E diele, 28.04.2024, 05:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Konsumimi i vlerave letrare

E diele, 20.08.2017, 08:35 AM


KONSUMIMI I VLERAVE LETRARE

NGA NEBI DRAGOTI

Është e pafalshme që minorenët e të rinjtë dhe mosha të rritura e kalojnë tërë kohën me celular në dorë. Është akoma më keq, kur mosha të shkollës 9-vjeçare rrinë gjatë në facebook duke marrë “viruse” në formimin e tyre ideor, moral dhe estetik. Po politika a e kupton këtë? Sa mirë do të ishte të nxitej leximi i vlerave. Edhe Ministria e Kulturës, që e ka si detyrë të vetën parësore, është inekzistente për këtë problem shqetësues për sot edhe për nesër. Është e rëndësishme dhe duhet të jetë në qendër të vëmendjes të politikës qeverisëse evidentimi i vlerave më të mira letrare. Mirëpo kjo vëmendje ndaj këtij fenomeni është në gjumë të thellë të harresës dhe indiferencës e paaftësisë për t’i përdorur vlerat në fushën e jetës. Dhe, së pari, kërkohet punë për t’i vendosur këto vlera nëpër kategoritë e ndryshme të arsimit shkollor. Kjo duhet të jetë detyrë , sepse bëhet për edukimin e brezave. Të gjykosh në këtë prizëm do të thotë, se je me këmbë në tokë dhe, nëpërmjet vlerave, kur këto i vë në funksionim reflektohet e forcohet psikollogjia e karaktereve më të mira shqiptare si komb, sepse vlerat letrare përmbajnë mesazhe të fuqishme rrezatimi. Sa rëndësi ka kjo , sa efektive është kjo, këtë nuk e mohon askush. Padyshim, realizimi i kësaj ideje kërkon financime të cilat duhen të dalin nga buxheti shtetëror planifikuar për problemin në fjalë. Konsumimi i vlerave letrare kërkon edhe stimuj nxitës për veprimtari objektive në shumë drejtime reflektimi: në median vizive, të shkruar, në atë fonike, elektronike etj. Mirë eshtë që vlerat letrare shqipe të përkthehen në gjuhë të vendeve të tjera dhe t’u serviren këtyre kombeve. Ky veprim bëhet në rrugë shtetërore. Veç kësaj, kjo do të jetë edhe nxitje për krijuesit, ku do të shohin vlerën e vlerave të vërteta, që duhen shtjelluar në krijimtari. Shprehem kështu, sepse janë marrë për vlerë dhe krijimtari që nuk kanë pike vlere, që janë, thjesht, surrogato, ku ka më shumë kashtë e byk sesa grurë. Ndodh ky fenomen, sepse ata që vihen në dispozicion për të vlerësuar nuk kanë përgatitje për ta kryer këtë punë delikate, nuk e njohin këtë art. Këta të tillë janë profkaxhinj, interesaxhinj, hatërlinj shokësh e miqësirash të sëmurë, që nuk bëjnë vlerësime objektive, reale dhe serioze. Dhe, vlerësimi i vlerave kërkon të mbështetet mbi kritere, kërkesat e të cilave të jenë sa më pozitive për mbarë shoqërinë. Nëqoftëse do të pasqyrohen në vlerësim këto kërkesa si domosdoshmëri, atëherë do të plotësohen shijet e një numri sa më të madh lexuesish dhe kjo përkon dhe me objektivin e krijuesit dhe çdo shteti që udhëton në rrugën e prosperitetit kombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora