E premte, 13.12.2024, 10:00 AM (GMT)

Kulturë

Drita Lushi: Mes nxënësish, në Lalm

E enjte, 23.11.2017, 08:44 PM



MES NXËNËSISH, NË LALM

-Mbresa-

Nga Drita Lushi

”Takim për një libër”- ishte ftesa nga drejtoria e shkollës së Lalmit, si dhe nga Mikja e Poetja,  që jep mesim po në këtë shkollë Lumturi Ymeri.

E prita me dëshirë natyrisht,  se do takoja lexues të rinj dhe nxënës të një shkolle 9- vjeçare,  që e duan librin.Por dëshira ime i tejkaloi parashikimet ndonse emocionet ishin si çdo herë të mëdha.

Pasi ngjitemi në katin e dytë të kësaj shkolle me mbi 200 nxënës, modeste por të dashur,  takimi i pare ishte me drejtorin z.Agron Banushi me eksperiencë të gjatë pune në arsim, pastaj mësuesen e Gjuhës znj.Shpresa Kapaj,  e cila më shumë përkushtim kishte përgatitur një brez të tillë nxënësish që e duan aq shumë leximin,  dhe zonjën Ariana Gjata mësuese e Gjeografisë, por e apasionuar pas letersisë.

Mirlinda, vjen drejt meje me një buqetë me lule.Lulet shkrijnë çdo emocion dhe pas kësaj,  perballem me një klasë të tërë djem dhe vajza të bukur,  që më përshëndetën me sy dhe me zë.Ishin të grupmoshave të ndryshme,  që nga klasa e 6 deri në të 9-ën.

Isha vertet e hutuar në fillim përballe tyre...ndonse në krah kisha Lumturinë,  drejtorin, mësuesen e gjuhës dhe të gjeografisë.

Më impresionuan recitimet e poezive të mia me aq pasion nga  Aurora Hasa, Rediana Caca, Klarisa Seferaj Ledia Bardhi, Erald Cala, Omar Allmuca, Mariglena Bardhi etj.

Pastaj pytjet e tyre ishin si të përgatituara nga gazetarë profesioniste ishin vërtet të bukura sa herë- herë të duhej të mendoheshe, herë të tjera të vije buzën në gaz.

Vazhdonin pa mbarim dhe çdo gjë për krijimtarine time e kishin gjetur në google dhe nga interneti,  ndërsa Lumi u kishte dhënë librin tim,  të cilin e kishin kaluar dorë me dorë

Me kaq seriozitet dhe përgatitje me kaq talent dhe përkushtim,  me kaq sinqeritet, buzqeshje dhe mençuri,  ishin auditori më me vlerë që kam takuar ndonjeherë.

Edhe stafi i shkollës mësuese Shpresa, Lumi kanë vlerat e tyre të padiskutueshme në përgatitjen e këtyre fëmijëve mendjendritur që rrallë mund ti takosh në shkollat e Tiranës.

“Mirëserdhe Drita”shkruhej diku,  dhe në derrasën e zezë po ashtu kishin shkruar emrin tim.

Një çertifikatë Mirënjohje nga Drejtoria dhe Drejtori i shkollës zAgron Banushi ishte një surprizë dhe emocion më vete!

Por certifikata dhe mirenjohja u perkiste pikerisht ketyre nxenësve të palodhur, libra dhe leximdashës dhe të talentuar.

Të ndjehesh bukur, e qeshur, me frymëzim, deri në hutim si në një dashuri, nuk e ndesh çdo ditë...!

Sot u ndjeva si në një dashuri mes gjithe këtyre nxënësve dhe mësuesve të mrekullueshëm.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora