Kulturë
Demir Krasniqi: Femrat që emancipuan Maqedoninë shqiptare
E shtune, 29.07.2017, 07:47 AM
FEMRAT QË EMANCIPUAN MAQEDONINË SHQIPTARE
Nga Maqedonia do t’ mburret shqiptaria –
Për mësueset e para që erdhën nga Shqipëria !
Dy mësuese erdhën gjatë ndërmjetëses kohore –
Shërbyen vullnetare mes Luftës së Dytë Botërore !
Këto dy mësuese shërbyen vullnetare –
Në Maqedoni – në trevat shqiptare !
Këto dy mësuese ishin krenaria e nanës –
Shërbenin në shkolla me program t’ Tiranës !
Pas vitit 1948 – të ,
U hap Radio Shkupi –zëri i vërtetë ,
Që përhapte lajme edhe rreze drite –
Me program të pasur në gjuhën tonë shqipe !
Në redaksinë shqipe n’ rrugë përparimtare ,
Ishin dhe dy femra të kombësisë shqiptare –
Parashqevi Maleska me fe ortodokse ,
Me Nermine Ketin – nuk iu gjendej shoqe !
Kështu hap pas hapi , n’ vitet e 60 –ta ,
Kësaj Radio Shkupit iu dha tatëpjeta –
Program n’ gjuhën shqipe plot me begati ,
Me përmbajtje t’ pasur plot me krenari !
Nga valët e kësaj radioje krenare kombëtare –
Shpërhapej zëri i këngëtares së parë shqiptare !
Ajo ishte kënga dhe Gonxhe Manaku –
Me te mburrej shqipja , shtëpia , konaku !...
Këtë Gonxhe Manakun , rritë ndër ortodoksa –
Maqedontë e quanin Gonxhe Manakovska !
Ajo bijë shqiptare , lindë nga Manastiri –
Këndonte këngët shqipe si ishte ma së miri !
Timbri i zërit t’ Gonxhes , si margaritare –
Ndjesi t’ gjallë iu jepte këngëve mbarë shqiptare !
Një zë i veçantë ishte Evdokija Serafimova –
Këndonte këngët shqipe nga Shqipëria e Kosova !...
Valët rreth globit t’ botës sillen , rrotullohen –
Shpeshherë ndërrohen stinët dhe brezat ndryshohen !...
Por , trojet shqiptare gjithmonë do t’ krenohen –
Me këto dy këngëtare që kurrë nuk harrohen !
Gjilan, më 18.07.2017. Demir KRASNIQI