E shtune, 27.04.2024, 08:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit

E marte, 26.08.2008, 07:56 PM


Xhelal Gjura
Shembuj të shenjtë të atdhedashurisë

Xhelal Gjura, legjenda e pavdekshme e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta jugosllave. Në bazë të informative të tij, në Shqipëri ekzistonte plani shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe.
 
Nga Baki Ymeri
 
Thonë se në krahasim me gratë, burri ka vokacionin e heroit. Ata janë heronj të ideve të mëdha, dhe emri i heroit ngjitet deri në qiell, thuajse burri i përket Qiellit, ndërsa gruaja Dheut. Kështu thonë të tjerët, ndërsa në themi se shqiptarët shquhen edhe me heroina, siç shquhen francezët apo popujt e tjerë. Edhpse kishte ide të majta, gjë që justifikohej në kohën e tij, Xhelal Gjura mbetet një nga heronjtë më të dashur të malësisë së Sharrit. Rezistenca e tij në zemër të Sharrit i mahniste miqët dhe armiqët. Ata që e ndiqnin konstatonin se shqiptarët dine ta mbrojnë me guxim dheun e vet. Xhelal Gjura, u lind në Shipkovicë (1927) dhe vdiq në Tiranë (1976). Ishte aktivist i paepur për çështjen e arsimit shqip. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në Shkup kreu medresen e madhe trevjeçare (gjatë viteve 1939-1941). Gjatë viteve 1942-1945, Xhelali kreu me sukses Normalen në Prishtinë. Pas këtyre viteve, si student me korrespondencë, arrin të kryejë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Për shkak të aktiviteteve të dendura politike, duke qenë përherë në shërbim të shqiptarizmit, detyrohet të arratiset në Shqipëri, në vitin 1951. Gjatë viteve 1951-1954, arrin të kryejë Fakultetin Juridik në Tiranë. Një kohë të gjatë ushtron aktivitete diplomatike, duke qenë gjatë viteve 1960-1966 atashe i Ambasadës së Shqipërisë në Kinë. Më vonë punon si profesor në Universitetin e Tiranës, ku edhe i janë botuar dy vepra shkencore për përvetësimin e gjuhës serbokroate. Një pjesë të jetës dhe veprës së tij e të Sadudin Gjurës e ka ndriçuar për herë të parë Flaka e Shkupit, si dhe revista elektronike e Idriz Hamzait, www.shipkovica.com, ndërsa burimet elementare lidhur me prezentimin e tij e të kushëririt të tij, i huazuam nga monografia e Shoqatës së Pedagogëve Shqiptarë të Tetovës "Veteranët e arsimit shqip në Tetovë e rrethinë prej vitit 1940-1960", që u botua në gusht të vitit 2000, në Tetovë, vepër e sponsorizuar nga Kuvendi i Komunës së Tetovës.

Ndjekja e Xhelali nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta jugosllave. Në bazë të informative të tij, në Shqipëri ekzistonte plani shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe. Sipas Anila Lelit (Rilindja, 30 gusht 2000), në Shqipëri ka ekzistuar realisht një plan lufte për çlirimin e trojeve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. “Lidhur me këtë janë shprehur dy prej titullarëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Veli Llakaj, ish/shefi I Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare gjatë viteve 1975/1962, në një intervistë dhënë një të përditshme shqiptare, pohon se “Me porosi të Enver Hoxhës, nën drejtimin e Mehmet Shehut, bashkë me një nga zëvendësministrat e mbrojtjes, u ngarkaum që të hartojmë një plan për të çliruar jo vetëm Kosovën, port ë gjitha trojet shqiptare të pushtuara deri atëherë nga Jugosllavia. Ishte një detyrë serioze përpara së cilës duhej të mateshe mire, t’i peshoje mirë gjërat, një detyrë e padëgjuar deri atëherë, por jo e paimagjinueshme përderisa një pjesë e trojeve tona ishin të pushtuara padrejtësisht. (…). Ishin marrë masa të rrepta për ruajtjen e fshehtësisë së veprimeve dhe drejtimin e fshehtë të trupave. Gjithsej për këtë operacion ishin planifikuar 500.000 trupa reserve, veç rezervave të tjera në Shqipëri, por edhe 300.000 të tjera në Kosovë, ndërsa në vise të tjera më pak”. Kontributi i Xhelal Gjurës për hedhjen e idesë së këtij plani është i jashtëzakonshëm.
Ishte verë e vitit 1952. Xhelali me shokët e vet kish kaluar kufirin shqiptar dhe qëndronte diku në bjeshkët e Sharrit, tejmatanë brigjeve të Kodrës së Diellit. Kalon Islami Nazifit nga Liseci dhe ua tregon rrugën nga mund të arratisen, që të mos bien viktimë e ptarullës jugosllave. Kur arritën te Mali Karaxhës, u lulën në një lëndinë për ta shuar urinë. Kalon andejpari me kalin me drurë Hazizi Nazifit dhe i sheh “diverzantët” shqiptarë. Xhelali e përqafon dhe i thotë: “Kur të arrish në katund, trego se na ke parë!”. Mirëpo, aty pranë kish ndodhur patrulla e policisë jugosllave, e cila posa i kish parë i kishte sulmuar. Fillon një dyluftim i ashpër, porsi në kohën e betejave partizane. Krismat e prishën qetësinë e mbrëmjes. Gjithë natën angazhohen forca ushtarako-policore nga Tetova e Popa Shapka (sot Kodra e Diellit). Sipas urdhërave indirekte të UDB-ës, ato i shoqërojnë edhe civilë të shumtë nga fshatrat përrreth. U mbushën malet me ndjekës të mashtruar për ta zënë “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur perëndonte vera, vjente vjeshta dhe korreshin thekrat në Stanabara. Pas gjëmimeve në Malin e Karaxhës, të nesërmen herët në mëngjez, forcat policore e zbulojnë një viktimë: Havzi Toplicën. Kufoma e pafajshme i ekspozohet dhunës policore. Prej atje e sjellin në mes të fshatit, ku edhe aty i ekspozohet dhunës policore. Thonë se përgjatë varrosjes së saj, policia sllave i detyron fshatarët ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta hedhin kufomën mbi to.
Emri i Xhelal Gjurës ndërlidhet me burimet historike të shqiptarizmit. Emrin e tij na e ripërkujtoi kushëriri i tij, Xhema, një nga luftëtarët e panumërt të lirsië. Xhelali ishte mik i ngushtë i Iljaz Kamberit. Ndjekja e e tij nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit vazhdon edhe disa ditë më vonë. Ai ndiqej, madje edhe fushave të Shipkovicës, në Fushë të Madhe, rrugës së Dërvenit, te Hani Halimit, në Marko Livadhe, arrave përrreth fshattit, në Livadh të Madh, shpatijeve të Ballbajës, në Bigur, në stane e në bjeshkë. Këto ndjekje vazhdojnë disa ditë me rradhë. Ndjekja që u zhvillua të nesërmen ka qenë aq e madhe saqë saqë i nxorri nga strofulla e vet edhe egërsirat e malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur ndonjë kataklizmë. Nuk është e hijshme të flas për vete, shton Nexhbedin Nezir Voka, por në vendin e quajtur Puçovllaz, një kope derrash deshi të më përbijë me gjithë kalin që kisha. E krejt kjo u shndërrua në përfolje dhe qarje hallesh se çka do të ndërmarrë pushteti më tutje. Por dikurë, pas disa ditësh, çdo gjë ra në rrjedhën normale, ndërsa fshatit iu shtua edhe një element i ri i biografisë së tij politike.
  
Kushtuar Xhelal Gjurës

        
Veç putra ujqërish  mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po , kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
 - E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!
 
Ç’e ka atë zemër të bardhë , si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë : “Më thonë Xheladin!”
 
Me vete s’mban plumba ky burr i përmalluar
Ka libra, revista dhe një mall të pafund
Të gjallë kërkon që ta pjekë UDB ja
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund
 
O, Malet e Sharrit, sa borë paski sot
Sa sy udbashësh që shohin përanë!...
Me opinga malësori kërkon një kasolle
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana
 
Ç’është ky xham që troket në mesnatë
“Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë”
“ Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?”
“ Po jam Xheladini, moj nanë, nga Tirana!”
 
Dhe dita agon, dhe laku shtërngohet
Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit
 
“Bllokoni kufirin!”, buçet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelën pranë
Tek qeshë aq bukur në fytyrën e hanës.

Riza Lahi (Tiranë)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora