E hene, 29.04.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjergj Nikprelaj: Prijesi qe u kthye ne Legjende

E diele, 03.08.2008, 07:28 PM


Isa Boletini
Prijesi qe u kthye ne Legjende

Isa Boletini, atdhetari dhe prijesi i madh i popullit shqiptare qe doli nga gjiri i popullit dhe u vu ne krye te revolucionit fshatar ne vitet e kryengritjeve te medha te armatosura antiosmane te Rilindjes Kombetare Shqiptare, deri ne vitin 1912, ne Kosove. U vra nga policia malazeze me 23. janar 1916, ne Podgorice, pasi qe Qeveria franceze e tradhtoi dhe ia dorzoi konsullit te Malit te Zi ne Shkoder. Historianet, dhe biografet e Isa Boletinit, pohojen se ai qysh ne moshen shume te re u rrallite ne anen luftetarve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne themelimin e se ciles me 10 qershor 1881, mori pjese edhe vet, me trimat e fisit te tij ( Isniqit ), te Shalese Bajgores.

Nga Gjergj Nikprelaj

Siç dihet, Isa Boletini mori pjese ne betejen historike te Slivoves, me 22 prill 1881, kunder ushtrise Perandorake Otomane.

Shala e Boletinit, fisi i tij Isniqi, vazhdoj traditen shekullore te pareve, qe tere jeten e kalonin neper luftera, here me Turqi, e here me Serbi e Mal te Zi. Isa Bei u ngrite nga luftetari i thijesht, ne nje nga prijesit me te njohur te popullit tone ne kohen e lufterave te armatosura antiosmane.

Isa Boletini ishte i pari ne kushtrim te luftes per mbrojtjen e Shqypnise i pari mbeti edhe ne zemrat e popullit shqiptare te Kosoves, ne veçanti dhe Shqiperise ne pergjithesi. Ne kuvend te burrave, fjala e tij kishte peshe te madhe ne gjithe Kosove. Eshte e pa dyshimet se ai u be figura me e njohur dhe me e spikatur protagoniste e Levizjse armatosur kombetare shqiptare. Ai u rrit bashke me hallet e popullit. Vertet, ne arenene diplomatike nderkombetare nuk gezonte prestigjin e Ismail Qemalit,Hasan Prishtines, Nexhip Drages, Luigj Gurakuqi etj.Por, sipas fakteve historike,ne ballin e luftes ishte i pashoq. Mprehtesia e tij dhe talenti i arti ushtarak shkelqnin. Ai nuk kishte dale nga akademia ushtarake, por nga " mesojtoria e traditese popullore shqiptare "e trasheguar brez pas brezi, ku kishin mesuar trimat e Kosoves, qe te jene gjithmone te gateshem per te flijuar edhe jeten e vet per çlirimin kombetar. Si veproi ky kolos i popullit tone dhe gjithe familja e tij kreshnike.Isa Boletini e lidhi jeten e vet dhe te familjes me fatin e atdheut. Ata kane qene shembulle i gjalle gjate shekulli te kaluar, luftuan dite e nate me pushke ne dore kunder nje okupatori shume te eger i cili synonte te pervetesonte token shqiptare ( Dardanine) dhe trevat tj. per gjithmone, me intrigat e Rusise Cariste dhe Fuqive te Medha europiane te kohes.

Ushtria osmane ne te kaluaran kishte sulmuar Isa Boletinin shume here, por, pa sukses. Ne betejen e vitit 1892, po ashtu edhe me 1895, por, krytrimi i Kosoves, me shaljanet e tij mbrohej heroikisht.

Ne Kuvendin e Pejes ne mbarim te vitit 1897, te cilin e krysonte patrioti i njohur Haxhi Zeka e Riza Kryeziu ( Gjakova ), Isa Boletini kishte marre pjese me disa bashkevendas te tij qe perfaqsonin vendelindjen e tij. Po ashtu, ata ishin pjesemarrese edhe ne Kuvedin e Lidhjes se Pejes, qe u mbjte me 23-29 janar te vitit 1899 nene kryesine e H. Zekes. Ne kete tubim te rendesishem, njezeri u mbeshteten vendimet per formimin e ushtrise vullnetare shqiptare e cila kishte detyre te mbronte edhe kufijte e jashtem nga sulmet serbe e tjera. Ne, ketu ne kete veshtrim te shkurter nuk kemi mundesi qe te flasim me gjate per rolin historik te Lidhjes shqiptare te Pejes.

* * *

Ne vitin 1901 Shaljante nene udheheqjen e Isa Boletinit kishin shkuar ne Pazare te Ri per te liruar Aqif Pazarin, qe i cili anonte ne dobi te popullit te shtypur. Ne vjeshte te vitit 1902, Isa Boletini kishte organizuar fushaten e kundershtimit te hapjes te konsullates ruse, dhe emerimin e Grigor Shqerbinit - konsull ne Mitrovice. Dihet fati i tij, pasi ishte vu ne krye te ushtrise osmane ne lufte kunder kryengritesve shqiptare, ku kishte pas, si pas te dheneve historike( ushtarake), me se 100 shqiptare te vrare ne betejen e fshatit Shupkofc qe ishin nga Shala e Bajgores. Ne lidhje me Vendimet e aprovuara ne Kuvendin e Krerve te Gjakoves, me 15 janar te vitit 1903, bashkelutetaret e Boletinit kishin dhene pelqimin e vet.

Disa kohe me pare Porta e Larte, per ta pasur nenkontrollin e vet e pate syrgjynos Isa Boletinin ne Stambolle. Ne trazirat e vitit 1904 ne Mitrovice kishin marre pjese bashkeluftetaret e Ises i cili u lirua nga internimi, ne shkurt evitit 1906 dhe u kthye ne vendlindjen e vet. Se atij " me shume i pelqenin guret e Boletinit, sesa sarajet e Abdyl Hamitit"! Boletini, pastaj, vizitoi shume vende ne Peshter, Malesine e Dukagjinit, Rozhajs e tj. me qellim me organizuar popullin per lufte kunder turqve. Pas konfliktit me Isen, kajmekani i Mitrovices Hajdar- Beu Lekiqi tuboj ushtrine me qellim me vra Isen, ose per ta kapure.gjalle. Me 22 nentor 1908 ne fshatin e lindjes te tij erdhi deri te sulmi i ashper kunder Ises dhe bashkeluftetarve te tij. Ne kete rast u vrane 30 turq dhe 3 shqiptar, nder te cilet edhe axha i Ises.

Siç dihet historikisht, ne korrik te vitit 1908 shpertheu Revolucioni xhonturk i cili shkaktoi rremunje dhe tronditje te medha ne pjesen evropiane te Turqise. Reformat e levizjes oficerve xhonturq paten qellim per t(ia rikthyer shkelqimin e vjeter, fuqin dhe famen"te semurite te Bosforit"- Perandorise Osmane. Perforcimin e pushtetit dhe stabilizimin e rrethanave ekonomike ne pjesen ballkanike te shtetit, sidomos ne "Arnautlluk" qe i kishte dal dore pushtetit qendror te Stambollit.

Xhonturqit me 23 korrik te vitit 1908 ne Selanik shpallen Kushtetuten e Mid(hat Pashes te vitit 1876, e cila garantonte " te drejtat e barabarta te gjithe popujve!"Kjo ishte nje tradhti e madhe nga xhonturqit, se ata edhe pse filluan zbatimin e premtimeve te veta, seshpejti harruan obligimet qe i kishin dhene popullit shqiptare e tjerve,si kushte per mbeshtetjen paraprake- rrezimin nga froni mbreteror ( pushteti ) sulltan Abdyl Hamitit te II.

Duke iu besuar premtimeve te Komitetit Xhonturk, dhe duke pritur se poziten e vet nacionale ne Perandorin Osmane dota zgjidhin ne menyre paqesore, Kuvendi i Ferizajit nga 2. deri me 28 07 1908, vendosi ( dha besen ), te perkrah Komitetin Xhonturk " Bashkim dhe Perparim." Perkatesisht kursin e tyre politik. Per kete vendim ishin dekalaruar te paret prijesit e popullit Isa Boletini, Baram Curri e shume tjere.

Ne mesin e gushtit 1908, Isa Boletini, ra ne konflikt, persri me kajmekanin e Mitrovices Hajdar Beun, per shkak se ky ia kishte ndaluar I. Boletinit dhe njerzve te tij mbajtjen publike te armeve ne qytet. per k-te arsye Isa u terhoq ne fshatin e vet Boletin dhe vazhdoi veprimtarine e vet politike kunder qeverise. Ai u lidh me nje numer te krerve te fiseve, siç ishin: Zenel Vuciterna, Zenel Beu, nga Peja dhe shume tjere. Me 22 nentor 1908, Hajdar Beu tentoj ta zhduki Levizjen e Shales Bajgores dhe prijesin e tyre Isen i cili ne kete ndeshje ka qene plagosur.

Pas kesaj ngjarje ushtria perandorake dogji kulen e Boletinit, ne shenje hakmarrje. Ne fund te marsite vitit 1909 turqit organizuan persri sulmin me te njejtin qellim. Mirepo, duke ditur paraprakisht se çka e priste, Boletini organizoi mbrojtje te suksesshme. Atehere xhonturqit kerkuan nga kreret e fisit te Ises, Isniqit qe ta dorzonin ate.Fisi i tij e refuzoj kete kerkim njezeri te pushtetit turk ne Mitrovice. Per t(u hakmarre, turqit ne stilin e vet, persri u vune zjarrin kullave te krerve te padegjuar. Me ne fund kajmekani i Mitrovices shpalli ne kerkim koken e Boletinit me shperblim prej 150 lirash, per ate qe do ta kape gjalle apo ta vras!

* * *

Pas ketyre ngjarjeve, ne maj te vitit 1909, flaka e kryengritjes perfeshiu Kosoven dhe Dukagjinin. Konflikti u perhap ne Malesine e Dibres dhe ne zonen e Pazarit te Ri e gjetiu.Xhavit Pasha shkatrronte fshatrat shqiptare. Vetem ne Lume hasi ne qendrese luftarake.Rrolin krysor te vetembojtjes e luante Boletini me disa krere te tjere.

Isa Boletini me Idriz Seferin dhe Hysein Budakoven e tjere udheheqi Kryengritjen e madhe antiosmane te Rilindjes Kombetare te vitit 1910 ne Kosove.Kjo revolte e popullit shqiptare te Kosoves u gjend ne qender te opinionit publik evropiane te asaj kohe. Ajo ngjalli interesim, shprese dhe entuziazem te madh, aq me pare, sepse i prishi planet e fuqive te medha evropiane dhe fqinjeve shovinist.

Kryengritja e Kosoves e vitit te larte permendur, gjithashtu pate jehone te madhe ne Shqiperi dhe ne kolonit shqiptare. Porta e Larte i perdori gjithe mjetet si e kishte zakon, ryshetin e disa bajraktarve,dergoj ekspedita ushtarake ndeshkuse dhe perdori intriga tjera propagandiste, per te penguar ndikimin e kesaj kryengritje ne viset tjera shqiptare, posacerishte, ne Malesine e Mbishkodres, ku plasi Kryengritja e vitit pasuas 1911.

Ne luften e Grykes te Caraleves, ne krye te forcave kryengritse ishte kryetrimi i guximshem Isa Boletini i cili, sipas burimeve te njohura, dispononte me afer 8000 luftetar te armatosur dobet. Kurse, ushtrine turke e cila kishte 20.000 veta te armatosur me arme moderne te kohes e komandonte gjenerali famkeq Shevfqet Turgut Pasha. Dy pikat strategjike, ne betejen e Grykes se Caraleves dhe te Grykes se Kaçanikut, ku komandonte trimi legjendar Idriz Seferi, ishin pikat me te rendesishme ushtarko-strategjike ne Kosove, ku u zhvilluan betejat me te pergjakshme dhe me te medha deri atehere, gjokes per gjokes, qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Duke qene se, ishte epersia shume e madhe ne anen e ushtrise otomane, per kete shkak, forcat kryengritese thyen rrethimin turk per te shpetuar koken dhe u terheqen ne drejtime te ndryshm. Ne keto beteja palet nderluftuese patene humbje te medha.

Populli yne e beri te pa vdekshme betejen e Kaçaniku me kteo vargje:

" Kaçanikut rafti pika/ Nuk po din se çka asht frika/Nand sahat tue u there me thika.

Me kryengritjen e pergjitheshme te vitit 1912, perfundoi sundimi pese shekullor i Turqise ne Ballkan pergjithemone.

Isa Boletini ishte dora e djathet e udheheqesit te kesaj lufte asan Prishtines. Ata u takuan disa here, para se te fillonte kryenggritja e fundit. Boletini me shoke ka organizuar beselidhjet neper trevat e Kosoves, me qellim me filluar luften.

Kuvendi i Junikut, qe u mbajte me 21-25 maj te vitit 1912, pate rendesi vendimtare per forcimin e beselidhjeve.

Beteja te ashpra u zhvilluan ne Gyken e Kulines dhe ne gjithe qytetet e Kosoves.Turqit dorezuan pushtetin. Fillimi i luftes u shenuar me ngitjen e flamurit shqiptare, ne vendin e qujur Veskovec. Tashti, qysh atehere quhet Kodra e Bajrakut.

Me 9 gusht, Hasan Prishtina i paraqiti Portes se Larte Kerkimet e shqitarve, ne 14 pika. Pasi Qeveria Otomane vonoi me pergjegjejen e vet, forcat shqiptare nene udheheqjen e Isa Boletinit,Hasan Prishtines, Bajram Currit, Riza Kryeziu e tjerve, me 11 gusht 1911. hyne ne Shkup.

Ne kete raste shqipraret deklaruan, se ata nuk luftojen per t(ia zegjtur jeten Turqise,por, per t(i dale zot tokes ame. Pasi, ushtria perandorake deshtoi ne gjithe frontete. Shqiptaret, edhe pse ishin dorethate, pa arme, tetuan te mbronin vendin e vet.

Aleanca Ballkanike, i ktheu armet drejte popullit shqiptare, Isa Boletini u vu ne krye te çetavet vullnetare ne lufte kunder okupatorit serbe...

Pastaj,Isa Boletini shkoi ne Vlore ne krye te Delegacionit ushtarak te Kosoves, per te marre pjese ne ngritjen e flamurit dhe formimin e Qeverise te Perkoheshme me 28 Nen tori 1912, te kryesuar nga diplomati i fameshem Ismail Qemali. Boletini me djemet e Kosoves ishte garda e pare e Qeverise te Vlores. Ai si antar i Delegacionit shqiptare, te kryesuar nga kryetari i qeverise te Vlores Ismail Qemali vizitoj Londren, ku shqiptaret protestonin kunder coptimi te Shqiperise Etnike, nga Konferenca e Ambasadorve.

* * *

Mbreti i Malit te Zi, Nikolla, shume here, para diplomateve te akredituar ne Cetine, shprehej se Mali i Zi pa Shkodren nuk mund te jetoj! Ai ne fillim te Luftes se Pare Boterore kishte pushtuar Shqiperine e Veriut (Malesine e Shkodres). Ne mbarim te qershorit te vitit 1915 ushtria e tij okupoi Shkodren. Heren e pare e kishte pushtuar me 1913, kur gjeneralli Esat Pashe Toptani ia kishte dorezuar Shkodren Malit te Zi. Megjihese Shkodra ishte e rrethuar nga ushtria e okupatorit dhe ishte pa buke, luftonte heroikisht kunder horedhive serbo-malaziase. Sipas burimeve historike, E.Toptani, ka luajtur rol te dyfishte kunder popullit te tij, per interesat e Malit te Zi dhe Serbise.

Ne veren e vitit 1915 Isa Boletini me te afermit e tij ishte ne Shkoder, kur konsulli francez Bikok, e ftoi me anen e Prenk Bib Dodes. Diplamati francez i tha: "Ju fton ambasadori yne ne Cetine. Tashti si Shkora si Cetina njesoj jane! Sipas urdhertit te Ministrise se Puneve te Jashtme, ambasadori yne atje do t(ju percjelle per te shkuar ne ndonje shtet neutral".Isa Bolentini, edhe pse e njihte mire politiken e Malit te Zi, per fat te keq u tradhetua nga konsulli francez dhe pranoi te shkoje ne Cetine. Qeveria, franceze ndoshta edhe me marreveshtjen e Rusie vendosi t(ia dorzoje Boletinin Malit te Zi, keshtu u be pjesemarrese ne krimin dhe pabesine e Malit te Zi, ne diten e fundit te pavarsis se tij, para se te kapitulonte nga ushtria e Austro-Hungarise.

Konsulli malazias ne Shkoder, A. Martinoviq, sipas kujtimeve te tij te deponuara (ne doreshkrim), ne Arkivin e Institutit Historik te Malit te Zi ne Podgorice, me titull: "Pushka e Boletinit" thote:"Me kujtohet, se Boletini me garden e tij, djemte, dhe te afermit, ishte i qete kur erdhi ne Konsullaten tone, por, siç dukej, ne mendime te thella. Me dorezoi pushken e gjate te tij, pa fisheke. Ne, per çdo rast sigurie, vume rojet rreth konsullites. Me anije lufte dhe xhandart e mbretit Nikolla, Boletini me shoke, se pari shkoi ne Rijeka Crnojeviq dhe pastaj ne Cetine". Martinoviqi vazhdon:" Krajl Nikolla heren e dyte me prenoj ne audience. Me kerkoj qe t(i tregoj, se si eshte dorezuar Isa Boletini me ndermjtesimin e konsullit francez ne Shkoder?" Une e njoftova:" Se pushken e vet pa fishk, si u tha me perpara, Boletini e muar nga dora e kafazit ( rojes se tij personale ), dhe po ate momente me dha mua, si shenje dorzimi te tij!" I diftova Krajlit, se pushka e Boletinit gjindet tek une te cilen e kam sjelle nga Shkodra, do t(ia dorzoj kujt te me jepet urdheri..

Mbreti atehere me tha: " Nuk lypet t(a sjellesh, as t(a dorzosh kujt, por mbaje per vete."Po ashtu urdheroj:Shkruaje ne kondak ( te pushkes ):" Kjo eshte pushka e te famshemit Isa Boletini, gjakpiresit te njohur te serbevet, dhe Krajli ( Gospodari ) ia dhurone konsullit te vet, te vyeshen A.Martinoviq , si kujtim me rastin e pushtimit te persrishem ( heren e dyte ), te Shkodres ne qershor te vitit 1915!." Nuk e dij sepse nuk e kam zbatuar kete urdher te larte!? Ndoshta per shkak te rrethanave! Pushken e kam rujtur ne kohe te okupacionit austriak me ndihmne e mikut dhe kolegut t(im konsullit te atehershem te Greqise ne Cetine z. Rentis. E maj edhe sot si kujtim me vlere historike ne kolekcionin t(im te armeve te vjetra.

Nuk eshte e vertet se Boletini i ka keqtrajtuar serbet ne Kosove, perkundrazi , ai e ka mbrojtur pakicen serbe qe jetonte atje nga pushteti arbitrar ( tiranik ) i xhontuqve qe donin t(i debonin me dhune. Ky fakt eshte i qarte, siç e ka konstatuar edhe historiani i njuhur anglez Xh. Suair ne punimin e tij me titull " Shqiperia - Ngritja e nje mbreterie "(J.Swire Albanie. The rise of a kingdom).

Me renien e Parandorise Osame me 1912, kishte ndryshuar politika e Malit te Zi ndaj shqiptareve ne pergjithesi, dhe Isa Boletinit ne veçanti. Ata nuk kishin me interes per bashkepunim. Ushtria malazeze kishte bere krime gjate Luftes Ballkanike ndaj banoreve te Plaves, Gucise, Pejes, Gjakoves dhe viseve te tjera shqiptare. Po te njejtin veprim kishte vazhduar kjo ushtri e komanduar nga gjenerali famekeq Radomir Veshoviq ndaj shqiptareve, kur okupoj edhe viset e Shqiperise se Veriut me 1915. Ata kishin internuar nje numur te madh patriotesh si : Mehmet Pashe Derallen, Hil Mosin, Aqif Pashen, Luigj Gurakuqin e te tjere, ne Podgorice dhe vendet e tjera te Malit te Zi.

Ne kujtimet e veta, i nipi i Isa Boletinit, Tafil Boletini, sipas autorit te jeteshkrimit te Isait, Skender Laurasi, ne mes te tjerave thote:"Na tue qene ne kosullaten franceze, shihnim konsullin e Malit te Zi, A. Martinoviqin, te takohej me kolegun francez. Qellimi i tyre kishte qene te terhiqej Boletini ne kurth."

Per kete figure te madhe historike ishin te interesuara edhe fuqi te tjera te kohes, ndoshta me qellime me te mira se Franca. Tafili ne vazhdim thote: "Atje e pat ftuar gjenerali Filips, ne ate kohe atashe ushtarak i Anglise ne Cetine, kurse me vone ish komandant i ushtrive nderkombetare ne Shkoder. Ai i kishte thene qe te shkonte mysafir ne ambasaden e tyre dhe ai do ta nxirrte nga Mali i Zi me aeroplan! Boletini ishte pergjigjur se kishte qene ne konsullaten e tyre ne Shkoder, por e kishte gjetur te mbyllur. Tani, pasi, francezet e kae ftuar me pare, nuk mund ta shkelte buken e bujarit. Por ky i fundit qe ia dorezoi Boletinin me shoke gjakatareve malazeze, kishte pas qene tradhetar e jo bujar"!

Mali i Zi, pak gjera i bente pa dijenine e Rusise Cariste. Me siguri edhe ketu do te jene perzier gishtat e tyre, si hakmarrje per vrasjen e konsillit rus ne Mitrovice me 1903, siç e kemi cek me perpara. Po ashtu Boletini kishte edhe "mekate" te tjera ndaj politikes shoviniste te Cetines, sidomos, ne lidhje me organizimin e kryengritjes se re ne Kosove, me 1911, sipas deshirave te Krajl Nikolles, kur Boletini u kthye me 250 kryengrites te armatosur nga Mali i Zi, ku kishin qene ne emigrim, nga vera e vitit 1910, deri ne mbarim te marsit 1911! Poashtu, dhe Beogradit, sepse nuk ishte pajtuar me shume deshira te tyre... Tamam ne ate kohe Isa me shoke qe internuar ne Nikshiq nga ana e Malit i Zi, por tani me qellime te erreta dhe jo si kishte ndodhur me 1911, kur ai gezonte azilin politik dhe pergatiste kryengitjet shqiptare.Ne kete kohe, malazezete e serbet ishin ne gara, se kush dota kene ne anene e vet Boletinin!..

Tafil Boletini pohon: "Nje nate, ndersa ishim ne mes ushtrise nga njera ane, dhe xhandarmerise ne anen tjeter. Çeshtja e konflikit ishim ne kosovaret. Aty u ndane me dysh, kush ishte pro dhe kush kunder Rolin kryesor e luajti pronari i shtepise ku banonim, z. V. Zlatari, i cili ose kishte perkrahje nga opozita e mbretit Nikolle, ose kishte simpati per Boletinin dhe trimerine e tij. Ndoshta edhe per mbrojtjen e interesave te veta. Por me ne fund na mbrojti nga ekzekutimi.

Te nesermen ushtria kishte ndrruar vendbanimin e kosovareve dhe i kishte vendosur ne Danillovgrad. "Pas disa ditesh erdhem ne Podgorice ku u vendosem ne shtepine e Lumoviqit. Kapteri, qe na thoshte se aty nuk kishte veçse nje vend fjetjeje, edhe pse ishin dhe tri dhoma". Te internuarit kishin protestuar qe te ishin te gjithe se bashku, per arsye se Isa qe i semure,. Ketu ishin strehuar edhe Tafili, edhe Abdullah Maxhuni.

Naten e dyte, organet ekzekutuese donin te vritnin Boletinin me shoke por ketij krimi i kishte kundershtuar kapteri, i cili e ktheu prapa grupin e ekzekutimit!

Tashme Isa e dinte mire se çfare e priste, se e kishte lajmeruar Abaz Selaci me perpara. Tafili ne kujtimet e cituara thote: "M(u dhimke axha kur thoshte: "Ah. mos t(u kisha ju me vedi sa me qejf do t(u linja shpirtin ne dore. Une i kam edhe gjashte djem te tjere e s(kam gajle po me dhimbeni ju, tre nipat qe nuk leni mashkull ne shtepi dhe ajo nane e shkrete qe jet pa djem"! I thashe aty per aty: "Axhe, per kete pune aspak mos u merzit. Ne qofte e thane qe ne tre vellezerit te vdesim pernjihere ani pra, le te bahet! Kudo qe te ishim larg njenti-tjetrit, vdekja do te na gjente, pra ma mire me vdek gjithe bashke ketu ndaj teje e me nder".

Ne ate kohe, propoganda shoviniste malazeze kishte hapur parulllen se gjoja kaçaket shqiptare duan te djegin Podgoricen. Pronari i baneses i kishte thane Ises: "Fati im ju pruni ne konukan tim per me shpetue shtepine dhe pasurine time nga kaçaket qe duen me plaçkite e me djege Podgoricen". Tafili vazhdon: "Here pas here na thirrnin ne zyren ushtarake. Çdo here zyrtaret na thonin: "Te vini mbasdite!" Diten e trete, me 23 janar 1916, te dielen perseri na thirren ne Ministrine e Luftes, tek gjenerali-kriminel, R. Veshoviq. Perseri na thane te vini imbasdreke!.Tani ushtria austriake kish hyre ne qytet. Detyra e mbajtjes se qetesise i ishte besuar kriminelit te njohur Sav Llazareviqi-Batara, me dy batalione xhandaresh. Sipas fjaleve te Tafilit dhe dokumentave historike qe i ka shfrytezuar autori i ketij shkrimi, mbi 50 xhandare kishin rrethuar ne te dy anet uren "Princesha Milena" mbi lumin Ribnice, afer kishes katolike. Qyteti ishte mbyllur, pushtet me s(kishte! Dy vellezvrit e Tafilit, Jonuzi dhe Haliti, me Hajdar Radisheven. po ktheheshin ne shtepi tek axha. Patrulla, qe priste ardhjen e Boletinit me shoke, i ndali me urdher te oficerit. Xhanderet me pushket gati per te shtene pyeten se cili nga ata ishte Isa Boletini? U ndigjue nje ze qe te mos shtijne se nuk ishte me ta. Kur kishte ndegjuar Jonuzi shpjegiment qe i dha oficeri xhadareve,vrapoi te kalonte uren per te lajmeruar Isen,se çefar kishin pregaditur per te. Por, pasi kishin zene uren, keta te tre i futen nje shtepi me roje. "Tue qene se ura u mbyll, ata nuk u duken deri sa hipen ne ure met(dukur, u dha shenje"Qe ku asht Isa Boletini" dhe mbrapa tij e zune edhe hyrjen"- rrfen Tafili: "Axha me Jonuzin e shoket u rrethuen nga te gjithe anet. Oficeri komandues me ze te larte i ftoi: "Dorezoni armet!" dhe axha "Jo besa, s(ja kam dorzue as kraljlit, as mbretit!" dhe nxorri nagantin. E para e shtime qe e Niko Buriqit. Ne flake te kesaj perpjekjeje shtinte axha dhe shoke e tij perreth me nga dy revole ne dore, sa i zbrazen te gjethe fisheket. Djali i axhes, Halili, qe erdhi ne ate çast tok me Idrizin, u ra me nje bombe qe ai pat marre Nikoxhandarit".

Siç dihet, ketu u vra Isa Boletini me te bijjte dhe Zahidi, dy nipat, Jonuzi dhe Haliti, pastaj Selim Hajdar Radisheva, kunati i Isase djali i vellait te hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Burimet malazeze te kohes thone se edhe pala sulmuese pati 8 te vrare dhe disa te plagosur, numri i sakte i tyre nuk eshte gjetur ne dokumentat qe i shyfrytezova per kete çeshtje.

Nje kronike malaziase e asaj kohe, ne mes te tjerave thote: "Fillim i luftes se Pare Boterore dhe okupimi i Malit te Zi nga Austo-Hungaria e gjete Isane me shoke ne Podgorice. Ka baunuar ne ane te majte te Lumit Ridnice, ne qyetetin e vjeter, sot "Bulevardi B. Jovanoviq", ne shtepi te Lumoviqit. Ministri i ushtrise malazeze R. Veshoviq ka mbetur ne Podgorice, pasi kishin dezrtuar mberti dhe qeveria ne Itali, me detyre qe te nenshkruaje kapitillimin e ushtrise.

Sipas dokumentave ne fjale, ai ka menduar qe te organizoje luften guerile dhe per kete qellim te angazhoje Isen per ta ndihmuar dhe, ne qofte se do t(a veje nen komande te vet, dot(ia arrije qellimit. Gjoja, Veshoviq per kete arsye kishte urdheruar qe te ftohej Boletini me garden e tij per t(i çarmatosur. Kronisti i kohes shkruan se per kete çeshtje gjoja, erdhi deri ne mosmarreveshje! Ne qofte se ka ndodhur keshtu, pse pala malazeze do ta vriste Isane me shoke gjate interrnimit ne Nikshiq dhe Danilograd?

"Pobjeda", e perditshme nga Titogradi, me 26 maj 1980 ne rubriken "Kronika e vjeter e qytetit" botoi nje shkrim te shkurter ne lidhje me kete ngjarje.

Gjera qesharake nga nje shkencetar i ketij profili!!!

Ne skicen per biografine e vet kete dite zie te popullit shqiptar e cek dhe Millovan Gjillas, njeri nga bashkepunetoret me te afert te J.B.Titos ne ish Jugosllavi, pastaj disidenti numur nje nga "Bota komuniste" ne Perendim. Ne librin e tij "Land Without Justice" , Nju Jork (Toka pa zakon-ligj), fq. 51 etj., shkruan se sipas kujtimeve te atit te tij, Nikolla Gjillas, kapiten i policise se lartpermendur "lufta me vullnetaret e Ises nuk zgjati shume edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Ne sulm u vra udheheqesi me te afermit e tij " garda e vjeter "I plagosur rende eshte çuar ne gjunje edhe pse i pafuqishem te nbaje pushken (?), ka shti me revolver, me deshiren qe ta paguaje sa me shtrenjet jeten e ve. Babai ka vrapuar tek ai, por shqiptari trim i pashefrenuar e mbeshteti revolverin ne doren e majte te tij,po nuk pati kohe qe ta zbraze, nje ushtar ia shkrepi dhe ai ra. Perseri ka shpejtuar tek Isa. E par me sy te pergjakshem. Ka folur dishka ne gjuen e vet por babai nuk e ka kuptuar, pohon, Millovan Gjillas. Ai shton: "Babai mori mauzerrin" e tij si kujtimin me te madh. Ne jeteshkrimin e vet zoti gjillas thote se Nikolla Gjillas e pagoi kete kujtim te madh me koken e vet ne vitin 1941, per hakmarrje.

Gjithashtu autori i libri me hollesi njofton per veprat kriminale dhe gjenocidin e babait te vet me koleget e tij, xhandaret e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman me 1912/13.

Ne afersi te kufirit shqiptaro-malazez, ne mes Tuzit dhe Podgorices ne Cem, ne varresat kolektive myslimane, disa kohe kane pushuar eshtrat e kryetrimit te Kosoves kur vellezrit kosovar ne menyre sekrete i kaluaran ne Kosoven e tij.Se pari kje varreze ne jug te qytetit te Pogorices,ne Pobrezhje, me 25 janar 1916, ku moren pjese bashkelutetaret e tij dhe gjithe shqiptaret vendas e te tjere. Fjalen mortore e mbajti z. Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike kurre nuk e shkeputi shpirtin, shpresen dhe mesazhin e tij nga populli yne. Ai u be ispiracioni me i madh i brezave te ardhshem. Isa Boletini, hero i popullit, shfaqet ne skenen e luftes te popullit shqiptare per liri me moton" Me mire vdekjen,se roberine ."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora