E marte, 08.10.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Dita e Fierakëve

E merkure, 02.08.2017, 06:29 PM


Dita e Fierakëve

Nga Përparim Hysi

Enkas po e shkruaj këtë sikcë letrare. Si të thuash,"nuni" që më shtyu për këtë skicë letrare, është miku im i vjetër fierak,Artisti i Popullit,  Luftar Paja. Them "nuni" se ai ma dha shtysën.

Po vërdallisesha fare kot, përballë Hotel "DAJTIT" që, po të ketë gojë të flasë, i kryqëzon gjithë pushtetarët që u kanë vënë lente të zeza syve dhe bëjnë sikur nuk e shohin,se si e katandisën në një karakatinë që të bën t'ia thërresësh kujës.

Dhe, pikërisht, në këtë "ecje Migjeniane që nuk i lë gjë mangut atij "zotrisë" tek "Mollë e ndalueme", ma ndali  "zotnillëkun" një zë:- Për ku vrapin, o Papi? Kur u afrova, qe vetdora,LUFTAR PAJA  me bashkëshorten. U përqafuam dhe sa mbaruam me "hallet tona", filluam dhe po "qanim hallet e botës".

*     *    *

-Ç'qenë këto vdekje radhë në Fier?- pyeti Luftari.

Lëre, lëre,- thashë unë. Në fillim Pandi, pas tij Arqilea dhe,brenda pak ditësh, edhe i vëllai i Arqiles,Piroja. Pirua qe i ri.As 60- vjeç.*

- Edhe një motre e tyre është keq.

U ndava me Luftarin,se tek "Taivani" e kisha lënë me mikun nga Vlora, Axhem Gjonin. Me Axhemin qëndruam gati një orë dhe, si u ndamë, u nisa për tek hotel "Diplomat" se prisja timkushëri nga Fieri, shkrimtarin Demir Korita.

Dhe, pikërisht aty, tek "Diplomati", pranë shkollës "Vasil SHanto", zbarkoi "gjithë Fieri". Them "gjithë Fieri" se qe një mikrobus me rreth 12 veta që të gjithë azotikas veteranë që vinin enkas nga Fieri në Tiranë, për të takuar Kryeinxhinierin e parë të AZOTIKUT, SAFA KUMBARO!

Vërtet që AZOTIK dhe Ure apo çdo lloj fabrike tjetër nuk i gjendet as nami dhe as nishani, se në  "emër të demokracisë" i fshiu murrlani, por shpirtmadhësia e njerëzve të punës nuk vdes kurrë. Kanë ardhur ata që AZOTIKUN e kanë patur  si shtëpi të dytë dhe për të treguar se ndjenja e kolektivitetit dhe e miqësisë aq të ngrohtë, nuk vdes po rron e gjallë, pa u nisën si një karvan me dasmorë për  të takuar një mik; një specialist që me dijet e tij,si të thuash, ka vënë vulën mbi thasët me nitrat e ure që bënin  që të prodhohej sa më shumë drithë.

Zbarkuan një nga një dhe , në një vështrim të prgjithshëm, pothuaj që të gjithë i njihja. "Kurshkomadhi" apo organizatori i këtij takimi kaq miqësor, ishte i mirënjohuri THANAS MËRKURI, ky divjakas që u bë më fierak nga çdo fierak tjetër. Ka qenë kryenixhinier dhe drejtor në Azotik; ka qenë dhe Prefekt në Elbasan, por kudo  që shkeli ai mbeti më i bardhë se bardhësia. U martua në Fier dhe ja sot u bë nismëtar i këti takimi kaq të veçantë. Pas Thanasit, BERT KUKA, sado me bastun po gjendesh aty; tekonollogu Kosta Zeno! I nxhinieri i sigurimit  teknik Kujtim Alite, mandej me radhë: Demir Korita, Piro Mali,inxhinieri Ladi Goxhaj, dy zonjat Davidhi dhe Karroqe; shefi i furnizimit apo"zhiva" Josif Pelari dhe të më falin dy apo tre të tjerë që për shkak të kujtesës, i harrova emrat.

Po, në fund të fundit, ç'rëndësi kanë emrat? Rëndësi ka që të evokohet ajo miqësi aq e sinqertë që lindte në frontet e punës dhe si një stafetë e bukur kalonte nga një  brez tek brezi tjetër.

Ky takim fierakësh sot sikur më solli afër jo vetëm FIERIN, por kur puna , me të vërtetë, qe nder dhe një shkollë e madhe edukimi e formimi, në të njëjtën kohë.

Saj këtyre emocioneve, e shkrova këtë skicë letrare, se  e jetoj me dhimbje humbjen e afeksionit për punë dhe"ftohjen polare të shoqërisë".

* Pandeli GJINI, Arqile Prifti,Piro Prifti- mësues që u ndanë nga jeta para ca ditësh. Dy të fundit, vëllezër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora