E shtune, 27.04.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poturet e Kryeministrit!

E enjte, 09.11.2017, 08:33 PM


Kau i Nastradinit,shallvaret e Çehovit dhe poturet e Kryeministrit?!

Tri rrëfenja në një

Nga Përparim Hysi

Nuk di sa përqasin me njëra-tjetrën këto  rrëfenja që po i bëj bashkë. Më ka zënë ajo, e keqja e bukur që dikur zuri Poetin AGIM SHEHU. Atëherë kur ai  shkroi atë baladën për Selam Musanë. Sikur fillonte kështu (Poeti të më ndjejë,në nuk e kujtoj tamam):-Rri po nuk më rrihet/ se më shpojnë mornica... E,për mos vazhduar më tutje. edhe mua nuk më rrihet, se edhe mua më"shpojnë mornica".

*    *    *

Rrëfenja e parë është veç përrallë, në qendër të së cilës është një personazh shumë butofarik,që është kthyer në legjendë zgjuarësie. Mirëpo, populli,- kot nuk thonë,- t'i lexon teskeretë nga xhepi dhe,pse ndodh kështu në gjithë historinë njerëzore, jo  vetëm i bën karshillëk kësaj zgjuarësie, por del sfidues dhe fitues në të njëjtën kohë.

Unë po e sjell përrallën kështu siç ma ka treguar, i ndjeri imatë dhe lexuesi,mandej, e gjen vet moralin që përcjell  përralla.

*     *    *

Fshatarët e njihnin zgjuarësinë e Nastradinit dhe vendosën që ta sfidojnë. I kishin zënë pusi dhe, tek e shihnin që po kthehej nga pazari me një ka prej dore,i dilnin në çdo 100-metra përpara dhe i  bënin të njjëtën pyetje dhe të njëjtin urim.

- Nastradin- efendi, sa para e bleve atë kalë?

- Nuk është kalë,po ka,- tha Nastradini dhe vazhdoi  rrugën.Më tej, doli  tjetri:-Sa e bleve atë kalë,Nastradin-efendi?

-Është ka,- tha Nastradini. Dhe më tej, po i njëjti avaz:- Sa e bleve atë kalë?!

I zgjuari dhe shpotitësi Nastradin aq e humbi pusullën,sa tha:- Ore kot nuk thonë që ky është kalë, pa të provoj dhe t'i hipi njëherë? Dhe, sa i hipi "kalit" që kish blerë,e  pa veten kollotumba për tokë.

*    *   *

Për "Shallvaret e Çehovit",para ca kohe, kam shkruar një ese. E shkrova se qeshë nxehur me përkthyesin që thoshte: " Çehovin  e  takova,për herë të parë, në Jallta në vitin 1905?!!! Unë e mbaja mend që Çehovi kish vdekur  në 1904 dhe për të verifikuar kujtesën time që sa vjen e shter, hyra në googell dhe pashë që kisha unë të drejtë.Po dhe përkthyesi,- mendova,- njeri i gjallë është dhe mund të lajthisë. Mjerisht, nuk qe lajthitje, po çoroditje. Ai, boti, e kish ritakuar në vitin 1909 dhe bashkë me të ishin nisur për në JASNAJA POLJANA për të  takuar CARIN E LETËRSISË RUSE,LEON TOLSTOIN. Të takoje Tolstoin nuk ishte fort lehtë dhe Çehovi, rrugës ndërroi nja  tri palë shallvare!!!

Natyrisht, me shkrimin tim  "ia grisa shallvaret përkthyesit", por, në fund të fundit, kush pyet për mua? Dhe që nuk pyet kush për mua, nuk  bëhet ndonjë kiamet i madh. Po ja, është ai "yrneku" i AGIM SHEHUT: nuk më rrihet!!! Kështu kam bërë, vazhdimisht, kur shoh që grafomanë gjithfarësh bëjnë paradë me shkrimet e tyre pa vlerë, po, për çudinë time (dhe jo vetëm timen), jo vetëm vërshojnë me botimet e tyre, me kopertina vezulluese, ku, padyshim,"qershi mbi tortë" është fotografia e autores, tek buzëqesh si fituese e iks çmimi,me një libër fare pa vlerë. Çmimet jepen nga një"panel i zgjedhur" që, tek thurin hossana për iks a ypsilon autor (u gëzohen parave mundësisht në Euro), janë të ndërgjegjshëm që as e kanë lexuar librin që vlerësojnë. E keqja është se kjo ndodh dhe në fushën e përkthimeve që, mjafon që di gjuhën, pa për të tjerët as që të bëhen vonë. Është pak  paradoksale,por kjo më kujton një mësues që jepte rusisht dhe na thoshte neve, nxënëseve:- Mallçitje andej nga fundi apo sillmni një aftoruçkë... e plot proçka të tjera.

Tek u sillem këtyre "shallvareve", nuk e bëj kot. Qoftë për cilësinë në shkrime dhe qoftë për çmimet, ku"pjesëmarrës në vrasjen e letërsisë" bëhet dhe ministrja e kulturës dhe deri tek kryeministri. Lexuesi le të kujtojë atë "manifestim qesharakë" tek që të dy, kapnin me dorë dhe "përkëdhelnin" "Vrimën" dhe, kur "rebelimi" filloi nga poshtë, apologjinë e bëri drejtoresha e BIBLIOTEKËS KOMBËTARE që deklaroi:- Çmimi qe  për kopertinën!!! Sikur konkursi qe vizatimor dhe"eunukët" mundohen ta mbulojnë "Vrimën" me gjethe fiku. Kjo "paradë" që vetëm letrare nuk është, më kujton atë këngën humoristike që tallte *tribotistët kinezë" që fillonte kështu:" Nuk janë shakqe/po sebepe/turpin e mbajçin për vete" ! Dhe nuk ndodh vetëm njëherë. Parvjet, një autor,miku im, kisha ardhur nga Kanadaja dhe më lutej që ta shoqëroja tek Panairi i librit, se pretedonte për çmim.

-Dëgjo,- i thashë. Çmimet janë dhënë.Aty do bëhet veç demonstrim (për të parë sytë e botës). Po, jo,- ngulte këmbë. Ore,-i them, në Fier ka qenë një rrobaqepës që u thoshte klientëve:- Mos zbrit, zotrote, nga gomari,se ta kam marrë masën! Dhe me çmimet kështu është. Oh, po ti nuk i lë shakatë ndonjëherë,- më kundërshtoi ai. Bëra si bëra dhe e shoqërova mikun tim, në mbrëmje. Mu tek portahyrëse, takoi një mikun tim që nuk ka të bëjë fare me letërsinë.

- Po ti këtu? Ç' e mirë të ka prurë?

-Aha,- tha miku,- unë kam ardhur të heqë çmimin e parë që do t'i jepet timbiri që është jashtë shtetit!

Tani  perdja ra dhe unë shpëtova nga ceremonia demonstarative. Mikun që takova tek porta, e urova për të birin.

*      *     *

"Bakllavaja"  hahet në fund. E them që në krye: nuk më pëlqeu fare,kur pashë kryeministirn të veshur me poture në vizitën në Fier. Natyrisht,ai nuk e di në rrojë gjallë apo kam vdekur dhe as i bëhet vonë për pëlqesën time, por një gjë duhet ta ngulë mirë në kokë: është apo  nuk është zgjedhja ime si votues, nuk ka vend fare ajo"veshje" që i shkon për shtat një"kllouni".Nuk është se e zuri rruga ,andej nga Sureli dhe do të jetë afër e gjatë si vendësit,por duhet të respektoj karriken e pushtetit.

Ngaqë kam qenë mbi 40-vjet mësues, përqas shembuj të gjashëm për"të bindur nxënësit". Në Fier (unë atje kam lindur dhe kam jetuar për 60-vjet), ka qenë një artist i madh që shquhej për humorin e tij: i ndjeri Nestor Pogaçe që ne, fierakët,e  thërrisnim Neço. Kish qenë me estradën e Fierit në Ballsh. E njihnin të gjithë dhe, para se të jepte shfaqje,një plak fisnik i atyre anëve, i thotë:- Do vij dhe unë të shoh shfaqjen, por ti nuk do ikësh me shokët në Fier,po do vish për darkë nga unë. Xha Neços i hanin brirët për gosti. Dhe kështu ndodhi. Plaku shkoi të shihte mikun e tij.Doli Neçoja në skenë dhe me numrat që bëri,salla ra  përmbys. Salla përmbys,por mikun po e hanin"pleshtat". Mbaroi shfaqja,- më tregoi i ndjeri Neço,- dhe dola të kërkoja mikun.Shokët ikën me makinë dhe mbeta karakoll. Kur e pashë mikun.Me vrap dhe i dola para tërë qejf, kurse ai:- Ore unë të dija goxha mik, kurse ti bëke si"palaço",ik e thyej qafën se nuk e ke "sojën" për mik. Opo mbeta jashtë fare,- shtoi tek tregonte,- por shyqyr që gjeta Qamil Manen (mësues shumë i mirë që e kishin çuar për biografi të keqe në Ballsh),se desh e pagova për një thelë, një pelë. Ja, kështu, i nderuar Kryeministër,nuk thyhen "tabutë" as me atlete dhe as me poture. Je në krye të shtetit dhe që ta kesh ballin të bardhë me votuesit, bëj vepra në dobi të tyre. Shkërbimi veç  ta prishë karizmën. Se, nëse vazhdon kështu, atëherë  kam të drejtë unë që shkrova diku:"... ai po ikte nga kjo jetë,se e sosi me moshën afër shekullore. Befas, para se të mbyllte sytë, i tha kryeplakut:- Çfarë t'u them atyre ,atje ku do vete? Dhe kryeplaku i tha:" Thuaju që kryeplak kemi filanin... dhe e marrin me mend se kush jemi?!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora