Kulturë
Gjekë Gjonaj: Vepër me vlerë të madhe
E diele, 19.11.2017, 10:25 AM
Me rastin e botimit të librit të "Enigma e emrave ” të autorit Gjovalin Shkurtaj
Vepër me vlerë të madhe e peshë shkencore
Nga Gjekë Gjonaj
Fondi i librave studimorë në fushën e gjuhësisë , në veçanti albanologjisë në përgjithësi, u pasurua në prag të Panairit të librit më Tiranë edhe me një libër të mirëfilltë shkencorë “ Enigma e emrave”( Shqyrtime, shpjegime dhe fjalor i zbunimeve) të akademik Gjovalin Shkurtaj, botim i Shtëpisë Botuese “ Naimi”.
Vepra e re e studiuesit serioz prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, një njohës i shkëlqyer i etnologjisë së antroponimeve, është fryt i një pune të palodhshme e të gjatë shumëvjeçare dhe ka si bosht idenë e tij të hershme dhe të përhershme se çdo emër ka një histori, që lidhet me faktorë të ndryshëm jo vetëm gjuhësorë, po edhe etnologjikë, historiko-shoqërorr dhe kulturorë, të cilët e kanë shoqëruar në rrjedhe të shekujve njeriun.
Çdo emër, thotë autori, në një fare mënyre, është edhe një enigmë, që do të kishte si çelës pyetjet: pse të është vënë ky emër, për çfarë arsyeje, pse ta shkurtojnë emrin, pse të thërrasin për shkurt, ose me ndonjë nofkë etj.
Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj në këtë vepër me vlerë të madhe e peshë shencore ka trajtuar dukuri interesante të emrave vetjakë të shqipes, si përzgjedhja e emrit, shkurtimet ledhatuese, nofkat, shtjellime hyëse dhe fjalor shkurtimeve dhe i emrave të pëlqyeshëm e që mund të jenë edhe të këshillueshëm për t’u përzggjedhur e përhapur.
Në libër studiuesi Shkurtaj është ndalur në ato dukuri, që kanë jo veëm mirëfilli interes studimor në aspektin gjuhësor dhe si lëndë e onomastikës, po edhe që përbëjnë prurje e mundësi për shqyrtime edhe më të përgjithshme në planin etnolinguistik dhe sociolinguistik.
Dukuri ë tilla, shprehet prof.Shkurtaj, janë ruajtja e emrave të hershëm dhe përtëritje e tyre tradicionalisht nga një brez te tjetri,zbunimi ose ledhatimi i emrave, duke i shkurtuar, here duke i zgjatuar me anë prapastessh, ndonjëherë edhe duke gjetur emra të dytë, krejt të ndryshëm nga emri zyrtar, duke krijuar një larmi të madhe të trajtave të dyt, që kanë vlerë njohëse dhe ia vlen të njihen sa më gjerë.
Sipas prof.dr. Gjovalin Shkurtaj format e dyta të emrave vetjakë të shqipes janë të larmishme dhe pasqyrojnë qerthullin e gjerë të ndikimeve prej mjediseve të ndryshme familjare, miqësore, shoqërore, mendësiore etj, qyh nga përzgjedhja e emrit, deri në atë larmi ndonjëherë shumë të madhe dhe forma tëdyta të tyre.
Në librin “ Enigma e emrave” gjuhëtari Shkurtaj ka trajtuar edhe traditën e emrave shqiptare, si dhe ndikimet nga onomoastika e huaj, sidomos nëpërmjet besimeve fetae, po edhe “modën” adhetare, që ka përshkuar në shekuj mjediset shqiptare, prej së cilës kanë mbetur një numër i madh emrash të pëlqyeshëm, nga fjalë të shqipes me kuptime positive, po edhe krijime të reja mbi bazën e shkronjave të emrave prindërore etj.
Profesor.dr. Shaban Sinanai në Parathënie të librit ndër të tjera shkruan:
“Njohës i thellë i çështjes që ka zgjedhur të trajtojë në këtë libër, me karakter studimor e katalogues (vepra përmban edhe lexicon-et me karakter shpjegues), autori, Gjovalin Shkurtaj, ndërthur me shumë sukses kulturën e njeriut të terrenit me atë të ekspertit të katedrave. Këtu qendron dhe një prej shpjegimeve pse ky libër është një arritje me denjësi shkencore e me dobi praktike, interpretues e udhëzues. Është e kuptueshme pse në këtë vepër sundojnë argumentet sociogjuhësore e etnogjuhësore, që nga shkaqet e dyfishësisë së emrit (këtu mund të kishte qenë rasti për pak më shumë vëmendje e krahasim të dukurive të sotme e të mëhershme me emrat e pagëzimit në regjistrat kishtarë dhe format “laike” të tyre), deri tek shmangiet për shkaqe emfatike (përdorimi familjar, përdorimi eufemistik, në ndonjë rast edhe kakofemistik). Me të drejtë ai ka bërë të njohur edhe ndikimin konservues të dialekteve, një tjetër shkak për variantistikën frikësuese të emrave me të njëjtin burim në shqipen e sotme.
Shqetësimi i gjuhëtarit që beson në njësinë e shqipes letrare dhe të rendit brenda saj nuk e le të qetë autorin edhe kundrejt tronkimit agramatikor të emrave të të huajve; kundrejt anarkisë në dhënien e emrit (përkundër traditës fanatike, laike e kishtare, rregulluar me rreptësi, që ka ekzistuar dikur dhe që autori e evokon me vend).”
Ky libër me siguri ka një vlerë të madhe sidomos për studiuesit e onomastikës , për student, doktorantë, po edhe për të tjerët e interesuar, duke qenë se mungojnë libra të kësaj përmbajtjeje –tematike që ka brenda tij. Libri shton dhe vërteton seriozitetin shkencor të autorit.