Kulturë
Asllan Dibrani: Mbret i Shqipërisë
E diele, 13.08.2017, 10:04 AM
Poezi nga Asllan Dibrani
MBRET I SHQIPËRISË
Skënderbeu, Mbret i bekuar,
Mbrojti shpirtin e Shqipërisë,
Krujës ia ktheu vlerat njerëzore,
Mbi kreshtën e kalit mitik -
Emblemë e çudive shekullore.
Me njëzet e pesë luftëra fitimtare
Turqit vazhdimisht i theu,
Nderin dhe lavdinë e bekuar
Kombit dhe Atdheut ia ktheu.
Gjergji ynë ishte legjendar,
Që e njohu bota e mbarë!
N’tempujt e Ilirisë kulçedrat i ndaloi,
Butakët, tradhëtarët e mercenarët,
Hileqarët dhe zullumqarët i dëboi
Veglat qorre dhe pa identitet!
Dil nga varri, i shenjti Mbret -
Qiri që shndrit qe pesëqind vjet,
Trim-guxim me fletë e luftëtar
Të jemi besnikë për mot e jetë!
NAIMI I PAVDEKSHËM
Frashërliu ynë dikurë tha:
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke u përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë!
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mirë e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni!
Ah Naim, Naim Frashëri
Ne kemi mbetur akoma
Po aty ku na gjete e na le!
Edhe ma keq në mes vete
Hasmëruar dhe ngatërruar,
Katandisur e përçarë
Për fe dhe adete të huaja...
Azi, Pakistan, Turqi e Arabi
E kemi harruar nënën Shqipëri!
Po përbaltim dhe historinë,
Po e injorojmë Shqipërinë!
Ti kujtojmë vargjet tua
Se çka the për Skënderbenë:
T’i apë dritë Shqipërisë
Nga shpirt’i ndritshëm i tija,
Kurrë s’trembet Shqipëria,
Nuk vdiq, po është e gjallë
Tjatër përgjigjeje Turqia
Nuk do, përveç me pallë.
Trimëria, trimëria
Mban lirin’e mëmëdhenë!
Krujë, o qytet i bekuar,
Prite, prite Skënderbenë!
Shpata e tij shndrit në diell e hënë
Kundër pushtuesve otomanë,
Ta shohim si luftohet për atdheun.
Ngjyra ngjyra e vija vija në betejë
Pikturova n’pëlhurë Skënderbeun!
KULLAT - TEATRI I SHEKUJVE TANË
Natë mërgimtare, rrëshqitje kujtimesh
Në horizontet shqipja mbi kullat tona
T’rrëmben
mallëngjimi për plisat e bardhë
Dikurë plotë burra mblidheshin anembanë
Me pushkë n’istikame e me jataganë!
Malësoret shqiptare krah burrave n’beteja
Lidhnin Besën e Shejtë të Shqiptarisë
T'i mbrojnë tokat e bekuara të Arbërisë.
Flasin kullat me lashtësinë e gurëve
Të skalitur me legjenda antike
I gdhendën ilirët dhe fiset kreshnike
Themelet e kullave,
Teatër i shekujve tonë
Testament në rrasat e gurit
Gurët janë epërsia më e mirë
Ndaj grabitqarëve barbarë
Deshën ta rrokullisin planetin!
Në to lindën burra
Që të vdesin atje kur të mplaken.
Aty i përkund djepi i Atdheut
Aty pinë qumështin e nënës
Hëngrën bukën e misrit të ri,
Kështjella e Krujës tregon trimëri.
Jehon kushtrimi i Skënderbeut
Që trembi Stamboll e osmanli,
Shumë krajla, çetnikë e sllavëri.
Ah, kulla e kulla dhe kulla me gurë
Mbi gurë, qëndresë ndër shekuj
U betuan burrat me flamur
Për kullat me mur. Ata thanë:
Kullat tona n’robëri s'do të rojnë!
Vendosën flamujt kullë në kullë
E mur mbi mur të bekuar
Për një Shqipëri të bashkuar!
SHKOLLA E ATDHEUT TIM
As fillim nuk ka
as fund
Në mendjen time ti je ngulitur
Kur kujtoj lotët e së
kaluarës
Buzëqeshjet e mia në atdhe i kujtoj.
Dashuria ndaj shkollës më mbush me vaj
Duke lundruar pa u lodhur n’oborrin e saj
Ëndrrat me kaplojnë edhe në mesnatë
Por, ja! Sot s’po gjej prehje në mërgatë!
Lumenjtë dhe fushat e mia i ëndërroj
Krejt majat e bjeshkëve në vendlindje
Porsi flori atje m’u kanë
dukë...
Kujtoj flatrimet e zogjve mbi tokë
Dhe lodrat me shoqe e shokë...
E paimagjinuar ishte ajo botë
Në këtë vend s’kam ku të shtrihem
Nuk më nxeh as dielli kam të ftohtë
Si do të jetë varri im pa ty
Shkolla ime që të lash në vetmi!
Atje na prisnin helme e vdekje
Nuk kam qeshur kurrë që nga ajo ditë
Kur shkela padashur në kurbet
Ti moj shkollë edhe sot m’u kujtove
Abetaren shqipe kur ma dhurove
Qëndro pranë meje me admirim
Ma kujto vendin tim me plot gëzim!
Shpirti lakuriq po përpëlitet
Përmes lotëve ujis tokën time
Përjetësisht të dua nga larg shkolla ime!
ATDHEU I ËNDRRAVE TË MIA
Malli i tokës, malli i nënës,
Me thërret në gjumë: O bir!
I thërras dhe unë: Ku je moj Nënë!
Malli i tokës peshë po më çon
Dashuria shpirtin ma përvëlon,
Ku je biri im, ajo më thotë:
Eja te nëna para se t’shkoj në atë botë!
Me zërin e saj shijoj cicërimën e zogjve,
Gurgullimën e kroit, jehonën e lumenjve.
Me ta eci fushës e maleve të trëndafilta,
Me ta pij ujë të freskët dhe marrë aromën e luleve
Me ta me zë muzgu i errësirës dhe agu i mëngjesit.
Fluturoj atje ku së pari fluturoi shqiponja,
Çdo herë i bindur se do të jetë i fundit shtegtim.
Lojërat e çantën dhe ikjet i kujtova
Alfabetin e shkrim-leximin ku e mësova.
Ngrihem në mesin e errësirës së natës
E shoh se s'jam në vendin tim
Atëherë më kaplon vaji, mbushem me lot
I thyer në shpirt, trupi s’shërrohet dot
Ikën kaq vite me ëndrra në mërgim
Gjithmonë duke të kujtuar, o vendin im!
Unë do ta dua përjetë emrin atdhe
Përgjithmonë emri yt do jetë fole
Në zemrën time të zhurritur për ty,
Në ty kam lindur dhe prore të pres
Për ty digjem dhe për ty do të vdes!
RRUGËTIMI DREJT LIRISË
Në ditën e pranverës
Bashkë me fillimin e beharit
Universiteti gjallëronte
Pushtuesit ma dhunuan djepin
Duke kërkuar t’ma burgosnin
Ëndrrën time për liri...
Me shokët së bashku atje rinim
Dhe shpupurishnim prushin e diellit
Rrezet prisnim të na ngrohin
Ma morën Gjergjin ballë t’oxhakut
I arrestuan edhe librat e ndaluara
Dhe këngët e Jusuf Gërvallës...
Mysafirët e pa ftuar
E trembën folenë time dhe qytetin
I trazuan nadje dhe zogjtë e natës
Që kuvendonin me orë të tëra
Tek flatrat hapnin për erë mëngjesi.
Edhe nëna mbeti krahëhapur
Pa mundur të ma puthte ballin
Pa mundur t'ma thotë një lamtumirë
Por pëshpëriti me dashuri e tha:
Bir – nuk të rrita për ta!
Derisa dëgjonte urdhëresën serbisht
Edhe ata flisnin shqip puthadorët
Dhunshëm më larguan n’errësirë
U treta në terrin e pa fund
Dëgjoja zërin e saj n’krahëror t’më gjezdisë
Dhe me krenari kosovare më tha:
Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë!
BABAI NËN BARRËN E MOSHËS
KUJTONTE NGJYRËN KUQ E ZI
Babai nën barrën e moshës
kuvendonte
Me kërshëri kujtoj kujdesin e tij
Qe kish ndaj Flamurit Kuq e Zi,
Ndaj plakut të Vlorës heroike
Trim e patriot i familjes kreshnike,
Ai vuri duart e tij bujare në sofër,
Zgjaste gishtin në fotografinë
E kuvendit të Vlorës dhe thoshte:
Aty u vendos fati i
Shqipërisë,
Aty shkrepi drita e ardhmërisë
Aty filloi valëvitja e Flamurit për Arbërinë
Kur dielli rrezonte edhe Shqipërinë.
Aty u formua fjala LIRI
Sollën atë ditë të madhe Pavarësi!
Sot gëzohet toka shqiptare,
Ngroh dhe frymon si kurrë me parë,
Shqiponjat fluturojnë n’qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!
Sot kujtoj babën me plis të bardhë,
Me pak shkollë e burrë bujar...
Ishte i mençur e atdhetar,
Gjykonte shumë pseudoshqiptarë
Qe nuk e dinë ç’do të thotë Pavarësi
Se çka është Flamuri Kuq e Zi...
Të qofte babë dheu i lehtë në atë botë,
Që na mësove neve për shume mot,
Si ta duam ardhmërinë
Qe ta ruajmë Shqipërinë!
Të pavarësojmë Kosovën e Çamërinë
T’i bashkojmë Shkup, Preshevë, Plavë e Guci
Të bashkuar të jemi në një Shqipëri!
(Qershor, Shtutgard, 2012)
JO BACË, ENDE NUK U KRYE!
Ti o Baca Adem
Me mushkëritë e Tokës merr frymë
Për Atdhe, komb, gjuhë e mëmëdhe
Për zogjtë me gjak në fole...
Po e vret harrimi amanetin tënd
Këmbë e hasmit Kosovën mos me prek
O Bacë shkelëm besë e amanet
Sillet shkau me bisht dhelpre këtu
Si në shtëpi të vet...
Bacë Adem edhe Flamurin ta kanë ndërruar
Edhe para botës jemi turpëruar
Kemi humb fjalë e besë
Ti na e le amanet Kosovën
Kosova kurrë të mos vdesë!
E rrejnë botën e vetën me pavarësi
N’themelet e Arbrit gjëmon erë e tradhëti
E duan edhe një grusht Serbi!
Ti bacë shkove në atë botë por gjithëmot
Nën diell e qiell me Lapidarin me Gur
Jo Bac, jo, nuk u krye!
Kosova me plagë të re përpëlitet
E gjarpëruar krekoset kurva Serbi
E ndihmuar nga pushtetarët e hajdutët tanë
Në lukse të kënaqur në djepin e këtij populli
Duke i kurdisur kartha keq e ma zi!
U mbush Kosova me hajna tradhëtarë e munafikë
Kush për serbë, kush për turq, kush po ik n’Azi,
Bacë nuk u krye spese kjo nuk është Liri!
Sofra bosh, me barkun zbrazur e në varfëri
Tradhëtarë hanë e pinë me kurvën Serbi!
Zgjohu Bacë edhe një njëherë nga varri pash atë Zot
Kujto luftërat e Skënderbeut - Kastriot
Kujto Pavarësinë e Shqipërisë e mëmëdheun,
Kujto demostratat për Kosovën Republikë
Luftën e 1999-tës për "Kosovë e Pavarësi"
Thirre Skënderbeun e lësho kushtrim bashkë me te
Thirrne edhe Ismail Qemalin e Isë Boletinin
Merrnie dhe Shaban Polluzhen e Hasan Prishtinën!
Kështu thotë populli i tërë
Mos të rrojmë të turpëruar e në ferr
Të bashkojmë Kosovë e Shqipëri
Çamërinë me Shkup, Ulqin e Preshevë
Atëherë do të themi: Bacë, urime se u krye!
ATDHETAR I BEKUAR
(Mikut tim të pavdekshëm, Kadri Mani)
Qelitë e burgut në Nish të Serbisë
Të mërdhinin kockën, trupin e gishtërinjtë.
I shtrirë asokohe në beton të ftohtë,
Vetëm një ideal kishe o baci Kadri:
Ta bëjmë së bashku Nënën Shqipëri!
Kadri Manin në burgun e Nishit
I burgosur politik për Dardaninë...
E pashë dhe e preka horizontin e qelive
Muret e gjurmëve për ardhmërinë,
Aty e pashë edhe gjakun e gjyshërve
Dhe stërgjyshërve tanë, gjak i derdhur për Liri.
Çizmja e armikut ta kalbi mishin deri në kockë
Flluskat e dëborës t’i mbulonin këmbët
Nga dritaret e thyera, shkëlqenin nga acari
I mbështjellë me batanijet e kuajve të lagur.
Po t'i kujtoj vuajtjet tua,
Baci ynë i dashur,
Dhe dhomën e vogël
Të qelisë se betontë në fushë
Betejat tona për liri
Ushqimin qe na e dhanë
Sikur Qenjve dhe bukën e ngrirë...
Qëndresa jote ishte e pa thyer
I pamposhtur nga barbarët.
Kadri Mani o burrë i kombit
Të kujtojmë për shumë mot
Që luftove për vendin tonë
Ishe e mbete përjetë patriot!
LIDHI BESËN PËR SHQIPËRINË
(Kushtuar Shaban Polluzhës)
Ti Drenicë moj Zonjë e rëndë
I thirre burrat për mejdan,
Shaban Polluzha një trim vigan
Luftoi për Kosovën me jatagan.
Luftove or burrë për kulla shqiptare
Me plis të bardhë o trim i rrallë
Luftën e fillove në
Rezallë
I ndeje armikut ballë për ballë!
U dogje për tokë e për atdhe
Për komb, flamurë e për
liri,
Lidhe besën për Shqiptarinë
Tradhëtarët u bashkuan me
Serbinë!
Atdheu gjithmonë kërkon
flijim e liri
Me lot o vëlla do të qaje
për Ty,
Kosova të mbeti borxh që s'të
dëgjoi,
U flijove o trim për Dardani!
Dezertorë, spiunë e burra të ligj,
I bashkove ballistët me partizanë
Të gjithë nën një flamur për vatanë,
Ti ishe për Shqipëri e ca tjerë për Jugosllavi
Ca të mjerë për Maqedoni e Mal të zi,
E harruan mëmën Shqipëri,
E lanë mënjanë të madhen Çamëri!
I BURGOSUR NË VENDIN TIM
Këtu në vendin tim,
Shtypje ironike
Në front është mendja ime
Për ju, tokat shqiptare,
Në shtëpinë e armiqve?
Unë jam i burgosuri
Për ju o fushat e brigjet me
lule
Në një qeli izolimi nga armiku shekullor
Bindjet i mësuam nga gjuha e stërgjyshërve
Nga zogjtë e malit dhe nga Perëndia...
Një popull pa mendime është i privuar
Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh
Të etura dhe si të verbër në oazën e pa shpresë
Kundër një sundimtari i cili
kërkon vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë, kokëfortë, këmbëngulës
Dhe i pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk dua kurrë se është nënçmim!
Prangat tua që më thellohen në mish
Do më bëjnë një profet në
tokë time
Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza
Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë.
Në betejën e mashtrimeve janë puthadorët
Na poshtërojnë
kur flasin si ju
Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregojë
Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time.
Kështu është kur je i zhytur në mjerime!
Në vendin tim qytetin Nish të gjysh pas gjyshit
Edhe i burgosur jam më me vlerë se ju puthadorë
Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut.
I prangosur e armatosa popullin tim-lokomotivë,
Këta zinxhirët e futur
në kockat e mia
Do shkrihen në penë dhe plumb për primitivë!
Dyert rojë, hapni si të doni nuk do më trembni
Zgjoni frikë te ata qe i keni
nënshtruar
Edhe kur flej më keni frikë se jam i pamposhtur .
Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur,
Ëndërroj t'u
shporri nga këtu
Unë jam zgjuar pararojë në çdo kohë!
TË KUJTOJ BABA
Mos
mendo se të kam harruar
Si ato yje të zhdukur
Kam dhembje kur të kujtoj
Shpesh nga vuajtjet që kam
në zemër
Në errësirë, gjurmët mbesin
Edhe në dritë kujtimet më
trazojnë
Zemrën e rrënuar për të kaluarën tuaj
Vdekja, është portë për botën e kujtimeve
Pas shumë vitesh e përgjithmonë
Mbete yll i ndriçimit
Mbete urë e bashkimit
Në kodrën Llapside mbeten frutat tua
Qe ushqehen udhëtarët atëherë e sot
Zogjtë që i rrite vinë të këndojnë të varri
Atje të lulet në varrin me aromën e diellosur
Gjethet bien, në malin e Gurinocit
Aty ku pive ujët në luginën e brincave
Akoma ka ujë nuk shteron kurrë
Rrënjët e rrapit të kujtojnë
Lugina e cubave akoma ushton
Nga krismat e pushkëve me shokët e tu
Asllan Ajeti i pari nga ju
Dabisheci luftën kishte filluar
Në kopshtet e lagëta nga qielli
Lulet , arat dhe shtëpitë u dogjën
Ju kurrë mos qani për ne
Zogjtë këndojnë këngën qe u mësuat dje
Flisni me mua siç keni bërë gjithmonë
Edhe nga varri fjalët ti kuptoj
Çdo gjë në jetë ka kohën e vet
Është
një kohë edhe për të vdekë
Edhe si i vdekur, ta dëgjoj frymëmarrjen
Kurdo që jam i trishtuar, të thërras kuvendojmë
Me mungon edhe se ke vdekë
Edhe në atë botë ti flejë i qetë
Porta jonë nuk vizitohet më nga të huaj
Atdheu i mbushur me hapësirë lirie
Të gjitha plagët do të shërohen me kohë
(Kushtuar babës tim Feti Dibranit )