Kulturë
Demir Krasniqi: Naser Hani – hero i vërtetë
E shtune, 12.08.2017, 10:55 AM
NASER HANI – HERO I VËRTETË
Atje në Veleshtë të Strugës heroike –
Lindi Naser Hani , n’ familje patriotike !
Më 15 Gusht 1958 –
Lindi Naser Hani – trimi i vërtetë !
Qysh në moshë të re , në rrugë përparimtare –
U angazhua n’ lëvizjen e rinisë shqiptare !
Të drejta legjitime kërkonin varg e vi –
Që t’i gëzojnë shqiptarët në ish – Jugosllavi !
Si student , qysh herët iu pat dhanë e mbara –
Ndër pjesëmarrës e organizatorë në radhët e para !
N ’ demonstrata t’ vitit 1981 –
Prej kur filloi UDB-ja përndjekjet ndaj tij !
Nga pushteti jugosllav , regjimi e sigurimi –
Shpejt pasoi burgosja e tij edhe izolimi !
Por zemra e tij me fuqi t’ vullkanit –
Asnjëherë s’iu trembej bishave të Ballkanit !
Në atë izolim nga ai pushtet –
Përballoi torturat me shumë dinjitet !
Qëndroi i papërkulur ndaj regjimit t’ zi –
Deri n’ momente t’ fundit të jetës së tij !
Përkundër përndjekjeve që i rrinin për brinjë –
Ai gjithmonë vazhdoi aktivitetin e tij !
Ndihmoi rezistencën e rinisë shqiptare –
Në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare !
N’ momentet më t’ vështira – nuk kursehej fare ,
Ai u gjend pranë aktivistëve të çështjes shqiptare ;
Duke i ndihmuar me ide përparimtare –
Nga të cilat përfitonte çështja jonë kombëtare !
Veprimtarë t’ panumërt t’ fushës e të bjeshkës –
E njohën birin trim nga gjiri i Veleshtës !
Këshilla e tij e saktë , fjala e tij bashkonte ,
Nuk kursente jetën që të iu ndihmonte !
Për shkak të aktivitetit patriotik të tij ,
Për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni –
N’ vitin 1993 , relativisht i ri ,
Detyrohet të emigrojë në Austri !
Në Vjenë , Naser Hani me zemër kreshnike –
I vijoi studimet pasdiplomike ekonomike !
Edhe këtu si çdo herë edhe si çdo kund –
Dëshmoi se për vendin e tij mund të bëjë shumë !
Që të kontribuonte më shumë për shqiptarë –
Ishte themelues dhe drejtues i parë ,
I Shoqatës Studentore “Societas Albania”,
Që n’ vitet e 20-ta e kishte Austria !
Përmes kësaj Shoqate , ai organizonte –
Në t’ mirë të studentëve që të iu ndihmonte !
Përmes rrugës së mbarë të organizimit –
T’i nxirrte shqiptarët nga rruga e poshtërimit !
Në vend që shqiptarët t’ shikohen me poshtërim –
Do t’ ua shtronte rrugën e pastër për arsim !
Shqiptarët e Iliridës edhe të Kosovës –
T’i ndjekin studimet n’ universitetet e Evropës !
Ishte njeri i dashur dhe shumë optimist –
T’ iu ndihmojë studentëve si idealist !
Iu gjend pranë me këshilla dhe ndihma konkrete –
Nga se kurrë s’ mendonte n’ jetë vetëm për vete !
Kontribut t’ veçantë jepte duke u shkri –
Për unifikimin e diasporës shqiptare n’ Austri !
Ndihma t’ konsiderueshme t’ diasporës shqiptare –
Dhanë për luftë t’ Kosovës – Ushtrisë Çlirimtare !
Është meritë e madhe kontributi i tij –
N’ kuadër t’ “Bashkësisë Shqiptare” në Austri !
Naser Hani ishte njëri ndër themelues ,
Po ashtu ai ishte edhe bashkë drejtues !
Fjala e tij u bë jehonë mbi trojet shqiptare –
Për bashkim n’ përkrahje të luftës çlirimtare !
Gjatë gjithë jetës së tij , fjala e mori dheun –
Moto pat mendimin :”Gjithçka për Atdheun!”
Me këtë ndjenjë , qëllim për një jetë t’ vërtetë –
U kthye në Strugë në vitin 1998 !
I njohur për t’ vërteta dhe për ideale –
U emërua Drejtor i Entit për Çështje Sociale !
Më 12 Qershor t’ vitit 2001 ,
U bë eliminimi fizik i tij –
Nga Forcat e Sigurimit Shtetëror Maqedon ,
Akt i cili qartë për tradhtinë tregon !...
Se armiqtë e përbetuar të popullit shqiptar –
E kanë evidencuar për shumë kohë më parë !
Kanë evidencuar vlerat dhe aftësitë e tij ,
Kontributin e madh që dha për shqiptari !...
Në luftën e drejtë të shqiptarëve për liri
Dhe barazi kombëtare në Maqedoni –
Ekzistenca e tij , paraqiste rrezik
Në çdo hap të jetës dhe për çdo armik !...
Ai ishte i bindur se do t’ jetë ngadhënjimtar –
Në realizimin e të drejtave të popullit shqiptar !
Për këto ideale dhe t’ shtrenjtën liri –
Vuri n’ funksion tërë jetën e tij !
Si për t’ gjithë ata që e njohën , ashtu dhe për ne –
Do t’ jetë njeriu më i paharruar përmbi këtë Atdhe !
Njëri nga heronjtë e çështjes shqiptare –
Që ka hy n’ analet e historisë kombëtare !
Naser Hani ishte luftëtar i vërtetë –
Trim që nuk u thye asnjëherë në jetë !
Me presione kurrë s’ arritën ta frikësojnë ,
As kurrë nuk arritën që ta kidnapojnë !
Një njeri i tillë , më lehtë mund të vritej –
Se sa për interesa që mundej të shitej !
Një njeri i tillë , lehtë do t’ pushkatohej –
Por, jo kurrë i gjallë nuk do të gjunjëzohej !
Ai i la tre fëmijë si lule natyre –
Do t’ rriten krenarë për babanë e tyre !
Jetën e tij vuri , si një ngadhënjimtar –
N’ funksion të ardhmërisë së popullit shqiptar !
Gjilan, më 20. 07. 2017 . Demir KRASNIQI