E shtune, 27.04.2024, 07:56 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Pushkatimet e të dënuarve të bombës sovjetike në shkelje me ligjet

E diele, 31.08.2008, 04:24 PM


Mehmet Shehu urdhëron marrjen e masave ndaj intelektualëve edhe pa fakte dhe pranon kryerjen e këtij veprimi më parë

Mbledhja e datës 20 shkurt ku Mehmet Shehu kërkon marrjen e masave edhe në kundërshtim me ligjin

Deklarata e prokurorit të çështjes pas vitit 1991 ku theksohet se ai nuk ka firmosur asnjë dokument duke hedhur dyshime mbi falsifikimin e tyre

Akuzat që u ngritën dhe si u përzgjodhën 22 intelektualët që u pushkatuan nga sistemi diktatorial

Faktet që hedhin dyshime mbi kryerjen e një gjyqi real, dëshmitë dhe dokumentet origjinale të kohës

Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është një vepër kriminale e regjimit komunist. Është e tillë, sepse u masakruan 22 intelektualë krejt të pafajshëm dhe sepse nuk u zhvillua asnjë gjyq për të provuar fajësinë e tyre, duke tejkaluar e shkelur kështu edhe Kushtetutën, edhe ligjet në fuqi të asaj kohe. Është gjithashtu absurde, por edhe skajshmërisht tendencioze, sepse ata u arrestuan dhe u pushkatuan me pretekstin e hedhjes së një dinamiti në oborrin e ambasadës sovjetike, por de facto nuk kishin asnjë lidhje me këtë incident, madje edhe Sigurimi i Shtetit nuk i akuzoi për këtë ngjarje. Kishte përfunduar etapa e dominimit të plotë jugosllav në Shqipëri, që e zvarriti atë pas qerres jugosllave dhe kishte nisur periudha e dominimit rus. Klika e E. Hoxhës u kthye me fytyrë nga Moska. “ Duhet t’i kemi sytë drejt Moskës”, - deklaronte ai. (Arkivi qendror, F.14.d 11) Udhëzimet, urdhrat dhe metodat staliniste, Hoxha i zbatoi në mënyrë perfekte, duke ia kaluar edhe ustait.

Shqipëria u bë vendi më i mbyllur, më i varfër dhe më gjakatar në gjithë vendet e Lindjes. Diktatura ushqehej e mbahej me gjak. Sigurimi i Shtetit drejtohej nga “specialistë” rusë. Vetëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme drejtonin 40 agjentë të KGB-së.

Por edhe reagimi antikomunist e antisovjetik gjallonte dhe hera herës kundërvepronte. Një nga këto manifestime ishte edhe hedhja e dinamitit të reduktuar në oborrin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt 1951, vepër e organizatës “Bashkimi Kombëtar”. Gjithsesi, ishte një akt terrorist që nuk sillte asnjë dobi, veçse shtim të masave represive të shtetit për të justifikuar valën e re të arrestimeve, pushkatimeve, burgimeve dhe të terrorit komunist.

Menjëherë u mblodh plenumi i KQ dhe më 20 shkurt Byroja Politike e PPSH-së.

Mehmet Shehu, atëherë ministër i Brendshëm, bëri ekspozenë e kësaj ngjarjeje dhe theksoi se “kjo është një ngjarje politike e kalibrit të madh, madje më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne”. M.Shehu kërkoi masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse “edhe herë tjetër kemi pushkatuar jashtë ligjeve në fuqi. Të arrestojmë rreth 100 apo 150 veta, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht ata më kryesorët. Kjo masë do të procedohet me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet t’i përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë mund ta bëjmë plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe, po të jeni edhe ju dakord, veprojmë që sonte”. ( Nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike)

Të gjithë anëtarët e Byrosë: “Jemi dakord me këto masa.”

Shihet qartësisht se vendimi u mor në Byronë Politike, pra kemi të bëjmë me një masakër politike të bërë me vendim partiak. Vetëm përzgjedhja e personave që do të pushkatoheshin apo burgoseshin u bë nga Sigurimi i Shtetit. Nga listat e përgatitura me kohë në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zgjodhën dhe u shënuan me kryq ata “më të rrezikshmit”, të cilët në këtë rast nuk ishin as të rrezikshëm, as të dyshimtë dhe as që kishin ndonjë dijeni për ngjarjen e ambasadës. Ishin vetëm emra të njohur atdhetarësh e intelektualësh nga familje të mëdha, natyrisht që s’e donin komunizmin, por qëndronin në punën e tyre të patrazuar, të zgjedhur thuajse nga gjithë trevat shqiptare, që nga Gjirokastra e Delvina e deri nga Kosova, Shkupi, Dibra e Mali i Zi, në mënyrë që terrori dhe përgjakja të shtriheshin kudo.

Ideator i kësaj masakre të radhës ishte sekretari i PKSH-së dhe kryeministri Enver Hoxha, realizator ministri i Brendshëm Mehmet Shehu.

Akuzën për 22 të pushkatuarit e nënshkroi prokurori ushtarak Siri Çarçani. Them “nënshkruar”, se ai ka deklaruar pas përmbysjes së komunizmit: “Unë, Siri Çarçani, kur kam nënshkruar aktakuzën, nuk kam pasur dosje hetimore të dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Prokurorinë e Përgjithshme Ushtarake. Personat që kanë emrat në aktakuzë, unë nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrë pjesë në hetimet që zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unë nuk i kam lexuar dhe as i kam parë procesverbalet e marrjes në pyetje të këtyre të pandehurve dhe as ndonjë material tjetër të dosjes hetimore. Pasi nënshkrova aktakuzën, më duket se ia kam dhënë Sotirit dhe se ku ka përfunduar ajo, nuk e di... Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjyq ndaj këtyre të pandehurve.”

Akuza e prokurorit ushtarak ( megjithëse të gjithë të pandehurit ishin persona civilë !) :

1. Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste.

2. Janë bërë anëtarë të një organizate terroriste.

3. Kanë propaganduar për të rrëzuar me dhunë pushtetin popullor dhe kanë hedhur parulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve.

Kjo ishte një akuzë e përgjithshme dhe kolektive. Në shërbim të kujt spiunazhi ishin? Anëtarë të cilës organizatë terroriste? Marrëzia arrin kulmin: Kanë hedhur parulla për shpërthimin e një lufte të re imperialiste!?

Nuk ekziston asnjë procesverbal i marrjes në pyetje të tyre, përveçse kësaj akuze në pesë rreshta, disa shënimeve të operativëve të Sigurimit gjatë torturave ndaj të pandehurve për të pranuar “pjesëmarrjen” e tyre në akte terrorizmi të munguara. “Gjatë pyetjes së të arrestuarve nga ana e hetuesve të ngarkuar me këtë çështje, shumica e të cilëve ishin operativë të sigurimit, - dëshmon Rasim Dedja, drejtor i Drejtorisë II të Ministrisë së Brendshme që përgatiste listat e arrestimeve, - janë mbajtur shënime dhe nuk janë mbajtur procesverbale të rregullta në pozitën e të pandehurit dhe hetuesit. Gjatë asaj nate, njëri nga të arrestuarit, Jonuz Kaceli, kur po merrej në pyetje është hedhur nga dritarja e një dhome të katit të dytë, duke rënë në tokë dhe ka gjetur vdekjen...” ( Dëshmi e tij në vitin 1993.)

Me gjithë këto shkelje ligjore e procedurale dhe të të drejtave të njeriut, prokurori ushtarak, që s’kishte në dorë asgjë nga sa kërkonte ligji, madje as dosjet hetimore, kërkoi të dënoheshin me pushkatim në bazë të nenit 12, paragrafi 2 i ligjit 373 datë 12.12.1946 mbi fajet e rënda penale kundër shtetit! Një precedent i pashembullt në historinë e jurisprudencës botërore. Absurditeti bëhet më i madh, kur prokurori, siç e pohon edhe vetë, por siç vërtetojnë edhe dokumentet, nuk ishte prezent në gjyq! Mandej asnjë akuzë për incidentin në ambasadën sovjetike, për të cilin u arrestuan!

Po a u zhvillua gjyqi?

Në dosjet e Gjykatës së Lartë së Republikës së Shqipërisë gjejmë vendimin nr. 64 datë 27.02.1951 me këtë përmbajtje:

“Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë nga:

Kryetar: N/kolonel – Shuaip Panariti;

anëtar: Kapiten I – Vangjel Kocani;

anëtar: Kapiten Nonda Papuli;

anëtar dhe sekretar gjyqi: Hidai Bejo,

pasi konstatoi se të 22 të pandehurit janë armiq të betuar të popullit e të pushtetit popullor, vendosi në bazë të ligjit 373 datë 11.12. 1946 dënimin e tyre më vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtës civile të përhershme dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Ky vendim është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm menjëherë.

Firmosur nga kyetari Shuaip Panariti dhe anëtari Vangjel Kocani.

Pa firmosur nga anëtari Nonda Papuli, pa firmosur nga sekretari i gjyqit, Hidaji Bejo.”

Përse nuk kanë firmosur dy nga anëtarët e trupit gjykues?

Si e konstatoi gjykata që ata ishin armiq të betuar, kur nuk u mblodh për të bërë gjyqin? “Trupi gjykues” nuk dispononte asnjë akuzë të veçantë për secilin, asnjë provë shkresore, asnjë dokument, asnjë dëshmi apo dëshmitar, asnjë ballafaqim etj. që të provonte fajin e tyre. Mungoi pyetja e të pandehurve, mbrojtja dhe apelimi. Mungonin gjithashtu, firmat e dy anëtarëve të gjyqit. Aktakuza ngrihej vetëm mbi tri pika të përgjithshme dhe asgjë më shumë, ndërsa “vendimi” i gjykatës i datës 27.02.1951 si dhe një procesverbal tjetër i datës 27.02.1951 në dy copa letre ishin plotësuar shkel e shko pas ekzekutimit.

Ish-sekretari i gjyqit, Hydaji Bejo, dëshmon: “Nuk firmosa kur ma sollën vendimin se nuk mora vesh gjë, u bë apo nuk u bë gjyq. S’mund të hidhja firmë. Pa qenë në gjykim. Po kështu bëri edhe Papuli. S’kishim si të bënim ndryshe.” (Dëshmi e vitit 1993)

Natyrisht që nënkolonel Shuaip Panariti, kreu i gjykatës ushtarake, siç dokumentohet edhe nga ky proces i falsifikuar, ka firmosur për një gjyq të pazhvilluar kurrë dhe për një vendim të pamarrë kurrë në gjykatë, duke zbatuar vetëm vendimet e Partisë.

Po kështu, edhe anëtari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Vangjel Kocani. Ky dëshmon:

“Pas ca ditësh të kësaj ngjarjeje, apo me kalimin e një jave, unë jam thirrur nga ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuaip Panariti dhe më tha se ti e di që është hedhur një bombë në ambasadën sovjetike. Sigurimi ka arrestuar dhe një pjesë nga të arrestuarit, 22 veta, janë pushkatuar pa u bërë gjyq. Prandaj duhet që të firmosim një vendim gjyqësor penal formal, pasi gjyq nuk mund të bëjmë, se Sigurimi i ka pushkatuar pa gjyq personat... Shuaipi më tha se vendimi i Gjykatës është formal, nuk ka asnjë pasojë dhe duhet ta bëjmë këtë pasi është urdhër i udhëheqjes së shtetit e në atë kohë ishte kryeministër E. Hoxha. Shuaipi më tha: ‘Ti Vangjel, mos u shqetëso, derisa vendimi është formal dhe ne në fakt nuk gjykojmë njeri.’ Më porositi që për këtë vendim penal fiktiv, duhet të mbyllësh gojën, të mos i thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror. Pas kësaj kemi shkuar me Shuaipin në zyrat e Ministrisë së Brendshme... Shuaipi më paraqiti vendimin gjyqësor të daktilografuar dhe unë e kam firmosur. Kur ma dha vendimin për ta firmosur, Shuaipi nuk më ka treguar ndonjë dosje hetimore, nuk kam parë asnjë lloj materiali hetimor”. ( Dëshmi e vitit 1993)

Për të mbuluar këtë krim, meqenëse masakra bëri jehonë brenda dhe jashtë vendit, autorët hartuan shpejt e shpejt një projektligj që lejonte dënimet, pa bërë gjykimin, të cilin nuk pranoi ta firmoste ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, me argumentin se nuk ishte oportune një gjë e tillë. Atëherë e kthyen në dekret dhe e firmosën presidenti Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli. Ky dekret i zi, i paprecedent në tërë historinë e vjetër e të re të legjislacionit botëror, përligj dënimin dhe ekzekutimin pa respektuar procedurën ligjore duke eliminuar gjithë etapat e saj si gjykimin pa pyetjen e të pandehurve, mbrojtjen, apelimin, praninë e prokurorit etj.

Mbi bazën e këtij “dekreti” që mban datën fiktivisht 26 shkurt, u përpilua procesverbali tjetër (dy procesverbale të ndryshme për të njëjtën çështje) mbi “vendimin” e Gjykatës së Lartë Ushtarake për pushkatimin e 22 personave dhe që mban në krye datën 27.02.1951 dhe në brendësi të vendimit datën 25.22.1951:

“Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë po prej atij trupi gjykues, pa pjesëmarrjen e prokurorit dhe sipas ligjit të ri mbi gjykimin e akteve terroriste, e merr sot në shqyrtim gjykimin e çështjes etj...

Sekretari Kryetari

Pa firmë Pa firmë

Kundërthëniet janë të shumta dhe absurde: Dekreti mban datën 26 shkurt, pushkatimi u bë në mesnatën e 26 shkurtit, procesverbalet e “vendimeve” të pafirmosura të gjyqit të pazhvilluar mbajnë datat 27 shkurt, kur ata ishin pushkatuar, madje edhe datën 25 shkurt, kur dekreti sipas të cilit ata u pushkatuan, kishte dalë një ditë më pas, më 26 shkurt! Sido që të ishte dekreti nuk mund të zbatohej pa u botuar në Fletoren Zyrtare dhe jo më të zbatohej brenda ditës apo një ditë më parë me prapaveprim! Provohet që dekreti është dekretuar pas pushkatimit, meqenëse pushkatimet e burgimet u bënë pa gjyq dhe kjo bëri bujë brenda e jashtë vendit. Duhej një gjethe fiku për të mbuluar turpin.

Nuk kishte ndonjë urgjencë apo rrezik shtetëror që të pushkatoheshin pa u gjykuar dhe në mesnatë, kur të pandehurit s’paraqitnin asnjë rrezikshmëri shtetërore apo shoqërore, përveçse imagjinare, dhe s’kishin kryer apo as që mendonin të kryenin ndonjë akt terrorist. Nxitimi lidhej me faktin që të bëhej me dije menjëherë ambasada sovjetike për këtë larje hesapesh dhe të njoftohej menjëherë shoku Stalin. “Do të ishte mirë që ne si të Byrosë Politike, kur t’i tregonim sesi ka ndodhur kjo ngjarje, kjo fatkeqësi e madhe, dhe t’i premtojmë e ta sigurojmë se luftën kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm do ta vazhdojmë më me ashpërsi”. Të gjithë anëtarët e Byrosë e aprovojnë edhe këtë propozim të dytë të Mehmet Shehut. ( Sipas procesverbalit të mbledhjes)

A ishte terroriste Sabiha Kasimati?

E para vajzë shqiptare që mbaroi Liceun e Korçës, e para vajzë shqiptare që kreu studimet universitare jashtë vendit për Shkencat e Natyrës, e para femër shqiptare që punonte si shkencëtare në Institutin e Shkencave. Akuzës për terrorizëm, ajo i përgjigjet para pushkatimit: “Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit që me akt revolucionar të arrihej në socializëm. Unë vetë nuk kam kryer ndonjë atentat dhe as që kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje, ku është marrë vendim për akt terrorist... Unë jam evolucioniste...”

Edhe të tjerët, nacionalistë e demokratë, intelektualë e ushtarakë të shkolluar në Perëndim: Pjerrin Guraziu e Gjon Temali nga Shkodra, Zyhdi Herri, Jonuz Kaceli e Ali Qorraliu nga Tirana, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho dhe Petro Konomi nga Gjirokastra, Thoma Katundi e Pandeli Nova nga Korça, Fadil Dizdari nga Kavaja, Hekuran Troka nga Kuçova, Niko Lezo nga Delvina, Anton Delhysa nga Prizreni, Tefik Shehu nga Gjakova, Myftar Jegeni, Gafurr Jegeni e Haki Kodra nga Dibra e Madhe, Mehmet Shkupi nga Shkupi, Lluka Rashkoviç nga Mali i Zi, i pushkatuan në mesnatë në afërsi të urës së Beshirit, të lidhur dorë për dore me tela me gjemba dhe i mbuluan në një gropë të përbashkët me dhé e shkurre. Më vonë, kur vendi filloi të shpyllëzohej, një traktoristi që punonte në atë zonë, i ra të fikët kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e zvarriste. Ishte trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati.

Po kush e hodhi “bombën” në ambasadën sovjetike? A u gjendën autorët dhe ç’u bë me ta?

Ata që e hodhën dinamitin ishin Hysen Llulla dhe Qazim Laçi të organizatës antikomuniste “Bashkimi Kombëtar”. Pjesëtarët e kësaj organizate u arrestuan dhe u mbajtën në izolim të fshehtë për 8 muaj, ndërsa në “vend të tyre” për terror u pushkatuan 22 viktimat e pafajshme dhe u burgosën e u internuan qindra të tjerë. Gjykata e Lartë Ushtarake, më 9.10.1951 me dyer të mbyllura dënoi me vdekje Qazim Laçin, Sejfulla Shimën, Rustem Thaçin, Zenel Rikën, Ali Voglin, ndërsa për Mark Zef Palin, Ramiz Voglin, Riza Shehun dhe Adem Kastratin, dënimi me vdekje u kthye në burgim të përjetshëm. Reshit Shima u vra në dhomën e torturave, Riza Pengili u pushkatua përpara derës së shtëpisë, ndërsa Hysen Llulla, kryetari i grupit që hodhi dinamitin në oborrin e ambasadës sovjetike, u vra kur deshi t’i ikte arrestimit prej agjentit të Sigurimit të Shtetit, Besim Selita.

Dënimi i krimit në çdo kohë është një akt kulture.

Plot 56 vjet m? par?, pik?risht mbr?mjen e 19 shkurtit 1951, forca t? shumta policore, hetues e prokuror? mb?rrit?n n? Legat?n Sovjetike pas zhurm?s s? krijuar nga nj? shp?rthim i fuqish?m n? brend?si t? ambienteve t? saj. D?met nga shp?rthimi n? garazhin e makinave t? legat?s sovjetike, n? Rrug?n e Durr?sit, atje ku sot ndodhet Ministria e Arsimit, ishin t? pap?rfillshme. P?rveç disa xhamave t? thyer, n? pjes?n e pasme t? nd?rtes?s, ishte shtremb?ruar edhe dera e jashtme e garazhit, qepeni dhe shinat e saj. Vet?m kaq mjaftoi p?r nd?rmarrjen e kombinacioneve apo masave t? ashpra t? represionit ndaj kund?rshtar?ve imagjinar? t? regjimit, mb?shtetur mbi t? dh?nat e Sigurimit t? Shtetit. Ngjarja u mor me shum? zell nga Tirana zyrtare. P?r t? treguar p?rul?sin? ndaj “baba Stalinit” i k?rkuan ndjes? atij me an? t? nj? telegrami urgjent, ku i zotoheshin p?r besnik?ri ndaj kauz?s s? komunizmit e Bashkimit Sovjetik, dhe se do t? nd?shkonin r?nd? autor?t dhe mb?shtet?sit e tyre. Gjithçka ishte vendosur n? mbledhjen urgjente t? Byros? Politike t? 20 shkurtit 1951. Mehmet Shehu urdh?roi marrjen e masave p?r represion. Pas fjal?s s? tij nisi p?rpilimi i listave. Sigurimi i Shtetit hartoi tri lista me m? shum? se 100 vet?. N? k?to lista ishin shkruar emrat e personave q? do t? arrestoheshin. Bri emrit t? tyre kishte edhe sh?nime biografie, aktiviteti para lufte dhe pas saj si dhe akuza q? mund t’u b?hej. N? krah t? emrit u ishin vendosur edhe kryqe blu, q? do t? thoshin se ata ishin t? piketuarit p?r t’u ekzekutuar. N? t? tria listat ishin v?n? kryqe n? emrat e 23 personave, por t? ekzekutuar rezultojn? 22 t? till?. Ka nj? l?msh t? ngat?rruar p?r ekzekutimet. N? datat 20, 21 dhe 22 shkurt, 102 persona t? arrestuar u shoq?ruan n? zyrat e Sigurimit dhe u mbajt?n n? Burgun e Ri t? Tiran?s. M? 25 shkurt, prokurori ushtarak Siri Çarçani hartoi akuzat p?r 22 personat e par?. Sipas akuz?s, k?ta persona ishin v?n? n? sh?rbim t? spiunazheve t? huaja imperialiste, se ishin an?tar? t? nj? organizate terroriste, kishin b?r? propagand? p?r t? rr?zuar me dhum? pushtetin popullor dhe se kishin hedhur parulla pro shp?rthimit t? nj? lufte t? re nga ana e imperialist?ve. Kjo ishte nj? akuz? absurde. N? dokumente thuhet se 22 vet? jan? ekzekutuar duke u gdhir? 26 shkurti, nd?rsa vendimi u dha nj? dit? m? pas ekzekutimit t? personave. Vendimi i ekzekutimit ?sht? firmosur nga kryetari i Gjykat?s s? Lart? Ushtarake, Shuaip Panariti, e an?tari Vangjel Kocani, nd?rsa nuk ?sht? firmosur nga Nonda Papuli dhe Hydaji Bejo. Ky ishte vendim formal i nj? gjyqi t? pazhvilluar dhe jepej thjesht p?r t? justifikuar ekzekutimet, por edhe t? tjera kombinacione q? u b?n? n? at? koh?. N? lista figuronin edhe persona q? i kishin sh?rbyer PPSH-s?, dhe q? disa prej tyre madje, nuk dihet se ku kan? p?rfunduar. Megjithat?, nj? gj? ?sht? shum? e diskutueshme: fakti se a ?sht? hedhur bomb? n? legat?n sovjetike n? Tiran? apo jo?! E n? p?rgjigje t? k?saj ka disa variante p?r k?t? histori: nj? q? e hodhi Sigurimi i Shtetit; nj? tjet?r variant ?sht? ai se nuk ka pasur fare bomb?, por ka shp?rthyer nj? fuçi karburanti e l?n? pa kujdes nga punonj?sit e legat?s sovjetike; dhe varianti i tret? se bomba ?sht? hedhur nga an?tar? t? grupit “Fronti i Rezistenc?s”. D?shmit? p?r k?t? jan? mjaft kontradiktore, nd?rsa dokumentacioni i mbajtur nj? katastrofë e v?rtet? gj? q? ka l?n? gjithnj? vend p?r dyshime. 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora