Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Hirësi e flluskuar
E marte, 21.11.2017, 09:25 AM
Doli libri me poemtha i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi: HIRËSI E FLLUSKUAR
Lexues të çmuar!
Pas dy dhjetëvjetorësh , më 11 nëntor 2017, përmes shtëpisë botuese “SOGJETIME”, redaktuar nga letrari Shefik Shkodra dhe recensuesit: Sherafedin Kadriu, Nuri Plaku e Sarë Gjergji, doli nga shtypi, përkatësisht nga shtypshkronja “Star Print” në Prishtinë, vëllimi poetik i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi, titulluar “HIRËSI E FLLUSKUAR”
Ky vëllim me poemtha i shtohet njërës nga veprimtaritë kulturore “ Vjeshta poetike e Gjilanit”, e cila kësaj radhe do ta nderojë dhe shpalojë shumanshëm portretin letrar të Mehmetali Rexhepit. “Portreti letrar i Mehmetali Rexhepit”, do të mbahet në kuadër të kësaj veprimtarie në Gjilan, të shtunën, më 18 nëntor 2017.
Autori falënderon zëshëm sponzoruesin e këtij libri..., si dhe redaktorin,recensuesit, mikun tim, Hysen Këqikun për faqosjen e librit, dhe krye-organizatorin e “Vjeshtës poetike...” Sabit Rrustemin!
Po ashtu, autori falënderon ligjëruesit e çmuar: Prend Ndue Buzhala, Prof. Dr. Hysen Matoshi, Mr. Sherafedin Kadriu, Nexhat Rexha dhe Sarë Gjergji. Gjithsesi, mirënjohja e respekti nuk do të mungojë për pikturën e ballinës së librit, të dhuruar nga piktori i talentuar Ramadan Arifi!
Një falënderim e meriton drejtuesi i shtypshkronjës në Prishtinë,”Star Print” Florim Ahmeti, si dhe stafi i tij i shtypshkronjës për punën e kryer me profesionalizëm e korrektësi!
Gjilan, më 11 nëntor 2017