Kulturë
Sotir Athanasi: Justitia pereat mundu
E hene, 13.11.2017, 04:35 PM
SOTIR ATHANASI
JUSTITIA PEREAT MUNDU
(Paramnezi*)
( Ky tregim është paraqitur
në garën e shoqërisë letrare
“Xingografia” ku, në qoftëse
vlerësohet, fiton çmimin simbolik:
një buqetë me lule ).
-
Vazhdojnë çudirat shqiptare, - tha Eduardo sapo futi këmbët në lokalin e
Gabrielës. Kjo me tabaka në dorë, kish gjallërinë e njohur karakteristike të
saj: lojcakërinë. Por jo vetëm. Se
shkelte me kujdes, në shtegun e dashurisë së re. Dritat që binin mbi qelqet ia
reflektonin fytyrën në tavanin e drunjtë
si aoreorë ikone. Me diskun në duar, qe drejtuar në tavolinën ku rrezja e
portës, nuk e lejonte të dukej i
dashuri. Ndonëse e dinte e gjithë qyteza se cili ishte. Natyrisht, nga ky
privileg, si përherë, ishte I
përjashtuar vetëm Eduardo. Klienti i fshehur disi, u ngrijt dhe në sekondë, si
të ishte i zoti i këtij bari, rrëshqiti përjashta nga porta e pasme.
Gabriela, që I kryente të dy detyrat si të banakut, ashtu edhe të kamarjeres,
në atë çikë kafene i hodhi një buzëqeshje
fallco mirëseardhjeje italianit. Noima e saj ngrijtur në lartësinë e
artit koreo-grafik, sa e hijshme, aq
edhe tepër e njohur nga të gjithë, me lëvizjen e dy gishtave të dorës së majtë
dhe tundjen e kokës, ia ktheu
përshëndetjen. Po kështu, ndërroi drejtimin për te tavolina që, për fat të
mirë, me ndonjë ndryshim të vogël, porosia ishte e njëjtë.
- Vazhdojnë çudirat shqiptare, - përsëriti Eduardo, plotësisht I pavëmendshëm.
Thellimi në gjetjet e veçanta dhe që përbënin lajm të freskët, tek ky tip, kishte mënjanuar çdo gjë. Përfshi
këtu edhe dashurinë për Gabrielën e cila, pse e kishte kuptuar e braktisi atë.
- Ndonjë rast tjetër si ai I javës së shkuar?
- Pse, isha unë këtu javën që lamë pas?
- pyeti ai me hutim. Kjo I ndodhte sa herë qëllonte të peshkonte në lajme të
reja.
- Si jo, apo harrove që tregove se si në lagjen pranë kishës Santa Luçia, një makinë adoleshentësh, përmbyset në
autostradë dhe të dy djemtë, dolën pa asnjë gërvishtje. Ata ishin fëmijë
emigrantësh shqiptarë.
- Dhe ç'është më e bukura, automjeti u bë sallatë e me rrota përpjetë nga
përplasja në parmakët mbajtës anësor, -
plotësoi tjetri për të shtuar. - Vërtetë, paskam qënë?
- Po.
-
Çudi?!? Por kjo e sotmja ama, nuk ka të bëjë me rastësinë.
- As me politikën?
- Jo.
- Po me çfarë ? Mbase me domosdoshmërinë?
- E di që je e zgjuar ti Gabriela? Emigracioni thua t'u ketë bërë më intelegjent ju shqiptarët?
Gabriela buzëqeshi kësaj here jo gjithaq me kënaqësinë që të sjell miklimi, se
sa me një lloj krenarie për përkatësinë e saj shqiptare. Se e merrte me mënd që
informacioni në vazhdim nga Eduardo, patjetër duhet të kishte të bënte: o me
Shqipërinë, o me shqiptarët. Ajo dinte
gjithashtu që ky italian I çuditshëm me të cilin kishte kaluar një iluzion
dashurie në fillim, kishte (në mënyrë patologjike ) pasion antenat dhe
kompjuterin. Lajmet përpara se t'I dëgjonte në radio e cila rrinte gjithë ditën
e ndezur mbi banak, Gabrielës, së pari i vinin nga Eduardo. Ai, veç së
tjerash, merrte honorare të majme nga
stacionet lokale për informacionet që u servirte. Kjo në fillim e gëzonte Gabrielën. Por kur morri vesh se i
dashuri i saj, Eduardo, kishte ndërhyrë
deri në të rejat e papublikuara nga NASA,
por që kishin të bënin me 'të, u zëmërua keq. Ata u grindën dhe meqënëse pasioni i Eduartit,
qëndronte mbi dashurinë me Gabrielën si deti midis dy brigjeve, punët shkuan
deri në ndarjen e pariparueshme. Në tërsinë e marrëdhënies së tyre, qëndronin
lajmet e vjedhura nga agjensitë e epërme. Madje, të marra nga kompjuterët e
redaksive. Ky qe shkaku pse vajza, pasi u bind që italiani nuk mund të hiqte
dorë nga ky ves i kthyer tashmë në mjet jetese, u largua muaj të tëra prej tij
për t’u hedhur në krahët e njeriut të
porsa larguar. NASA I pati propozuar një vënd pune në institucionin e saj shkencor
dhe i kishte lënë kohë tre muaj të mendohej.
Eduardo s'kishte pranuar. Për ‘të, mbase mund të qe edhe Gabriela shkaku
që nuk dëshëronte të riemigronte. Se ishin vitet e para pas '90-tës. Fjala
hakerr atëhere, qe e barazvlerëshme me .
. . rrufjanërinë dhe aspak me hajdutërinë. Por, kjo qe dukja. E sipërfaqshmja. Gjetiu rrinte ende
zgjuar shkaku i vërtetë. E ky s’kishte të bënte aspak me mungesën e dëshirës
për riemgrim nga Gabriela. Jo. Ajo kishte vuajtur luftën e klasave në atdheun e
saj dhe e trëmbte çdo përplasje me shtetin. Çdo kondravajtje me 'të, të cilën e
mendonte të pashmangshme për rrugën që ndiqte i dashuri i saj. Paralajmërimi I
bërë nga zotrinjtë e institucionit NASA
në latinisht qe: “JUSTICIA PEREAT MUNDU”. Gabriela kishte qënë e pranishme në bisedën e
bërë me t'a dhe njerëzit nga NASA
kishin përdorur latinishten ( të cilën Roberto e zotronte shkëlqyeshëm ) për të
pështjellur ëmbël kërcënimin nga veshët e saj.
Por... Banakjerja, ishte aq e zgjuar sa të shkonte te prifti dhe
Ai, ia kishte përkthyer fjalë për fjalë
që do të thoshte: “DREJTËSIA TË BËHET. Veç
kësaj, ai I kishte nënvizuar se ky ishte: KUSHTI
PA TË CILIN, ose në latinisht: “CONDITO
SINE QUA.
Kaq mjaftoi që ajo të dridhej. Gabriela
pas kësaj, i rralloi takimet derisa iu ftoh fare me Eduardon dhe ky të bindej
se ishte e kotë vazhdimsia. Vajza, sipas
parimit se gozhda del me gozhdë, pas
dy a tre muajsh kishte hedhur dashurinë me Filipin. Ky, një njeri i qetë,
mekanik I cili, jo rrallë vinte edhe me duart gjithë graso që t’a pinin së bashku kafenë e orës
dhjetë paradreke. Gabriela me atë
gjestin e lëvizjes së dy gishtave të dorës së majtë dhe tundjen e kokës në
mënyrën kur duam t’i themi tjetrit një fjalë mikluese, gëzohej kur dëgjonte nga
ai se në garazhin e tij qe i mbytur në punë. Por, le të mos I largohemi
tregimit tonë.
- The që vazhdojnë çudirat shqiptare. Kështu?
Tjetri tundi kryet:
- Çudira të rekordit Gines, -
nënvizoi.
- Pa të shohim?
- Në Kili, - dhe Eduardo nxorri nga gjoksi një hartë të printuar me rru-gët në
qytetin Halpën. Qe si të thuash
përpjekja e fundit për pajtim. Ishte karshi me banakjeren dhe ia rrotulloi
fletën që ajo të lexonte, tejet e
befasuar në gërmat latine: RRUGA E
DURRËSIT, RRUGA E DIBRËS, RRUGA E ELBASANIT dhe. . . ,RRUGA E SHKODRËS.
Këtu Gabriela nuk duroi më dhe iu mbushën sytë me lot. Qe gati t'a puthte, por
çuditërisht, ndjehej sikur do të poshtëronte Filipin po t'a bënte atë. I
ngjante sikur ato duart e tij me graso do t'a përkëdhelnin jo për t'a
lajkatuar, por për t’a turpëruar. Edhe Eduardon nga ana tjetër e preku
ftohtësia e saj dhe nuk tentoi as t'ia kërkonte si shpërblim. Ai u mjaftua me fjalët:
-
Kaq shumë të ka marrë malli për Shkodrën?
- Më ka marrë the? Pse s'thua më ka djegur e zhuritur? U bënë pesë vjet që jam
larguar. Pesë vjet sa një gjysëm shekulli.
Aty kam lënë nën dhe të parët e mi, kam lënë fëmijërinë dhe rininë time të hershme, kam lënë. . . , dhe Gabrielën e mbytën lotët. Atë çast ishte
zhndërruar me imagjinatë në një dallandyshe që kthehej në vëndlindje. E mbase
iu kujtua edhe poezia e VASO PASHËS “Shko
dallandysh”!
Eduardo nuk foli. Ky nuk e dinte se çfarë është emigrimi. Jetonte I vetëm me nënën dhe një vëlla me tjetër
baba. Nuk dinte në ka kjo Botë gjyshër e gjyshe dashuria e të cilëve, në mos
barabitej me atë të prindërve, joshja e
kënaqësia në prehërin e tyre, qiejt kapte. Eh! Midis Eduartit dhe vëllait të
tij, zotronte një ftohtësi e skajshme.
Shpërfillja ndaj njëri-tjetrit, qe kostante në marrëdhëniet e tyre.
Gabriela, kjo katolike e thekur lexonte me etje e kënaqësi: RRUGA VLORA, apo, RRUGA TIRANA dhe shëtiste me sy gjithë atë fletë të printuar për
t’u ndalur në RRUGËN SHKODRA. Në kalldrëmet e saj. Aty sikur kërkonte të gjente
mbase KISHËN E MADHE ku kishte vajtur
me prindërit në kremtimet e KËRSHNELLAVE,
apo lagjen PARRUCË. Sikur. . . . kërkonte të shihte TEATRIN “MIGJENI”. Sikur. . . ., Mendimin ia preu Eduardo kur tha:
- Sapo lexova RRUGA SHKODRA, u
kujtova se kam të bëj me një nga Çuditë
shqiptare.- Por KRYEÇU-DINË, do t’a shikoja
kur lexova në një faqe interneti (ndofta të Bashki-së së Hualpenit ) se
emigrantët nga ish Jugosllavia, konkretisht Kroa-cia, ua kishin vënë emrin
këtyre rrugëve. Këtu qëndron pakuptimshmë-ria. Pse kroatët t’u vënë emrat shqiptare rrugëve? Kur ju nuk jeni
shquar për marrëdhënie të mira me 'ta?!? Por, këtu, mendoj unë se qëndron çudia
si të gjitha çudirat shqiptare. Për mua spjegimin mund të jetë kështu:
- Shqiptarët janë paraqitur si kroatë. Dhe kjo nuk çudit kërkënd, kur di se
edhe në Angli ka rrugë me emrin Scutari ( Shkodër ). Por më tepër, qindra
shqiptarë të Shqipërisë, me dokumente të falcifikuara, janë regjistruar sikur
vijnë nga KOSOVA. Pra, sikur janë kosovarë. Kjo okelio I legalizoi ata. Rrugë me emra shqip, kam parë
edhe në SH.B.A.Si: Albania Stret, ose Albania Avenu. Por këtu origjina e tyre
mund të ketë karakter jashtë çudirave
shqiptare.
Mbas dy javevësh, afati për t'u menduar lidhur me vajtjen në institucionin NASA, u mbush. Përfaqësuesit e saj,
kishin mbërrijtur. E gjithë qyteza VIJA
STREXHO e kishte marrë vesh. Madje, ata krenoheshin tashmë me Eduardon e
tyre. Dhe kishin të drejtë. Për t'a ky njeri nderonte gjithë zonën e cila
përveç peshkimit, nuk shquhej për asgjë. Dhe, siç është e natyrshme,
thashethemet urbane flisnin për një emigrante, si të bëhej fjalë për një balenë
të padëgjuar në ujërat e tyre, që e pengonte të shkonte në SH.B.A. Pra, në NASA. Kjo bëri që prifti I cili përktheu
kërcënimin me shprehjen latine: JUSTITIA
PEREAT MUNDU, pasi dëgjoi edhe
rrëfimin e shkodranes sonë emigrante, tha në meshën e së djelës:
- Bijt e mi, dëgjoni:
GABRIELA në BIBËL, është: GABRIELDhe
ne e dimë që ky KRYEËNGJËLL paratha
lindjen e JEZUIT të virgjëreshës MARI. Për analogji, pse të mos jetë bijt e
mi, EDUARDO ynë shkencëtari që e kërkon si me qiri,
Institucioni famëmadh NASA. Dhe GABRIELA jonë, emigrantia shqiptare nga.
. . , SCUTARI, të parathatë lindjen e tij
dhe t’i japë liri rrugës së tij në shkencë?
Të pranishëm në këtë shërbesë ishte e gjithë paria e qytezës, ashtu si edhe
njerëzit e NASA-s me Eduardon në
mesin e tyre. Ky u dha fjalën nën bekimin e priftit se do të shkonte me t'a.
Sapo u fut në kadillakun luksoz, Eduardo uli xhamin e dritares dhe pa
shkodranen emigrante, Gabrielën. Ajo e përshëndeti. Por, përbri ishte I dashuri I saj, Filipi. Eduardo
u tërbua:
- Si është e mundur, - u tha shoqëruesve,
- Ky është vëllai im me baba tjetër?!? Më ka vjedhur të dashurën.
Personat që e shoqëronin ishin shkencëtarë të nivelit. Ata, (sigurisht që
kishin dijeni për ‘të, si e gjithë qyteza e vogël ), buzëqeshën të dy thuajse
njëherësh.
- Edhe ti na ke vjedhur të dhënat dhe ne po tregohemi miqësor me ty. Ndonëse
për 'to ti ke marrë honorare.
- Kur një femër hidhet në krahët e një tjetri, kolegu im, - foli personi
tjetër, - kërkon të zbatohet ligji i
thjeshtë se dashuria duhet të ushqehet.
Eduardo e uli xhamin e dritares. Kolegu nga NASA tha me humor shprehjen latine:
JUSTITIA PEREAT MUNDU!
( DREJTËSIA TË BËHET ).
Eduardo po udhëtonte drejt Romës ku do të fluturonte për në Amerikë. Dhe
konkretisht, në institucionin NASA. Në mëndje kishte shkodranen
GABRIELA dhe çudirat shqiptare. Megjithatë nuk është se ndjente ndonjë zëmërim
që t'i ushqente urrejtjen. Por. . .
Sapo kadillaku la pas provincën e tij të dashur VIJA STREXHO, një ndjesi e pazakontë e rëqethi. Ishte mbase CONDITION SINE QUA. Domethënë KUSHTI PA TË CILIN nuk mund të quhesh
emigrant. Prandaj, sytë iu njomën.
---------------------------------------
*)Paramnezinë ( Portogal ) = Përzierje e realitetit ma trillin artistik
SOTIR ATHANASI,
Gjenevë,
29, Qershor, 2016!
Rired: Tetor, 2017!