E shtune, 27.04.2024, 01:26 PM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Shqiptarë që begatosën shoqëritë shqipëtare për qëllime të shenjta

E diele, 31.08.2008, 05:37 PM


Familja Kondi ne fillim te shek. XX
Korçarët e Bukureshtit

Shqiptarë që begatosën shoqëritë shqipëtare për qëllime të shenjta

Nga Baki Ymeri

Irakli Duro, flamurtar i atdhetarizmit shqiptar në Rumani

Më 1884, në një mbledhje të madhe që u mbajt më 27 dhjetor (Shënëndre) , u themelua zyrtarisht një shoqëri autoqefale e Bukureshtit. Më pakë ditë u mblothnë më tepër se 15 mijë franga dhe pas kanonizmës që kemi përpara syvet, është zgjedhur si kryetar Avramidhi Lakçeja nga Ktëorça, nënëkryetar Konstantin Eftimiu nga Drenova, shkronjës Vasil Kanash Frashëri dhe Jorg V. Gjeço Korça, pleqtë Vait Abdullah Dibra, Jorg Dako Korça, Vasil Tërpo Korça, Andre Mborja, Irakli Duro Drenova, qyrëtar të punës konstandin Naumesku Drenova, Lazar Duro Drenova, Vangjel Gjeço Korça. Shoqërija mer emrin Drita.   Ja pra se ç’shkruan Lumo Skëndo, në kuadrin e artikullit Aktiviteti i Shqipëtarëvët në Rumani ,(Diturija, nr.1, Bukuresht, 1916, fq. 14) , për fillet e shqiptarizmit në Bukuresht dhe të madhin Irakli Dur.. Kush ishte de facto ky njeri? Sipas Memorjeve të mija të Visar Dodanit (Shtypëshkronja Albania, Konstancë, 1930), mirëbërësi i Korçës., “Erakli Duro Drenova ishte tregëtar me famë. Kishte nxjerrë me shumë shërbëtorë zotërinj më vehte. Burr’i urtë dhe i dashur nëpër shqipëtarët tregëtarë, hyri në shoqërinë kombjare m’e shumë shokë, dhe posi i ungji i ti, Kostaqi,  ka qenë nënëkryes i shoqërisë dhe me rëndësin’ e tij ka ndihur në mbarësin’ e çështjes kombjare”.  Dhimitri Dardha dhe vëllezërit Duro figurojnë ndër të parët në listat me emrat dhe të hollat qëdhanë për themelimin dhe funksionimin e shoqërive Drita. dhe Dituria.

Shtëpia Duro e ishtregtarëve të pasur të Bukureshtit gjendej në afërsi të stacionit hekurudhor Gara de Nord, në një zonë që ziente nga shqiptarë në kohën e Mbretërisë. Nga një ditar i vitit 1882: Memoriu al Familiei Duro, i shkruar nga Irakli Duro, kuptojmë se më i vjetri i kësaj familjeje kishte qenë njëfarë Spiro Jani Duro, i përmendur  në vitin 1720. Pas tij kishte ardhur në jetë Hristo Duro, i lindur dhe rritur në fshatin Veliterno, rrethi i Korçës, vilajeti i Manastirit, në kohën e Turqisë..Hristo kish patur një djalë të cilin e quanin Mihai Duro, i cili në vitin 1758 kalon nga fshati i lindjes në Drenovë ku instalohet me familjen e tij. Si e përshkruan Drenovën Irakli Duro i Bukureshtit në vitin 1882:

Shtepia e perjetshme e familjes Kondi dhe Duro
Kjo komunë është e vendosur nën prehërin e bjeshkëve pranë Korçës, nja tetë km. Tejmatanë qytetit, duke patur për fqinje në të djathtë Boboshticën. Në Drenovë dhe Boboshticë flitet një dialekt i bullgarishtes por kjo nuk don të thotë se jemi bullgarë ngase përmes aleancës kemi krushqi me shqiptarët, dhe në të mëngjër të fshatit është një fshat që quhet Mborja, ndërsa përmbi fshatin tonë në mes të maleve është një fshat madhështor që quhet Dardha. Nga Dodona e Bukureshtit (nr.2/1922), kuptojmë se një pjestar i kësaj familjeje fisnike, Kostaq Duro,  ishte një shpirt i Shoqërsië Drenova në Bukuresht, i cili la 20 mijë franga për të mirën e fshatit Drenovë. Kostaq Duro Drenova, sipas Visar Dodanit ishte një nga direkët e shoqërivet shqiptare.  Mik i pandarë me Vangjo Gjeçon dhe Vasil tërpon. Burr i matur dhe i urtë. Bashkë me gjërinjt e tij: Erakli Duro, Theodor Duro, Themel Duro, Mihallaq Eftimiu, Llazar Duro, Vëllazëria llasko Dogani, Zisu Vasiliu, Eftim Emanoili, Vëllazëria Marinka, Konstantin Naumesku (Raci), Nikolla Tabaçi, Ilie Minga etj. Të gjithë njerës me rëndësirë, me promotorë shpirtndriturit Konstantin Eftimiu dhe Spiraq Eftimiu begatosnë shoqëritë shqipëtarë për qëllimet të shenjta. Kostaq Duro kishte qenë kryetar i shoqërisë Dituria. 

Pandora Kondi dhe shkallët e vetmisë

Si qëndron puna sot? U shuan një nga një durollarët e Bukureshtit. Pjestarët e fundit të kësaj familjeje shqiptare me tradita të lashta të atdhedashurisë, ishin Pandora Kondi (e bija e Evanthia Duros dhe Petraq Kondit) dhe vëllau i saj, Hipokrati (kompozitor).  Hipkorati kish studjuar në Akademinë e Muzikës 6 vjet, dhe kishte punuar si redaktor në Radio 26 vjet. E kishte njohur Asdrenin, Dhimitër Avramin, Vangjush Mion. Ka komponuar melodi të muzikës së lehtë për radio, ka dhënë mësim për kitaro, ka komponuar dhje disa pjesë simfonike me motive shqiptare (si Kush ta bleu fustanë, etj.), fliste me admirim për lidhjet farefisnore vllaho/shqiptare që burojnë që nga periudha trako/ilire, kur Shqipëria ishte fqinje e Rumanisë

.Pandora dhe Hipkorati jetonin larg njëri-tjetrit dhe i përvëlonte malli ndaj Shqipërisë.  E ndjenin veten të braktisur dhe të papërkrahur në dhe të huaj. Më parë vdiq Hipokrati, pastaj edhe Pandora. „Vdiq vëllaj im në acar e në mjerim” na thoshtej. Edhe Pandora  u shua si pasojë e pleqërisë, sëmurjes, vetmisë dhe urisë. Përnga prirjet politike kishte shpirt demokratik dhe e admironte  Zogun e Shqipërisë dhe Mbretin e Rumanisë .. Nuk e duronte gënjështrën, korupcionin dhe demagogjinë. Jetonte në një dhomë në katin e parë të shtëpisë e cila tani është shndërruar në hotel

Erakli Duro
 Pandora erdhi për t’u përkujdesur për shtëpinë ku kishin jetuar të parët e saj. Meqë ia nacionalizuan, kërkoi të kthehet në Shqipëri me bashkëshortin e saj, por ishte kohë e egër e diktaturës komuniste kur çdo i huaj konsiderohej si spiun. Për t’ua prishur harmoninë familjare, i dhanë leje vetëm burrit të saj të kthehet në atdhe. Ajo mbeti në Bukuresht, pa fëmijë dhe pa përspektivë. Nuk kishte askend pranë kur kishte dhënë frymën e fundit. Thonë se nuk kish para as tavanin për ta riparuar, ngase shiu pikonte mbi shtratin e saj. I vetmi që përkujdesej për të ishte Prokop Dherri, një mjek me prejardhje vllahe nga Shqipëria.. Nga kujtimet e Pandorës na kanë ngelë në kujtesë emrat e dashamirëve të saj nga Korça, të cilët e përkujtonin me kartolina  të mbushura me urime, përgëzime,  përqafime e puthje: Merita, Majlinda, Petraqi i vogël, Ariana etj. Kur ora dymbëdhjetë të jetë/ Korça dritë të mos ketë/ Një gotë vere do ta pi/ T’Ju uroj Vitin e Ri!, i shkruan  Emineja më 1989, në vitin e revolucionit antikomunist të dhjetorit

Zonja Pandora banonte në një krah të shtëpisë së madhe të durollarëve të Bukureshtit. Mamaja e saj ishte Evanthia, e mbesa (përnga mamaja) e Erakli Duros. .”Babai im ishte shqiptar nga Shalësi i Kolonjës. Erdhi në Korçë ngase bashibuzukët e ndiqnin, s’e lente rehat Sali Butka me hajdutët e tij”. Pandora kishte një përmallim të thellë ndaj vendlindjes, ndaj Korës, ndaj Shqipërisë. Ishte anëtari i fundit i familjes më të pasur të shqiptarëve të Rumanisë,  e cila u shua në mjerim„Po qe se vdes në dhe të huaj nuk më tret dheu”, thoshte duke e përkujtuar .Leni Shukën që e vizitonte nga dëshira për të llafosurr shqip me të.  Pandora Kondin e kanë njohur edhe reproterët e TV Artit nga Tetova, Alush Kamberi dhe Idriz Muharemi.

Kristo Kotadi dhe Kosova e Gjergj Bubanit

Fakti se në adresë të familjes Duro vjente Kosova e Gjergj Bubanit, don të thotë se kemi të bëjmë me një familje patriotësh shqiptarë të Rilindjes sonë kombëtare. Nga Kosova (Nr. 20, Konstancë, 29 Janar 1933),kuptojmë se revista vjente në adresë të  Lazar Duro-s (Str. Artei Nr. 1, Bukuresht, sektori 1). Zonja Pandora Kondi na fliste ma respekt dhe admirim për një pjestar tjetër të familjes së saj: Kristo Kotadi,”kunati i të madhit mirëbërës Erakli Duro, i cili në çastin e vdekjes së tij, la në duart e Kristo Kotadit katërqindmijë franga me porosi që të bënte një spital në Korçë” (Shqipëri’ e Re, Bukuresht, nr. 521/1933, faq. 2).  Irakli Duro sipas shtypit shqiptar të Rumanisë, „ ishte pjestar dhe luftëtar aktiv i kollonisë së Bukureshtit. Qysh tani e ca vjet më parë pati ardhur në Korçë me një shumë të hollash për qëllime mirëbëeëaë. Theksoj që si në atë kohë, nën zgjedhën turke, nga intrigat e ndryshme u pengua të realizojë qëllimin e vet, u ngrit dhe shkoi përsëri në Bukuresht”, theksonte për Shqipërinë e re (nr. 523/1933), një korçar anonim.

Kristo Kotadi, sipas Kosovës së Gjergj Bubanit, ishte shuar në Bukuresht, në moshë të njomë, pas vuajteve të tmershmë  dhe në mënyrë të papritur.  „Ishte njëri ndër më të nderçmit shqipëtarë të kollonisë sonë”, na thoshte Pandora, duke shtuar faktin se pat marë pjesë në shumë lëvizje kombëtare.  Këtë e vërejmë edhe në shtyp. Me karakterin e tij të urtë pat fituar simpati të gjallë jo vetëm në rrethet shqiptare, por edhe në ato rumune, ku ishte i njohur.  Sipas Kosovës së Gjergj Bubanit, kuptojmë se „Patrioti Risto Kotadi, që ndroj jetë të Djelën e shkuar në Bukuresht, me diatë olografe la gjithë pasurinë e tij për të ngrehur një Spital në Korçë. Perëndia e ndjeftë dhe qoftë gjesti i tij shëmbëll për patriotët e tjerë. Kosova e mallëngjyer, bashkë me shqipëtarët e tjërë të kësaj kollonije, për këtë humbje,m i çon familjes së të ndjerit ngushllime të përzemërta”.

Vangjush Kondi, hematolog i shquar shqiptar në trojet rumune

Pasi na felendëron për materialet që kemi dërguar herë pas here lidhur me zgjerimin e njohurive për zhvillimet kulturore në botën shqiptare,

albanologu i shquar shqiptar, zoti Emil Lafe, na drejtohet me një lutje për ndonjë material lidhur me jetën e me veprimtarinë e mjekut Vangjush Kondi (1920-1988). Edhe ky pjestar i denjë i familjes Duro. Vangjushi ishte doktor i shquar dhe autor tratatesh mbi sëmurjen e gjakut. Tërë jetën e tij ka shërbyer në Bukuresht si mjek hematolog. Nuk e dimë në e arriti gradën shkencore të profesorit, por e dimë se mbante pasaportë shqiptare, se ka lindur  në Korçë, ku kreu dhe Liceun Kombëtar (francez). Emri i tij vlen për ta pasur parasysh për Enciklopedinë shqiptare.

Petraq Kondi
Për V. Kondin nuk kemi gjetur dot ndonjë fotografi të bërë gjatë vizitave të tij në Shqipëri, përveç atyre që ka dalë në grup me shokët e Liceut dikur. Për fat të keq, ky njeri, që konsiderohej si dijetar , nuk ka lënë trashëgimtarë, por thonë se ka bërë gjestë filantropike Kurmi i tij prehet në mauzoleun e madh te familjes Duro dhe Kondi në varrezat historike Belu të Bukureshtit  tejmatanë kapelës qëndrore. Me rastin e varrimit të tij, ka mbajtur një nekrolog të favorshëm drejtori i Institutit të Hematologjisë, Vlad Apateanu. Ata që e mbajnë mend , thosë se dr. Kondi ka merita të jashtëzakonshme ngase sot e kësaj dite punohet sipas zbulimeve të tij  Një specialiste e shquar në fushë të hematologjisë ka qenë edhe bashkëshortja e tij, një zonjë që e anashkalonte origjinën shqiptare të Vangjushit si pasojë e diktaturës staliniste në Shqipëri. 

Nga gazeta Përpara (mungon viti dhe data), kuptojme se Vangjush Kondi (Korça) ishte mjek docent, hematolog, autor u punimeve të panumërta në fushë të hematologjisë. Ishte laureat i Çmimit Shtetëror të Republikës Popullore të Rumanisë, për realizimin e preparateve “substituent de plasma”, serul hiperdobulinic” dhe “trombina’. Emri i tij përmendet krahas mjekevë tjerë të njohur në fushë të Inventikës  rumune (Flacara, nr.7/1993). Letrat dhe kartolinat që këmbentë me familjen janë të shkruara në gjuhën shqipe. Nga arkivi familjar që posedonte Pandora Kondi në Bukuresht, kemi patur rastin ta shohim pasaportën e tij, një çertifikatë të Mbretërisë Shqiptare dhe disa letra e kartolina.

Hoteli Helios
Sipas kronologjisë së tyre, nga një çertifikatë e Licut Kombëtar të Korçës  që mban antetin Mbretëria Shqipëtare, kuptojmë se më 26 qershor 1931 nxënësi Vangjush Kondi fiton notën 8 (tetë) gjatë trimuajshit të vitit 1930/31. Vangjush Kondi shpërblehej me notat 16 (Shqip), 14 (Frëngjisht, 14 (Mathematikë), 18 (Histori), 17 (Gjeografi), 13 (Vizatim) dhe 12 (Gjimnastikë). Në vitin 1941, Vanghushin e kemi në Bukuresht (Str. Iulia Hasdeu, Nr.14). Këtë e kuptojmë nga një kartë postale të cilën ia drejton nga Korça bab ai i tij, avokati Petraq Kondi (më 7 nëntor 1941). I shkruan italisht, i falenderon per telegramën dhe kartolinën, i dëshiron shëndet dhe respekt Vangjushit dhe Hipokratit, Nikollaq Zoit dhe avokatit Nikolas Bançiu.

Fakti se e përmend Nikollaq Zoin, korçar trim dhe patriot, ishprefekt i Gjirokastrës, shqiptari që e mbante mend Ismail Qemalin dhe Themistokli Gërmenjin, don të thotë se drenovarët, boboshtarët dhe dardharët e Bukureshtit digjeshin për Shqipërinë. Një kartolinë tjetër i përket vitit 1942 (17 prill), Petraqi i shkruan për lidhjet qe mbanin me kartolina dhe telegrama, ia përmend 15 napoleonat që ia kishte paguar Vani Burdës, e përshëndet Taqin, mamanë , Themistokli Duron dhe Dhimiutraqin. Pason një kartolinë e vitit 1944, e shkruar në gjuhën shqipe, ia përkujton faktin se se e kishte marrë letrën e Dhimitraqit, fotografinë  dhe të dy telegramet > “Dhe u gëzuam për shëndetin Tuaj dhe neve, lavdi Zotit, jemi të gjithë shëndoshë e mirë. Largimi dhe vajtja t’uaj në fshat na gëzoi veçanërisht. Mamaja, Pandora dhe Katina ju përqafojnë me mall, të fala të gjithëvet në shtëpinë e Nënës Evllavi, të falur dhe avokati z. Bançiu, ju përafoj me shumë mall. Babaj t’uaj, P.Kondi”. Po ato urime e përgëzime  “me shumë mall” i gjejmë  edhe në kartolinën e  25 korrikut 1944. 

Më 12 mars 1944, Vangjushit i shkruan rumanisht  nga Viena , Aurel Ballamaçi, pjestar i familjes arumune të martirit korçar At Harallambi Ballamçi, të cilin e vranë andartët grekë pse e ngriti flamurin shqiptar në Korçë. I shkruan me keqardhje pse “nuk funksionon posta ndërmjet Greqisë dhe Tiranës për shkak të turbullimeve dhe operacioneve me bandat terroriste. Tani të gjitha këto banda janë shpartalluar kështuqë jeta është normale si më parë” . Pasi e pyet si kalon me studimet, i shkruan se ka patur fat të madh që ka vajtur në Rumani. “Ke për fituar shumë  derisa unë me ngjarjet e ndryshme nuk kam mundur të bëj veçse dy vjet në Universitet. Dhe këtu duhet të mësoj gjuhën dhe pastaj të hyj në provim. Kam patur një fat të verbët ngase më vdiq edhe babai më 1940, dhe pastaj i humba tre vjet studimesh”.

Rruga (Sfintii Apostoli) neper te cilen kalonte Asdreni
Në vitin 1970 Vangjush Kondin e gjejmë në Francë.  Më 10 shkurt i shkruan shqip Pandorës dhe Hipkoratit dhe Themistoklit se Parisi është shumë i bukur:  “Ështe shumë bukur këtu. Kam gjesdisur më një javë gjithë vëndet më të bukura. Ka shume kallaballëk dhe zhurma e maqinavet nuk pushon kurrë. Rrugët janë plot me maqina. Rruga deri këtu kaloj fare mirë. Nisa që ditën e dytë punët e mija këtu në Institutin e Transfuzimit të hematologjisë. Do t’ju shkruaj prapë pas disa dit(ësh). Të piqemi shëndoshë! Vangjushi”.

 Nga një letër tjetër e tij, e qëndisur edhe kjo në gjuhën shqipe (15 shkurt) dhe drejtuar shumë të dashurës Pandora dhe Hipkokratit, kuptojmë se “këtu në Paris është mjaft bukur por qyteti i math prej 8 miliona dhe 2 miliona rrethet bëhen 10 miliona. Kallaballëk i math. Në librin e telefonit e gjeta profesor De Courville dhe e vizitova në shtëpi dhe u gëzua shumë ay bashkë me të shoqen. Dinë dhe disa fjalë shqip. Më ftuan në theatrin e tyre dhe vajta pashë një pjesë ku lonte ay, e shoqja e tij dhe e bija. Theatron e kanë të tyren, në shtëpi, një dhomë të vogël ku nxe nja 50 vënde. Lozin disa pjesa të vogla por shumë të mira. Pas ndonjë javë prap do vete ti vizitoj, më ftuan për darkë. Këtu kam vizituar pothuajse tërë Parisin, brënda dy javëve. Gjezdisim me metro, tren nënë dhe, i cili të shje shumë shpejt në çdo drejtim të duash. Tani mësova mirë se si mundet të udhëtosh me metro dhe është shumë i shpejtë. Të fala Themistoklit dhe të piqemi shëndoshë. Vangjushi”.

Petraq Kondi,  hoteli Helios dhe Sofika Milkani që i piqte petë Asdrenit

Nga artikulli Sot jam i bindur se librat e mija do t’i shërbejnë shkencës së re (Bashkimi , Nr. 4161/1953), kuptojmë se disa ditë më parë, patrioti Petraq Kondi (babai i Vangjushit), një nga avokatët më të vjetër në vendin tonë, mbrojtës i zjarrtë i luftëtarit të çquar Themistokli Gërmenji në gjyqin  e tij edhe i shumë fshatarëve, kundër bejlerëve që u kishi përvetësuar tokat, dhuroi Bibliotekës Kombëtare bibliotekën e vet personale me 238 vëllime. Petraq Kondi kish mbaruar drejtësinë në Stamboll, kishte një bibliotekë të hatashme, njihte disa gjuhë dhe shquhej si njëri nga avoketërit më të mirë të Shqipërisë.

 

Shtepia e Milkanit ku shkonte Asdreni ne vizite
Nga burimet elektronike (ëëë.helios.ro), kuptojmë se ish/shtepia e madhe familjes  Duro, tashmë e shnderruar në hotel.  Shtëpia  është ngritur nga arhitekti austriak Johann Joseph Extner kah fundi i shek.19, një godinë madhështore që mban elemente të periudhës së Rilindjes. Tejmatanë legjendës, fjala është për një hotel intim, modern, për njerëz dinamikë, i denjë për t’i kënaqur nevojat e mysafirëve të tij përmes shërbimeve perëndimore, i modernizuar përmes një programi të gjerë të restaurimnit në vitin 2003. 

Shqiptarët e parë që kanë provuar konfortin dhe komoditetin e këtij hoteli janë me prejardhje tetovare: Sadiku nga Xhepçishti, doktor Sinani dhe prof. Lushi, nipi i Vehbi Lushit të persekutuar në Goli Otok nga UDB-ja jugsollave, i biri i veteranit antikomunist shqiptar, Vehap Lushi. Përballë hotelit gjendet një kishë dhe aty është edhe rruga Sfintii Apostoli (Apostujt e Shenjtë), në për të cilën kalonte Adreni kur shkonte ta vizitojë familjen Milkani. Sot e kësaj dite jeton në gjirin e kësaj familjeje shqiptarja më e dashur e Bukureshtit, zonja Sofika Milkani, e cila së bashku me mamaë e saj (Manusha), i piqte petë korçare bylbilit të Drenovës (Asdrenit). Zonja Sofika e ruan në tavan, saçin me të cilin i piqte petë Asdrenit (ka dhe më).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora