E premte, 13.12.2024, 10:04 AM (GMT)

Kulturë

Vjollca Pasku: Dashuri deri në përjetësi

E shtune, 25.11.2017, 07:03 PM


CIKËL ME POEZI

DASHURI DERI NË PËRJETËSI

 

Nga Vjollca Tiku Pasku

 

KUR TI  SMË THUA TË DUA

 

Ti kalon pranë meje me një shikim lozonjar,

pashur hyn në një zonë të lirë të paprekur,

më bën të ëndërroj si një hënë lindur nga ndjenjat,

por të ndriçojë të bëhet e gjallë i  duhet dielli yt ndezur.

 

Ëndrra ime është si lindja dhe humbja  e hënës,

në sfondin e botës rritet e drita jote e ndriçon

iluzione që lindin imazhin flori në liqenin e qetë,

ku lëviz zheshur derisa në një zambak puthjesh qëndron..

 

Ndoshta ti një dashuri të madhe ëndërron,

kur e ke pranë, e pyet veten ;ajo  është?!...çudi..

uroj që ndjenja ime të bëhet lot në sytë e tu,

unë me buzët e mia do ta pi,e perjetësisht të rri.

 

MARIONETA

 

Me daltë punova gjithë trupin tënd,

dora ime me vajra aromash i përshkroi,

flokët e gjatë të një vajze i bëri kaçurrela,

me lule të bardha e diamante i ledhatoi.

 

Trupin tënd të hijshëm mban toka e ftohtë,

zemra ime prej akulli, ka murosur ndjenjën e artë.

Në botën e vogël brenda dhomës, rrotullohet dalta,

që dhimbjen e dashurisë të nxjerrë jashtë...

 

Oh, formë e Afërditës hyjnore pa zë,

zjarri im digjet vetëm në botën ëndërr!...

Sikur qielli të shpirtëzonte ty, qoftë dhe për pak

do të dhuroja çdo vit timin, për një ditë zhgjëndër.

 

Fijet e mekanizmave të tu, lëviz me duart e mia,

si lëviz një degë me nanuritje gjethet e heshtura.

Ti je si lulja e pranverës me bukuri të ngrirë nga dimri acar,

sytë e tu të smeraldtë janë fiksuar si në botët e vdekura.

 

Sa shpirtra ka në jetë që mbyllin ditën në vetmi,

pa ditur si lind një ndjenjë që zgjon diellin e sezonit,

pa provuar qoftë edhe një herë të vetme dashuri.

por bredhin pas qejfit e arritjes së ereksionit...

 

O, qiell ma rikthe shpirtin e saj edhe një herë!...

 

DHE NË PËRJETËSI DO TE PRES

 

Nesër ndoshta s’do jem më,

do udhëtoj thellë në gji të tokës,

e mbarsur me dheun e butë në vetmi,

në turbullirën e errët të ekuacionit të panjohur.

 

Kur dielli do shëndrisë nëpër qiell,

ti do më presësh me lule buzëqeshjesh të vi,

do pyesësh veten n’agoni "pse po vonohet"...

rënkimi i brengës do të mbjellë në shpirt trishtim.

 

Lumenjtë veshur në zi do turfullojnë,

retë shami zeza do ndezin flakën e vajtimit,

shiu i hidhur do rrëshqasë në faqet e gjetheve,

do të thonë’të dashurën tënde vdekja ta rrëmbeu’

 

‘O zemër drite e dashurisë së artë,

mos qaj, mos urre fatin e shkruar,

më lër vetëm një trëndafil të bardhë mbi varr,

si kujtim që vulos me petale dashurinë.

 

Të lutem i dashur mos vajto!

 

Vullkanin e dhimbjes mos e ndiz,

kratere lotësh mos ti përzhitin sytë,

magma e zemres mos të digjet vrer,

se unë dhe në përjetësi do të pres.

Të dua!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora