E marte, 30.04.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Gecaj: Takim me kolegun e mikun Dhimitër Xhoga

E shtune, 12.08.2017, 04:43 PM


Skicë:

TAKIM I RADHËS, ME KOLEGUN E MIKUN, DHIMITËR XHOGA…

Nga Murat Gecaj

1.

Me  arsimtarin veteran, publicistin e autor te disa librave, Dhimitër Xhoga, megjithëse nga krahina të ndryshme, unë nga Tropoja e ai nga Përmeti,  njihemi që në vitet 60-të , në shekullin e kaluar, kur ai shërbente në malësinë e Shëngjergjit, të rrethit Tiranë. Por edhe më vonë, megjithëse në punë e detyra të ndrsyhme, kemi mbajtur lidhje të pashkëputura, vetjake e familjare.

Tashmë, Dhimitri është autor i disa librave dhe emrin e tij e shohim shpesh në rrjete të ndryshme sociale. Megjithëse i moshuar, është energjik dhe me atë buzëqeshjen karaktristike,  me një çantë në krah e aparatin fotografik në dorë, kur kalon nëpër rrugët e kryeqytetit ose hyn për kafe, në lokale të ndryshme, e përshëndesin përzemërisht, mjaft kolegë miq e të njohur.

Por, jorrallë, Dhimitri na “zhduket” nga sytë…Pra, me bashkëshorten, marrin udhën e largët për në Kanada, ku jetojnë fëmijët emigrantë. Sepse, ata janë pjesë e jetëë së tyre dhe kanë dashuri të pakufishme për ta. Megjithatë, edhe që andej, ai është i praniishëm për ne. Pra, nuk i ndërpret lidhjet me koelgë, miq e dashamirë të tij, si përmes telefonatave, Fb, e-maileve dhe publikimeve, në Internet e në shtyp. Do të veçoja këtu publikimet e tij të shpeshta, në faqen e Internetit, “Fjala e Lirë”-Londër, të cilën e drejton me aftësi profesionale, miku ynë i përbashkët, Dr.Fatmir Terziu, i cili kohët e fndit u nderua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.

2.

Kisha pak ditë pa e takuar Dhimitrin, pasi u kthye herën e dundit nga Kanadaja. Kur ja, sot paradite trokiti dera e shtëpisë, n ëish-stacionin e trenit dhe u përballa me të. I uruam mirëseardhjen dhe ai, pa pushuar pak, m’u drejtua: “Ku ke qenë ti, Murat, këto ditë? Se të kam kërkuar, te lokali “Migena”, afër Hotelit “Tirana”, ku rri shpesh me miqtë tu pr kafe, por dhe kam hapur sytë udhëve, në qendër të kryeqytetit e nuk të kam gjetur?” E falënderova për interesimin, mikun tim të kahershëm dhe i tregova se, në dy javët e fundit, kam qenë pak i pamundur nga gjendja shëndetësore e nuk kam dalë nga shtëpia?! Kur i thashë, se tani jam më mirë, sytë i buzëeshhën e më prqafoi me dashamirësi.

Gjjatë bisedës, ai na tregoi, mua e bashkëshortes, se këto ditë do të udhëtojë pësrsëri për në Kanada. Sigurisht, duke  e këshilluar që të ketë më tepër kujdes për shëndetin e  tij, i uruam udhë të mbarë dhe që përsëri të kthehet shëndosh  e mire, në Tiranë.

Para se të largohej, Dhimitër Xhoga mori një kartvizitë timen dhe, në korridorin e shtëpisë, ashtu siç ishim, bëmë bashkë një foto tjetër, për ta patur kujtim, të cilën po ia bashkëngjes kësaj skice modeste…

-Mirupafshim, i dashur koleg dhe mik i mirë përmetar, Dhimitër Xhoga dhe përshëndetje të përzemërta, si familjarëve tu e tërë bashkatadhetarëve emigrantë, në Kanada!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora