E marte, 08.10.2024, 03:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ahmed Mora

E merkure, 02.08.2017, 07:23 PM


Ahmed Mora

 

KARAKTERI

 

Kurrë mos hiq dorë nga detyrimi i vendoshmërisë,

Parim lufte kij luftën ndërmjet të mirës e të keqes,

Me besim të përherëshëm e të patundur mbroje dinjitetin,

E vërteta dhe besimi i drejtë inkurajojnë shpirtin tonë.

 

Ndërgjegjëshmëria le të bëhet sinqeritet në pasionin njerëzor,

Në shpirtin e mendjen tonë të shtrihet drejtësia për njerëzinë,

Le të vlojë adhurimi i fortë në zemrën tonë për dashuri e mirësi,

Dashamirësia të jetë katalizator e mos venitet për urtësi e drejtësi.

 

Në këte botë, vetë jeta është luftë ndërmjet errësirës e dritës,

Drejtësisë, mashtrimit e tiranisë po dhe kërkimit të lirisë.

Kjo luftë e dinjitetshme synon zotërimin e ndërgjegjëshmërisë,

Zjarri i zemrës dhe ndërgjegjësimi shpirtëror janë karakter i plotë!

 

Shkatrojnë shtypjet e dhunshme që janë rregullë e sundimit klasorë.

Boshti rreth të cilit sillet jeta është e vërteta, e mira, e bukura dhe paqa.

Nëse njeriu vetëdijësohet sa duhet, s’ka nevojë as për ligj e as për shtet.

Arritja e një vetëdijësimi të tillë është fund i të gjitha mëkateve në botë!

Kjo arrihet me disiplinë të zellshme në punë, që njeriun e kalit me urtësi.

 

20.08.2017, Përlepe

 

 

PËRKUFIZIMI

 

Nëse cilësia njerëzore gjendet në njerin, atëherë s’është mëkatë,

Cilësia e mirë e njeriut është respekt e dashuri e kësaj jete,

Ata shoqërohen në këtë botë me mëshirë, zbatime e pohime,

Njeriu s’duhet të jetë bishë ndaj njeriut që e shfrytëzon në jetë!

 

Ky huazim hyjnor e forcë magjike është dhuratë e yjeve,

Mirësi e zemrës s’ime të zjartë e porosi qiellore,

Që me ndërgjegjëshmëri të kulluar e sinqeritet të frenon,

Fanatizmin e pafund e njëherit dhe lirinë e shfrenume.

 

Fanatizmi politik apo fetar, si dhe liria pa kufi janë dhunë,

Njeriun s’e trajtojnë me çiltëri e tolerancë, prandaj janë keqveprim,

Rruga e dhunës e padrejtësia po bëjnë shkatërrime e ngatëresa mbi tokë,

Këto kurthe gjallëzore e bindje të verbëta janë fanatizëm pambarim.

 

Përkufizoni tiraninë se është armik i çdo gjëje, i njeriut por edhe i Zotit,

Ajo është instrument që kërkuj s’i mundëson të flasë në liri e punojë drejtë.

Në mendjen e sajë, s’njihet parimi i mirëkuptimit por as i së vërtetës.

Më të mirët në njerëzi, që të gjitha dëshiron t’i qeverisë me forcë,

Kjo kupton se çdo tiran s’është gjë tjetër përveçse rrëmbyes e vjedhës.

 

Mirësia, varfërin e lufton, ia merrë frymën që ta ringjallë për jetë,

Përtacëve, të cilëve u përkulen mosbesimet si degët e shelgut në verë,

Me këmbëngulje i qorton të ecin me rrymën e jetës e u kërkon përgjegjësinë,

Se një ditë gjoksi i tokës do t’i përpijë atje ku fshihen perënditë!

 

16.07.2017, Kërçovë

 

 

MJERIMI

 

Hakmarrja, urrejtja e dukurit e devijimit nga hipokritët,

Nuk janë kur gjë tjetër veçse privim i ligjit të së mirës e të drejtës.

Kur barkun e të mjerit varfënjak e gërryn uria e skamjet,

Varfënjaku nuk ndjehet më i sigurtë as me njerëzit!.

 

Edhepse çdo individ ka të drejtë të gëzojë bukurinë e jetës,

Skamja njeriut ia prish qetësinë e shpirtit.

Ia çrrënjos çdo siguri që mund t’i shkojë në mendje,

Meqë varfëria e xhveshë nga të gjitha virtytet e jetës!

 

Përderisa, aristokratët ia thithin gjakun jetës,

Pasojë e vertetë është se shpirtit i shuhen flakët e besimit.

Shurja e flakëve të besimit dashurinë e shëndrojnë në urrejtje,

Urrejtje shpirtërore në mendime të zeza e zhgënjime.

 

I pamundur të ngrejë zërin për të drejtën e nëpërkambur,

E të bëjë reformë, revolucion e evolim për kafshatën e gojës.

Mashtrojnë predikuesit fetarë kur bëjnë thirrje e thonë:

“Jeta në këtë botë është e përkoshme përveç asaj të përjetëshmes!”

 

U rekomandojnë se të vërtetën, mirësinë do ta gjejmë në tjetrën botë!?

Por, e mira e botës tjetër është ndërgjegjëshmëria në rrugë të drejtë.

Para çdo gjëje, shërbim i komunitetit shoqëror e lufta kundër padrejtësisë.

Në vend që të kultivojnë e kalisin ndërgjegjen e sinqeritetin si virtyt i lartë.

 

I cili është më i vlefshëm se adhurimi dhe mirësia e hënës ndaj miliona yjeve,

Profetët me hadithe në gojë bëjnë nxitje nështrimi, friksimi e dorëzimi.

Duke i ndihmuar evolistët vetëm në qiell, ate botën tjetër, por jo dhe në tokë,

Nga goja e tyre e shenjtë në tokë derdhen mallkime ndaj tyre që su binden!

 

Ata thonë: “Kështu kanë predikuar profetët tanë në këte botë.”

Shtërgoni rrypin për varfëri e mposhni dëshirat për jetë.

Përmbahuni nga kërkesat, reformat, revolucioni e evolimi, - që,

Aristokratët të gëzojnë të mirat e thesarët me siguri të plotë!?...

 

Hipokritët e tillë shkallmojnë lirinë që meritojnë varfënjakët e mjerë,

Shpërdajnë antagonizëm ndërnjerëzorë të përjetojnë vetë.

Për varfënjakët mbyllen shtigjet e kësaj bote,

Për vehte preferojnë të kenë të gjitha të mirat e kësaj jete!

Ndërsa, populli detyrohet të jetë i gëzar me ate që poshtrohet e nëpërkambet.

 

25.06.2017 - Kërçovë

 

 

REFORMATORI

 

Liria në jetë është e drejtë e patjetërsueshme dhe e shenjtë,

Besnikëria është besim apsolut në vetëvehte me sinqeritet.

Dogmatizmi, regresi e impresionizmi që predikojnë predikuesit e fesë,

Nuk janë gjë tjetër veçse stacion i fundit i së kaluarës vet!

 

Gjithë këto, në të njejtën kohë na shpien drejtë dërmimit,

E, mospranimi i tyre është reformë e paqetërsueshme sot!

Pikësynimi i predikimit duhet të jetë futurizëm me evoluim,

E jo shterpësi e ultimatum vdekje me teh shpate plot vezullim.

 

Pra, mos i barazoni dy ditët tuaja se është mendjeshkurtësi,

Fitore llogaritet kur e sotmje do të jetë më e mirë se e djeshmja.

Realizimi arrihet vetëm atëherë nëse ec së bashku me Rrymën e Jetës,

Si rryma e jetës që s’ka Qetësi ashtu duhet të jetë evoluimi!

 

Apeloj n’Liri të Mendimit e jo n’idenë se vullneti është ndikim i jashtëm,

Njeriu është apsolut i lirë, që zotëron vehten dhe vullnetin e tij.

Dinje se as e djeshmja s’i ngjanë të sotmes,

Ama, e pamundur është dhe e sotmja t’i ngjanë të nesërmes.

 

Thyej prangat që janë përçues drejtë asimilimit,

Të cilat na kanë lidhur shekuj të gjatë në errësirë.

Prano të vërtetën e detyrimin objektiv, që rrisin ndërgjegjëshmërinë,

Të zgjohemi nga gjumi që errësirës t’ia marrim frymën.

 

Tu përkasim reformatorëve, kosmopolitëve që lirisht frymojnë,

Se nëse retë e zeza strehohen njëra mbi tjetrën shpirti do të gulçojë.

Stopon zhvillimin përparimtar e mundëson që injoranca të merrë frymë,

Bosht shkatërrimi i urtësisë e jetës në ardhmëri – padyshim!

 

15.06.2017, Qupërli



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora