Kulturë
Gjon Markokaj: Heshtja e pafalshme
E hene, 14.08.2017, 06:41 PM
HESHTJA..., E PAFALSHME
Poemë nga Gjon Markokaj
Na kanë dalë do filiza të rinj
Që askush s’u thotë “marshalla”
Farë e keqe “fillakë prapshtie”
Qëntë e keqinj i bashkon llava
S’e kuptoj këtë “rod insani”
Që t’han mishin e t’therë kockën
Don me'i tha rrënjet e Arbërit…,
Hater sllavëve e anadollit
Futin thiken mbas shpinde kombit
Vrane mëndjen, shprushni kujtesën
Armiqtë tanë pse s’e “prajnë lehjen”
Pse i paguajnë, “fillaktë e prapshtë” !?
Veç t’ndryshojnë gadishullin e vjeter
Shumë “dellakve e fillakeve”
Ju kanë ra more trutë në qafë
Të kurdisur prej armiqesisë
Dalin kundra Historisë...!?
U thashë - “dellakë e fillakë”
Kush ta ketë, - mizen në vesh
"ti fryjnë kosit, mos djeg buzen”
Nuk hyn ma thika mes nesh!
Nese këta (them) s’janë “alenjë”...,
Po janë njerëz në rrënjë Arbërie
Historia do t’ i mallkojnë... !
Thahen krejt pa trup pa hije
S’ është me ta robi as Zoti
Veç përballja i derzhmon
S’ u ecë falli naten as diten
S’e lanë mbrapa farën as hisen,
Këtyre “fillakve e dellakve”
Ju ka plasë “delli i marrës”
Them se është në t’ drejtën tonë...,
Të pakten tua “mbyllim gojën”
E t’i lëmë “rrasa në diell”...,
Të vuajnë si “gjarpëri nën gurë”
T’ mos vdesin, “t’ngordhin qenshe”
Vepra e tyre t'bjerret vendeshe
Kur sundonte diktatori:
Me ironi e “qesh e ngjesh”…,
At'botë patë thënë - IBRISORA
“Ç'farë të them kur mu ka vra ora”
Thanja e BRISORIT…,
Sot - vervitet edhe më tej:
“Kurë me “shigjetën e armiqve”
Vrasim veten neper terr” !?
“Lehaqenët e paguar”…,
Bashkohen gjithfare rodit
S’ pushojnë duke trilluar
Baltosin figurat e Kombit
T’ shprushim t’ kaluaren
Me kerkesën sllavo - serbe
Diktatori i Kohes barbare…,
Vrau e burgosi eliten shqiptare
E klerikët me ide përëndimore.
Një rrezik i sotëm i kombit
Janë dhe “radikalet islamik”
Keqpërdorimi i feve "Ashiqare"
Dhe përdorimi i “disa lehaqenve”
Të shitur “me marre e për pare”
Ata,“të ligj”; kanë marrë përsipër:
Që t'ia vrasin “orën vetit”;
T’sulmojnë t’mëdhenjet e Kombit
T’shtrëmberojnë Historinë Kombëtare
Po i futëm “veshtë, n’ lesh”…,
E t’mos përballem “dhëmb-për-dhëmb”
Humbim t’gjitha ato që kemi arritë…,
Heshtja eshte vrasje qe dhembë
Ata që shiten të armiku
Forcen e gjëjnë; “te marrja e parja”
Ata janë: “villakë prapshtie”…,
Nga marrzia u vjen sevdaja.!
Nese përballesh me nji t’ tillë
Je patriot, je At’Dhetar…,
Shpresojmë n’eliten shqiptare
Të keqes në ball t'i dalë
Kur ne pastrojmë veten tone
Forcojmë përballjen me t’ keqen
Të ndalojmë, “lehaqënet”
T’ mos lëshojnë lozë mbi të keqen
Ata brejnë fitoret tona si teja…,
“Çojnë ujë në mullirin e armikut”
-- Prej tyre kombi humbë vlera
Ka vetem – RRASKAPITJE…!
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Gusht 2017-