E diele, 28.04.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrahman Hyseni: Hajrush Redenica - Pluhuri i zemrës

E diele, 20.08.2017, 08:51 AM


VËLLIMI POETIK “PLUHURI I ZEMRËS” I POETIT HAJRUSH REDENICA

Shkruan Rrahman Hyseni

Lexues të nderuar, duke shfletuar vëllimin poetik, të titulluar "PLUHURI I ZEMRËS" të poetit Hajrush Redenica, hasa në disa shprehje dhe fjalë të rralla, të shoqëruara me ndjenja dhe nostalgji, shpeshherë të flakta, si një urë që krijuesi kaloi me sfidat që na dhuron jeta, shumëherë të zhveshura nga lumturia, duke shprish kujtimet nga e kaluara dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të fjalës së bukur, për të shprehur atë që ndjen. Kryesisht poeti Hajrush Redenica në këtë përmbledhje ka sjellë vargje patrotike, dashurie, me motive edhe nga rrugtimi në jetë që vazhdon prore. E veçanta te ky vëllim poetik është gjuha dhe stili i tij i veçantë, por edhe i pasur me përdorimin e figurave letrare të ndryshme. Pra, edhe në këtë vëllim, poeti Hajrush Redenica na shfaqet me shpirtin e plagosur, e që fare mirë vërehet te poezia kushtuar nënës dhe vëllezërve të tij. Poezia dhe fjalët e tij tregojnë qartë se poeti është shpirt-plagosur dhe prekin çdo zemër: NËNË, kush të priti atje? Djali i madh Kadriu Ç’të tha, NËNË? A të uroi mirëseardhje? A të përqafoi më shumë se unë? NËNË, kur të shkoi i vetmi djalë Hasani Ti në atë ditë pate dasmë në familje, Ç’bëre ti? Pasi që e more të vetmin djalë dhe e vure në djepin e mallkuar, ç’bëre ti? Përse nuk i tregove askujt? Vetëm e vetëm të mos ua prishësh qejfin dasmorëve? Por, dhe gëzimin që e kishte bashkëshorti yt për atë dasmë? Ti i bëre punët e shtëpisë dhe në djep qëndronte kufoma pa e ditur askush! I vetmi fëmijë që të mbeti ishte Miradija, Ajo e përkundte djepin pa e ditur se ç’kishte në të Kohë pas kohe shkoje t’i japësh gji djalit Që të mos hetonin shoqet e tua, Miradija e vogël e përkundte djepin, Por, për një moment u mërzit shumë dhe e thirri nënën -NËNË oj NËNË NËNË oj NËNË a po më dëgjon? Eja e nxirrja gjumin vëllait se dua të lozi me të" Sa shumë do të doja mos t’i lexoja këta rreshta të Hajrushit! Nuk ke se si mos të mbushesh me lotë dhe mos të kesh emocione, drithëritje buze dhe syri mos të nxjerrë lotin. Por, përkundër kësaj, asesi nuk guxoj mos t’i veçoja... Hajrushi në rrugën e letërsisë, sot komunikon me lexuesin gjithandej dhe ky komunikim si i tillë, poetin e bën më të dashur dhe më të ngritur artistikisht. Poeti Redenica, pra, i kushton vargje rinisë, dashurisë, jetës në përgjithësi. Poeti dëshmores së kombit, Antigona Fazliut do t’i drejtohet : "Pranverë prilli ngjyer atëbotë Me gjak skuqur nëpër golgotë Me vesë maji lulet kur mbijnë Në fllad lirie kujtimet kur vijnë Vite që ikin në pambarim Një kujtim që s’shuhet kurrë Asaj legjende deri në amshim Një jetë e gdhendur në gur! Antigonë Bijë legjendash e amshimit Gjak i njomë i përjetësisë Lulëkuqe lirie prag agimi Diell i pashuar i lirisë Emër i gdhendur nga njëmijë penda Të ditës së pritur Gjatë do të jetojë ndër breza Përjetësisë skalitur" Nga malli, kujtimet dhe vuajtjet Hajrushi na mbushë me çaste gazmore, të bukra, dashuri e hare. Shpesh shpërthen me mllefin e dashurisë e nuk ndalet duke shkruar. Ky poet i talentuar në dorëshkrim ka edhe shumë libra të pabotuara. Me shumë dashuri i shkruan vendlindjes së tij, KIKËS, shokëve të tij etj.etj. Mori pjesë në shumë aktivitete letrare, ku u nderua me mirënjohje si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Po ashtu është pjesëmarrës në shumë antologji poetike. Ky poet nganjëherë shpërthen si vullkan ndaj padrejtësive, që po ndodhin në kohën kur po jetojmë. Më së miri e thonë këta rreshta të poetit Redenica: "Eci nëpër trotuaret e shpresës Shoh njerëzit se si bredhin rrugëve të jetës Kërkoja një urë matanë detit të dalë Atje tek ti për të ardhur Atë rrugë e gjeta Libri ma mësoi Shfletoja fletët një nga një Aty e gjeja veten Në një faqe Në atë dritare Shoh veten në pasqyrë Vallë a thua si kam ndryshuar Të tëra libri m’i ka mësuar" Pra, siç e shohim, Hajrushi po ecën me hapa të sigurtë drejt krijimeve të tij. Mund të bëhet pyteje se a duhet të bëjë shumë përpjekje,- po, a ka vend,- ka. Sido që të jetë, letërsia s’ka mbarim, siç s’kanë mbarim as poezitë dhe fjalët e bukura. Me këtë rast, dua ta falënderoj mikun tim të çmueshëm, Prof. Zymer Mehani, që ka dëshmuar dhe po bën një punë të madhe kushtuar letërsisë shqiptare. Po ashtu, një falënderim ia përcjell edhe gazetares së mirënjohur znj. Vera Pelaj. Të dy miqve të mi u uroj shëndet e shumë suksese në jetë. Libri me titull "Pluhuri i zemrës" është i treti me radhë nga autori Hajrush Redenica, Urime, suksese dhe shkruashi edhe shumë vepra tjera! Unë si lexues i uroj shëndet, dhe lumturi. Suksese !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora