E premte, 13.12.2024, 09:21 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Plava dhe Gucia

E shtune, 25.11.2017, 05:04 PM


PLAVA DHE GUCIA

 

Çiftelinë e gjyshit e  kam marrë në dorë

Dhe një  këngë të  bukur , unë e kam ujdisë ,

Për vëllezërit vendorë dhe në  diasporë –

T’ ia këndoj  kujtim  Plavës dhe Gucisë !

Refreni:

Hej, hej, Plavës dhe Gucisë –

Hej, hej , djepave të trimërisë !

Hej, hej , Malësisë legjendare –

Hej, hej, krenarisë shqiptare !

Plava  dhe Gucia –

Si mjalta e tatlia !

Gucia  dhe Plava –

Si pitja e bakllava !

 

Janë këto dy komuna në Alpet  malore ,

Janë këto  dy krahina  vende  turistike .

Janë këto  dy krahina  t’ bukura natyrore ,

Janë këto  dy krahina t’ djepave kreshnike !...

 

Janë këto  dy komuna  ma t’ bukura  n’ Ballkan ,

Janë këto  çerdhe  trimash  t’ luftërave  heroike ...

Janë vendet ma t’ bukura t’ kontinentit evropian ,

Janë kala bedenash   ndaj forcave armike !...

 

Plava dhe Gucia  qytete t’ kësaj ane ,

Që shtrihen krenare përmbi ato male ...

Këto janë dy qytete të  vjetra urbane ,

Qendra administrative edhe  komunale ...

 

Këto dy qendra  janë Plava dhe Gucia –

Me lumenj të pastër , që rrjedhin si loti !

Me male alpine që të  kapë  lakmia ,

Me rreze të arta të Diellit që shkrepë moti !

 

N’ këto krahina shtrihet  liqeni i Plavës ,

Në to ka shumë shpella , pasuri e pyje ...

Pasuria e t’ parëve –    trojet e  babës ,

Me florë e  faunë të  pasur si yje ...

 

N’ bjeshkët legjendare –  udhëtojmë si në përralla ,

Nëpër rrugë makine –  shohim si n’ pasqyre ,

Në trevat  malore – bukuri të rralla ,

Kënaqet shpirti e syri n’ begati  natyre !...

 

II.

 

Nga Plava e Gucia , n’ këto çerdhe kreshnike –

Mund t’ komunikosh me zona turistike !

Qoftë me Mal të Zi , Shqipërisë dhe  Kosovës ,

Po edhe me shtete tjera    Evropës !...

 

Përmes lumit Lim  dhe Drinit të Bardhë –

Mund t’ komunikosh gjithë kah ka shqiptarë !

Drinit të Bashkuar , Vermoshit , Valbonës –

Mund t’ komunikosh me gjithë vende t’ botës !

 

Sidomos gjatë Verës , Plavës dhe  Gucisë –

Iu  mbi dyfishohet  numri i  popullsisë !

Emigrantët vijnë me të shtrenjtat bindje –

T’ i kalojnë pushimet në t’ shenjtat  vendlindje !

 

Në Plavë dhe Guci , gjatë muajve të Verës ,

Por edhe të Vjeshtës , Dimrit e Pranverës –

Vijnë turistë ditorë  nëpër pushimore

Dhe grupe turistësh nga disa – ditore .

 

Në Plavë dhe Guci , në vërri e n’ bjeshkë tjetër –

Frekuentohet turizmi në  alpin e gjelbër !

Dhe turizmi i bardhë me sporte dimërore ,

Si dhe lloje tjera turizmi natyrore ...

 

Këto dy treva ofrojnë mundësi  për pushimore ,

Këto ua mundësojnë objektet natyrore !

Objektet historike edhe legjendare  ,

Objekte  kulturore dhe t’ kulteve fetare !...

 

Atje gjejnë “turizmin e pasur kulinarë “ ,

Pije e gatime të traditës ndër shqiptarë !...

Me alpinizmin edhe me skijimin ,

Po me gjuetinë edhe me peshkimin ! ...

 

Gjilan, më 01.11.2017.         Demir KRASNIQI




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora