E shtune, 12.10.2024, 01:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vrasja e Hasan Prishtinës në Selanik

E merkure, 02.08.2017, 07:58 PM


VRASJA E HASAN PRISHTINËS NË SELANIK

 

Më 14 Gusht 1933 –

Shkruan gazeta “Maqedonia e Re” !

Një ditë  pasi u vra , trim  Hasan Prishtina –

U  trondit  Selaniku  edhe mbarë rrethina !

 

Pra, më 13 Gusht 1933 ,

N’ Selanik ka ndodhur një ngjarje e re –

U vra Hasan Prishtina , erdhi lajm ndër ne ,

Vaj e lot vërshuan kudo mbi këtë dhe !

 

Shkruan gazeta greke “Maqedonia e Re”:

“Një vdekje tragjike ka ndodhur ndër ne !

U vra Hasan Prishtina ,  i  shquari  atdhetar ,

Që njëherësh  ishte politikan i madh shqiptar !

 

Në rrugën  Çimisqi , në qoshen  Vogaxhiku –

U vra Hasan Prishtina – u trondit Selaniku !

Hasani u vra para bakallhanes “IVI” –

N’ Selanik u trembën pleq edhe    ri !

 

Shqiptari Ibrahim Çelo , 38 vjeçar –

Midis Selanikut bëri krim t’ pa parë !

Qëlloi me  pesë  plumba  ish  Kryeministrin shqiptar –

Hasan bej Prishtinën – atë atdhetar !

 

Më datë 13 Gusht 1933 –

N’ ora 2 mbas dite u krye kjo vrasje e re !

N’ rrugën Çimisqi , mu në Selanik –

Një zotëri i moshuar  dhe shumë simpatik !

 

Ishte shumë vital , veshë e  mbathur mirë ,

Një figurë e gjallë , që fliste me dëshirë !

Ecte  krah përkrah me një person që  fjalosej –

Nga toni i zërit t’ gjallë , zuri të  tradhtohej !

 

Arritën n’ kryqëzimin e rrugës Çimisqi – Vogaxhiku

Dhe  morën  drejtimin  për tek bakallhane “IVI” !

Në largësi dy hapa nga kinkaleria  Janopullo –

Në ato momente gjithçka do t’ rrotullo !

 

Në atë vend  njeriu me pamje të zymtë –

Rrufeshëm e nxori  revolverin  “SMITH” !

Drejt  bashkëbiseduesit  shtiu  me rafal –

Ishte Hasan Prishtina , që ra në trotuar !

 

Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat –

Në çdo çosh të rrugës i  kishin zënë venat !

Panë vrasësin mizor , që turrej  mbi viktimën –

Që donte ta vriste shpejt Hasan Prishtinën !

 

Donte që  t’i  zbrazëte  dhe tre plumba tjerë –

Dy n’ kraharor , një  n’ kokë – mbi atë të mjerë !

Si e shtënë vdekjeprurëse , n’ këtë akt të përplasjes –

Për t’ qenë i sigurt për përfundim  të vrasjes !

 

Vrasësi fill pas krimit , plumba që kishte shkrepur ,

Që t’i  ikë rrezikut prej turmës së mbledhur ,

Që u vu për ta kapur –  ia dha vrapit , iku –

Me shpejtësi n’ drejtim  kah  rruga Vogaxhiku !

 

Nga tronditja e tij  e madhe  prej belaje –

Ai ra në vitrinën e tregtores “Beharnae” !

Të cilës tregtore , ai  ia dëmtoi tendën –

Por , shumë shpejt  në ikje e  rimori veten !

 

Për t’u turrur  rrugës “Paleon Patron” –

Ku u rrethua nga turma , me shpresë që  t’ shpëton !

Vrasësi hyri në banesën e mjekut  Dukidhis –

Ku dhe ju dorëzua rojës së policisë !

 

Por ,  s’ mundi t’i  shpëtojë egërsimit t’ turmës –

Që kishin vërshuar në  çdo cep të rrugës !

Kalimtarët  e rastit në çdo hap  e ndoqën

Dhe banuesit fqinjë  me ta u përpoqën !...

 

Ishin të çdo shtrese , pleq edhe të rinj –

Asnjëri nuk dinte për  identitetin e tij !

Nuk dinin arsyet e kësaj përplasje

Dhe as për motivet  pse ndodhi kjo  vrasje ?!

 

Ishin  t’ indinjuar shumë  ndaj  egërsirës ,

  e tregoi vrasësi  n’ vepër ndaj viktimës !

Brohorisnin para  skuadrës së  policisë :

“ Shqyeni , shqyeni , vrasësin që  na ka  kërdisë !”

 

Ndërsa dhe  polici përjetonte zorin –

Më kot përpiqej të shpëtonte atentatorin !

Turmat e grushtonin me vrapin e  turrit –

Duke i shkaktuar mavijosje  trupit !

 

Do ta kishin çarë , do ta kishin gri –

Nëse  s’do  t’ arrinte  t’ hynte n’ një  shtëpi !

Ajo shtëpi ishte n’ rrugën “Paleon Patron” –

Ku shpresonte vrasësi  kokën  ta shpëton !

 

Zoti i shtëpisë aty e strehoi –

T’ ua  mbyllë  derën  e jashtme  me shpejtësi nxitoi !

Zoti i shtëpisë shpresonte ta shpëtojnë 

Nga  turmat e zemëruara që t’ mos e sulmojnë !

 

Sapo e mbylli derën zoti i shtëpisë –

Në vend t’ ngjarjes mbërriti sekretari i Policisë !

Nëntoger  Zografo  me motoçikletë –

Vrasësin n’ Polici  e çuan  n’ Seksion të tretë !

 

Për Hasan Prishtinën , të  mposhtur nga plagët –

Për dërgim n’ Spital , po priteshin radhët !

N’ Spital  Popullor  e  dërguan  te mjekësia –

Ku trupit të tij , iu bë autopsia !

 

Në orën 2.50 minuta mbas dite n’ punime –

Oficeri Sotiriu me përkthyes  nisi hetime !

Sapo e filloi punën  në atë pasdreke –

S’ pari e pyeti vrasësin :”A e njeh gjuhën greke ?”

 

Vrasësi  iu përgjigj pa një  fije frike –

Thotë se gjuhë amtare  e ka gjuhën  shqipe !

Se e njeh mjaftueshëm dhe  gjuhën  frëngjishte ,

Si  dhe  pjesërisht njeh gjuhën turqishte !

 

Vrasësi për aktin  fliste pa fije frike –

Se iu dedikohet motiveve politike !

Nga ish Kryeministri nuk e kemi pritë –

Se do t’ devijojë , do t’ bëhet komitë !...

 

Këtë komitë tradhtare , si të mos e vras –

Bashkëpunonte me komitetin bullgaro – maqedonas ?!

Ta vrisnin Ahmet Zogun , mbretin e Shqipërisë –

Për qejf  t’ Bullgarisë dhe t’ Maqedonisë !

 

Thotë Ibrahim Çelo :”Para se këtu mbërrina –

Planet për këtë vrasje m’ i  tregoi Hasan Prishtina !

Para pesëmbëdhjetë ditëve bashkë kur jemi nisë –

Që të vinim bashkë  nga  Vjena e Austrisë !...

 

Gjatë tërë këtij rrugëtimi më bënte presion –

T’ bëhesha kryetar  i bandës komitë  dhe t’ shkoj në aksion !

Të shkoja n’ Tiranë me komita logu –

Ku unë do ta vrisja mbretin Ahmet Zogu !”...

 

Prapë Ibrahim Çelo , vazhdoi të deklaroi :

“Se Hasan Prishtina , shpërblim më premtoi !

Hasani  m’ premtoi shpërblim t’ madh mujor –

Nëse mbretin Zog , unë e vras me dorë !...

 

Mbas aktit të vrasjes , si një dekoratë –

Një shpërblim të madh do ta kesh dhuratë !

Por , unë kundërshtova këto propozime

Dhe i refuzova t’ gjitha këto shpërblime !

 

Se jam pro regjimit të mbretit shqiptarë –

Që është Ahmet Zogu – mbreti ynë  i parë !

S’ doja  t’ bëhem vegël e Hasan Prishtinës –

Të bëhem tradhtar , t’ vras mbretin  pas shpinës !”...

 

Në Nikea t’ Francës , Ibrahim Çelo jetonte –

Si tregtar i frutave atje po punonte !

Me një grua spanjolle ishte n’ bashkëshortësi ,

Në martesë me te , kishte tre fëmijë ...

 

Në Nikea t’ Francës , ku ishte duke jetua –

Me Hasan Prishtinën , bashkë ishin njoftua !

Me Hasanin bënin jetën  mërgimtare –

S’ bashku kishin lidhë  marrëdhënie familjare !

 

Gjatë njohjes mes tyre , atje në mërgim –

Hasani  i kishte treguar  shumëçka për  përjetim !...

Vështirësitë  dhe përjetimet  që kur s’ ishte në  Shqipëri

Dhe çfarë kishte përjetuar    Turqi  e Bullgari ?!...

 

Në Turqi pat gjetur disa  miq të vjetër –

Bashkëluftëtarë  t’ devotshëm që s’ mendonin  tjetër !

Atje  mundi edhe  puna , nuk i shkonin  huqe –

Që të  veproi  pa u ndalë n’ luftë  kundër xhonturqve !

 

Derisa  ai në  Turqi , ishte në kurbet –

Mori pjesë në një shoqatë që ishte e  fshehtë !

Me bashkatdhetarët  e vet , për çështjen  shqiptare –

Nuk pushonin  ditë , as net  për çështjen kombëtare !

 

Gjilan, më 19.07.2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora