Kulturë
Përparim Hysi: Nuk besoj në asnjë klerik
E shtune, 04.11.2017, 12:10 PM
Ca "çudira" që më çudisin?!!!
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Nuk besoj në asnjë klerik
Nuk besoj në asnjë klerik
(të çdo besimi,nga janë e ku janë)
Me sjelljet e tyre janë të damkosur e pikë
Shumë prej klerikëve kanë dalë sharlatanë.
Pedofilë po; por dhe imoralë
(Pedofilët, ca më shumë i urrej)
Secili nga të damkosurit të vejë mu në djall
Kur ka ca prej tyre që kanë dalë dhe "gej".
Dhe del PAPA i ROMËS dhe kërkon të falur
(por si mund të falet një përdhunim?!)
Klerikë të flliqur (si derra janë ngjallur)
E kanë tronditur tonin besim.
Në ZOT besoj,sado që është lart
Lart dhe larg, por ZOTIN e kam pranë
Sharlatanëve të çdo feje, o ZOT vëru një damkë
Se tempujt ku "falemi", i përçudnuan.
29 tetor 2017
2. Jam "intelektual"
Të dëgjoj, kur thuaj:- Jam "intelektual"
Dhe, me të vërtetë që ndihem keq.
Intelektual? Por ti ta shpall
Të rroftë diploma e të vesh mu në dreq!
Rreh gjoksin dhe bërtet:- Jam"intelektual"
Pa hiqesh e mbahesh i rëndë
Jargosesh, shkumbëzon dhe bën rrumpallë
Dhe ke aq mend,sa një ka mbrehur në parmëndë.
Se kurrë intektuaili i vërtetë gjoksit nuk i bie
(se gjasme si ai dhe tjetër nuk ka në botë)
Se çfarë" malli",dukesh që je
Ti je veç kallp dhe hiqesh "made in kokë".
30 tetor 2017
3. I pangopuri
I pangopuri? Nuk ngopet kurrë
As me mall as me para
Thotë:- Më shumë të kem... sikur
Vetëm unë të kem një dynja.
Shi të bjerë në arën time
Dhe të tjerët veç të shkretë
Të mos kenë asnjë thërrime
I pangopuri? Ndihet mbret.
Mos guxo të kërkosh gjëkafshë
Menjëherë ta pret:- Nuk kam
Humb ndërgjegjen,kthehet kafshë
Edhe gjumë nuk fle tamam.
Jep e merr me pasurinë
(Qahet vazhdimisht si qyq)
As që pyet për njerëzinë
Dhe nga mendja mbet eksiq.
1 nëntor 2017
4.Sherri
Ca e ca sherrin e pëlqejnë
Dhe"forcën" e tyre sikur duan të dëftejnë.
Sikur në këtë botë veç ata janë trima
Kurse, në të vërtetë, janë krimba.
T'i shmangesh një sherri, nuk je frikacak
Përkundrazi je trim dhe nuk je burracak
Sherrxhinjtë kreshpërohen veç ku ka turma
Se para turmave kapërdisen si burra.
Kur del dikush dhe atyre u thyen hundën
Secili nga "trimat" zë e bën pulën
A kini parë ca"monstra" në parlament
Që janë si"buçko", të fryrë me shëndet?
Si të "montuar" sherrin kanë mbi hundë
(se mos"guxon" t'u dalësh në rrugë?!!!)
Të fryrë nga urrejtja,shfryjnë si Herkula
Po t'i gjesh vetëm? Frikacakë si pula.
Zhurmues të mjerë që hiqen si trima
Secili prej "trimave",neveritës si krimba!
Siç hyjnë në parlament,ashtu dhe dalin
Votues, me sy në ballë: me votën tonë t'i ndalim.
2 nëntor 2017
5. Ca "çudira" më çudisin
" Derëzeza, imebijë,
Burrë nuk ka, po ding fëmijë!!!"
Popullore
Janë ca "çudira" që më çudisin
Njerëz që nuk punuan një ditë
Janë pasuruar, por zënë e "kuisin":
- Se nuk durojnë fare padrejtësitë?!!!
E kam fjalën për ca palopolitikanë
Që çirren e ngjiren, sa zhurma në qiell
Për vete, çdo gjë padrejtësisht e përrlan
(Aha, veç kundërshtarët të venë në esfel!!!)
Nuk kanë fytyrë,por veç kanë surrat
Zhurmues që nga veshët na shkallmuan
Një për një, këta parazitë dua t'i shoh në gjykatë
Të dënohen dhe të tkhejnë çfarë përrlan.
Nuk bëj fare dallime: të djathtë a të majtë
Kush shkeli ligjin,sipas fajit të dënohet
Se fare nuk dallon asnjë djall nga djajtë
Dhe kush është fajtor,nga plotika të qërohet.
Tiranë, 3 nëntor 2017