E diele, 03.11.2024, 01:13 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vijnë kolonat radhë e radhë

E diele, 23.07.2017, 11:15 AM


VIJNË KOLONAT RADHË E RADHË

 

Vijnë kolonat radhë e radhë –

Në Merdar e n’ Dhe të Bardhë ...

Mërgimtarët janë duke  ardhë –

Nga kurbeti mirë e mbarë !

 

Në vendlindje për pushime –

Në familje sjellin gëzime !

Disa presin n’ Muçibabë –

Me i gëzua  nënë e babë !...

 

Disa vijnë kah Mutivoda –

Me i gëzua vëllezër e motra !

Disa n’ Aeroport ia mësyjnë –

Edhe zbresin në Sllatinë !

 

Mërgimtarët prej mbarë botës 

Ia kanë mësy n’ vatra t’ Kosovës !

Që nga muzgu e n’ ag të dritës –

Po na vijnë prej Amerikës !

 

Bini djem , ju ,  çiftelisë –

Na vijnë vëllezërit prej Australisë !

Bini djem , o ju , sharkisë –

Na vijnë vëllezërit prej Turkisë !

 

Fort është gëzua nëna Salije –

Po i  vijnë djemtë prej Australie !

Fort është gëzua nëna Rukije –

Po i vijnë  vëllezërit  prej Turkie !

 

Fort është gëzua nëna Marike –

Po i vijnë djemtë prej Amerike !

Fort është gëzua nëna Zade –

Po i vijnë djemtë prej Kanade !

 

Fort është gëzua nëna Alije –

Po i vijnë djemtë prej Italie !

Fort është gëzua nëna Fitre –

Po i vijnë djemtë prej Zvicre  !

 

Fort është gëzua nëna Nazlije –

Po i vijnë djemtë prej Anglie !

Fort është gëzua nëna Bastrije –

Po i vijnë djemtë prej Austrie !

 

Fort është gëzua nëna Hanije –

Po i vijnë djemtë prej Gjermanie !

Fort është gëzua familja e Spancës –

Po na i vijnë djemtë prej Francës !

 

Fort është gëzua nëna  Sevdije –

Po i vijnë djemtë prej Suedie !

Fort është gëzua nëna Regjie –

Po i vijnë djemtë prej Norvegjie !

 

Fort janë gëzua trojet shqiptare –

Mërgimtarë e mërgimtare !

Fort janë gëzua trojet e Kosovës –

Mërgimtarë vijnë prej mbarë botës !

 

Disa çmallen ndërmjet veti ,

Disa shkojnë n’ pushime  n’ deti .

Disa  shkojnë çmallen  te daja ,

Disa shkojnë n’  pushime n’ banja !...

 

Për vizita shkojnë n’ shumë vende ,

Bahen dasma  e gazmende ...

Plot fejesa  e martesa ,

Shtohen gëzime , shtohen shpresa !...

 

Kurorëzime , shtohen lindje ,

Gëzim e mall shtohen n’ vendlindje .

Shkrepin rrezet plot me dritë –

Fëmijët e vet , prindërit tu i pritë !

 

Anë e mbanë botës largohen –

Por , traditat nuk harrohen !

Njëherë n’ vjet të gjithë bashkohen –

Të gjithë çmallën dhe njoftohen !...

 

Gjilan, më 20.07. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora