Kulturë
Jusuf Zenunaj: Xhamia në kryeqytet
E shtune, 12.08.2017, 08:59 AM
Jusuf Zenunaj
XHAMIA NË KRYEQYTET
Fjala e myftiut
në fund të Ramazanit,
përkrahur nga Sultan Erdogani
e fortë si tufani !.
Xhami të madhe
do të ndërtojë BIK-u
se e vjetra
prej dore " i iku" ?!
Mbushur plot shiringa,
plehra e pushues endacak
bashkë me trupshiturat
ditë e natë.
Në xhaminë e re
do të thirret EZANI,
kështu duan Tërnave
bashkë me Erdoganin....
J.Z. 14 korrik 2017
NÊ PLAZHIN DURRËSAK
Atë që s'e bën Uqini ,
Vlora as Ksamili,
në Durrësin e lashtë
e bëri më i "miri " ?!
Kryetari i bashkisë
vendimin lëshoi :
" autobusët kosovarë,
në plazh
asnjë të mos shkojë "..!!!!
J.Z. 18 korrik 2017
REVE UA KISHA LAKMI
Kur isha i ri
reve ua kisha lakmi,
ua kisha lakmi,
pa dro kalonin kufi-
në Sh q i p ë r i !
Edhe sot
në mendje më rri
në dhomën e fjetjes
një fotografi
me një maune
nëpër gryka,
në Veri.....
J.Z. 18 korrik 2017
KU NGELEN NUMRAT
Numrat ngatërrohen,
shtohen e pakohen
në gojën e politikanënve.
Lufta për pushtet
në harresë lë votuesit
si ena pa litar
në fund të pusit....
J.Z. 18 korrik 2017
ME VLERËSIME " TAZE "
Na vjen Mero Baze
me vlerësime "taze",
si t'ishte n'pazar
flet për kosovarë
me xhepa jo të thellë
që mëseyejnë në çdo verë,
të kënaqen n' bregdeti
fëmijët n'veturë,
bukën me veti.
J.Z. 20 korrik 2017
SI KRIMBAT MBI MISH
Çke moj Hanko Hallë
që je kaq e ngrysur,
mos vallë kush nga fqinjët,
të paska bezdisur ?!
Apo ëndërr të keqe
në gjumë ke parë ?
Ulu, pi një kafe
se s't'shkon dita mbarë.
Jo moj mbesa e hallës
ëndërr s'kam parë dot,
hallin kam tek mjalti
që është përzier me kos !
Si krimbat mbi mish
dolën shumë mashtrues,
me lekun e tyre
sot për dje bëjnë luftë.
Pushka e tyre
për atdhe kurrë s'u bëri bam,
sikur luftëtarët e lirIsë
me mijëra u bënë veteranë !
Po t'kishte pasur në luftë
kaq luftëtarë Dardania
sot me në një hartë,
do t'ishte edhe Çamëria....
J.Z. 2 gusht 2017
PRIT O MILET
Votuesit votuanë,
partitë bëjnë pazare,
për hallet e popullit
s'e çajnë kokën fare.
Prit o popopull ;
prit o milet
se kështu zgjodhe vetë..
J.Z. 1 gusht 2017
KUR LULOI THANA
Kur luloi thana,
ariu ëndrroi
frutet e saj
i pari t'i shijojë.
E kur erdhi vera
lêng prej goje i shkoi
për manaferra..
J.Z. 1 korrik 2017
SA HERË QË VJEN VERA
Vajta në mërgim
rrëzë Alpeve të Zvicrës,
nga stalla e lopëve
shoh ndërrimin
e natës me t' ditës.
Rrallëherë të dielave
dal në qytet,
vjet dy-tri herë
e sivjet
ditën kur patronit
e ëma i ndërroi jetë.
Sa herë që vjen vera
ia mësyej atdheut,
në tokën e nënë Terezës
e të Skënderbeut.
Makinën e ngas
sikur vetëtima,
kush thotë se është larg
Tirana nga Prishtina ?!
Në dasma e ahengje
S' e kursej kuletën,
hotelet i zgjedh
edhe kur t 'shkoj në deti.
J.Z. 30 korrik 2017
PRIT O MILET
Votuesit votuanë,
partitë bëjnë pazare,
për hallet e popullit
s'e çajnë kokën fare.
Prit o popopull ;
prit o milet
se kështu zgjodhe vetë..
J.Z. 1 gusht 2017