E enjte, 01.05.2025, 08:40 AM (GMT+1)

Faleminderit

Monumenti në Trieste i shqiptarit që nderoi origjinen e vet: “Kavalieri ing.Karl Gega”

E premte, 15.08.2008, 05:53 PM


Monumenti në Trieste i shqiptarit që nderoi origjinen e vet: “Kavalieri ing.Karl Gega”

(Klikò per zmadhim)


Shkurtimisht:


Projektuesi i rrugve dhe i hekurudhave ingjinjeri Karl Gega, ose ndryshe “Kavaljeri Karl Gega”, lindi ne Venecia ne vitin 1802 nga prind me origjine shqiptare dhe vdiç ne Vjene ne vitin 1860.


Ai studjoi hekurudhat angleze, europiane dhe ato amerikane.


 




(Klikò per zmadhim)


Bani shume projekte dhe i realizoi ne Austri dhe ne krahinen e Venedikut-Itali.

Ai i shpoi me tunele Alpet Qendrore Europiane dhe keshtu ka arrite te hapi rruge hekurudhore, ku per shkak te veshtirsive te mdha as qe mund te mendohej ne ate kohe.

Per kete ai u mbiquejt “Kavaljeri i Alpeve”.

Ai u ngarkue me detyra te nalta te sektorit te konstruktimit te rrugve dhe te hekurudhave te perandorise Austro - Hungare.

U vlersue shume nga autoritetet perandorake si dhe nga personalitetet shkencore dhe per kete iu dha titulli “Kavaljer” (Ritter).

Ai kishte nji kulture te gjane europiane. Flitte rrjedhshem gjermanisht, italisht dhe frengisht.



Ne sallen e mbrendshme te “Stacionit Central” hekurudhor te Triestes Atij i asht ngrite nji bust per nderim me pllaken perkujtimore perkatese.


(Shih fotografite bashkangjitun).


Ky asht nji nder shqiptart e famshem ne Europe, qe jo me llafe te fryera bombastike injorantash apo me lavderime kote ballonash sapuni, por me kulturen e Tij, me aftesite e Tij, me kambengulje dhe pune te vlefshme shkencore dhe teknike e nderoi origjinen e vet shqiptare.


Asht per kete aresye qe ketij shqiptari te famshem iu dha emni nji rruge ne Trieste me emnin e Tij si dhe iu ngrit nga vete europiant busti i nderit jo vetem ne Trieste por edhe ne Austri. Edhe ne Vjene asht nderue ky shqiptar i famshem tue i dhane emnin e Tij nji rruge kryesore.


Kushdo qe don te dije ma shume per kete intelektual te vertete me origjine shqiptare, mund te hapin internetin ku ka shume site qe flasin per Ate.

Paul Tedeschini, Trieste me 15.08.2008

Publikue me 15.08.2008 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=2897



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx