E shtune, 27.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dashamirët e Vitores

E diele, 31.08.2008, 12:20 AM


Flora Brovina, Eli Fara, Vitore Leka etj.
(Fragment)

Vitore Leka është gjymtyrë e një prej familjeve më të persekutuara nga diktatura dhe ka lajmotiv të jetës së saj faljen për të gjithë ata që u sollën keq me prindërit dhe familjen e saj, me atë vetë. Jeta në liri e Vitore Stefës doemos që nuk është përpjekje për të fshirë nga historia atë që i ka ndodhur. Ajo deklaron se fal, por jo që harron. Vitore Stefa Leka nuk fal në emër të hobisë për të falur. Nuk fal as për hir të mëshirës kristiane. Bashkëkombasja jonë Vitore fal në emër të bashkimit të të gjitha energjive të shqiptarëve për të ndërtuar një shoqëri të standarteve perëndomore. Mënyra e të arsyetuarit të saj është e thjeshtë: jemi pak, përse duhet t'i rihyjmë një grindjeje të re brenda vetes. Atdheu është shtylla e të gjithë jetës së Stefajve. Të paktën që kur ishte Konstandin Kristoforidhi, stërmbesë e të cilit Vitorja është.. Gjyshi i saj Gjergj Stefa ka qënë kryetar i degës së Lidhjes së Prizrenit në Berat. Zëvendëskonsulli francez në Janinë, Ners, i shkruante qeverisë së tij franceze më 1878 se, "shqiptarët e Beratit duan ndarje nga Turqia. Një rol drejtues dhe komandues loz dhe kapedani trim, Gjergj Stefa".

                                        * * * * * *

Në të hyrë të Triestes, tek tuneli që thirret Galeria Natyrale dhe ku madhështisht është gdhendur profili i Dantes, në vitin 1992, kur ndodhi aksidenti i një emigranti shqiptar 18 vjeçar, të cilës Vitore Stefa (e njohur për shpirtin e pakursyer të ndihmës për bashkëkombasit e pambrojtur), sapo i kishte gjeturnë vend pune, ajo bashkë me vajzën e saj ngriti një lapidar. Anash tij është flamuri shqiptar dhe në ballë janë rreshtuar emrat e atyre që kanë humbur jetën në emigracion. Triestinët kur dalin apo hyjnë nga tuneli i bjenë buries tre herë, duke përshendetur poetin e tyre të madh. Shqiptarët kur e kanë të mundur ndalen edhe ata pranë lapidarit të tyre dhe nderojnë bashkëkombasit që duke kërkuar një fat më të mirë, nuk jetojnë më. Vitore Stefa në atë lapidar të bërë vullnetarisht nga ajo dhe familja e saj ka gdhendur edhe një poezi. Në të nuk flitet përshembëll se si njëherë ajo ndihmoi një djalë të ri të sapo emigruar dhe shumë vonë, kur e pyeti se si quhej, u trondit: ishte nipi i hetuesit të të jatit. E megjithatë nuk u pendua që i dha dorën.  (Ylli Polovina)

Me rastin e dekorimit me mirenjohje presidenciale
Të dashur bashkatdhetarë!  Nëse kërkoni në google youtube dhe pasi të hyni aty të kerkoni vitorestefaleka, do ju dalin mbi 13 video me dokumentarë specialë nga intervistat që i janë bërë nga televizorët shqiptarë zonjës Vitore Stefa Leka. Përshendetje, Luci

Përgëzime të nxehta, Luci! E pashë në Yuotube. Paraqitje dinjitoze, shumë të bukura të Vitores, kësaj shtylle të fortë, veteranes së mbi një milionë bijve nënash shqiptare që janë në kurbet, i takon meritë e jashtëzakonshme, historike, për kontributet e veçanta - le të tjerat - që ka dhënë në organizimet e para të diasporës postkomuniste, kur ishin të turullosur dhe të shushatur të gjithë.  Ajo, si një nënëmadhe  mes emigrantëve, sidomos atyre që janë miq të internetit, megjithëse ende e bukur, e mbajtur, e fortë dhe mëndjemprehtë, i ngjan një klloçke që i dhimbsen të gjitha zoçkat e saja. Unë do ta kisha për nder që një percaktim të tillë ta afishoja në vendet më të dukshme. Nga Tirana ,  Riza Lahi

Në bazë të asaj që lexojmë e dëgjojmë, kuptojmë se kjo zonjë që ka zgjedhur qendrën e botës për përkrahjen e shqiptarizmit në botë, e ka parasysh të vërtetën, se nuk mund të jesh hero po qe se nuk përkujdesesh edhe për atë që është pranë teje. Sakrificat e saj janë të panumërta. "Në qytetin tim, shkruan në njërin nga tregimet e saj, festat fetare të të dy feve festoheshin nga të gjithë njerëzit pa dallim. Respekti për njëri-tjterin ishte në maksimum, si për Pashkë si dhe për Bajram". Fjalën e ka për Beratin multimilenar të saj, ndërsa fjalët e saj për mposhtjen e përçarjes fetare ndër shqiptarë, t'i përkujtojnë fjalët e princeshës rumune me prejardhje shqiptare, Dora d'Istria (Elena Gjika), të shkëputura nga albumi Rilindja Kombëtare Shqiptare (Tiranë, 1962): "O vëllezër Shqipëtarë!/ Pse duroni halldupnë?/ Mblidhij Turq e të Kështerë,/ Luftoni lefterinë/ Përpiqi si tjetër herë,/ E përzini tyraninë./ Leni besatë mbë nj'anë,/ E luftoni gjithë bashkë/ Pra si ta shani Osmanë,/ Bëni Bajram, bëni Pashkë!" ( Dora D'Istria, Gli albanesi, Livorno, 1870). Këto porosi, për unitet kombëtar ndër shqiptarët ngado që janë, të të gjitha besimeve që kanë, do kuaj të diktaturës ende se kanë kuptuar të vërtetën se Shqipëria është vendi me tolerancë më të madhe fetare në botë.     

Takime te perzemerta shqiptare ne Trieste
Vitoren e shohim me Flora Brovinën dhe Eli Farën në fotografi, me Dritëro Agollin, Ali Podrimjen, Xhevahir Spahiun, Sali Bashotën, Vaçe Zelën, me radaktorë e kryeredaktorë, me gazetarë, kryetarë, këshilltarë, deputetë, ministra e kryeministra, me Don Lush Gjergjin dhe Diogardin, me Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Mejdanin, me gjeneral Agim Çekun dhe Shukrie Ramadanin e Agim Ramadanit, me familje dëshmorësh, me shqiptarë të dalluar, nga të gjitha trojet. Shkon në Tiranë dhe vjen në Tetovë,  në festivalin e ditëve të poezisë, për ta shuar mallin ndaj atdheut. Atdheu, mërgimi, përmallimi dhe shpirti janë motivet primordiale të poezisë së saj. Edhepse jeton në mërgim, shpirti i saj flet shqip. Thonë se shpirti është prezent vetëm atje ku vuhet. Shpirti i Vitores vuan nga sëmurja e atdhedashurisë. Më mirë është të vuash nga atdhedashuria se sa nga kanceri i mosmirënjohjes dhe harresës. Vitore Leka, është një shpirt i ndjeshëm që e fisnikëron botën shqiptare me një gamë veprash humane. Ajo që na impresionon neve, është shpirti i saj i sakrificës, "lodhja" e saj. Po a lodhet shqiptari, moj motër! Vitorja, thekson Nirvana Pistuli, nuk e njeh lodhjen, ngase rininë e saj e gjen gjithnjë midis të rinjve, dhe mu për këtë duket më e re se të rinjtë. (Baki Ymeri, 2004)

Post Scriptum

„Atë kohë iu pre koka intelektualëve, kështu që edhe im atë u dënua pa gjyq. Një vendim me dyer të mbyllura, që për 50 vjet ende nuk e morëm vesh pse e vranë, ku gjendet varri i tij. Në vitin 1993 iu gjetën eshtrat ne një fshat të Beratit, bashkë me tre viktima të tjera, të cilët para se t'i pushkatonin, i kishin masakruar. Sot im atë konsiderohet "Martir i demokracisë", ashtu si dhe nëna ime: " Mësuse e popullit ". A ajo mbeti e ve, 35 vjeçe, dhe na rriti me njëmijë halle, herë me bukë e herë pa bukë. Sot e kam sjellë dhe familjen time këtu, dhe i kam të gjithë, këtu në Triestë. Që nga viti 1990 e këndej, i jam përkushtuar me shpirt kombit tim. Kam shkruar e botuar, ngase pa fëmijëri e rini isha e privuar nga çdo gjë, dhe s'mi botonte njeri, madje as shkolën nuk më lejuan ta bëj, duke i vrarë dhe ëndërrat e gocës sime, e të fëmijëve të tjerë. Pra, kam botuar dy libra me poezi. Lekët e tyre ia kam falur Shtëpisë së fëmijëve dhe Azilit të pleqve në Shqipëri, dhe këtu kam letrat, mirënjohjet e falënderimet, që kam marrë nga ata". (Vitore Leka, letër private drejtuar kryeredaktorit të revistës Shqiptari, 2003)

Vitore Leka me dashamiret e saj ne Tirane (2007)

Vitorja me dashamiret e saj ne Zvicer



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora