Kulturë
Mahir Morina: Ujëvara Fest
E shtune, 19.08.2017, 07:44 AM
NË KLINË U MBAJT MANIFESTIMI KULTUROR ‘‘UJËVARA FEST’’
‘‘UJËVARA FEST’’ Edicioni I
Shkruan: Mahir MORINA
Manifestimi kulturor ‘‘Ujëvara Fest’’ është mbajtur të Ujëvarat e Mirushës në Klinë, me saktë në kufirin ndërkomunal me Malishevë me 15 korrik 2017 në organizimin e shoqatës kulturore ‘‘Jehona e Dukagjinit’’ e cila është themeluar në Klinë me 12 maj 2017.
Shoqata kulturore ‘‘Jehona e Dukagjinit’’ me tre muaj themelim ka arritur të ketë 50 anëtarë duke funksionuar në katër klube artistike:
Klubin letrar, klubin dramatik, klubin pamor dhe klubin muzikor, andaj dhe programi i manifestimit kulturor i ‘‘Ujëvara Fest’’ kishte përmbajtje nga të katërt klubet artistike.
Edicioni i parë i ‘‘Ujëvara Fest’’ u organizua me një program prej 4 orësh ku të ftuar ishin vetëm anëtarët e shoqatës kulturore ‘‘Jehona e Dukagjinit’’ dhe familjarë.
Sipas themeluesve të këtij manifestimi, synohet qe organizator kryesor i ‘‘Ujëvara Fest’’ do jetë shoqata kulturore ‘‘Jehona e Dukagjinit’’ me synimin qe ky manifestim kulturor të bëhet tradiconal dhe të kaloi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kjo është e mundshme nëse ky projekt serioz kulturor, ku përmes kulturës prezantohen dhe bukuritë natyrore dhe anasjelltas, do përkrahet nga komuna e Klinës dhe ministria e kulturës.
Në këtë organizim të veqantë për kulturën e Klinës dhe me gjerë u shfaq ky program artistik:
‘‘UJËVARA FEST’’
15.07.2017
Moderatore: Antigona Ndrecaj
Programi:
Manifestimi filloi me këngën ‘‘Baresha’’ nga Nexhmije Pagarusha
Rreth shoqatës dhe manifestimit kulturor ‘‘UjëvaraFest’’ foli profesori Bashkim Hoti
Drejtoresha e kulturës znj.Kristina Lazri përshendeti me një fjalë rasti këtë manifestim
Për prezantimin e programit të klubit letrar, me të cilin edhe filloi ora letrare u paraqit përgjegjësi i këtij klubi Mahir Morina.
Poezitë e zgjedhura për këtë natë i deklamuan këta krijues letrar:
1. Erlinda Elezaj
2. Yll Ymeri dhe
3. Lavdim Dushi
4. Diellza Hoti
5. Valdon Maloku
6. Jehona Gashin
7. Imer Pantinen
8. Haki Morina
9. Almira Gashi
10. Blerina Raci
11.Vilson Culaj
12. Arberina Gllasoviku
13. Kaltrina Berisha dhe
14. Mahir Morina
Për prezantimin e klubit dramatik dhe shfaqjes foli përgjegjesja e këtij klubi znj.Vlora Gashi, dramaturge
U shfaq komedia ‘‘Ëndrra e një nate vere’’ e Uliam Shekspir, me dramatizim të Vlora Gashit dhe me regji te Alban Gashit, ku aktruan:
1. Lavdim Dushi
2. Venera Bojaj
3. Lirjet Gashi dhe
4. Alban Gashi
Profesori Rasim Gashi- përgjegjës i klubit muzikor, paraqiti anëtaret e këtij klubi dhe programin u shfaq nga ky klub:
1. Antoneta Dulaj – etnologe, prezantim i veshjes kombëtare dhe një pikë me def.
2. Me këngën ‘‘ Tumankuqe ’’ u paraqiten Vlora Gashi dhe Rinor Coli
3. Gjergj Tunaj me këngën ‘‘Zeshkane-Bjondine’’
5. Alban Markaj- Albos përformojë me këngën ‘‘100 poezi’’
7. Erjon Palucaj dhe Anita Selitaj u paraqiten me ‘‘Shape of you’’
Kënduan dhe Pashk Delija, Aberina dhe Ylber Gllasoviku, Raimond Prenaj e Dj-Bini.
Me muzikë programi u përcjell nga Dj-Bini dhe Hekuran Prenaj
Për prezantimin e klubit pamor dhe punimeve të punuara nga piktoret e Klinës fjalën e mori përgjegjësi i klubit të artit pamor skulptori Butrint Morina.
Punime me motive të Ujëvares krijuan:
Pikturë:
1. Azem Gashi dhe
2. Sanije Dreshaj-Zenunaj
Skulpturë:
1. Butrin Morina dhe
2. Selam Kastrati
Të pranishme ishin dhe disa nga skultpurat e Butrint Morinës, dhe shumë tituj të veprave letrare nga shkritmar Klinas.
Kamerman dhe fotograf: Martin Kabashi ‘‘Foto Toni’’ Klinë
Këshilli organizativ:
1. Vlora Gashi
2. Vilson Culaj
3. Imer Pantina
4. Bashkim Hoti
5. Agron Boja
6. Rasim Gashi
7. Butrint Morina
8. Alban Gashi
9. Dj-Bini dhe
10. Mahir Morina
Në fund të programit u shtrua ‘Dara e Ujëvarës’
Vitin tjetër mendohet qe organizimi të jetë dy ditor për shkak të interesimit të madh.