare praninë e një masë të shqeve shqipfolës jashtë trevave të Arnautistanit, shqiptarë këta që jetonin në bashkëjetesë (të përzier) me popuj të tjerë skizmatikë.

Sidoqoftë, të gjitha këto çështje do t’i kemi më të qarta pasi t’i kosultojmë dhe diskutojmë disa gjëra nga burimi aktual: Fjalori i M. Elezit.

5) Nga Fjalori i Mehmet Elezit (2006)

Në Fjalorin e M. Elezit (f. 1367), në krahasim me burimet e mësipërme, ndeshim material jo aq të bollshëm, por disi më të larmishëm rreth emrit shka dhe derivateve lidhur me të:

Shka -u ose shkja, shqa, shkie-t, shqe-të (prej lat. mesjetare: sclavus), emër ky, nocioni i të cili përmblidhet në këto dy përkufizime:

1. Sllav, ortodoks, kryesisht serbë e malazezë, por edhe të tjerë.

2. Armik i kombit; vrasës, mizor; ai që prish e shkatrron çdo gjë.

Për të dyja këto përkufizime do të bëjmë fjalë në nëntitull të veçantë, pasi të njihemi me 10 derivatet e fjalës shka, të shënuara në këtë Fjalor.

Fjalët derivate në Fjalorin e M. Elezit

Në Fjalorin e Mehmet Elezit ndeshim këto fjalë derivate:

1) Shkavit (me shkavitë) - (bëj ose veproj) si shka:

1. Shkel me këmbë, prish, shkelmit;

2. fig. marr nëpërkëmbë.

2) Shkienishte -ja - gjuha serbe, serbishtja;

3) Shkineshkë, shkeneshkë – pulë e egër;

4) Shkinë-a - femra shka, fig. e fortë, e zonja, e pamëshirshme;

5) Shkini-a- Serbia;

6) Shkinisht- si shkiet;

6) Shkinizëm- sllavizëm;

7) Shkirajë - (kompozitë) shkitë e shkinat + rajë;

8) Shkinore - lloj dardhe erëmirë…

9) Shkizëm –shkizmat – copëtim i diçkaje, spirrë, copë e ndarë. / I hyni nji shkizëm /në dorë./

10) Shkjenia - tërësia e shkieve, vendi i tyre.

Shënim: Meqë fjala shka shkja shqa, edhe pse ishte, siç edhe është në përdorim të përditshëm te ne si

dhe në të gjitha viset shqipfolëse, dhe, me sa dime, për arsye politike nuk është shënuar në asnjërin nga fjalorët tanë normativë të botuar në Prishtinë, por as në Tiranë, ne, si burim aktual për bazë e morëm Fjalorin e Mehmet Elezit, në të cilin për këtë fjalë-emër: i cili me derivate u pajis me lëndë të shënuar kryesisht nga trevat e Shqipërisë së Veriut, pa dalë këndej, jashtë kufijve të shtetit të sotëm shqiptar e me u ulë më për së rrafshi e më me nge për me mbledhë lëndë shterruese për këtë fjalë-teme, ku vërtet konceptet e fjalës shka, shkja përveç një foljeje, 10 emrave dhe një ndafoljeje, sa janë shënuar në atë fjalor, do të ndesheshin edhe shembuj të tjerë jo të paktë, që mund të ishin edhe më të larmishëm përmbajtësisht, qoftë të natyrës pejorative, qoftë të natyrës më të butë e neutrale, (për shkitë tanë!), atëherë mbetet detyrë e studiuesve të sotëm e të ardhshëm që edhe lidhur me këtë fjalë-koncept si dukuri të bëjnë eksplorime e gjurmime, qoftë nga dokumentacionet eventuale, qoftë nga goja e popullit. P.sh. te ne janë të pranishme trajtat pejorative të shkallës më të lartë, femërorja, përveç shkinë edhe shkinulkë shkinulkat siparavan ndaj mashkullores po ashtu të shkallës më të lartë pejorative përveç shka shkja edhe shkavell shkavellët (shkavellat), por ndeshim edhe me kuptim joperojativ, si shkitë tanë, “kumara shka të gjindet si vëlla”, raste të tilla mirëkuptimi në raportin shqipo/shka do të cekim edhe në nëntitullin më poshtë.

C) Diskutim për ÇËSHTJE të imponuara GJUHËSORE

nga FjalorI i MEHMET ELEZIT LIDHUR

ME TERMAT SHKA E SHKIZMË

Së pari do të diskutojmë rreth dy përkufizimeve të fjalës shkja dhe së dyti për dy tema risimisht të imponuara emrin shkizmë dhe foljen me shkavitë

(1) Diskutim rreth të dyja përkufizimeve të fjalës shka

Nga sa u shprehëm më sipër, e pamë të arsyeshme që tash fill të shpërfaqim mendime rreth të dyja përkufizimeve lidhur me fjalën shka shkja; shkie, shqe.

1) Rreth përkufizimit të parë

Përkufizimi i parë: Shka shkau - “Sllav ortodoks, kryesisht serbë e malazezë, por edhe të tjerë”, ilustrohet me 6 shembuj, qoftë nga burime letrare të autorëve përkatës, qoftë nga krijimtaria popullore, zakonisht mallkime e fjalë të urta.

Lidhur me këtë përkufizim shohim pak si pozitive që përveç serbë e malazezë aty përmenden edhe «të tjerë», ku, në të vërtetë, sipas njohurive tona, do të duhej përmendur domosdo si sllavojugorë ortodoksë, përveç serbëve e malazezëve edhe bullgarë e maqedonë, por si shkije (skizmatikë) këto treva përveç këtyre sllavo-jugorëve, ndeshen edhe etni të tjera të njohura josllave, siç janë: shki-ciganët (gabelët), (a)rumunët, vllahët e sidomos ordoksët shqiptarë, shqipfolës ose jo, (shkitë tanë), të cilët sot mund ta ndjejnë ose jo veten të tillë nga prejardhja, nga mbiemrat familjarë, nga fisi etj.

Po përsërisim me zë të fortë, që si shkie ortodoksë në shkrimet fillimishte të hershme e në vazhdimësi, me kuptim fetar neutral, nuk duhet kuptuar vetëm etnitë sllave (serbe, malazeze, bullgare e maqedone), por edhe rumunë e arumunë, vllahët e shkiciganët, por domosdo edhe shkijet tanë (shqipfolësit ortodoksë te ne), ngase pikërisht në konstatime të tilla, duke injoruar prejardhjen ose gjuhën shqipe si kriter të së vërtetës në trevat përkatëse tona veriore për shqipfolësit e tillë apo duke mos shprehur me pahir ose nga fanatizmat fetarë të dy- a treanshëm (muslimanë, katolikë e ortodoksë) e përgjithësisht, është bërë një gabim tejet i madh fatal në të kaluarën, që del i pajustifikueshëm në ditët tona. Një anomali të tillë e pamë (sipas gjykimit të sotëm) jo vetëm te fjalorhartuesit shqiptarë (katolikë, ortodoksë a muslimanë), të cilët në atë kohë me dorën e (pa)mendjen e vet vepruan kundër etnisë shqiptare e në veçanti në dëm të trojeve të veta historike e aktuale, por aq më keq po i ntrashin të njëjtat gabime edhe faktorët e sotëm, duke mohuar, mospranuar e larguar shkiet tanë po edhe të tjerë shqipfolës nga bashkësia jonë shqiptare, apo jo??!!!

Si u tha më sipër rreth përkufizimit të parë për fjalën shka gjithsesi e shohim të nevojshme të japim një sqarim të shkurtër plotësues. Është fjala rret konceptit: shkitë tanë, të cilëve për shkaqe fetare u është mohuar kombësia e gjuhës që familjarisht e flitnin ose e flasin.

S’domend se ky fakt i imponuar nga tradita e kohës, duke injoruar bashkëshqinjfolësit e një gjaku ka shërbyer e po shërben edhe sot si argument për të mohuar ekzistencën historike e aktuale të iliro-dardano-epiro-arbnorëve në trojet përkatëse, trojekëto, të cilat ndërkohë terminologjikisht nga Iliri ose Dardani, Epir e Maqedoni u shndërruan në toponimin Shkiavonia (*S(k)llavonia) -Shkienia, përkatësisht Serbi e Jugut, Serbi e Vjetër (*Servia) apo Sllavo Bullgari apo Sllavo-Maqedoni dhe së fundi ashtu ishte edhe emërtimi që e batshim ne si nënshtetas  termin jugosllav, pjellë e federatës së fundit: Jugosllavi (jugo+sllavia), apo jo?!

Për një anomali të tillë në interpretim, me sa dimë, për çudi, nuk është reaguar e sqaruar deri në ditët tona në burimet tona relevante terminologjike nga askush. Së fundi lexova, në faqe interneti një sidiçka shumë pozitive si hap i parë, po ende i paorganizuar, sistemuar e thelluar strukturisht lidhur me këtë pikë nga F. Xharra, S. Prifti, B. Demiraj, e ndonjë tjetër.

Sidoqoftë, edhe ne do të përpiqemi këtu të shtojmë diçka po mbi këtë çështje shumë aktuale shumë e ndërlikueshme, por gjithsesi me shumë interes shkencor e historiko-kombëtar shqiptar, andaj për një qasje të këtij problem kërkohet mbështetje, mirëkuptim nga të gjitha palët.

2) Rreth përkufizimit të dytë

Përkufizimi i dytë “Armik i kombit; vrasës, mizor; ai që prish e shkatërron çdo gjë”, përveç një mbiemri ilustrohet edhe me 16 shembuj, shumica, mallkime e fjalë të urta, si: “Ruejna Zot prej shkaut të dejun e prej turkut të untë” dhe të dy mallkimeve: 1) Ia marrtë shkau tokën! dhe 2) Ia preft shkau kryet!

Edhe pse nuk kontestohet e vërteta nga këto shprehje,na merr mendja se ia vlen të thuhen disa fjalë lidhur me to, së pari, njëfarë sqarimi të fjalës së urtë dhe së dyti njëfarë komentimi rreth të dy mallkimeve.

1) Rreth fjalës së urtë “Ruejna Zot prej shkaut të dejun e turkut të untë”

Siç u cek më sipër në Fjalorin M. Elezit dalin të shënuara disa fjalë të urta të ndërlidhura me konceptin shka, shkije, sipas përkufizimit të dytë si hezitim ndaj shkjavofobisë e turkofobisë dhe nga këto shprehje e fjalë të urta, veçuam: “Ruejna Zot prej shkaut të dejun e turkut të untë”, për të cilën po i them dy fjalë nga përvoja jonë.

Është e vërtetë se këtë mësim-porosi kam pasur rast ta dëgjoj qysh si fëmijë, para 80 e sa vitesh, por paksa në një version tjetër: Sa më larg shkavit të pijtë e turkit të untë, por pas vitit 1944 në Prizren e kam dëgjuar edhe në versionin tjetër me përmbysje të funksioneve të personazheve: Sa më larg shkavit të untë e turkut të pitë, sepse tash si duket sapo kishin ndërruar raportet. Zotnitë turqeli e shqiptarë që po thuaj para 4 vitesh për një kohë që quhej Shqipni u ringjallën, riukthyen pasuritë e mëparshme të  konfiskuara nga regjimi  Kralevinës Jugosllave, tash kur regjimi serb (komunist) u rikthye, 1944-1945, të dëshpruarit gjenin ngushëllim te gota e rakisë, ndërsa shkitë serbë të këndellur, zakonisht të lidhur me pushtetin e rikthyere dhe me sundimtarë të rinj (nga Serbia) ishin të pangopur në grabitje të pasurisë së turqelive e shqiptarëve me autorizimin e shtetit, madje duke u hapur këtyre dy rrugë ose emigrimin në Turqi ose të bëheshin spiunë kundër shqiptarëve. Me fjalë të tjera edhe nga kjo fjalë e urtë kuptohet se shqiptari ka qenë i shfrytëzuar dhe i maltretuar nga armiqt e tij shekullorë, qoftë nga turku i untë e shkau i pitë, qoftë nga turku i pitë e shkau i untë, që të dy të pangopshëm si pushtetar të huaj për shqiptarin vendas të robëruar.

2) Rreth dy mallkimeve dhe gjeneza e tyre

Nga një mori shprehjesh i veçuam këto dy mallkime: e para “Ia marrtë shkau token!” dhe e dyta, “Ia preftë shkau kryet!”!

Edhe pse sotpërsot mund tët gjykojmë se të dyja këto mallkime për mjedisin tonë tashmë mund të konsiderohen të tejkaluara, megjithatë për ne dhe lexuesin zgjon interes gjeneza e tyre. Në të dyja këto shihet se fjala fjala shka identifikohet me emrin malazez e më fort me atë serb. Konkretisht na shkon mendja te periudha e gjysmës së dytë të shekullit XIX, e cila nuk ishte luftë e vërtetë rivale fetare ortodokse–muslimane, po ishte kryekreje luftë për troje kundërshqiptare, edhe pse pësonin besimtarët e rëndomtë sipas konfesionit përkatës.

Ç’është e vërteta, lufta pushtuese për troje u përsërit edhe gjatë luftave ballkanike1912-1918, besa edhe me rastin ripushtimit të viseve shqiptare më 1944-1945, andaj të dy mallkimet, edhe pse nuk përjashtohen raste të më parshme, kryesisht ishin ravijëzim i ngjarjeve para e pas vitit 1877-78 e në vijimsi, kur shteti i Serbisë, duke shfrytëzuar edhe shkitë e vet, për shkaqe politike jofetare më intesivisht se më parë madje me zjarr e hekur deri edhe ne heqje kokash dëboi nga tokat e veta me dhjeta mijë shqiptarë nga ish Arnautistani Verior. Po në anën tjetër, edhe pushteti i atëhershëm mal

alez, siç bënë serbët, edhe ky me masakra dëboi qytetarë e malësorë të shumtë nga trojet e veta.

Së këtejmi te shqiptarët u nguliten aq thellë mallkimiet e tilla saqë edhe sot shqiptohen në raste mllefi, apo jo ?!

a. Rreth gjenezës së mallkimit të parë

Nga sa u tha më sipër kuptohet se mallkimi: Ia marrtë shkau tokën të shpie tek ajo periudhë ogurzezë rreth ngjarjeve para Kongresit të Berlinit 1878 kur Principata serbe ua merrte tokat shqiptarëve me barbarizëm, por ajo u intensifikua sidomos gjatë vitit 1877/78, ndërsa në Kosovë u vazhdua e njëjta grabitje tokash edhe gjatë Kralevinës Jugosllave (1918-1941). Tash, edhe me metoda legale, siç ishte edhe reforma agrare, kur gjoja ligjërisht me drejtësi (!) ua merrnin tokat e bukës shqiptarëve dhe ato ua jepnin kolonistëve serbo-malazezë.

Sidoqoftë, për ne, është e qartë se ky mallkim në viset e Shqipnisë së Veriu, mbase nuk pati mbërrijtur aq me duhi nga dhimbja, qoftë nga dëbimi i shqiptarëve nga Greqia dhe sidomos e muhaxherisë nga Serbia e sotme Jugore, ku me dhjeta mijë shqiptarëve ua paten marrë tokat me dhunë, dhe nuk ua kthyen kurrë, por ka mjaftuar që të thellohej ky mallkim nga dëbimet e shqiptarëve nga viset e Malit të Zi që edhe këtyre ua mori shkjau tokën e bukës dhe nuk ua ktheu kurrë më, prandaj kjo është përgjigjja pse ka mbetur e gjallë deri në kohën tonë shprehja në fjalë, edhe në ato vise banimi që mbeten brenda kufirit të shtetit të sapoformuar shqiptar, apo jo?!

Sëkëndejmi, po ky mallkim përkon me dhimbjet që ende i ndjen me shpirt muhaxheria e Kosovës të dëbuar nga Serbia si dhe gjithandej të dëbuarit e shumtë nga Mali i Zi dhe nga Greqia.

b. Rreth gjenezës së mallkimit të dytë

Gjithsesi mallkimi i dytë, “Ia preftë shkau kryet”, ka gjenezë edhe më të hershme se mallkimi i sapotrajtuar, sepse në lufta pushtuese si dhe në rivalitete fetare, por edhe në grindje për pushtet, në luftat e mëpërparshme, vërtet, priteshin kokat. Siç dihet prerje kokash praktikohej më përpara edhe në kuadër të qarqeve më të larta osmane për shkaqe pushteti (gjysmë autonimie), që si yrrnek e patën përdorur edhe serbët me kokën e Karagjorgjit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, koka e të cilit pa dhimbje kombëtare serbe iu dorëzua turqve, sipas kuluareve tona vetëm pse kishte prejardhje shqiptare? Sidoqoftë, me qëllim ne do të shënojmë disa vargje, fragment nga një këngë popullore shqiptare (kosovare), ku bëhet fjalë për një luftë me ngjyrime fetare brenda trojeve të Artnautllëkut Verior (Serbisë Jugore), në të cilën, sipas këngës, sikundërpërgjigje ndaj masakrave të mëparshme të kaurrëve serbë kur ka pasur vërtet prerje kokash, u shëmbëllua edhe nga ana e turko-shqiptarëve. Sigurisht historianët e specialistët e folklorit tonë ngjarjen rreth kësaj lufte mund ta dijnë më mire se ne, por sidoqoftë tani po i rikujtoj vargjet që i kam pasë ndëgjue nga daja Jakup i Suharekës që para 80 vjetësh:

Prej Prokupje deri në Nish

Prej Prokupje deri në Nish

Na u mbush fusha plot dervishë…

,,,Dervishlerët po luten,

Bajraqet s’po këputen…

Dervishlerët po falen

Bajraqet s’po nalen…

…Maliq Pasha në at dori

Ugurolla, moj Shqypni

Shqypnia shkon fushës

Na mbloi tymi i pushkës…

Bini djem t’i bijmë

Timat t’i përziejmë…

Bini djem qafirit

Për hatër t’ Vezirit…

Dërvishert po luten

Bajraqet s’po ngulen…

…Kur i ramë tabes së parë

Me kaurrin ballë për ballë

Bini djem dushmanit

Për hatër të Sulltanit !

Kur i ramë tabes së dytë

Me dyshmanin fyt për fyt…

Bini djem dushmanit

Për hatër të Imanit!

…Kur u ramë në tabe të tretë

me dushmanin perç për perç…

Bini djem dushmanit

Për hatër t’vatanit…

Shënim:1. ugurolla moj Shqypni përshëndetje moj Shqipni. /Edhe nga ky fakt kuptohet se që në

shek XVII dhe fillim të shek. XVIII fjala shqipe Shqipri kishte përhapje masive edhe te ne dhe përfaqësonte etninë shqiptare kryesisht muslimane./

2. Timat t’i përziejmë  - sulm flakëpërflakë brenda llogoreve.

3. Tabe –llogore (prita).

4. Bajraqet s’po këputen – vijnë trupa luftëtarësh varg e vi.

5. Bajraqet s’po ngulen – lufta po vazhdon.

6. “Perça” - tuf flokësh lënë me qëllim në kokë të luftëtarëve.

Siç kam dëgjuar perça praktikohej sidomos te djemtë e bajraktarëve, por edhe më gjerë edhe tek të tjerët. Muslimanët sipas traditës lëshonin perçe më afër ballit, ndërsa kristianët maje kreje, në mënyrë që nëse eventualisht luftëtarit i pritej koka në betejë, koka e prerë si trofe të bartej (kapej) më lehtë nga perçja (flokët) jo nga goja, gjuha. Kjo bëhej për mos me iu çartë fytyra luftëtarit, ky ishte njëfarë kodi, sepse nama më e forte ishte: T’u çartë fytyra!... (T’u marroftë fytyra e gjenazës !)

Në të vërtetë, për lufta ose raste ku praktikohej ende prerje kokash në anale historike përmendetn si raste edhe në vitin 1879, kur gjatë spastrimit të Arnautllëkut Verior (Serbisë së Jugut) nga mbetjet e shqiptarëve (muslimanë), serbët një veprim të tillë e paskan realizuar, duke i ngulur kokat e disa të rinjve të martirëzuar shqiptarë në kunjat e rezhkinikave të qerreve dhe i kanë ekspozuar nëpër katunde, ku ende qëndronin eventualisht shqiptarë të pashpërngulur mbase të painformuar për shkak të hapësirës së gjerë gjeografike të ngulitjes së tyre që zinin ose të gënjyer nga ndonjë premtim fqinjhësor apo ndërkombëtzar!...

Sa më sipër, përmenda me qëllim, ngase ia vlen për t’u ditur e vërteta, sepse rrënjët e një shkizme të tillë shqiptaro-shkie (serbe) mbi bazë fetare ishte mjaft e gjatë dhe thellë e trashëguar mjerisht dhe gjithsesi e nxitur nga politikat e huaja turke e ruso-serbe, por ekzekutues më fort ishin militantë komandues serbë prorusë, madje në anën tjetër edhe komandues turq e shqiptarë turkoshakë, por populli si popull liridashës, kur nuk është prekur në nder gjithmonë ka gjetur ndonjë mënyrë të suksesshme bashkëpunimi e bashkëjetese me fqinjtë (deri edhe me kumari e vëllamërim), jo vetëm brendapërbrenda shqipfolësve të feve të ndryshme, por edhe në raporte me serbo-malazezët e popujt e tjerë. Pa u zgjeruar shumë në kohë-hapësirë, po e kujtoj vetëm kryengritjen shqiptare, të udhëhequr nga Isa Buletini të vitit 1910, i cili, edhe pse ishte i njohur për të gjithë ato masakra e dëbime kundër shqiptarëve nga serbët, sidomos gjatë viteve 1877-1879, duke pasur për ideal kryesor çlirimin nga Turqia, gjatë organizimit të kryengritjes  1910 u furnizua dhe bashkëpunoi me Serbinë, madje pas dështimit të Betejës së Carralevës, një grup i konsiderueshëm luftëtarësh kryngritës shqiptarë gjetën strehë shpëtimi pikërisht në Serbi. Ne këtu nuk po ndalemi rreth aftësive ose pa aftësive politike, strategjive ushtarake, mospërkrahjes nga fuqitë e mëdha e të tjera, si dhe rreth faktit më të tejdëmshëm që ishte shkelja e besës nga shtetet fqinje etj., andaj si rrjedhpjë gjithë ajo përpjekje shqiptare antiosmane nuk doli aq me sukses asokohe, megjithatë, ndër të tjera dua të përmend një gjë të vërtetë që e kam dëgjuar nga prof. Hilmi Agani, santaksolog, po fillimisht ishte edhe ligjërues i folkloristikës shqiptare në Fakultetin e sapohapur Filozofik të Prishtinës –Dega e gjuhës shqipe, kur veç tjerash ne studentëve na pati ligjëruar se jo vetëm disa nga krerët shqiptarë, por edhe individë të caktuar, në luftën e tyre kundër turqve kishin kërkuar ndihmë nga sivëllezërit e vet shkieortodoksë. Kështu sipas tij shqiptari qoftë katolik, qoftë musliman, kur ka qenë në zor prej turkut i asht drejtuar bashkëfqiut të tij po shqipfolës për ndihmë:

O ti shka, të paça vëlla, /gjejma ‘i pushkë turkun me vra !…

Kështu disi e gjejmë të shprehur edhe në literature serbe para fillimit të shekullit 19, kur serbi (ortodoksi) ka kërkuar dhe ka marrë ndihmë nga fqinji i vet musliman, katolik ose ortodoks, poor edhe e kundërta. Kujto shprehjet: “Brat je mio ma koji vere bio” - (ngjashëm) Shqiptarin e kam vëlla s’pyes çfare feje ka ! Kështu ishte atëherë kur feja nuk ka qenë plotësisht e zhytur fanatikisht në shërbim të nacional-shovenizmit serb ose osmanizmit ekstrem turk, kur edhe marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-serbe ende ecnin, si me thënë, në binarë normalë. Ishte koha kur populli shqiptar me shkitë tanë sidomos te ne, përkundër propagandës politike turke, si dhe asaj zyrtare të kishës ose knezhevinës serbe, jo vetëm nuk kishte hasmëri ndërmjet tyre, katolikë-muslimanë e ortodoksë, por jetonte në njëfarë harmonie edhe me fqinjtë sllavë të Serbisë ose të Bullgarisë. Ekziston shpehja: shkau si vëllau (kur iu ka gjetur për ditë të zorit fqiut shqiptar musliman ose katolik). Nuk janë pak raste kur individët nga «shkitë tanë», edhe gjatë luftës së fundit i kanë shpëtuar fqinjtë e vet, jo vetëm nga plaçkitjet e represaljet, por kanë shpëtuar konkretisht edhe shpirtra njerëzish nga vargu i të dëbuarve shqiptarë ose atyre të pashpëngulur, siç isha edhe unë, apo jo?! Në të vërtetë, kjo temë, po përsëris është pjesa më e pazbërthyeshme dhe më delikate e aktuale nga shkenca serbe e shqiptare te ne, edhe pse nuk mund të mohohet një prani e tillë positive në mbamendjen e masës shqiptare katolike, muslimane dhe të shkive shqipfolës e ortodoksëve të tjerë gjithandej e gjithkëndej, jo vetën në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e viset e tjera ballkanike, por edhe më gjerë. Në të vërtetë episode të kësaj teme do cek konkretisht në krein tjetër të punimit tonë. Fundja varësisht nga situatat dhe nga vetitë e njeriut nuk janë pa vend shprehjet ekstreme: shkau si vëllau (!), por edhe e kundërta: vëllau si shkau (!), ngase te çdo popull në situate të caktuara gjendet njeriu njeri dhe njeriu jonjeri !

Sidoqoftë, edhe ky fakt u mbetet penë në dorë ose detyrë imediate studiuesve të pasionuar jo vetëm shqiptarë e serbë, por edhe të tjerë, e cila nëse arrihet së zbërthyeri sa më mbarë, do të ishte një ndër hallkat më të rëndësishme të paqetimit serbo-shqiptarë, paqetim që duhet të arrihet me bindje e ndërgjegje të lartë, sepse siç u pa shkaktare kryesore e acarimeve ishte jo lufta fetare, sa lufta për shtrirje territoresh ose lufta për ruajtje kolonie nga shteti, natyrisht e nxitur dhe e përkrahur nga propaganda fetare e gërshetuar me interesa politikë, sepse fajtor nuk ishte shkau si fetar ortodoks, por nocionalshovinizmi barbar shtetëror serbomadh, siç ishte më parë fajtor pushteti turk osmanli.  Ç’është e drejta, luftë e fundit në Kosovë, nga shteti serb ishte luftë për mbrojtjen e kolonisë e të kolonializmit, ndërsa nga ana tjetër lufta e shqiptarëve ishte luftë çlirimtare kundër kolonializmit të shtetit serb, jo kundër serbëve si ortodoksë, apo jo?!

Po përsërisim një temë e tillë pret të zbërthehet prej dorës e mendjes së studiuesve të displinave dhe të profileve të ndryshme, madje jo të fshehen gjërat, por e vërteta të sale në dritë, ngase fun di I fundit shkinat, ashtu si edhe shqiptaret, gratë ortodokse simbolikisht si edhe më parë nuk ishin e nuk janë vetëm pula të egra, por edhe dardha të buta, por edhe nëna serioze, apo jo ?!

Mjerisht urrejtja e tillë e shprehur në mallkime, edhe pse ne e quajtëm tashmë të konsumuara (të tejkaluara), duhet të zbutet edhe më nga të dyja palët dhe kjo do të arrihet me respektimin bashkëjetësës ndëretnike, duke respektuar emërtimin e etnisë përkatëse, pa e mohuar asnjëherë të kaluarën historike, si dhe gjuhën shqipe, aty ku duhet dhe ku vlen si kriter i së vërtetës.

(2) Diskutim për dy derivatet e imponuara risimisht nga Fjalori i M. Elezit

Tash fill po i trajtojmë dy fjalët derivate, risimisht të veçanta nga Fjalori i M. Elezit:

1) emrin: shkizëm /shkizma dhe 2) foljen: me shkavitë, të cilat edhe imponohen si tema interesante

a) Shkizëm shkizma si emër konkret e fondit aktiv të shqipes në kuadër

të konceptit të gjerë kontaminues: shkizmë/shkja/v

Te Fjalori i M. Elezit, ngjall interes fjala shkizëm shkizma, si fjalë e gjallë aktive e vjelë nga goja e popullit, e cila, siç po shihet shkrimisht, madje edhe sipas konceptit të përgjithshëm strumbullar që mbulon ka ngjashnmëri me ndarje, copëtim, çarje, siç e pamë ashtu siç e ka të ravijëzuar konceptin edhe ndërkombëtarizma shkizmë shkizma. Lidhur me këtë shtrohet pyetje: Trajta e fjalës aktive popullore shqipe shkizëm shkizma e shënuar në krahinën e Lumës, por që ndeshet edhe në Kosovë, ka gjurmë trashëgimie apo është coincidence, një si puçje e rastësishme me trajtën e ndërkombëtarizmës në shqyrtim?!

Sidoqoftë, për studiuesin e gjuhës shqipe dhe përgjithësisht zgjon interes të veçantë ky fakt, sepse imponohet si diçka tejet e rëndësishme që duhet hulumtuar parësorisht në fushën e marrëdhënieve të shqipes me trajtën schism të latinishtes vulgare, përkatësisht schismo tl greqizmës, me fillet e formimit të asaj gjuhe, apo jo?!

Ne edhe më përpara për konceptin e ndërkombëtarizmës shkizmë (skizmë) si dukuri e patëm shënuar lirshëm barasvlerësit sinonimikë, si: shkyerje (shkiej) me shkye, përçarje, çarje, ndarje, shkapje, shkarje, shkasje (rrshasje) me shkasë (me rrëshqitë), shqas me shqasë/ rrëshkas, pastaj shkep / shqep, me (u) shqepë shqepje etj - dhe të gjitha këto fjalë sinonime në raste kanë të bëjnë me konceptin strumbullar: ndarje, hapërdarje, copëtim, ashtu siç duhet konstatuar që e paska të trashëguar që nga antika fjalë termi shkizmë-a me koncept dukurie, ashtu siç e ka edhe trajta e emrit konkret të shqipes së sotme shkizëm shkizma: copë nga ndarja e diçkaje, e dëshmuar nga fjalori i Mehmet Elezit edhe nga të folmet në Kosovë, i cili sipas sistemit aktual fjalëformues të shqipes edhe mund të foljezohet normalisht në trajtën shkizmoj, me shkizmue (me ça, me përça (!), apo jo?!

Pyetja e mësipërme arsyeton vetveten, sepse edhe kjo fjalë nga Fjalori, sipas sinonimisë që ka me fjalë të tjera referuese, siç do të shohim, mbulon koncept të ngjashëm: çarje, përçarje, copëtim.  Në të vërtetë fjala shkizëm (shkizma) në këtë fjalor e përgjithësisht del në referencë me fjalën e ngjashme shkimëz (f.1380), ku vetëm fundorja del me njëfarë metateze: -zëm/-zmë. Fjala shkimëz shkimza (apo shkizmë shkizma!) ose folja me shkimë(z), zbërthehet në këto kuptime sinonimike: me fikë, me shuajtë (një dritë), fig. me fikë një “yll”, një dukuri, ndërkaq, fjala shkimëz ka sinonimi me fjalët bjezgë dhe spirrë-a. Kështu nga bjezgë me bjezgue dhe spirrë me spirravë (apo me spirrue) del koncepti i qartë: coptoj me coptue diçka ose në polisemi: me shkapë të kaptën etj.

Mos me zgjatë, në bazë të kësaj sa u paraqit, edhe në bazë të këtij gjurmimi, shqipja ose protoshqipja, më tepër se asnjë gjuhë tjetër, ka të drejtë me kërkue hisen e vet etimologjike te trajta scisma (shkizma), qoftë si ndërndikim popullor në latishten vulgare që e kishte ose ishte bashkëpronë e saj në trojet e veta, qoftë në greqishten e vjetër, e cila siç po thuhet, në fillimishte formohej, duke thithur ushqim në pëqinë e nënë-gjyshes së shqipes pellazgo-ilirishte, apo jo?!

Sidoqoftë, nga studiuesit pritet që sa më parë kjo çështje të zbërthehet me seriozitetin e duhur. Po përsërisim: fjala shkizëm shkizma, sipas këtij Fjalori, së pari i referohet prejardhjesisht fjalës shqipe shkimëz (metatezisht *shkizmë!), përkatësisht foljes shkim me shkimë geg. edhe shkym me shkymë, përkatësisht shqym ose shqim, që sipas fjalorit ka këto kuptime sinonimike: shuaj, fik, zhduk, asgjësoj, çaj, sakatoj. Gjithashtu fjala shkizmë, sipas këtij fjalori, u referohet edhe këtyre dy sinonimeve: bjezgë dhe spirrë, që të dyja me kuptim konkret: copëtim ose pjesë nga coptimi i diçkaje përkatësisht: me bjezgue – me coptue (f. 216 a po me spirravë (f- 1323) ose me spirrue –(me ba shkizma!) ose me ba copa (druri, qelqi), fig. me ça dërrasa (dru), me ba spirra (shkizma), me sakatue.

Siç e pamë më sipër, pothuaj të gjithë studiuesit shumësin e antroponimit shkja shki/e, jo  vetëm kuptimisht, por edhe etmologjikisht e lidhin me shumësin e emrit të latinishtes: sclavi (shq. *sci /shki) sing. sclavus (shq.*scla /shka) në kontanimi kuptimore me trajtën shkizmë, duke u mbështetur në theksin e zanores -I të temës ose të togut nistor shki ose shkij, me kuptimin çaj me ça.

Profesor Çabej, për konceptin çaj me ça, shënonte këto dy folje njërrokshe sinonimike me fundoren –I të theksuar:

e para, qij (me qi) nga shqit, duke krahasuar me gr. ski/’o dhe lat. schindo (çaj, shqyej) /Shih: St. gjuhësore II, Prishtinë 1886, f. 113/ dhe

e dyta, kij (me ki’, (rrënja e njejtë, prej nga derivati: kizë-a), përkatësisht lat. incidere (me ça, me gdhendë) /St. gjuhësore I, Pr. 1986, f. 282).

Gjithsesi kjo dukuri rreth rrënjës së fjalës shki’/zmë/ ia vlen të jetë objekt trajtimi më në hollësi nga gjuhëtarët specialistë, apo jo?!

b) Folja shkavit, me shkavitë dhe trajta e emrit shkav-i (shka-u)?

Gjithashtu në Fjalorin e M. Elezit ndeshet edhe folja prejemërore: shkavit me shkavitë, e përkufizuar:

1. Shkel me këmbë, prish, shkelmit dhe

2. fig. marr nëpërkëmbë.

Kjo trajtë foljore e formuar mbi bazë të emrit shka, përkatësisht nga trajta më e hershme: shkav-I  haset në të folme të caktuara shqipe, siç dëshmohet edhe nga pejorativi i shkallës më të lartë: shkavell-i (shkav-ell) si edhe nga ne në variantin e fjalës së urtë: Rueju shkavit të pijtë e turkut të untë.

Sidoqofë, përftimi i foljes me shkavitë ka model prejemërformimi dhe ndërtimi saj shpjegohet lehtë: shkav + it shkavit (shkavis) me shkavitë.

Është i ditur fakti se etimologjikisht tema prodhuese shkav- e foljes  shqipe shkavit me shkavitë ka origjinë nga lat. shclavus /skllav. Në shqipe, siç është cekur më përpara procesi i tillë arsyetohet si zhvillim i brendshëm i saj: shklav, shkjav shkav. Këtu kemi të bëjmë me dukurinë e rregullt morfo-fonologjike të shqipes: nga s(h)klav në shkav-i ose shka-u, ngase sipas ligjshmërive të njohura S-ja nistore latine që në takimet e para të këtyre gjuhëve në shqipe reflektohej në SH. Kështu shpjegohet kalimi i S-së në Sh edhe te fjala sklav lat. sclavus, gr. sclavos = shkla/v (Bardhyl Demiraj), ndërkaq shqipja e sotme si huazim të ri aktualisht pason trajtën: skllav-I,. Në të vërtetë, po përsërisim, nga ballafaqimi i shqipes së asokohshme mesjetare me trajtën sclavus të latinishtes u reflektuan trajtat në evoluim e sipër: shklav - shkav-i e së fundi në shka shkau, shki shkitë, përkatësisht pati këto faza përshkallëzimi, si:

lat. a) singular  sclavus  - njëjësi shq.: 1. shklav shklavi! (skllav-I)   me skllavos,

shklan shklavan, shkla,

2. shkjav shkjavi; shkja,shkjau,

3. shqa, shqau                shqas (me shqasë)!

4. shkav, shkavi              me shkavë, me shkavitë,

(shkavos me shkavosë),

(shkavis me shkavisë!),

(shkavoj (me shkavue!)

5. shkavell-i (!)

6. shka shkau                 shkas (me shkasë);

b) plural     sclavi  -  shumësi      1. shklavë-t!, shklevë-t! ; shkle-të,

2.shkjavë-t!

3. shkje-të,

4. shqe-të

5. shki/-të, shki/e-t  shkijoj (me shkijue), shkijav (me

shkijavë), shkijos (me shkijosë),

shkizoj (me shkizue), shkiezoj

(me shkiezue), shkjezoj (me

shkjezue).

Përveç dy rasteve foljore që ndeshëm në burimet e caktuara: me shkavitë dhe me skllavosë që asociacion trajtën shkavos me shkavosë, trajtat e tjera edhe pse duket si me qenë si të përftuara ose të shënuara në ndonjë burim, ato i theksuam arbitrarisht, por mund të themi se jo vetëm këto, por edhe të tjera, sipas sistemit foljeformues të shqipes janë të arsyetueshme  që hapakrah mund të qëndrojnë si rezervë e gatshme që në rast nevoje mund të përdoren pa ngurrim varësisht nga konteksti që ofrohet sot e nesër, apo jo?!

Sido që të jetë, kur kemi parasysh versionet e emrit shkja, përveç rastit S/Sh, që u trajtua më sipër, për dallim nga trajta e latinishtes shihet edhe rasti ose procesi tjetër: velarizimi i –L-së në LL, pastaj procesi kur kjo l ose ll pothuaj normalisht shndërrohet në J, andaj del trajta edhe sot e gjallë aktive shkjav shkja nga shkla/shkja, po edhe zhdukja e J-së te trajta shka e shkinë, ndërsa shumësi shki shkije nën ndikimin e shumësit të latinishtes sclavi, përkatësisht nga kontaminimi i konceptit  me fjalën shki+zmë).

Sidoqoftë, në këtë kompleks ndodhi edhe procesi tjetër, nga trajta shKJav, shhkjav-i, -KJ-ja e mesit në treva të caktuara të Shqiprisë së Mesme dhe të asaj të Jugut u shndërrua në Q: shqa e shqe, ndërkaq në disa të folme gege –J-ja edhe u zhduk fare, andaj doli trajta shkav shkavi, prej nga u përftua folja prejemërore shkavit me shkavitë, ku v-ja duket si epentetikë, ndërsa I-ja i takon temës fjalëformuese, morfemë kjo e cila ka shërbyer si temë prodhuese për formimin e emrit pejorativ të shkallës më të lartë shkavell (shkav-ell).

Po mbi këtë bazë brenda shqipes është zhvilluar edhe dukuria e rotacizmit. Kështu, ndërsa në viset veriore e qendrore ndeshim trajtat: shka, shkja ose shqa shqe, shkjeni shqeni, shqenisht, shkienisht, shkinisht e shkinë, në viset jugore: shkjeri e shqerisht edhe shqirë.

Gjithsesi, folja me shkavitë në kuadër të sistemit foljor të shqipes del e arsyetueshme, por sikurse edhe emrit shka edhe ajo duhet me e cilësue si historizma, përkatisht duhet shtuar si sqarim plotësues rreth përcaktimit të nënfushës semantike që mund të përdoret edhe aktualisht, varësisht nga stili ose konteksti që ofrohet.

Ç) Arbëria gjatë periudhës së sundimit osman, raporti turko shqiptar/ sllavo shka

dhe pasojat fatale nga Shkizma e re

Hyrje

Ç’është e vërteta, siç mësojmë nga parahistoria, historia mesjetare dhe ajo e mëvonshmja, shqiptarët historikë përjetuan disa shkizma (çarje brenda vetvetes) të shkaktuara me intrigancat e të tjerëve, por edhe me fajet ose mosmarrëveshjet nga vetvetja, por të gjitha këto shkizma ishin me pasoja të pashërueshme fatale për mbarëvajtjen e shqipfolësve në kohë-hapësirat vijuese.

Pa hyrë në parahistori rreth pellazgëve parailirë, kur protoshqiptarët mitologjikë në periudhën politeiste kanë përjetuar disa shkizma (çarje, përçarje, ndarje, emigrime) Me shumë me pasoja ishte edhe Lufta e Trojës e shkaktuar, siç po thonë studiuesit, mes protoshqiptarëve, pastaj ndodhën përçarje mes fisesh ilire e pasilire dardano epiro-albane si dhe pas futjes së Ilirisë në sundimin e Perandorisë Romake, përveç kryengritjeve të prira nga “batot”(bacët iliro-dardanë), përmenden shkizma edhe gjatë kontakteve barbaro-dardane e në veçanti sllavo iliro-dardane, bogumile, tribale e të tjera, nga të cilat pos tjerash pati si rrjedhojë ndcodhen edhe simbioza konkrete sllavobullgaro-shqiptare, pastaj edhe serbo-shqiptare, ku masa të gjera protoshqiptarësh gradulisht etnikisht e gjuhësisht u tjetërsuan në popuj të tjerë, por si shkizma të periudhës historike monoteiste fatale për shqiptarët, po i përmenden dy, të parën si “shkizmë të madhe” vetëm po e rikujtojmë, sepse paksa e trajtuam më sipër, kur shqipfolësit i preu në palcë shpata e shkizmës së tillë kristiane, ngase ata detyrimisht u shkizuan në dy rite rivale brenda të njëjtës fe: ortodoksë e katolikë dhe si pasojë pati edhe konflikte mes tyre në plan të gjerë. Ndërkaq shkizma e dytëe re”, sipas nesh, ka ndodhur më vonë, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, shkizmë kjo e cila për mendimin tonë për shqipfolësit, pati pasoja edhe më fatale gangrenëse, për të cilat do të flasim në vijim. Kjo shkizmë që po e quajmë kushtëzimisht shkizmë të re në krahasim me të parën, pasi nuk kishte të bënte me ndarje në dy rite kristiane, por me dy fe të ndryshme të mirëfillta: kristiane/ islame, fetarisht ishte edhe më me pasoja të rënda se shkizma e parë, sepse tani kemi të bëjmë edhe me ndarje ndërfetare e gjuhësore të një natyre tjetër. Kështu shqipfolësit përveç raporteve të ndërlikuara, siç ishin raportet shqipo/sllave, shqipo-greke e shqipo latine, tashti kemi të bëjmë edhe me një raport tjetër me marrëdhënie shqipo-turkoarabe dhe pikërisht kjo ndodhi për një kohë mjaft të gjatë, kur edhe ndodhën mjerisht edhe rivalizime të reja, pikërisht atëherë kur fillon edhe konsolidimi i kombeve në Europë e më gjerë mbi bazë feje e gjuhe. Pikërisht rreth kësaj dukurie shumë të ndërlikuar që përjetuan shqipofolësit gjatë kësaj pertiudhe të zhvillimin historik të tyre, do të përpiqemi me qartësue sadopak në vijim.

1) Raporti arbër/shqiptar dhe shkizma fatale ideo-fetare,

e ndodhur gjatë sundimit osman

Siç dihet populli shqiptar si pasardhës i pellazgo-ilirëve që nga koha e mesjetës së hershme del e identifikuar në hapësirën e Tetrakisë së Diklocianit (Provalis -Shkodër, Epiri i Ri - Durrës, Epiri i Vjetër -Nikopol (Prevezë) e Dardani -Shkup) deri në shekulli VII-XVIII me emrin, arbër (arbën) Arbëri (Arbëni ), duke i lënë nën hije termat, si: iliro-prevalis, iliro epirot ose iliro-dardani etj. Fakti që emërtimi Arbër Arbëni (albën Albëni!) ishte i njohur që në atë fazë antike në këto hapësira e dëshmojnë popujt e shtetet e reja përkatëse (pas romane latine e bizantine) në kontakt me paraardhësit tanë në atë kohë, të cilët edhe do ta emërtojnë këtë popull e vend po mbi këtë bazë:

it. albanese Albania,

fr. albanais Albanie,

gjerm.  Albaner Albanien

angl. albanian Albania,

gr. arvanitis Arvania,

sll. arbanas Arbanija, Albanija

turq. arnaut Artnautllëk, Arnautistan,

shq. arbër /shqiptar Arbëri/ Shqipri(?).

Sidoqoftë këto emërtime me ndryshim konsonanti të parë të rrokjes nistore r/l; arb-/alb-, arv-, arn-, që mbetën të qëndrueshme për botën e jashtme, për botën e brendshme arbërfolëse për shkak të rrethanave nën pushtimin turk që nga shek. XV emërtimi: arbën Arbni filloi të pasivizohej dhe ndërkohë edhe të ndryshojë dhe kështu që nga shekulli XVII -XVIII e këndej vetë banorët vendas e ripërtrinë ose e krijuan emrin shqiptar, ndërsa atdheun, edhe pse të robëruar e quanin Shqipri. Pse ndodhi dhe si ndodhi kjo? Kjo çështje nuk ka mbetur pa përgjigje, mirëpo shpjegimet e derisotme rreth gjenezës së fjalës shqipe shqiptar Shqipni dhe arsyes së përftimit dhe përqafimit të kësaj dukurie, edhe pse rreth kësaj çështjeje gjithnjë e më tepër po hedhet dritë me shpjegime të reja, kanë mbetur në nivelin e supozimeve.

Sidoqoftë, është fjala për një periudhë kur populli shqiptar (arbnor) pas vdekjes së Skënderbeut u gjend në situata të reja shumë të vështira, ngase Turqija si ripushtuese pas luftave me Skëndërbeun, ishte e pamëshirshme kundër arbër-epirotëve, veç tjerash edhe me taksa e obligime të reja. Ai regjim në mënyrë të jashtëzakonshme pati shprehur alergji kundër të gjithë shqipfolësve, jo veç disa ortodoksëve t’i quajmë të moderuar filoskënderbegas nga jugu dhe të Shqipërisë së mesme, ajo në veçanti u shpreh  egërsisht kundër etnisë katolike në veri, e cila edhe pse mbase ishte më e vogël në numër e  sa i përket shtrirjes gjeografike si arbërfolëse përfaqësonte zemrën e asaj popullsie kundërosmane, sepse ishte e ndërlidhur fetarisht e politikisht me Perëndimin, armikun më të madh të Perandorisë Osmane të asokohshme. Për atë popullatë shqipfolëse (katolikë e ortodoksë të rebeluar) Turqia hapi dy, përkatësisht tri rrugë: e para dëbimin e pamëshirshëm të tyre jashtë, e dyta, disi më e mëshirshme: aplikoi konvertimi i tyre në fenë islame (sunite), por njëherazi, si mundësi e tretë, për ortodoksët shqiptarë u la e lirë edhe një rrugëzgjidhje,lojalizimi me nënshtrim ndaj autoqefalive sllave e greke, ku nuk praktikohej si gjuhë sakrale shqipja. Kështu shqipfolësve ortodoksë rrethanat u diktuan të kërkonin mbrojtje nën hijen e Patrikanës, e cila edhe ishte aleate zyrtare e Sulltanatit dhe kishte imunitet të përkujdesej për besimtarët e vet (ortodoksë) nëpëmjet autoqefalive përkatëse.

Në të vërtetë, siç është thënë më sipër, po që tash po e përsërisim, arbnorët pas periudhës së hershme pasilire nën perandorinë romake-bizantine, përkatësisht bizantino-sllave dhe tani nën  perandorinë osmane, periudhë kjo mbi 500 vjeçare për shkak të rrethaneve të imponuara, sidomos me islamizimin e shumicës të tyre, emërtimin arbër arban gradualisht e pasivizuan. Ndodhi kështu, , siç theksohet nga studiuesit, sepse tashti për shqifolësit arbnorë te ne lindën dy emërtime të reja me konotacion të ri antonimik: shkja (për ortodoksët) dhe shqipo shqiptar (për arnautët muslimanë). Dhe pikërisht, jo vetëm lindja e emërtimeve të tilla, por vetë ndarja e tillë shoqërore ishte shkak-pasojë e asaj çarjeje që ne e quajtëm shkizmë të re po ashtu të madhe fatale për shqipfolësit. Kështu e pagëzuam dhe e njohim si shkizmë me pasoja gangrenëse për arbërit, ngase kjo shkizmë e re preku gjuhën e arbërishtfolësve, dukuri kjo që ndodhi dhe u majm, pikërisht në epokën e konsolidimit global të kombeve në Europë, kryesisht mbi bazë gjuhe e feje. Të rikujtojmë faktin se ndërsa shkizma e madhe, siç qe konstatuar më sipër, që ne e quajtëm si shkizmë të parë historike, ishte më fort një ndarje të një feje që e kishte Biblen si kod orientues, ndonëse me interpretime doktrinore të papajtueshme rreth disa pikave nga katolikët e ortodoksët, tashti pjesa shumicë shqipfolëse e konvertuar në islam, edhe pse sa me thënë e respektonte Krishtin dhe Biblën, si libër kod të shenjtë orientues e zbatues e kishte Kur-anin dhe si profet absolut të ri më të autoritetshëm se profetët e tjerë e njihte Muhamedin, madje tani gjuha e riteve nuk kryhej as mbi bazë latine as greko-sllave, por mbi bazë arabo-turke dhepse ajo fillimisht e në vazhdimësi bëhej vetëm me ndonjë formulë arabo-turke, ngase të tjerat (lutjet), siç ishte e parashikuar në namazkryesisht në heshtje i kryente imami.

Ne nuk do të prekim rastin e shkizmave të tjera rreth asimilimit të parailiro-protshqiptarëve gjithandej në viset e Azisë e të Afrikës në turko-arabë, por do të ndalemi vetëm në viset e hapësirës së sotme ballkanike (kryesisht hapësirën e tetrakinë diklociane), ku në të vërtetë preku me ashpërsi kjo shkizmë e re, e cila sipas hipotezës të cekur nga z. Spiro Prifti, mbështetës i F. Xharrës, paska pasë filluar tek shqipfolësit, pikërisht që me pushtimin e tokave të Arbnit nga Perandoria Osmane, përkatësisht që nga momenti kur fillon pranimi i islamizimit nga banorët shqipfolë[s të Arbnisë, së pari, nga qarqet e larta, pastaj të mesme e kështu me radhë, por, më me intensitet të shtuar u tregua kjo ndarje fetare veç shekujve. 14 -15 sidomos në shekujt në vijim (16, 17- 18) e sidomos më e fuqishme ishte në fillim e gjysmën e dytë të shekullit 19 dhe, spikasim ne, vazhdoi pa shenja dobësimi në shek. 20, madje propagandisht është e pranishme edhe në ditët tona. Kjo hipotezë do të sqarohet paksa më në hollësi, pak më poshtë si pikë më vete, pasi të themi ca fjalë rreth pasojës së pasivizimit të emërtimit arbnor e Arbni tek shqipfolësit dhe si lindën ose u ripërtërinë fjalë-termat e rinj, shqipo/shkja që u cek më sipër, dukuri kjo që ka të bëjë me ndërlikimin e shkizmës së re.

2) Rreth pasivizimit të termit arbër dhe nxjerrja kokë e termave me konotacion të ri konfrontues nga turk e shkja në shqiptar/shka

Për të zbërthyer temën rreth pasivizimit të fjalëtermit arbër, edhe pse pak sa e zumë në gojë më sipër tash fill do të përpiqemi të zbulojmë burimin dhe konfrontimin dikur dhe sot të koncepteve të antonimeve turko/shka  përkatësisht shqipo/shka, pa harruar pasojat e shkaktuara nga fanatizmi i pakontrolluar fetare dikur dhe sot si dukuria më përçarëse dëmsjellëse rreth konsolidimit të kombësisë e të kombit shqiptar. Pa marrë parasysh faktin se gjatë shtjellimit të deritashëm të kësaj teme, në momente që na imponoheshin kemi dhënë ndonjë sqarim ose plotësim që na është dukur i domodoshëm, megjithatë tani do të përpiqemi me hedhë dritë pak më fortësisht pse ndodhi pasivizimi i fjalë-termit arbërArbëri dhe arsyeja si u imponua konfrontimi i të tri antroponimeve turko//shkja, përkatësisht shqipo/ shka tek shqipfolësit. Sipas studiuesve Prifti/Xharra, pa hyrë në prejardhje etimologjike, fjalë-termat: shka/shkie/shkizmë në krahasim me emrin shqip shqipo, shkipës shkipjan shqiptar u pëdorën nga shqipfolësit pothuaj në të njëjtën kohë-hapësirë., dukuri kjo që do të përpiqemi ta parafrazojmë në vijim dhe ta zbardhim sadopak kontaminimin konfrontues e semantik të këtyre dy antonimeve të natyrës shkizmore shqipo/shka, si veçori karakteristike e gjuhës shqipe.

3) Rreth përkufizimit të fjalë-termit shqiptar në raport me shka

Gjatë shtjellimit të derikëtushëm të temës u përpoqëm me i bë sa më të qarta konceptet e dy termave shkja e shkizmë, qoftë si koncepte të veçanta, qoftë kontaminuese, ndërsa tashti, duke u mbështetur në të dhënat e derisotme, jemi të interesuar me bë përpjekje që sadopak me zbardhë çështjen rreth burimit të fjalës shqipo që u përftua ose u fuqizua në konfrontim semantik me termin shkja, ngase që të dyja këto fjalë, kishin dhe ende kanë përdorim mjaft të gjerë në gjuhën tonë të përditshme, edhe pse, as njëra as tjetra, ndoshta për ndonjë arsye madhore politike(!), nuk figurojnë në fjalorin e standardit të sotëm të shqipes. Me fjalë të tjera nuk i ndeshim në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006), por, në të vërtetë, në FGJSSH (1980), edhe pse në atë burim nuk është përfshirë fjala shkja, aty e ndeshim emrin shqipo shqipoja (f. 1915), për të cilën jepet ky përkufizim:

Shqipo-ja - Shqiptari, si mishërim i virtyteve më të larta kombëtare më tipike të popullit tonë.

E shoqëruar me shprehjen ilustruese:

Shqipon as e kanë trembur as e kanë gjunjëzuar dot.

Përkatësisht në FGJSH 2006 (f. 1047), për fjalën Shqiponjë lexojmë pothuaj ngjashëm poetiko-stilistikisht:

Shqiponjë-a - fig. nën 2.: Njeri trim, i guximshëm e sypatrembur, njeri shumë i zoti dhe i shkathët.

Siç po shihet në këto dy burime përkufizimi është pozitiv i shkallës më të lartë. Le ta risjellim  në kujtesë tani sa për krahasim përkufizimin e fjalës shkja, sipas Fjalorit të M. Elezit (2006 f. 1367), ku nën 2. dilte:

Shka-u  – Armik i popullit, vrasës, mizor, ai që prish e shkatërron çdo gjë.

Meqë për fjalën shka e derivatet e saj prejardhjesisht e kuptimisht është bërë fjalë më sipër, lus lexuesin e nderuar që konstatimet e tilla mos t’i qesë largmendsh, ndërkaq, ne tani po i themi ca fjalë rreth etimologjisë dhe procesit historik të fjalës shqip dhe shndërrimit të saj përmbajtësisht në shqipo, përkatësish deri në përkufizimin e sotëm të sinonimit të tij parësor shqiptar:

Shqiptar-i … - pjesëtar i shoqërisë shqiptare (FGJSSH f.1916),

rspektivisht:

Banor vendës i Shqipërisë etnike ose me prejardhje nga Shqipëria etnike, pjesëtar i kombit shqiptar; ai që lidhet me shqiptarët e Shqipërinë; ai që flet qartë e kuptueshëm shqip. (FGJSH 2006, f. 1047.)

Së këndejmi, duke mbajtur gjallues në kujtesë krejt përkufizimin e fjalës shqiptar bashkë konfrontimin semantik shqipo/shka do ta kemi më lehtë me i kuptue disa opsione ose opinione si supozime të shprehura rreth etimologjisë ose burimit të fjalë-trajtave: shqip shqiptar Shqipëri.

4) Opinione rreth prejardhjes së fjalëtermit “shqiptar”

Lidhur me këtë, nga përvoja e të lexuarit i kam në kujtesë afro 20 opinione si supozime a hipoteza rreth prejardhjes së fjalës shqip shqiptar, që këtu po e cek nja 5, të cilat nuk janë cilësuar aq të qëndrueshme:

1) nga emri  petrit -“sfifter” (skiftar skiptar) - shqiptar,

2) nga Shkup (shkup’tar, shkyptar, shkiptar) - shqiptar,

3) nga “’qipi-a” (mullar bari, fig. tubim ’qipish!), ‘qip’tar (!),

4) nga “shkrep-tar” (banor shkrepash) - shqiptar,

5) nga mbiemri familjar Schipudar, Schepuder… - shqiptar,

e ndonjë tjetër, por, janë edhe tri opinione të tjera, të cilat ia vlejnë të trajtohen pak më gjerësisht, ngase nuk mund të quhen të lehtërrëzueshme apriori, për të cilat do të bëjmë fjalë tash fill.

5) Opinione rreth tri hipotezave jo të lehtërrëzueshme

Për konceptin që ka sot fjala: shqip shqipo shqiptar Shqipni Shqipri, nga studiuesit janë të njohura tri hipoteza jo të lehtërrëzueshme:

e para, termi shqiptar, shpjegohet sipas totemit shqipe (shqiponjë;

e dyta, termi shqiptar është shfaqur sipas dukurisë antonime si produkt i shkizmës së re: shkja - shqipo  nga shqep /shk/ie/p (!?) dhe

e treta, sipas trajtave foljore: shqipoj me shqipue, si tezë më e pranuar siç arsyetohet në burime të caktuara edhe nga «Port albi» (internet) më 19.07. 2012, që ne po shoqërojmë edhe me trajtën tjetër foljore shqip me shqipë.

Po i përzbërthejmë pra guximtarisht të tri këto hipoteza radhazi, veç e veç, duke përdorur si mbështetje ndonjë risim ilustrues gjetur e shprehur me fjalë tona.

1. Rreth opsionit të parë, shqipe - shqiponjë

edhe si simbol joshës

Nisur nga gjendja e sotme e nocionit që ka emrit shqipo shqiptar Shqipri ne nuk e mohojmë as hisen që ka marrë ky nocion si mbulesë nga varianti i shkurtër i emrit shqiponjë: shqipe (*ipe), përkatësisht në përgjithësimin e trajtës: shqipe shqiptar e Shqipri.

Është shumë me vend konstatimi që kjo fjalë si opsion është shfrytëzuar kontanimisht nga rilindësit tanë, të cilën e motivuan si akt joshës shpirtëror për përvetësimin dhe zgjerimin sa më masiv të këtij emërtimtotemi. Nuk thuhet kot se populli e masivizon dhe e mban mend më së miri dhe e mba më për zemër një ngjarje a dukuri, kur ajo mitizohet, andaj edhe ky veprim në formëzimin kombëtar, assesi nuk mund të cilësohet si i qortueshëm as atëherë që në zanafillë as sot. Madje në “Port-alb” lexojmë se “argumentet e kësaj teze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.” Megjithatë, ka studiues që shprehin rezervë lidhur me këtë. Po e përmendim vetëm një rast anësor. Mehmet Elezi në Fjalorin e tij (f. 1416) ndajfoljen: Shqiptore, përkatësisht shprehjen: E thashë shqiptore e shpjegon: E thashë shumë qartë, shkoqur e kuptueshëm dhe shton: Në Malësi të Gjakovës etj. kjo fjalë shqiptohet me –I, ndërsa shqipe shqiponja me y, çka duket se dëshmon edhe njëherë për dy fjalë të ndryshme.

Sidoqoftë, pa marrë përasysh, rezervat e studiuesve të caktuar dhe si përdoret më zonat përkatëse, te ne janë shumë të pranueshme shprehjet si: Shqiptarët si bijtë e shqipes përherë kanë siguruar frymëmarrje të lire jo vetëm në malet po edhe në fushat tona ose Ansambli ynë në këtë festival ligjëroi mahnitshëm pikërisht “vallen e shqipeve”, me ç’rast “shqipet tropojane” e ekzekutuan aq mrekullisht sa që shikuesit nuk do ta harrojnë kurrë!... si dhe emrat e përveçëm Shqipoi e Shqipe që i krijoi Z. Gërvalla në poezitë e tij e krijues të tjerë, Sigurisht përftimet e tilla kanë qenë, janë dhe do të jenë të përqafueshme shpirtërisht e kuptimisht për jetë mot, për çdo shqiptar, ashtu si edhe emrat e rinj: Shqipran, Shqipron, Shqiprron, Shqiprim e Shqipon, apo jo ?!

Gjithsesi, fjala shqipe, gjuha shqipe, emri shqiptar, atdheu i përbashkuar: Shqipria, si dhe folja nga shqipe shqipoj (edhe pse nuk shkon aq si në vaj: shqipe+OJ shqip+OJ) nuk është e pamundshme dhe jo pa lehtësi mund të ndërlidhen simbolikisht me shqipe - shqiponjën si totem, simbol ky që ka histori, andaj secilit shqiptar kjo e vërtetë i shton ndjenjën e krenarisë dhe të detyrimsisë…

Me një fjalë këtë opinion nuk e kundërshtojmë për hisen përkatëse që kishte dhe e ka sot për përqafimin e konceptit të apelativit shqiptar.

2. Opinioni rreth shkizmës (shkepjes) dhe kundërvenia:

shqipo/shka

E dyta, para sa kohe Pirro Prifti e Fahri Xharra, fjalën shqip shqiptar e ndërlidhin etimologjikisht me nocionin e dukurisë së shkizmës së re për shqiptarët, si ndarje, dukuri kjo që ilustrohet me barasvlerësin: shkep me shkepë dhe së andejmi shqep shqeptar (shkeptar, shkiptar shqiptar). Pra, edhe pse Pirro Priftit nuk i del e shënuar si ilustrim parësorisht trajta shkip shqip shkiptar shqiptar, megjithatë nuk gjykon keq kur shprehet që përftimi i fjalëve shqip shqiptar Shqipëri ka zhvillim të ngjashëm oponent dhe pothuaj të njëkohshëm siç ka ndodhur me përftimin e fjalë-koncepteve të rishtuara me konotacion të ri kohor të trajtave shka, shki/e shkitë, Shkini (nga shkitje, shqyerje, shkizma etj.), opinion ky interesant, që mbase nuk e kemi kuptue mirë sa për t’u bindur, po sidoqoftë kjo na ka shtyrë ta sajojmë e trajtojmë antonimin: shqipo/shkja.

Në të vërtetë, kur autori konstaton se këto dy fjalë shqipo/shkja edhe pse kanë të bëjmë me shkizëm (ndarje) si ngjarje-dukuri, por nuk ndërlidhen konkretisht me shkizmën si fjalë ndërkombëtare të vitit 1054 ose 1092 (siç e shënon autori), po me periudhë më të vonshme, ka plotësisht të drejtë. Themi kështu, ngase kjo shkizmë (ndarje) si dhe oponencimi i fjalëve turko/shkja/shqiptar, përkatësisht shkja/shqiptar, si dukuri, për të cilën flet autori ka ndodhur dhe është masivizuar ose rimasivizuar, brenda shqipfolësve, jo më herët po në periudhën nën sundimin e Perandorisë Osmane, kur këta shqipfolës ndërkohë u dyzuan fetarisht, përkatësisht u shkizuan, u ndanë në dy fe: islame/kristiane (ortodokse, pa përmendur ndarjen e mëparshme ekzistuese katolike/ortodokse. Kështu kjo turmë shqipfolësit nga një u nda në dy etni kombëtare:serbo-shkije dhe shqiptare dhe njëherazi edhe në dy fe të ndryshme: shqiptare muslimane në njërën anë dhe serbe-shkije ortodokse (sllave) në anën tjetër,  kjo ndodhi kryesisht në veri e verilindje, ndërsa në anën tjetër po ashtu shqiptare muslimane ndaj shkijearvanite ortodokse (greke) në jug të Arnautistanit (Shqipërisë).

Ç’është e vërteta, autori, ndër të tjera, paraqet edhe disa të dhëna të ndodhura paraprakisht lidhur me këtë shkizmë ose çarje të re. Sipas tij deri në shek.14-15 në Siujdhesën Ilirike (Ballkan) shqipfolësit arbnorë pothuaj të gjithë fetarisht ishin ortodoksë të drejtuar nga Bizanti dhe me gjuhën e veçoritë e tjera të tyre e kishin ravijëzuar, pothuaj afro 500 vjet edhe hapësinisht emrin dhe shtetin e vet etnik gjuhësor të ndërkthyer nga Iliria në të ashtuquajtur Arbëri, fakt ky që e dëshmojnë edhe të huajt, sepse prej tyre po mbi këtë bazë u quajt edhe edhe etnia edhe vendi gjeografik ngulitës i shqipfolësve: nga sllavët: arban ose raban Arbania, nga grekët: arvanitis Arvanoi, nga perëndimi: alban albanes Albania, madje edhe nga turqit: arnaut Arnautllëk (Arnautistan)…, por pas vdekjes së Skënderbeut, i cili me luftat kundër Turqisë ishte lidhur shtetërisht e fetaro-ushtarakisht me Perëndimin katolik, Sulltanati, menjëherë e ndërkohë dhe në vazhdimësi i ndëshkoi arbnorët shqipfolës (pa dallim feje) me masa të egra, duke e ndaluar me ferman deri gjuhën e folur të tyre në vende publike, por në mënyrë të veçantë mori masa kundër katolikëve shqipfolës dhe ithtarëve proskënderebejanë ortodoksë, duke u hapur njëherazi dy rrugë: e para, privilegje shtesë të konvertuarve shqifolës në muslimanë dhe e dyta, dëbimin jashtë të rebelëve, ku veç katolikëve shenjohej komuniteti ortodoks nga e mesmja dhe nga jugu (arbëreshët), por më së rënde e pësoi katolikizmi në very, ndërsa në anën tjetër, islamizimi sin ë very sin ë jug pati sukses, sepse komuniteti musliman shqipfolës numerikisht u rrit shumë. Madje të konvertuarit edhe fituan privilegje shtesë admistrative, ekonomike, deri edhe ushtarake e vetadministrative. Në këtë kohë shtypjesh për fenë kristiane një masë ortodoksësh, sidomos fqinj me sllavë (serbë, malazezë, bullgarë,) por edhe me rumunë për t’u shpëtuar masave shtrënguese e represaljeve të politikës turke e turkofilëve arnautë gjetën mbështesë mbrojtëse tek kisha ortodokse autoqefale sllave, rumune ose ajo greke, të cilat i mbronte Patrikana, e cila, siç u cek më sipër, edhe kishte imunitet të njohur zyrtarisht nga Sulltanati për përkujdesjen ndaj besimtarëve të vet. Kështu ndërkohë, pothuaj një masë e konsiderueshme shqifolësish ortodoksë, jo vetëm fetarisht, por edhe gjuhësisht gradualisht pa kundërshtim iu bashkuan kombit tjetër. Është fjala për atë periudhë kur kjo masë shqipfolëse që humbnin gjuhën por e mbanin fenë ortodokse nga masa tjetër shqipfolëse (muslimane) u quajtën shkije (nga shkizma) dhe në anën tjetër masa e shumuar e islamizuar u quajtën shqiptarë nga ortodoksët e shkizmuar.

Ç’është e vërteta, e themi me fjalë tona, kjo shkizmë ose përçarje ishte intriguar nën trysninë e tri komponenteve, e para shkaktarja kryesore ishte politika përçaj e sundo e Portës së Lartë Osmane, e dyta, politika e Patrikanës si prijatare e përkujdesëse e ortodoksizmit dhe e treta nga vetë shqipfolësit, për shkak të humbjes graduale të ndjenjës etnike–gjuhësore. Është krejt e natyrshme, që si çdo shtet i huaj edhe Turqia mbështetur në interesa të veta, shfrytëzonte zyrtarisht doktrinën e fesë islame sunite dhe në anën tjetër nuk ishte jo normale që mori ndihmë politike e ideore qetësisht edhe nga kishat autoqefale sllave në veri dhe nga ajo greke në jug, të cilat të përkrahura nga Patrikana (Selia e Shenjtë Ortodokse), përthithen dhe asimiluan ndërkohë turma shqipfolëse ortodoksë të shkijezuar. Sigurisht një dukuri të tillë kundërarbërore e ndhmuan edhe politikat e huaja si (Rusia), por edhe turmat shqipfolëse skizmatike, të cilët faktikisht edhe nga interest shoqërore- ekonomike  e psikologjike më shumë ishin të përkushtuara ndaj gjuhës fetare se gjuhës shqipe, prandaj e potencojmë faktin se nga shkizma e tillë trioponentëshe mbi bazë fetare u bë ndarje e shqipfolësve në tri fe: a) serboshkije, b) turko-arnaute dhe c) arbrore-latine dhe në të vërtetë kjo shkizmë patë efekte tejet fatale, mirëpo të gjithë shqipfolësit për fat nuk e përjetuan këtë asfiksim, ngase, në të vërtetë masa e islamizuar shqipfolëse, edhe pse nga shteti osman quheshin turq, ata nuk e quajtën veten ashtu, siç diktonte Turqija, por nuk e ruajtën as emrin arbër ose ndryshe, siç quheshin më përpara, që tash kishte mbetur ose kishin mbetur si emra të pasivizuar në përgjithësi, edhe pse emri arbër ose epirotë ende ruhej vetëm nga disa të krishterë të pasllavizuar e të pagreqizuar (ortodoksë-epirotë!) si dhe për masën e mbetur katolike (latine) shqipfolëse, po gjithsesi si arbnorë ose si epirotë fetarisht kishin mbetur pakicë.

Pra, ishte një zgjidhje e volitshme, sepse emri shqiptar u pranua si më praktik dhe më për zemër jo vetëm nga shqifolësit muslimanë, por edhe nga katolikët dhe ortodoksët shqipfolës. E veçanta e hipotezës së z. S. Prifti dhe z. F. Xharra është se ndërsa shqipfolësit tash si popullsi kompakte muslimane i quajtën ortodoksët që u shkizuan, u ndanë dhe iu nënshtruen kishës sllave: shkie shqe, si ndarës përçarës me kuptimësi gjuhe, ashtu ua kthyen edhe vetë shkijet ose ortodoksët skizmatikë si kundërpërgjigje me kuptimësi feje, përkatësisht skizmatikët:

“shqipfolësit e islamizuar dhe të ardhurit që e flisnin po atë gjuhë, i quajtën shkepetarë ose shqipetarë, duke përdorur fjalën arbërisht shkep ose shqep në kuptimin që edhe këta ishin të shkëputur apo të shqepur nga identiteti i tyre fillestar (ortodoksia n.v.)… kështu ata u quajtën shkipetarë dhe vendi i tyre Shkeperia ose Shkiperia

fjalë-emërtim ky, i cili :

filloi të përhapej në veri dhe në lindje ku kontakti ishte kryesisht me sllavët që konfirmohet edhe nga sllavët të cilët përdornin fjalën «shkiptarci», për shqiptarët muslimanë.

Sidoqoftë, një tezë e tillë rreth raportit shqipo/shka, sidomos për emërtimin e ri të shqiptarëve ka mbështetje edhe në faktin se në shkrimet e Milosh Milojeviçit (1866), 10 vjet para Lidhjes së Prizrenit (1978) shqiptarët përveç si arnautë (term teksti marrë nga turqishtja) që ishte edhe term zyrtar ceken si: shkip/o, shkipsi shkipjani  (sipas tij serbë të shqiptarizuar!!!), ndërkaq fjalët e tyre:, shkipske reçi (shkipski jezik), ku siç po shihet sipas serbishtes së tij nuk njihej trajta e emrit me –TAR, shqipTAR “shkiptarci”, madje nuk vërehet as zbërthimi i K(J)-së në Q shkip/shqip.

Sidoqoftë, edhe pse ne tek emri ose trajtat e M. Milojeviqit: shkip, shkipski, shkip+S shkipës ose shkip + JAN nën hije shohim edhe koncept foljeje shkipoj shqipoj si mundësi, gjithsesi me kuptim shqipuesi, që na kujton jo aq shqiponjën si shpend grabitës, por shkiptarin si shqipfolës dhe siveprues. Prandaj për mendimin tonë kjo (hipo)tezë (e P. Priftit) ka nevojë për kapital plotësues mbështetës, ngase pikërisht duke e cekur si argument fjalën shkizmë dhe shembullin shkep shqep, pa pasur brendë të sforcuar zanoren I rrokjesore të sforcuar të foljes: shkip (me shkipë) ose shqip (me shqipë) apo shkipoj (me shkipue) ose shqipoj (me shqipue), duket si një zgjidhje paksa si me zor (jo si në vaj) që do ta vështirësonte atbotë e sot përgjithësimin, përhapjen e përqafimin e rrufeshëm të vetë koncept-fjalës shqip shqiptar në mënyrë masive, siç ndodhi në të vërtetë atëbotë. Madje, siç u cek edhe në Fjalorin e Bashkimit, trajta shkjep me shkjepë ose ajo nga autori shkep shqep (me shkepë), përkatësisht shkjepoj me shkjepue (shqep me shqepue (me qillue) me shkop) vërtet kishte kuptim shqipimi (sakatimi, përçarjeje, inkoherence), por që me shikue semantikisht nga vetë shqipfolësit tashti ndodhi e kundërta e kuptimit që mori ndërkohë fjala shqip e shqip/oj shqiptar e Shqipri nga masa, ngase tani, shikuar edhe nga prizmi i sotëm, me këto fjalë: shqip shqipoj e shqiptar, Shqipni Shqipri, nuk kemi të bëjmë aspak me ndarje (inkoherencë), por me të kundërtën: kemi të bëjmë me: bashkim (përbashkim), marrëveshje me koherencë dhe aq më tepër deri edhe me tolerance të vazhdueshme fetare, prandaj sqarimi i shprehur si arsye vetëm mekuptim shkizme këtë hipotezë, pa një sqarim më të thellë e më të plotë, e bën të diskutueshme, apo jo?!

3. Rreth opinionit: folja me shqipë apo shqip ose shqipoj apo me shqipue

dhe emri shqiptar shqipo-i

Ne, i bashkohemi jo pa rezervë sugjerimit nga “Port albi”, ku thuhet se “teza më e pranuar nga studiuesit nga të tjerat është se emri shqiptar duhet të jetë një formim me –ar i foljes shqipoj (shqipëtoj, shqiptoj) me kuptim të dikurshëm “kuptoj, marr vesh”, ngase mbështesim vetëm shembullin e parë foljen: shqipoj me shqipue, por edhe atë me një farë dozë rezervimi për arsye se ne në bazë të studimit që bëmë për konceptin shqiptar mbështesim jo një po dy trajta foljore, së pari foljen me shqipë apo shqip, e cila shërben mirëfilli edhe si temëfjalëformuese për apelativin shqiptar (shqip+TAR), dhe së dyti foljen shqipoj me shqipue, e cila më tepër jashtë veprimit gjuhësor del e specifikuar semantikisht e ndërlidhur me veprimin e apelativit shqiptar. Me një fjalë në punimin tonë do të përpiqemi ta sqarojmë moton se me foljen shqip me shqipue kuptojmë shqiptarin si shqipfolës aktiv, ndërsa me foljen shqipoj me shqipue kuptojmë të shqipuarit e shqiptarit si veprues aktiv, madje fillimisht e përgjithësisht pa u limituar me emërtimin gjeografik të trevave të banimit.

Për qartësim koteksti, po i rikthehemi paksa të njërës nga hipotezat e para për apelativin shqiptar, që ishte ajo e G. Mayerit, i cili foljen lat. excipio exscipere – me barasvlerës në shqipe bazuar në foljen shqipoj ose: kuptoj, marr vesh (!), barasvlerësi kjo që sipas Fjalorit latinisht shqip të H. Lacaj e F. Fishta (Pr., 1980 f. 165), dhe konstatimit të prof. E. Çabej, ç’është e vërteta, ndër 10 kuptime polisemike që mbulon në shqipe, asnjëri prej tyre nuk kishte barasvlerësi të tillë: kuptoj (me kuptue), marr vesh (me marrë vesh) por, siç e shënon prof. Çabej në shqip folja lat. excipere ka këta përgjegjës: marr, vë mënjanë, parashtroj, pranoj, megjithatë nga rishikimi i këtij polisemantizimi i fjalës excipio dalka edhe kuptimi i sipërshprehur shqipoj flas shqip(!)  e si rrjedhojë edhe apelativi shqiptar, andaj sipas studiueses Anita Omari, edhe pse teoria e G Mayerit mund të rivlerësohet, megjithatë, edhe sipas saj, folja shqipoj (shqipëtoj, shqiptoj) në krahasim me foljen latine excipere për apelativin shqiptar “nuk është parësore”, sepse “mbetet kritike për karakterin e prejardhur dhe përhapjen e kufizuar, të saj në shqipe.

Ne që të dyja këto konstatime: karaktarin prejardhjesor të emrit shqiptar si dhe përhapjen e kufizuar të foljes shqipoj në gjuhën shqipe aktualisht i quajmë të drejta, mirëpo gjatë analizës do të përpiqemi t’i arsyetojmë me fakte të reja, sepse sjellim si risi foljen me shqipë dhe pastaj edhe semantikën specifike në perspektivë të foljes shqipoj me shqipue.

a) Rreth semantikës së foljes shqip, me shqipë

Sidoqoftë, siç e bëmë me dije pak më sipër edhe nga titulli i kësaj pjese të punimit, ne si fjalë bosht për sqarimin e fjalës shqip shqiptar Shqipri e konsiderojmë si më të kualifikuar pikërisht trajtën e foljes: me shqipë apo shqip, zbërthim nga togu me folë shqip apo flas shqip, ngase vetë procesi i shqipimit të kuptimit të fjalës me shqipë apo shqip (flas shqip), imponon zgjidhjen nga sistemi foljor i gjuhës sonë pikërisht ashtu siç e ilustrojnë studiuesit: me folë apo flas ose me shqipë: “qartë”, “hapur”, “troç”, pëkatësisht, siç arsyetohet me zhvillim eptimi e fjalëformimi:

shqip  -  njëjësi i kohës së tashme të dëftores si trajtë përfaqësuese me zgjedhimin përkatës;

me shqipë  - paskajorja ;

shqipë  -pjesorja

prejpjesorët: shqipje, të shqipët etj

emëzimet përkatëse: m.. shqip-i, f. shqipe/ja

foljet me –O të zgjeruar në përdorim: shqipëlloj(!), shqipëroj, shqip(ë)toj dhe të tjera të mundshme: me -LO shqipëloj, me -SO shqipësoj!, -RRO shqipërroj, -ZO shqipëzoj, -SHTOJ shqipshtoj, -OS shqipos, -AV shqipav (me shqipavë), -AT shqipat (me shqipatë), -NO përshqipnoj etj., trajta këto, të cilat, në praktikë mund të paraprihen, qoftë nga trajtat gjegjëse me paskajore (si më markante), qoftë edhe nga prejpjesorët përkatës të natyrshëm, siç janë prejpjesorët me prapashtesat –IM, –JE, -ESË etj

Me fjalë të tjera, nuk di pse hezitohet ose pse është ngurruar në mundësitë që ka ofruar atëherë e ofron edhe sot vetë sistemi fjalëformues i gjuhës sonë, konkretisht struktura e gjallë foljeformuese e saj, dhe së këndejmi, sa për ilustrim e kërshëri po i shënojmë tre shembuj foljesh nga FGJSH si model  përdorimi po ashtu fjalë njërrokëshe, një me –P dhe dy me -M fundore:

shqep me shqepë shqepje të shqepët, e shqepura etj.

shqim me shqimë shqimje të shqimët etj. dhe

njom me njomë njomje, të njomët, njomë-a etj. me zhvillim foljesh sinonimike –O me zgjerim: njomështoj, njomësoj, njomëzoj e njomtoj (FGJSH 2006 f.714).

Edhe ky fakt shpjegues ngjashëm si me rastin shqip me shqipë, tregon se fjala shqip strukturisht kishte nocion të foljes, të të folurit të gjallë të shqiptarit, d.m.th. kishte koncept dhe formë foljeje dhe emri, andaj nuk është pa vend sugjerimi se nuk mund të besohet që koncepti i tillë i të folurit shqip fillimisht do të ketë ardhur vetëm nga ndikimi i një huazimfoljeje të latinishtes (pa bazë shqipe), siç ishte excipio apo ndonjë tjetër dhe kështu shpjegimi të ishte i mjaftueshëm me trajtën shqipoj apo edhe shqipëtoj si parësore për zbulimin e prejardhjes dhe të përhapjes së apelativit shqiptar nga scipio (shkip-) me barasvlerësin e diskutueshëm në shqipe: kuptoj marr vesh (!) dhe përgjithësimin e fjalës shqiptar, sepse siç mendohej periudha pas shek. XV – XVI, kur del në gjuhën e shkruar trajtë-fjala shqip (nga Buzuku 1555), por që pa dyshim mund të ishte edhe më e hershme apo mund të ishte kontaminim konceptesh të ndryshme kuptimore, ngase gjuha popullore e shqiptarëve tashti në këta qindvjetorë si sistem ishte nën presion-ndikimi të gjuhës turke apo të gjuhëve fqinje e jo nga një fjalë ekstreme latine ose të ndonjë gjuhe neolatine, aq më tepër kur mendohet se masa e konvertuar shumicë muslimanë ishte shtrati i lindjes dhe i përvetësimit të fjalës shqip shqiptar, sidomos në shek. XVII kur ndodhi edhe islamizimi masiv i shqiptarëve, sepse gjuha latina ose fjala e latinishtes ose e neolatinishtes nuk do të kishte mundësi të joshte aq masivisht masën shqipfolëse shumicë muslimane për përgjithësimin e popullarizimin e asaj fjale aq me shpejtësi të rrufeshme, apo jo?!

Kjo që sapo u tha aspak nuk e përçmon ndikimin e italo-latinishtes në gjuhën e përkthimit te Buzuku e shkrimtarëve të tjerë të vjetër gegë, por ne kërkojmë edhe prova të tjera më bindëse dhe këtë shprushim ta gjejmë gacë të forcë pikërisht në kuadër të gjuhës shqipenëpluhurin e harresës dhe duam të besojmë se aty e gjetëm foljen me shqipë, barasvlerëse e shprehjes me folë shqip, të cilën e quajmë të mjaftueshme si bazë mbështëse ndërtimore edhe për fjalën shqiptar, por për ta kuptuar apelativin shqiptar edhe më mirë si ligjërues dhe veprues në procesin e të shqipuarit përmendim si më të kualifikuar foljen në trajtën tjetër shqipoj me shqipue dhe ndihmesën tonë lidhur me këtë do ta shpjegojmë në vijim.

b) Rreth kuptimit semantik të foljes shqipoj me shqipue

Është e vërtetë se për të sqaruar objektivin tonë dalin vështirësi objektive po edhe subjektive, sepse për të dyja konceptet, pikërisht togfjalëshin perifrastik në formën përfaqësuese “me folë shqip”ose “flas shqip”: flas hapur, qartë, troç, në burimet tona të deritashme normëzuese mungon folja me shqipë: me folë hapur, qartë, troç, si barasvlerës i natyrshëm i asaj perifraze, në anën tjetër mungon së shënuari po mbi atë bazë edhe folja me –Oj: shqipoj apo me shqipue, e cila në të vërtetë del e implikuar vetëm në analiza skencore, siç e ndeshëm si shembull të parë nga Port albie burime të tjera, koncepti i së cilës mesa pamë, nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me gjuhën shqipe, sepse sinonimisht folja shqipoj me shqipue nuk mund të mbulojë fare lehtë  natyrshëm shprehjet tashmë të njohura: me folë qartë, hapur, troç, madje edhe kuptueshëm e me theksim të veçantë në gjuhën tënde amtare, siç i mbulon folja me shqipë, apo jo?!

Sigurisht njëra nga arsyet pse trajtat e tilla foljore me shqipë, shqip si dhe ajo shqipoj me shqipue nuk dalin të shënuara në burimet tona të deritashme normëzuese mbase mund të jenë të arsyeshme për dikë vetëm nga shkaku pse që nga Buzuku e këndej nuk qenkan ndeshur gjëkundi të shënuara në gjuhën tonë të shkruar, ndërkaq ne mendojmë se një arsyetim i tillë del i flashkët, sepse supozojmë se foljet e tilla kanë mundur me qenë në përdorim dhe është pak e çuditshme pse nuk janë hetuar nga gjuhëtarët deri tani, ngase për koncepte të ngjashme trajtat e tilla ndoshta edhe kanë qarkulluar, madje është e pamundur të mos ndesheshin në thjeshtëligjërim (stilin bisedor) gjatë 4-5 shekujve të kaluar ose të mos ndeshen në përdorim e sipër, pa u ndarë konceptualisht nga fjalët frekuentuese shqiptar e Shqipëri, edhe sot brenda opusit të fjalësit aktual të gjuhës sonë ligjërimore, apo jo?!!

Sido që të jetë, mbase për dikë të pabesueshme, por ne, siç do të përpiqemi ta argumentojmë, nga opusi i gjallë i ligjërimeve tona popullore ofrojmë prova ekzistuese pikërisht për të dyja trajtat, por në veçanti për foljen: shqipoj me shqipue, e cila mbase vetëm pse paska “përhapje të kufizuar”, siç e cilëson studiuesja Anita Omari, nuk del e shënuar në burimet tona normative standardizuese, edhe pse sipas semantikës që bart, konkretisht te ne përdorej e përdoret me edhe pa përforcuesen nistore SH. Pra e ndeshim: qipoj me qipue edhe shqipoj me shqipue, trajtë foljore kjo e para, e cila ka përdorim mjaft të gjerë, pothuaj gjthkund haset në ligjërimet tona të përditshme por edhe e dyta (shqipoj me shqipue) nuk mungon, por vërtet me përhapje të kufizuar.

Ç’është vërteta, trajta qipoj (edhe pse nuk del e shënuar në FGJSH (2006), sipas konceptit që mbulonte dhe mbulon ajo në FGJSSH 1980, f. 1598 dilte e shënuar si krahinarizëm në trajtën me ndërrim të zanores së parë i/e: qepoj dhe shpjegohej:

godit me diçka që është me majë a me thep; qëlloj. E qepoi me shkop.

Edhe në Fjalorin e M. Elezit ndeshet trajta me qepue si barasvlerës i trajtës: me rrahë, d.m.th. pa u cekur: thep, majë apo shkop.

Lusim lexuesin e nderuar që fjalën qepoj, ta mbaj mend bashkë me sinonimet “qëlloj”,” rrah”, “godit”, si dhe përkufizimim ilustrues E qepoj me shkop!”, sepse do ta ketë më lehtë me zbërthye e ndoshta edhe me përkapë zgjidhjen e enigmës, e cila në njëfarëdore ofrohet si zgjidhje e mundshme në këtë punim nisur nga folja qepoj.

Ç’është e vërteta trajta qepoj në gegnishten tonë shqiptohet me –i: qipoj me qipue, dhe njëherazi në stilin normal përveç nocionit sinonimik: (sh)qipoj/qëlloj (geg. qilloj me qillue) kuptohet edhe varianti i të të shprehurit: Ia shqipova (qipova) me guri, me shtagë (me shkop), me shufër, me grusht... (dikuj, një objekti), veprim ky, në të cilin mund të hyjë në përdorim, qoftë edhe metaforikisht edhe sqepi, qepi ose qip-i për vetën e tretë: ia sqepi (“qipi” sipas Nolit),- si b.f. ia sqepoi (me sqep a si me sqep), por jo me kuptim përgjithësues përfaqësues, apo jo?! Sidoqoftë, te ne folja shqipoj qipoj (që ka përdorim të natyrshëm), assesi nuk ngel domosdo e rrudhur vetëm te nocioni: sqep sqepoj, sqepim, sqepuarit, sepse në viset tona sqepit i thonë kaqep, apo jo?!

Së këtejmi mendojmë që folja shqipoj (qipoj) me shqipue ose me qipue, me prejpjesorët e mundshëm të saj duhet të konsultohet po jo patjetër e ndërlidhur me sqepin (e shqiponjës), por as parësorisht me gjuhën (shqipe), po patjetër duhet trajtuar në ndërlidhur me etimologjinë e apelativit shqiptar, përkatësisht si një sinonim ndërlidhur me kuptimin e foljeve: godit, rrah dhe sidomos qëlloj, përkatësisht qilloj me qillue, qëllova (qillova), e cila përveç sinonimit shqipova me shqipue mbulon edhe nuancimin ndodha me ndodhë.

Pra kemi të bëjmë me dy folje homonime: 1. Me ia qillue me diçka (me goditë, me rrahë një objekt me ...)  dhe 2. Me qillue dikund (me ndodhë diku në një vend rastësisht). Dhe vetëm shembulli i parë: me ia qillue me diçka një objekti ka sinonimi, qoftë me kuptim asnjanës, qoftë metaforik, me trajtën: me ia shqipue me diçka... Gjithsesi folja me shqipë, mbetet e ndërlidhur vetëm për gjuhën (fjalët) e shqiptarit, ndërsa folja shqipoj me shqipue (qillue, rrahë, godit) me ndonjë mjet lëndor (jo me sqep!) mbetet e ndërlidhur me apelativin shqiptar dhe kështu prejardhjesisht tregon kryesisht veprimin e shqiptarit si veprues (shqipues), që vepron me... + mjetin përkatës, apo jo?!

Sidoqoftë, e them me bindje të plotë dhe me përgjegjësi se që në moshë të re kam dëgjuar, gjë që mund të vërtetohet çdo çast te ne, foljen, me (ia) shqipue, me guri, me shtagë, me grusht etj.., por atëherë edhe në bisedë burrash metonimisht dilte edhe folja: me shqipë (me fjalë), por figurativisht edhe trajta me ia shqipue me fjalë, kur fjala: godet, rrah, qëllon, qepon ose qipon...

Kështu, më kujtohet kur në odë të burrave rastësisht ngecej në temat e muhabetit, i zoti i odës (konkretisht im at), ftonte me emër dikë të dalluar si llaftar: Hajde (filan) shqipja dikah, çilna llaf! Dhe kur gjendej tema e bisedës, e lavdonte: Ia shqipove mirë, qysh duhet, e vrave shejin … Shprehjet e tilla figurative metaforike ose metonimike edhe sot janë të pasosme në shqipimet me fjalë, të cilat gjithsesi duhet të jenë të goditura, sipas kritereve të veçantisë stilistike, të shprehura: troç, qartë, saktë, me  mend ose me rend e me vend, apo jo?!

Lidhur me raportin qipoj me qipue / shqipoj me shqipue po e shtojmë si sqarim edhe këtë fakt.. Natyrisht rreth zbërthimit të kësaj teme, në mënyrë të veçantë duhet me pasë parasysh përveç nevojës rreth pertheksimit të fjalës përkatëse edhe ndërtimin e fjalëfoljeve ose të emrave, ku përveç (shqi)SHK-së nistore  shkip ose shkipoj /‘kipoj/ edhe me SHQ nistore: shqip me shqipë ose shqipoj me shqipue/ qipoj me qipue, gjithsesi të vihet re edhe I-ja e theksuar në përdorim e gegërishtes si dhe ekzistimi i –P-së fundore të temës prodhuese, qoftë si emër: shqi/P/, shqi/P-o, ShqiP –tar, ShqiP-ni, ShqiP-ri , qoftë si folje:  shqiP, shqiP-oj, shqiP-toj etj.

Ç’është e vërteta, edhe rreth raportit qipoj/shqipoj, po sqarojmë edhe këtë, ngase dihet se  Sh-ja përdoret zakonisht si parashtesë fjalëformuese që fjalës pasuese i jep kuptim të kundërt si fajësoj /shfajësoj, qep /shqep etj., por njëherazi, sipas shembujve që konsultuam në FGJSH (2007) Sh-ja nistore përdoret edhe si mjet përforcues sinonimik, jo me kuptim të kundërt, si: lirim /shlirim, mendoj /shmendoj, këput/shkëput, këmbej/shkëmbej, fryrje /shfryrje, qit/shqit etj. që vetëm në atë burim janë të regjistruara mbi 10 raste, ku bashkëjetojnë po secila fjalë del e specifikuar për konceptin përkatës të veçantë, prandaj edhe raporti sinonimik qipoj/shqipoj del i vetkuptueshëm dhe i arsyeshëm për të dyja konceptet. Pse qipoj ka përdorim më të madh mbase për të njëjtin koncept ose të përafërt mund të studiohet, por kjo, mund të ketë ndodhur edhe nga procesi i ekonomimit brenda gjuhësor, por edhe nga fakti i mosshënimit të trajtave të caktuara në fjalorët tanë normëzues, apo jo?!

Së këndejmi, b.f. nga vetë trajta shqip, siç del edhe në FGJSH edhe e përfaqësuar qoftë si ndajfolje a mbiemër, në kuadër të saj si nga çdo fjalë tjetër aktive ngërthehet edhe emri (shqip-i, edhe folja me shqipë (shqip) etj., ashtu siç e lejon vetë sistemi fjalëformues i shqipes, që ishte i tillë edhe para kohës së Buzukut, i cili mundësonte që nga çdo temë prodhuese fjalëformuese, sigurisht edhe nga fjala shqip të përftoheshin konkrtetisht, qoftë emri (shqip-i), qoftë folja (shqip, me shqipë, prejpjesorët shqipje, të shqipët, e shqipura etj., siç i shënuam pak më sipër në shembullin tonë. Madje, është krejt normale, siç u veprua në “Port-alb”e burime të tjera, siç bëmë edhe ne, duke futur në përdorim prapashtesat përkatëse të specializuara foljeformuese: me -O pa e me zgjerim e si rrjedhojë doli edhe folja: shqip+Oj shqipoj me shqipue.

Gjithsesi folja: qipoj me qipue (qipim) ose shqipoj me shqipue (shqipim), të dyja trajtat, sidomos e dyta, ashtu si edhe shqiptarizoj, të cilat duhet pasur në konsideratë për hisen e tyre kontaminuese që e kishin dhe e kanë aktualisht rreth përftimit ose gjallimit të sotëm të fjalëtermit: shqipo shqiptar, Shqipri (Shqipni), që deri më sot konsiderohet si çështje e pazgjidhur etimologjikisht. Pra dallimi semantik në mes shqipoj e qipoj është se trajta e parë lidhet me emrin shqiptar , edhe pse që të dyja ndërlidhen me veprimin, i cili edhe mund të ketë qenë i përafërt, por që sot nuk është, apo jo?!

Së fundi, t’i risjellim në kujtesë nga FGJSH (2006) dy përkufizimet e fundit të emrit shqiptar dhe t’i krahasojmë me barasvlerësinë (zëvendësimin) që e ofrojmë ne me foljet përkatëse në trajtim:

1)      Shqiptar quhet: ai që lidhet me (për) shqiptarët e Shqipërinë.

ose

Shqiptar quhet ai që shqipon për shqiptarët e Shqipërinë.

2)      Shqiptar quhet: ai që flet qartë e kuptueshëm shqip.
ose

Shqiptar quhet ai që shqip qartë e kuptueshëm.

Sa i përket strukturës fjalëformuese në raportin emër/ folje kemi të bëjmë me proces paravajtës ose prapavajtës le të vlerësohet, për ne ka rëndësi pragmatika e sotme e përdorimit të emrit shqiptar dhe aktivizimi i dy trajtave foljore: me shqipë shqip dhe të asaj me shqipue shqipoj.

Siç u pa deri tani më tepër u ndalëm apo u thelluam brenda strukturës foljore të shembujve me shqipë shqip (shqipje të shqipët) dhe fjalës shqiptar si shqipfolës dhe njëherazi rreth foljes me shqipue shqipoj (shqipim të shqipuaurit) dhe po ashtu cekëm foljen shqiptarizoj të ndërlidhur me apelativin shqiptar, ashtu si edhe shqipoj me të cilën shqiptari del veprues (shqipues) , zhvillim ky brendshëm i përligjur i shqipes, ndërkaq për ndërlikimet nga raportet e jashtme rreth formëzimit ose implikimin e konceptit shqiptar, në veçanti të rrënjës shqip- të foljes shqipoj me shqipue në krahasim me gjurmë koincidetesh  ose puçje me gjuhë të huaja do të bëjmë fjalë në vijim.

c) Rreth konceptit të foljes shqipoj si veprim dhe të emrit shqiptar si veprues

në koincidencë ose puçje rrënjëzimi fjalësore me disa gjuhë të huaja

Gjatë hulumtimit ose konsultimit të materialit rreth kësaj teme hasëm disa fjalë në gjuhë të huaja diçka sikoincidencë me fjalën ose puçje me rrënjën e fjalës shqip shqiptar, shembuj këta që na zgjuan vëmendjen, fakt i imponuar konkretisht. qoftë si fjalë të ndërhuazuara kontaminuese, jo vetëm nga gjuhët klasike, latinishtja e lashtogreqishtja, por edhe nga italishtja, serbishtja, rijogreqishtja etj.

Është fjala për ngjashmëri të shqipes me rrënjë-fjalën skip- (shkip-, ship-) në gjuhë të huaja, ndërlidhur kuptimisht me konceptin e të shqipuarit të shqiptarit, përkatësisht të foljes shqipoj, me shqipue që ndërlidhet me mjetin përkatës me rrënjëzim të njëjtë ose të ngjashëm të përdorur nga shqiptari gjatë përshkallimit jetësor të trashëguar gjatë këtyre 6 fazave të zhvillimit historik shoqëror, duke filluar nga faza më e thjeshtë kur pëdorej grushti, deri tek më e komplikuarja pushka, si:

Të shqipuarit:

1. me grusht e mjete të tjera fizike, kujto jehonin  e motos “grushtbashkuar”, kur me grusht. shqiponte shqiptari;

2. me gur, shkëmb, shkrep -  (hipoteza  shqipe –petrit (petro-shkëmb) shkreptar-i – kulti i gurit identifikim shqipimi i shqiptarit;

3. me shkop (lat. scipia (shkipja) sot shkopi -  shqipues ose përdorues i shkopit (shkipit) si mjet pune, luftimi edukimi e sundimi;

4. me shigjetë .. . shqy’tar  -  shqiptari përdorues i shigjetës, shprehur metonimisht, ku nënkuptohet shigjeta;

5. me shpatë, schipos (shqipos/shpatë) që nga goja e Eskilit, sipas Wincenso Dorsës  e në vazhdimësi shqiptari dallohet si shqipues -përdorues i shpatës;

6. me pushkë, it. shcipioppu (shkipio’- pushka) dhe shcipetare - shqiptari si etni, përkatësisht shkipetto (gr. skippetto(n), it. schioppetto) “pushkatar”- shqiptari zot i pushkës.

Pra na duket se lexuesi tani e ka të qartë se emri i shqiptarit në gjashtë pikat e mësipërme ishte i ndërlidhur me aktivitete në kohëhapësirën përkatëse të zhvillimit shoqëror, duke filluar nga mjeti më i thjeshti grushti deri tek mjeti më i ndërlikuari pushka. Kështu, siç e shënuam shqiptari në çdo fazë përdori e mjetin me të cilin shqiponte, (qiponte) mbronte ekzistencën me mjete, siç janë: grushti, guri, shkopi, shigjeta, shpata, pushka, që e shoqëronin po me atë emër  edhe në gjuhë të huaja shqipo shqiptar gjatë tërë zhvillim it të formacioneve shoqërore në kohëhapësirën vertikale, andaj lidhur me koincidencën fjalës përkatëse në gjuhë të huaja të ngjashme me fjalën shqiptar, përkatësisht të foljes shqipoj me shqipue (vepruar) me mjetin përkatës imponohet pyetja fjala shqiptar ose foljet shqip apo shqipoj ishin fjalë marrëse nga ato gjuhë apo ishte (proto)shqipja dhënëse e këtyre fjalëve gjuhëve të huaja gjatë kontaktit që kishte me popujt e ndryshëm ose me rastin e shkrirjes në popuj të tjerë?!

Në të vërtetë, përveç pikës së parë të theksuar prej nesh sipas jehonës “grushtbashkuar neve jemi ...” në të pesë pikat e tjera mjeti përkatës ndryshon po emri i mjetit mbi gjurmë të emërtimit shqiptar nuk ndryshon, ai përsëritet.

Sido që të ketë qenë, ngjashmëria e tillë është evidente, andaj çështja kërkon zgjidhnje. Për për mendimin tonë, ka më shumë argumenta identiteti që origjininali i fjalës dhe konceptit shqip (me derivate) i (proto)shqipes t’u ketë imponuar gjuhëve të huaja (klasike) apelativin e vet të identifikuar bashkë me mjetin , qoftë si folje ose si emër. Kështu themi, kur kemi parasysh të vërtetën historike, që gjithnjë e më tepër po del në dritë, se protoshqiptarët kishin pasur shtrirje si shumicë jo vetëm në Siujdhesën Ilirike, por edhe në Siujdhesën Apenine (Italinë e sotme), pa përmendur venbanime në hapësira të Azizë e të Afrikës, dhe me punën dhe kulturën e tyre vetjake pellazge kishin bërë emër si ndërlidhës edhe të gjuhës e kulturës lashtogreke e latine, por edhe të popujve të tjerë që nga lashtësia e deri në ditët e dokumentimit të koincidencës së emërtimeve përkatës, sepse siç dihet që atëherë shqiptarët gjuhën e tyre e kishin të konsoliduar dhe në veprimtarinë e tyre në vazhdimësi dalloheshin pikërisht me përdorimin e mjeteve përkatëse që u cekën në gjashtë pikat e sipërcekura (me forcën fizike, grushtin, pastaj e mjeteve përkatëse që i siguronin ekzistencë, punë, mbrojtjeje ose sulmi, si (gr. petro –shqiptari petrit (guri ose shkëmb), shkopin (lat. scipia), shigjetën (shqy’tar), shpatën (gr. vj.. scipios)dhe së fundi pushkën (it. e shkipetto), apo jo?!

Me fjalë të tjera me fjalën shqip-i/tar, deri në shekullin XIX dhe fillim shekullit XX janë identifikuar shqipfolësit pa kufizim gjeografik, sigurisht parësorisht të identifikuar mbi bazë gjuhe, pastaj edhe mbi bazë të veçorive etnike, por edhe të mjetit përkatës si veprues, si shqipues, si shqipës –si shqiptar. Edhe sot shqipfolësit quhen shqiptarë, kudo që jetojnë e veprojnë pa dallim zone gjeografike dhe veç emrave zyrtarë që kanë kanë pasur dhe kanë në gjuhët përkatëse nga qarqe të caktuara njihen edhe me emrin siç e quajmë ne veten shqiptarë. Pa marrë parasysh kushte e rrethanat e pavolitshme të të jetuarit edhe sot shqiptari mund t’i japë dritë emrit e gjuhës së vet pa shqipue me mjete mbrojtëse e sulmi, por me mjete pune të llojllojshme dhe me dije shkencore, arti, humanizmi, për çka fatlumnisht edhe mund të mburremi, por gjithsesdi pa e harruar gjuhën, shqipjen dhe shqipimin shqip, apo jo?!

Sidoqoftë, kjo që u shtrua deri këtu duhet të vlerësohet, mirëpo meqë mjeti i shkopit (shkip-i)  që u cek në pikën 3. ka marrë konotacion simbolik (metaforik) gjatë procesit historik lidhur me shqiptarin, qoftë si mjet pune, ekzistence, gjithsesi mjet mbrojtës odentiteti, qoftë edhe si mjet edukimi e sundimi, që ishte ose ende është aktual edhe sot dhe që shërben veç tjerash edhe për zbardhjen e raportit të brendshëm të shqiptarëve, por në raporte  me popuj e gjuhët klasike, por edhe lidhur me marrëdhëniet etnike shqiptaro-serbe dhe të kombeve të tjera (italianë, bullgar, rumun, greke e turke), ne më poshtë po e trajtojmë më në hollësi këtë pikë si çështje më vete.

ç) Shqipja shqip dhe të shqipuarit e shqiptarit me shkop,

“disiplinimi i shkopit”

Në Fjalorin latinisht–shqip ndeshëm emrin lat. scipia (shq. shkop shkopi), shqipto skipia s(h)kipja (shkipja – sot koncepti polisemantik i shkop-it në shqipe), jo vetëm kaq, po e shtojmë edhe një fakt tjetër: në Fjalorin fjalëve ndërkombëtare të Radomir Aleksiqit, Beograd 1978 f. 687, ndeshëm në cilësinë e ndërkombëtarizmës, po me rrënjë-fjalën scip-(shkip-) po këtu plus edhe me formantin prapashtesor emërformues –TAR: skiptar (shkiptar !!) të sqaruar si fjalë me origjinë greke me përkufizimin:

skiptar (gr. nga skepteroi) - “shkop i jashtëzakonshëm si shenjë e forcës sunduese,

sundim i hekurt”…

Madje edhe më interesant nga Wikipedia lexuam për familjen aristokrate të Republikës së Romës me emrin nj. Scipio (shkipjo) sh. Scipione (shkipjone), familje historike shumë me autoritet, madje njeri nga pinjojt e asaj familjeje me emrin Scipio Africanus shquhet si luftëtar komandant në luftë kundër Hanibalit. Sidooftë, për ne zgjojnë interes këto dy fakte, që shkencëtarët tanë duhet ta vrasin mendjen:

e para, fjala scipio si fjalë indoeuropiane etimologjikisht shpjegohet se rrjedh nga “*Skel.P” – “prerje nga druri”, siç është në të vërtetë edhe nocioni i shkopit (shkip-it) dhe

e dyta, fjala scipio (shqip-ja), rrënja shqip- qoftë si atribut ose patronim i një familjeje të dëgjuar para erës së re, kemi të bëjmë mbase me fjalë parashqipe pellazgo-etruske prej nga e morën latinishtja e lashtogreqishtja atë fjalë, apo jo?!

Si do që të jetë, duke pasur parasysh ngjashmërinë shkrimore e shqiptimore nga opusi i fjalëve latine që figurojnë në fjalorin e sipërcekur scipia (f. 471) ose scipio, shqiptimi shqip shkipja ku përveç kuptimit figurativ, kjo fjalë i plotëson të gjitha kriteret e tjera përbërëse si të ishte fjalë e ndërtuar edhe në latinisht sipas rregullave të shqipes për këtë nocion?! Ngase përveç I-së së theksuar, ka S(h)c- e cila në shqipe shndërrohet në Shk- ose Shq- si dhe fundoren –P.Në të vërtetë ky patronim latin me kuptim atributi familjar si dhe shkopi (mjet pune, mjet mbrojtës etj.) ose nga greqishtja fjala skiptar (shqiptar), përveç shkeputto(n (!) it. ,/it. shkipetto, hipotezë për konceptin “pushkatar” -shqiptar, mund të konsultohet kjo trajtë edhe pa u foljezua, por nëse foljezohet fle më mirë në trajtën: shkip-OJ shkipoj, me u shkipue, koncept ky që nënkupton manipulimin me shkop (shtagë, grusht, shuplakë, thupër, pushkë, pendrek...) si mjet veprimi ose disiplinimi nga shqiptari që e bart të njëjtin emër, apo jo?!

Pra kjo fjalë nga të dyja gjuhët antike si dhe plus fjala italiane scippetto (shkop) dhe ajo serbokroate: šip- (ship) –thep,  šipka, šiba (p/b) - shufër (copë hekuri ose druri, thupër) šibati - me rrahë si dhe shembulli nga përkufizimi i foljes shqepoj apo qepoj ose rrah me rrahë: “E shqepoj me shkop!/ geg. “E shqipoj...”, madje edhe prej 9 nënfushave polisemantike që mbulon fjala shkop, sipas FGJSSH 1980, ka edhe këtë që e mbulon edhe kuptimin figurativ:

“disiplinimi i shkopit”,

që do të thotë: disiplinimi me shkop ose goditje, të shqipuarit, rrahje me shkop, madje edhe shprehja “vet Zot, vet shkop” etj. dhe së këndejmi kujto edhe foljen në rastet: me shkopitë  (me shtagitë)- me rrahë me shkop,  pastaj “me shkop me pru në mend,... me pru në din e iman” etj.- etj., tregon pëndërlidhjen e kësaj fjale edhe me konceptin e shqiptarit shqipfolës e veprues, pra, duke e ndërlidhur veprimtarinë e tij edhe me këtë mjet, qoftë drejtpërdrejt me shkop në dorë, qoftë në mënyrë figurative.

Fundja, kur kemi parasysh sa e sa shprehje të tjera mbi këtë bazë, nuk është diçka e vogël sa të mos të shtyjë të mendosh për dukurinë lidhur me vetë nocionin e shkopit (* të shkipit) si mjet pune, mjet lufte e mjet edukimi madje edhe si autoritet luftëtari, kujto familjen Scipiones, por kujto edhe përkufizimin “sundimi i hekurt” ose “disiplinimi me shkop”, përkatësisht kujto mjetin, i cili si barasvlerës në latinishte e greqishte e paska pasur trajtemrin ”shqipja” ose“shqiptar” që së këndejmi na bën ta kuptojmë se edhe pellazgo-etruskët ose iliro-shqiptarët do ta kenë pasur mbase këtë fjalë pronë të veten para se të latinizohen ose helenizohen ose simbiozohedn dhe kështu sot mund të thuhet se latinishtja e lashtogreqishtja e morën dhe e përdorën pikërisht trajtën skipja ose shqipja ose edhe skiptar (shqiptar), koincidencë kjo me apelativin e shqipfolësit shqiptar ose të etnisë shqiptare mbase të sximbiozuar, qaoftë e sapolatinizuar ose e sapohelenizuar, por që sot konceptin e *shkipit, si mjet pune etj. në gjuhën shqipe shprehet me sinonimet shtagë, shufër, thupër po edhe shkop etj., të cilat ndërkohë shqipja në stilin përkatës më tepër i ka bërë për vete se fjalën shkip shkipi ose shkiptar shkiptari me ato koncepte siç u quajtën shqipfolësit atbotë nga latinët ose lashtogrekët, apo jo ?!

Në të vërtetë, kjo ngjashmeri shqip shqiptar në raportin shkipja e shkiptar dhe sidomos disiplinimi me shkop nga shqiptari si koncept (që dikur nuk ishte e pamoralshme n[ rretrhe të caktuara) nuk është i panjohur masivisht nga populli shqiptar dhe të tjerë, andaj për ne faktet e mësipërme ishin të mjaftueshme që këtë çështje mbase të rastësishme ta ofrojmë si hipotezë për konsultim para studiuesve, sepse edhe kjo hipotezë nuk bie ndesh me atë që u tha: rreth kuptimit strumbullar (polisemantik) të ndonjë hipoteze të ofruar si dhe të foljes shqipoj me shqipue në raport me emrin shqiptar ashtu siç u inkorporuan gjatë historisë në nocionin shqiptar edhe veprimet e tjera me mjete të tjera luftarake mbrojtëse, jo vetëm me shkop (scipia shkipia), po edhe me mjete të tjera edhe me mjetin gjuhë, me fjalë shqipe, apo jo?!

Sidoqoftë, me shikue sipas një gjykimi të lirë kjo fjalë, në rrethanat kur u shfaq ose u rishfaq dhe u masivizua në trajtën shqip shqiptar Shqipni shek. XVII –XVIII mund të na e kujtojë pushtetin e hekurt jo vetëm të otomanëve me vezirë arnautë, por edhe të disa pushtetarëve vasalë shqiptarë me bindje fetare islamo-sunite, apo jo!? Kështu veç tjerash si më të vonshëm gjatë shek. XVII -XVIII mund të na i sjellë në kujtesë edhe ndonjërin nga sundimtarët lokal shqiptarë e ndër ta veçojmë te ne, Maliq Pashë Gjinollin, përkatësisht në Shqiprinë e Jugut: Ali Pashë Tepelenën, të cilët thuhet se përdorën vërtet sundim të hekurt, i pari kundër “latinëve”karadakas të pabindur në din e iman” dhe i dyti, ishte edhe më shkophekur, kundër shklieve stigmatikë shqipfolës të pa bindur (siç ishte Mirko Boçari e boçarët e tjerë), etni kjo ortodokse edhe pse shqipfolëse, e cila, duke u gënjyer e nxitur nga hileja ruse (ortodokse) u përballua me të keqe të rëndë, sepse pas dështimit të rebelimit, u detyrua nga halli të shpërngulej, madje, duke gjetur mbështetje e strehim në gjirin e popullit e të kishës greke dhe të simbiozohet me ta, duke rrezikuar ose sakrifikuar papandehur gjuhën shqipe në favor të fesë e interesave të tjera jetike, edhe të tjetërsohej ndoshta plotësisht, apo jo ?! Kështu mund të ketë ndodhur sundim i hekurt nga individë të caktuar nën hijen e osmanëve edhe në vise të tjera të Arnautistanit shqiptar të asaj kohe, pra edhe te ne, ku administronin shqiptarët turkoshakë, që përdornin masa drakonike edhe kundër shqipfolësve të pabindur jo vetëm ortodoksë e katolikë, por edhe atyre muslimanë “mileti arnaut”, të cilët: në vend të bukës hanë barut! Nuk i kemi të panjohura rezistencat kundër sundimit të tillë të hekurt nga vetë muslimanët shqiptarë siç rezultojnë edhe shumë këngë popullore, ku në një këngë trimërie “Halit Hamza” thuhet “mos ia mat burrave shtagën, se me ma matë s’e duroj as babën...!”. Edhe nga këto fjalë kuptohet se edhe pushteti (pasha), po edhe aga si pushtet, por fundja edhe baba si mjet disiplinimi e paskan pasë përdorur shtagën (shkopin), apo jo?!

Ne kuptojmë se sjellje të tilla të vrazhda kanë ndodhur, siç po ndodhin edhe sot, nga çdo pushtet si aparat i dhunës, siç patën ndodhur edhe në atë kohë. Po ne, madje pa hyrë në shkak-pasoja politike të atëbotshme, si lufta mbrojtëse çliruese, ploja hakmarrëse etj., më fort po na djeg fakti i luftave me ngjyresa fetare mes sivëllezërve të një gjaku. Dhe lidhur me këtë na shkon mendja të pyesim, fatkeqësisht a nuk ishin vargjet e mësipërme të këngës Prej Prokupje deri në Nish si përgjigjje hakmarrëse ndaj masakrave dhe dëbimit paraprak të shqiptarëve që nga Jagodina, Beogradi e përgjithësisht nga Arnautllëku i Veriut të motivuara fetarisht, sidomos gjatë e pas Kryengritjen e parë serbe të udhëhequr nga ortodoksët, serbë e shkie-shqiptarë, mjerisht të frymëzuar dhe të kequdhëzuar nga fryma fetare ortodokse, duke mos i respektuar sivëllezërit e një feje tjetër, apo jo?! Edhe kundërpërgjigjja ushtarake kundër tyre me dorë të hekurt gjithashtu ishte e frymëzuar nga fryma rivale fetare muslimane, andaj pyesim: Në Qele-kullë të Nishit (1807), kush mund ta dijë sa ishin koka të prera të rebelëve shkie-ortodoksë shqipfolës e sa serbishtfolës?! Në këtë kontekst po i rikujtojmë këto vargje të një kënge tjetër popullore nga një kënd ose arenë tjetër luftrash, reaksion ndaj qëllimeve imperialiste, edhe këtu, siç po thuhet, me hile ruse (pansllaviste) po të kamufluara me frymë fetare:

Jakup Ferri, mor ku je

Thërrasin malet me piskamë

Tridhetë krena o i ke pre

Me shtatë plagë po rri në kambë …

Me folë kah del shpirti personalisht mendojmë se luftat për çlirim të serbëve, malazezëve kundër turqve nuk i quajmë të padrejta, por dëbimin e shqiptarëve lojalë nga trojet e veta, masakrat kundër tyre i gjykojmë si tejet të padrejta, skandaloze, ngase nga këto dëbime, shoqëruar me masakra makabre janë krijuar hasmëri e urrejtje shumë të thella edhe mes sivëllezërve me fe e ideologji të ndryshme.

Mjerisht, përleshje të tilla mes shqipfolësish, ku pësonin sivëllazërit e një gjaku po me fe të ndryshme, ka pasur, edhe shumë raste të tjera, mjerisht!

Ne mendojmë se edhe ky opsion rreth konsolidimit të trajtës shqiptar me konotacion luftëtari  etnie ose të një disiplinimi me shkop, shufër, shtagë, duke i kujtuar edhe vargje të këngëve të tjera meriton të konsultohet, si ndikim i kësaj dukurie në përvetësimin dhe shtrirjen e fjalës shqipja shqiptar, sidomos kur kemi parasysh jo vetëm emrin, por foljen shqip me shqipë dhe shqipoj me shqipue, me rrjedhojat, hipotezë kjo si afro 20 të tjera propozojmë të konsultohet, edhe pse lidhur me të nuk kemi shumë reserva, sepse sipas nesh emri shqiptar, origjina e tij si dhe ajo foljes me shqipë si dhe tjetra shqipoj me shqipue del më e qartë më mire jo nga një hipotezë, po nga të triat osenga tri opinionet që me pak fjalë u paraqitën më sipër.

Me fjalë të tjera, po përsërisim, ne i vlerësojmë të tri opinionet e sipërtrajtuara, këtë e vërtetojmë edhe tashti, duke i shoqëruar edhe me ndonjë shprehje të re sidomos rreth opinionit strumbullar ose rrënjësisë burimore: shqip shqipo shqiptar, Shqipri. Kështu, ne, për të tria këto opinione, të cilat i shohim si pjesë përbërëse në konceptin që ka sot fjalë-emri kompleks: shqipo, shqiptar Shqipëri (Shqipni), shprehim qëndrim pozitiv. Andaj lidhur me këto hise, në përkrahje të të tria opsioneve po shprehemi simbolikisht me disa shprehje ose edhe me ndonjë pyetje të shkurtë retorike:

E para, a nuk e bën për zemër çdo shqipfolës: shqipja ose shqipoja shqip!, kur kemi ndërmend në mendje e zemër ligjërimin shqip, por edhe mitin historik të shqipe-shqiponjës shqiptare, ku, sipas një vjershe në dorëshkrim, thuhet:

Anembanë Shqipri-Kosovë!

Bija - bijë: shqip-shqipojnë

Krenari, kjo botë shqiptare,

Kur bashkë me shqipe hedhin valle!

Madje edhe ne pajtohemi me konstatimin e vlerësuesve të caktuar që argumentet e kësaj hipoteze janë në përputhje me rregullat gjuhësore e fjalëformuese me ortografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.

Gjithsesi hipoteza shqipe (shqiponjë) / shqiptar ka histori.

E dyta, si shkak pasojë, konfrontimi shkja/shqiptar nga shkizma e re a nuk e bën edhe më të fort dallimin shqip shqipo shqiptar Shqipni, në krahasim me dy antipodet: turk e turqni ose arnaut e Arnautistan në njërën anë dhe shka e shkini, nga ana tjetër, sepse nga fjala vendëse: shqipe e shqiptar e Shqipni është ruajtur dhe ruhet krenaria, por edhe substanca kombëtare në kohëhapësirën e vet, duke respektuar nën ombrellën e shqiptarisë të tri fetë tona kombëtare historike (islame, katolike e ortodokse), apo jo?!

E treta, a nuk i plotëson folja: shqip me shqipë, shqipje, shqip-i, shqipe/ja, të shqipët ose shqipoj me shqipue, shqipim, shqipojë-a, të shqipuarit etj. të gjitha kriteret për prejradhjen e apelativit shqiptar, nocion i tillë ky, që mund të ilustrohet edhe me shprehjet:

1) drejtpërdrejt:a) me shqipë nënkupohet: me folë qartë, hapur, troç;

b)me shqipue, shqipoj: nënkuptohet gjuha shqipe, fjala shqipe si mjet i të qëlluarit: Shqipoja (shkrepja, qëlloja, vraje) ashtu siç e lypi ose Mirë ia shkrepi (ia shqipoi) shqiptari; shqiptari me fjalë e qilloi (shqipoi) shenjën ku duhet… etj.

2) shprehje poetike humoristike: O ti shqipo kalavesh,/ mos shqip vargje lielesh/ si pa lugë me zhbi përshesh/ se as muzëjotja s’të merr vesh...; Shqipja shqip me gojë e zemër/ shqipo frymën që të bën emër/ që të joshë rrast kokë e thembër!…

Shënim: Dy fakte anësore shtesë

Për lexuesin po i shtojmë si shtesë edhe këto dy fakte periferike:

E para, studiuesi Asqer Boçi, në punimin Mëmëritjet e Homerit, nga gjuha e veprës Odisea, pos tjerash vëren edhe shprehjen “SKJIPTRON e koo-n”, të cilën e zbërthen: SHQIPTRON e koon-e (e qenë) që unë mbase nuk lajthis shumë kur kam dëshirë ta zbërthej: Shqiptron’t e qenë (ose në variantin gegë: Shqiprront e kanë/n ose të konë/n, d m.th. të dëgjuar, të dalluar.

Sidoqoftë, nëse specialistët këtë fjalë të para 3000 vjetësh Shqiptron e ndërlidhin me Shqipronin ose Shqiprronin e sotëm, do të ishte një zbulim epokal, apo jo?!

E dyta, është shumë simpatik, për ne, titulli ShqipON i lëvizjes, folesë, akademisë (sipas Dr. Ledian Drobovnikut) me simbolin digjital ngjitës: ON (njësh), i cili veç tjerash edhe formalisht fjalën e imponon edhe si folje pavetore shqipon(!), ose me eptim shqipoj (me shqipue) që na kujton shprehjen: “Shqipja dikah, çilna llaf”, edhe pse me këtë lëvizje shoqërore nuk shqipet pak, por shqipohet ose synohet, gjithsesi, më shumë se “çilna llaf”, sepse:

ShqipONët (si shqiptarë të ndershëm, patriotë guximtarë e punëtorë) synojnë emancimin e shoqërisë, zgjerimin e demokracisë si e vetmja mënyrë për të dalë prej dogmës neoliberaliste dhe kurthit social, ku partitë shtet e kanë futur Shqiprinë e popullin e saj...

Sidoqoftë edhe këto dy raste e bëjnë më të dinjitetshëm emrin shqipo shqiptar Shqipri.

Disa konstatim-venerime të hijesuara me përgjërim

Para se të përfundojmë këtë nënkrye dhe të kalojnë në nënkreun tjetër do të përmend disa konstatim-venerime vlerësuese përgjëruese që dihen, por ato edhe duhet të na mbajnë vemendjen zgjuar dhe të disponuar:

E para, në gjendjen e sotme, të gjithë e dimë se fjala shqiptar nuk ka barasvlerësi me fjalën shka, arvanitas, ngase tani emri shqiptar qëndron ballaballas me krenari ndaj çdo emri kombëtar të popujve të tjerë si: serb, bullgar maqedon, malazez, turk, anglez etj.

. E dyta, kemi vënë re që fjala, arbër Arbëri, e cila me kuptim etnie mendohet se kishte shtrirje (mbase edhe pse të shkriftë për mungesë shtetësie për tërë popullatën shqipfolëse në kufijtë e  ishtetrakisë së Diklocianit para përqafimit gjith popullor të fjalë-termit shqiptar Shqipëri, nga dikush po kujtohet jo vetëm me nostalgji, por edhe me njëfarë kërkese të plotë(!) rehabilituese, andaj tërheqim vëmendjen që fjala e tillë arbër, Arbëri mund të rikthehet ose duhet të kthehet patjetër, por vetëm e gjithsesi si një sinonim joshës, po jo si zëvendësim “i plotë” i fjalës shqiptar Shqipri, prandaj i quaj jo të paqortueshëm, të gjithë ata që gjoja, duke kërkuar rikthimin në rrënjët e vjetra, kthimi tek arbër Arbni në vend shqiptar Shqipri na bën më europianë, më perëndimorë, më të afrueshëm ndaj Europës, ngase një sidiçka e tillë shqiptar Shqipri paska qenë pjellë muslimane e kohës së Turqisë, madje, duke gjetur si vjegë po kërkohet botërisht deri edhe për ndërrim, kalim masiv nga feja islame në fenë e vjetër të gjyshërve: katolikë (!), duke harruar të vërtetën, apo jo, se ne megjithatë përveç paganizmit e ateizmit, shumicën historike kristiane, siç doli edhe sipas P. Priftit e të tjerëve, e kishim ortodokse, ose laramane, sidomos Kosova e Maqedonia, si dhe të vërtetën e sotme se brenda fesë kristiane perëndimore po paraqiten e qarkullojnë aktivisht rryma sektashe të shumta, po si më aktive më me autoritet ndaj katolikizmit te ne ofrohen: protestantët (engjëllorët), jehovajt etj.?!

E treta, sidoqoftë, një kërkesë e tillë çislamizimi masiv me yrysh, siç u cek në pikën e mësipërme veneruese pa kurrfarë parapëgatitjeje, sidomos te ne, me gjykue thellë e drejtë, duhet vlerësuar, siç e tha dikush, si një veprim apragmatik, njëherazi edhe si kundërshoqëror, sepse kështu pa kurrfarë takti, po krijon problem të paqenë, po shkakton reaksione kundërproduktive te afro 90 - 95 përqindëshit shqiptarë, apo jo, ngase feja islame, siç bënë edhe arabët dikur, nuk e ka penguar as luftën çlirimtare kundër Turqisë osmane, as luftat e tjera çlirimtare kundër çdo zaptuesi, sepse siç e thekson Nue Oroshi (“zsh”, 16.19.2017), ka pasur “klerikë atdhetarë (muslimanë) që kontribuan në favor të çështjes shqiptare gjatë gjithë historisë sonë”, madje asessi nuk e kundërshtojnë as sot afrimin me kulturën pozitive perëndimore, përkundrazi, janë qarqe krejt të tjera sektare ose individë të izoluar, të cilët duhet të identifikohen dhe të luftohen intektualisht e shtetërisht, madje edhe nga vetë qarqet fetare muslimane, të cilëve, qofshin edhe prijatarë fetarë të grupeve përkatëse sektashe, ashtu si edhe të dy feve të tjera e sekteve të ndryshme fanatike ekstreme, u duhen dhënë gjithsesi më tepër doza njohurie rreth vetëdijësimit kombëtar e paqetimit shqiptar ndërkonfesional, apo jo?!

E katërta, ne e themi me plot përgjegjësi, që gjithsesi fjala shqip, shqiptar Shqipri, përkatësisht folja: shqip me shqipë ose shqipoj me shqipue etj. që në fillim, dhe më vonë e riaktivizuar ishte dhe tashti mbetet krijim i mençurisë shqiptare për atë kohë, me vlerë për të gjitha kohët. Ajo, edhe në qoftë e ripërtërirë nga tradita në faza të caktuara ose e përftuar spontanisht, sidomos në periudhën që po trajtohet këtu u përqafua rrufeshëm me vetëdije në shekujt e kaluar nga parija, gjithsesi, mençurake shqiptare muslimane ose kristiane (katolike apo ortodokse) dhe u bë si mbulesë e bëgjetshme ndaj koncepit të mbetur bosh (për shumicën shqipfolëse) nga pasivizimi i fjalës arbër Arbni ose epirot e maqedon, hapësirë kjo e cila fatmirësisht edhe u zëvendësua, madje edhe më me plotni po me fjalën gjegjëse shqipe: shqiptar Shqipri. Themi kështu, ngase atëbotë ishte në pyetje ekzistenca: zhdukja ose tjetërsimi i plotë i substancës së masës shqipfolëse në përgjithësi. Është koha, kur ortodoksët, shkijet si masë ishin në serbizim e sipër, poashtu edhe arvanitasit ishin në gojën e grekëzimit, dhe jo pak arnautë ishin matufosur me arabizëm, me turqe e osmanllizëm, andaj kjo është arsyeja që i quajmë larpamës aktivizuesit dhe përqafuesit e këtij termi, sepse siç tregon fakti emri shqipo, shqiptar u bë për zemër, pa përcaktim treve, si fjalë më e qëlluar (e shqipur dhe e shqipuar) jo vetëm nga shqipfolësit muslimanë e katolikësh shqiptarë, por edhe për ata arbër ose epirotë ortodoksë që nuk ishin tjetërsuar, përkatësisht, nuk i ishin nënshtruar asimilimit gjuhësor nën ombrellën e gjuhës përkatëse kishtare greke, rumune ose bullgare, dhe kështu fjala shqiptar Shqipri u bë term i pranuar me dëshirë të zjarrtë nga ata, e cila ndërkohë si sot mbahet me nder e krenari nga të gjithë bashkëkombasit. Kjo ishte arsyeja, pra, që ne e potencuam foljen shqip me shqipë (me folë shqip: qartë, troç dhe hapur), përkatësisht shqipoj me shqipue, në mënyrë që shqiptari si veprues  edhe fig. gjuhën shqipe, fjalën shqipe ta përdorë: për me qillue shejin, me arritë objektivin, me fitue e kultivue shqiptarizmin, pra, po me fjalë tona shqipe të shprehura, po ashtu: qartë, troç dhe hapur.

E pesta, gjithsesi ne jemi të bindur se fjala shqipe ose shqiptar (e ushqyer reciprokisht me paravajtje ose prapavajtje, qoftë si emër, qoftë si folje), me të cilën të parët tanë të mençur muslimanë e të krishterë e emërtuan vetveten, ka ekzistuar si fjalë-koncept edhe më përpara seç e kemi dëgjuar ne, madje edhe para monoteizmit, ngase edhe përpara që nga lashtësia anasit tanë e kishin të pranishme ndjenjën e të shqipurit dhe të të shqipuarit për të ruajtur përbashkësinë e vet shoqërore bazuar në gjuhën shqipe e veçori të tjera bashkuese (si lekë e malësorë kanuje që e shqiponin objektin kundërshtues armik me mjetin përkatës (me grusht, me gurë, me shkop, me shigjetë, me shpatë, me pushkë), por gjithsesi edhe me fjalë, me gjuhë shqipe që ishte mjeti më i vlefshëm trashëgues për brezat) dhe këtë rast, qoftë edhe spontanisht, e më fort vetëdijësisht (të nxitur e të edukuar nga tradita paralirindëse e rilindëse, dijetarët tanë të ndritur u shprehen “qartë, hapur, troç” për mëvetësinë kombëtare dhe me këtë fjalë të qëlluara (të shqipura dhe të shqipuara) u kthyen mbarë, morën drejtimin drejt kauzës, idealit dhe për kohën u mishëruan me këto atribute:

1) mençuri (të ruajturit e trashëgimisë së gjuhës dhe të veçorive kombëtare),

2) trimëri (valle në gojë të ujkut!),

3) profesionalizëm (të shenjuarit e idealit nën rrogoz),

4) guxim (mundësi me shkye punë),

5) urti (bashkëpunim ndërfetar),

6) politikanizëm (eskivazh ndaj tehut të shpatës së sundimtarit),

7) pasuri (fitim nga tregtimi i lirë),

8) sundim (pjesëmarrje në pushtet, administrim lokal e pozita shtetërore) dhe së fundi

9) shpëtim etj.

ngase duke ruajtur substancën gjuhësore kombëtare në atë kohëhapësirë shumë të vështirë e delikate përthelluan e ravijëzuan në vazhdimësi,historio-gjeografinë e vet në trojet e veta, duke krijuar edhe taban të fortë për një shqiptarizëm të ardhshëm me një ravijëzim të qartë për një tolerancë të vërtetë fetare dhe për një shtet të përbashkuar kombëtar, i cili edhe pse nuk u arrit më herët, kryesisht jo nga shkaku i mosangazhimit e pamundësisë të organizimit të brendshëm të shqiptarëve mendjendritur, por në radhë të parë nga mjedisi armiqësor fqinjësor dhe mospërkrahja nga shtetet e caktuara të mëdha europiane të asaj periudhe.

Sidoqoftë, po kjo kauzë me të gjitha këto virtyte tani vetëdijshmërisht duhet të arrihet me demokraci, humanizëm e shqiptarizëm dinjitoz.

E gjashta, t’i rikujtojmë lidhur me këtë vargjet simbolike të Nolit të madh (peshkop ortodoks), i cili, edhe pse në raste zhgënjimi pati paraparë si duhet rrugën e përbashkimit kombëtar me “urën” ndërlidhëse, sepse atë atë:

…Urën e ruan, urën e mbron:

Stihia shqiponjë me qip e me thonj!

Stihia (kauza), siç duam ta kuptojmë ne, nga spontaniteti do të shndërrohej gjithnjë e më tepër në realitet me vetëdijësim të lartë dinjitoz ose me një pjekuri mbarëkombëtare që thadrohet me ngrohësi stinash dhe kështu populli shqiptar, siç e ka kryesisht: gjuhën NJË, flamurin NJË, besimin në ZOTYNË NJË (edhe pse me tri fe) do ta ketë edhe më pëezemër shtetin NJË të përbashkuar, njëherë shpirtërisht, siç e kemi, por gjithnjë më të fuqizuar demokrativisht, gjithsesi pa vizë të zezë kufindarëse, dhe kjo arrihet me përgjërim nëne: kudo që të jeni ju bijtë e shqipes me shqipë shqip dhe me shqipue shqiptarisht, por pa përçmuar gjuhën e lirinë e askujt, apo jo?!

Së fundi, pa marrë parasysh këto që u thanë më sipër ne mendojmë, që rreth zbardhjes së burimit prejardhjesor të fjalës shqip shqiptar Shqipri dhe dukurisë së përhapjes së derivateve foljesore shqip (me shqipë), shqipoj (me shqipue) etj., duhet të vazhdojë hulumtimi dhe zbardhja e  mëtejme e çështjes.

Përfundim

Edhe në këtë pjesë nënkreu u konstatua se injorimi i deritashëm i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës dhe i mosstudimit të mirëfilltë të saj sot bumerang ndaj mohuesve të shqipes e kombit shqiptar dhe apatridëve pervers, sepse sot gjithnjë e drejta dhe e vërteta po del sheshazi në të mire të saj. Siç dihet për shkak të trysnive e intrigave të huaja të atëhershme shkitë dhe shkinia shqipfolëse nga trevat tona mohuan gjuhën e vet dhe u serbizuan. Së këndejmi edhe lidhur me atë dukuri ende kanë mbetur jo pak gjëra të pandriçuara, madje është e hapur edhe çështja shkive tanë ende shqipfolës, të cilët sipas rrethanave të caktuara nuk ndryshuan as gjuhën e vet as fenë e të parëve, edhe pse te ne nuk patën ndihmë as mirëkuptim të duhur nga palët e tjera  fetare dhe as mundësi përkujdesjeje nga autoqefalia shqiptare, apo jo!

Si do që të ketë ndodhur, shkenca shqiptare, si dhe ajo botërore sot e nesër duhet të njihen me të vërtetat e reja shkencore të panjohura ose të mohuara ndër shekuj rreth shqiptarëvë ortodoksë të viseve tona veriore në kohë e në hapësirën e deritashme dhe të sotme.

Sidoqoftë, ne nga ky nënkrye punimi, duke lënë hapur mjaft çështje për studiuesit, ofrojmë mjaft risime, qoftë si nisma, porosi ose propozime e ndonjë zgjidhje, të cilat shpresojmë se do të ndihmojnë në të mirë të zbërthimit dhe konsolidimit pozitiv të mëtejshëm të disa çështjeve mjaft komplekse nga tema në shqyrtim, ndër të cilat i ofrojmë lexuesit dhe sidomos studiuesve të gjuhës shqipe, që t’i kenë në konsideratë këto:

E para, kërkohet që trajta e fjalës shkizmë drejtshkrimisht të legalizohet ose të parapëlqehet si parësore ndaj asaj skizmë për gjuhën shqipe standarde për këto arsye:

së pari, sepse tregon ndërlidhshmëri me fjalë-trajtat e hershme ndërndikuese në raportin ndërhuazues shqipe/latinishte, ku S-ja nistore dhe përgjithësisht e latinishtes në shqipe reflektohej SH-,

së dyti, trajta sc- e latinishtes në shqipe të shënohet e shqiptohet SHK-, edhe pse italishtja zakonisht nuk e shqipton K-në,

së treti, togu konsonantik nistor SHK- konsiderohet si veçori e shqipes për faktin që nga trashëgimia, që ilustrohet edhe me argumentin se vetëm në FGJSH 2006 janë të pranishme afro 90 fjalë-folje të shqipes standarde që fillojnë me këtë formant nistor dhe

së katërti, fjala shkizma, e konsideruar si ndërkombëtarizëm ose fjalë e huazuar, nuk është vërejtur që është e pranishme nga trashëgimia , madje edhe si fjalë aktive në të folmet e caktuara të gjuhës shqipe, madje edhe përkon me konceptin strumbullar që ka shkizma si ndërkombëtarizëm: ndarje, coptim, shkyerje, andaj studiuesit duhet ta thonë përgjigjen: ka, apo jo, të drejtë shqipja, me kërkue pjesën e vet burimore në krijim-formimin e kësaj fjale, qoftë brenda latinishtes vulgare ose të gjuhës lashtogreke, apo jo?

E dyta, edhe emri shka shkja/v krahaso lat e gr. schlav- që në shqipe fillimisht doli shkla(v) e derivate e variante të tjera si fjalë aktive: shkja shka, edhe kjo duhet të shënohet në fjalorët tanë normativë, por gjithsesi lidhur me këtë duhet pasur parasysh:

së pari, faktin që edhe me këtë shembull përforcohet konstatimi nga pika e mësipërme se S-ja nistore e latinshtes në shqipe në kontaktet ose ndërhuazimet e para ishte reflektuar SH (sclavus – shkla/v, shkja…,

së dyti, ndryshimet e trajtave në shqipe shklav shkjav, shkja shka, shqa shpjegohen si zhvillime të brendshme të shqipes të bëra sipas rregullave dhe proceve fonetiko-fonologjike të ligjeve të saj në rrethana të ndryshme gjithsesi të pavolitshme shoqërore për shqipfolësit,

së treti, edhe pse shumësi i fjalës nga shka (sclavus) përkon paksa me shumësin e latinishtres lat. sclavi (shkie shqe) është konstatuar jo pa vend që sipas rrethanave të caktuara në kohë-hapësirën në trajtim kjo formë funksionalisht më tepër afrohet me togun nistor të fjalës shki /z, përkatësisht me kuptimin e fjalës shkizmë,

së katërti, gjithashtu për shkak të rrethanave të caktuara trajta e sotme e shqipes shka e shkie nuk përkon me kuptimin që ka fjala skllav ose sllav në gjuhë të ndryshme, sepse fjala shka shki/e në shqipe ka marrë kuptim të specifikuar që mbulon nocionin, qoftë të sllavojugorit skizmatik, qoftë edhe vetë shqiptarit ortodoks (shqipfolës) – shkive tanë, të cilët ende flasin shqip ose i janë afruar edhe gjuhësisht bashkësisë sllave pasi kanë mbetur vetëm skizmatikisht të krishterë në kuadër të kishës serbe, për mungesë të autoqefalisë së vet shqiptare  dhe

së pesti, në shqipen e sotme fjala shka (serb), shkinë (serbe) ka marrë kuptimësi pejorative të shkallës më të lartë, deri sa në këtë kontekst janë krijuar derivate fjalësh si në gjininë mashkullore shkavell, në gjininë femërore shkinulkë, pastaj edhe folje, si:: me shkavitë, me shkavosë (edhe pse pejorativisht, tashmë duhet të jenë të konsumuara), por fjalë-folje ose emra kanë mundësi përftimi edhe me prapashtesa të tjera po mbi këto tema prodhuese.

E treta, bëmë vërejtje se nga përdorimi i këtyre fjalëve kryesisht nga pala fetare katolike shikuar sipas kuptimit dhe interesit të sotëm kombëtar është bërë lëshim shumë i madh fatal në burimet leksikografike të shqipes ndaj popullsisë shqiptare të fesë tjetër kristiane, ngase etnia shqiptare nuk përmendet fare në viset që quhen vetëm sllave ose greke skizmatike dhe kështu është ndihmuar formimi i konceptit të gabuar shumë i padrejtë ndaj historio-gjeografisë shqiptare dhe njëherazi është ndihmuar përshpejtimi i asimilimit të tyre, ngase kjo etni shqiptare në shumicën e viseve të tilla deri vonë ishte numër shumicë ose numër i konsiderueshëm. Ky lëshim në të vërtetë ka ndodhur si sherr me rrugë nga kacelaritë joshqiptare ose shqiptarofobe, sepse në mesjetë banorët quheshin sipas besimit fetar e jo sipas etnisë ose gjuhës që e flitnin, kështu që nga shkizma e madhe shqipfolësit pësuan së tepërti, sepse pjesa më e madhe gjeografike e tyre i takoi gjeografikisht Perandorisë Bizantine e si rrjedhojë edhe fesë ortodokse të ashtuquajtur skizmatike (greke, sllave ose rumune), dhe kështu me që shqipja nuk ishte gjuhë sakrale, ortodoksët shqipfolës pësuan rëndë, madje si me thënë, ndiheshin si të huaj jo vetëm fetarisht, po aq më keq edhe gjuhësisht, sepse edhe sipas burimeve të hershme të gjuhës shqipe, edhe pse jetonin në trojet e veta nuk shënoheshin si arbnorë (shqiptarë), po varësisht nga emërtimi gjeografik i vendit apo sundimtarlt ose i shtetit, ku banonin.

E katërta, në periudhën e sundimin turk për shqipfolësit krahas fjalës me konotacion të ri negativ shkja shkie shkini për ortodoksët, u shfaq ose u rishfaq i ripërtërisë dhe emërtimi me konotacion pozitiv shqiptar Shqipni kryesisht për shqipfolësit muslimanë, emërtim ky i cili pothuaj e zëvendësoi në tërësi emrin e mëparshëm kombëtar arbër Arbëri, maqedon e epirot, të cilit iu bashkuan edhe arbërit katolikë si dhe arbër-epirotët e arbërmaqedonët ortodoksë shqipfolës, të cilët ende nuk e kishin thithur plotësisht qumështin gjuhësor të asimilimit nga populli dhe kishat autoktone sllave (serbe, malazeze e bullgare maqedone) ose greke e rumune. Gjithsesi propozohet që edhe fjala shkja duhet të zërë vend në fjalorët tanë normative, jo vetëm si historizëm i fosilizuar, po me shpjegimin e kuptimit përkatës të zbutur aktual.

E pesta, pasojat e shkizmës së re në kohë të Turqisë ishin me dhëmbje të mëdha, ngase me forcimin e feve antagoniste rivale u shkaktuan edhe lufta me frymëzim fetar, por me të lindurit, me rritën dhe aktivizimin e termit: shqipo shqiptar, Shqipëri, pa hyrë në shkaqet e pasivizimin e termit arbër Arbëri, u bë një përparim i madh në të mirë të identitetit të kombit shqiptar, sepse:

së pari, me përqafimin e këtij emërtimi, në shqipe iu vu ledh dy dukurive, e para, qe shumë me rëndësi fakti që masa shqipfolëse me përqafimin e emrit shqiptar u shpëtua nga termi zyrtar turk, siç quheshin shqiptarët muslimanë nga shteti osman dhe njëherazi edhe nga emërtim zyrtar turk: arnaut.

së dyta, u bë distancim i rrebtë (deri armiqësor) kundër shkive (serbë), të cilët ruajtën fenë po humbën gjuhën, shenjën e parë të kombësisë dhe si të tillë tërësisht u shërbenin interesave ekspansioniste sllave, armiqve të përbetuar ndaj shqipfolësve dhe

së treti, nën këtë emërtim (shqiptar) nënkuptoheshin jo vetëm muslimanët, por edhe katolikët e ortodoksët shqiptarë, dhe kjo ishte e arritura me e madhe e këtij termi, ngase përfaqsonte kombin e ri mbi bazë gjuhën shqipe tashmë pothuaj të rilindur ose në formim e sipër, i cili gjithnjë e më i vetëdijësuar, pa dallim feje deri në sakrifica të përbashkëta do të angazhohet për identitet vetjak dhe të drejta deri edhe për shtetin e vet kombëtar, madje këtij emërtimi shqiptar iu bashkuan edhe disa muslimanë edhe pse si gjuhë familjeje nuk e kishin mirëfilli gjuhën shqipe (torbeshët, goranët etj.).

E gjashta, në këtë punim u trajtua edhe hipoteza rreth etimologjisë së fjalës shqip shqiptar Shqipri, ngase prej afro 20 hipotezave të plasuara deri më tash asnjëra deri sot nga studiuest nuk konsiderohej e vetmjaftueshme ose e pranuar shkencërisht.

Sipas lëndës së paraqitur në këtë punim edhe pse nuk rrahet gjoks për zgjidhjen përfundimtare të disa çështjeve të prekura, nuk mund të mohohet fakti se u ekspozuan disa risime me material e interpretim të ri, duke u pozicionuar në mbështetjen e këtyre tri (hipo)tezave, jo të lehtërrëzueshme, si:

Së pari, rreth totemit shqipe (shqiponjë), ngase vërtet, edhe ky fakt ka shërbyer dhe shërben, sidomos kur kjo tezë motivohet emocionalisht, siç ishte motivuar edhe nga rilindësit tanë dhe kështu ka ndikuar për përqafimin shpirtërisht me shumë dëshirë të termit shqipe shqiptar, bijtë e bijat e shqipes etj. Gjithsesi kjo (hipo)tezë ka histori të pamohueshme.

Së dyti, konfrontimi i trajtave shqipo / shkja, vërtet në periudhë të caktuar ka ndikuar në distancimin dhe përgjithësimin e termave përkatës, ngase, siç konstatohet, që të dyja këto fjalë kanë të bëjnë me konceptin e shkizmës (të ndarjes), por për shqipfolësit e sotëm, koncepti i parë i fjalës shqiptar u përqafua kombëtarisht, si diçka ideale, si fjalë bashkuese shumë pozitive joshkizmuese, ndërsa fjala e dytë shka shkie shkini nga shqiptarët u pranua emocionalisht me kuptim shumë keqësues, ngase shkijet, duke u kapur fort vetëm pas fesë së të parëve tradhëtuan gjuhën e të parëve dhe si rrjedhojë një shumicë e tyre u sllavizuan, madje edhe u shfrytëzuan në luftë me ngjyresë fetare kundër shqiptarëve. Ndërkaq shqiptarët duke ruajtur gjuhën edhe pse shumica muslimanë, gjetën zgjidhje, duke respektuar edhe fenë kristiane (katolike e ortodokse) dhe kështu u krijua tolerancë me vetëdije të lartë, e cila çoj edhe në formëzimin e kombit të veçantë shqiptar dhe rrojtjen e tij, duke toleruar të tri fetë kombëtare (muslimane, katolike, ortodokse).

Së treti, doli në dritë, jo vetëm si e mundshme, por edhe e natyrshme që:

së pari, të aktivizohet folja: shqip me shqipë, si barasvlerës i perifrazës: me folë shqip ose me shqipë: qartë, hapur, troç që njëherazi shërben mirëfuilli edhe si temë fjalëformuese për emrin shqiptar e të tjerë dhe

së dyti, gjithashtu të aktivizohet folja shqipoj me shqipue, i cila faktohet edhe nga portali “Port-albi” dhe burime të tjera, por të njihet njëherë e mirë kuptimi semantik i specifikuar i kësaj foljeje që ka të bëjë me shqiptarin si veprues, i cili për të mbrojtur ekzistencën e vet është shërbyer me mjete mbrojtëse, pune e sulmi, duke përfshirë edhe ato të thjjeshta më të komplikuarat, si p.sh. me grusht, me gurë, shkop, shpatë, shigjetë e pushkë.

Së fundi, fjala me shqipë si gjuhë e shqiptarit dhe fjala me shqipue si vegël veprimi e shqiptarit, siç u konstatua, me gjasë paska pasë ekzistuar që nga antika në gjuhën tonë dhe që prej asaj kohe si fjalë e vjetër e mishnuar në veçori veprimi të shqiptarit supozohet që si e tillë jo e huazuar, por si huazuese qenka përhapur (huazuar) edhe nga gjuhët e huaja, klasike dhe të mëvoshme aktuale, andaj edhe sot si fjalë shqipe emri shqiptar me meritë bën pjesë si ndërkombëtarizëm në fjalorët e fjalëve ndërkombëtare të gjuhësve më të zhhvilluara të botës.

Sidoqoftë, materiali dhe interpretimi që u ekspozua në këtë punim mund të shërbejë jo si svidë, por si nxitje ndaj studiuesve të sotëm e të ardhshëm për të vlerësuar këtë këtë punim jo si shprazje pushke në hava po si një të shqipuar në cak që njëherazi ka për qëllim të shpjerë më tej dijen rreth kësaj teme kaq të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe për emrin shqiptar e shqiptari.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora