E merkure, 01.05.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Dashuria si vyrtyt hyjnor

E shtune, 28.01.2017, 10:09 AM


DASHURIA  SI VYRTYT HYNJOR DHE SHËPTIM

Shkruan Muharrem KURTI, shkrimtar

“ZOT I DASHURISË”, autor  Engjëll I. Berisha, libër me poezi, botoi shtëpia botues ndërkombëtare “Bogdani” , Bruksel, 2016.

Po behën dekada, që autori Engjëll I. Berisha është prezent si krijues, sidomos me poezitë e tija interesante, me kolumnet  e shquara të publicistikes  dhe më prozë dhe monografi. Emri i tij, dallon në brezin e vet, se ka një qasje krejtësisht autoriale, si për nga tematika dhe forma e vargëzimit .

Në përmbledhjen më të re “Zoti i dashurisë”, Engjelli , ka prit do kohë, derisa e ka realizuar, por ka godit  në shenjë duke na sjelle, një poezi të pjekur poetikisht dhe të rritur artistikisht, sa cilësore dhe përmbajtjesore.

Prandaj, tematika  e krijimtarisë së Engjëllit, edhe në librin me të ri me poezi , në të cilën është e kaluara e jonë e ndritur si identitet, me disa kohë të zeza, nga pushtimet e gjata dhe barbare, sidomos me ato të errësirës aziatike  dhe të aktualitetit tonë jo stabil.

Madje në tërë librin, autori, ka arrit të prezantoj, shqetësimet e mëdha të kombit tonë, here –herë apokaliptike, duke i dhënë theks të veçantë  të tashmes së lëkundur ( gati në të gjitha poezitë ) të fituar me gjak dhe me shumë sakrifica, të brezave të shumtë,  dominon klima e vitit të mbrapsht, kobësjellese  tek ne. Herë –herë shfaqen do dridhje  të forta, nga pro-ideologjitë  antinjerëzore, antidashuri  dhe  antijetë. Thirrja që lëshon autori, është njerëzore, e cila buron nga dashuria hyjnore e Zotit shpëtimtar të njerëzimit.

Pra, për ta nxjerr në pah të ligën  dhe të zezën obskurantiste, e të keqes  sonë , hijen e saj djallëzore, vet diskriminim dhe vet fajësinë, autori poetizon vargje të shquara për dashurinë dhe figurat e shquara te identitetit tonë, që i kanë dhuruar dashuri njerëzimit .

Në qendër të të cilave është zoti i dashurisë, me dritën e mirësisë, të mirëkuptimit, përparimit si sinonime të së mirës.

Prandaj koha si definicion, në librin e Engjëllit, ka edhe dritë të dashurisë hyjnore, ka edhe dilema dhe vet fajësi. Po ashtu dhimbja me pranin e saj , në vargjet e autorit , është   e vjetër dhe e re, ashtu siç i ka plagët vendi ynë, identiteti  ynë , të kahershme dhe të freskëta.

Historia dhe aktualja , gërshetohen qëllimshëm në libër, për të na kujtuar, se shkrumbi i librave  dhe i çative të vatrave tona , i lodrave të fëmijëve tanë dhe ikonave dhe kulteve , ende liron duhmë shkrumbi , në  eshtrat e karbonizuar të sapo gjetura nën rrënoja të luftës së fundit shkatërrimtare , në rivarrimet e lirisë sonë plot plagë  dhe viktima. Ceket kjo poetikisht, për të venë në pah përgjegjësinë tonë ndaj vetes dhe tonës.

Në librin “Zoti i dashurisë”,  jeta e jonë  e ka një shpëtimtar – dashurinë  reciproke, që është  pro tonës dhe për tonën.   Engjëlli na thotë  hapur, me vargje të fuqishme, se vetëm dashuria  e mbron identitetin tonë të atakuar . Se vetëm dashuria , sidomos  ajo hyjnore na nxjerr dhe shpëton nga errësira shekullore e urrejtjes  dhe mjegullës , sepse ajo është dhurata më e mirë dhe më e mrekullueshme  qe Zoti ia dhuroj njerëzimit.

Në një varg autori thotë:  “Etja nuk shuhet me urrejtje”, faqe 13, poezia “Edhe ky dhjetor”.

Po le ti kthehemi dhimbjes që përvëlon, e cila si metaforë realizohet  bukur  dhe me  fines: citoj vargjet: “Dhembja shtrydhte plagën shekullore/ rrudhave të ballit tim / shkruante dhimbja/  ku ta ruaj shekullin tim të vogël/  nënë lëkuren time fle frika/ lufta behët edhe për një fele nganjëherë” . Etj,

Shikuar në tërësi , si strukturë,  libri “Zot i dashurisë”  është vazhdimësi  e poetikes së autorit. Është poetizim , herë si bashkëbisedim , herë si vet deklarim, apo si përkushtim  ndaj disa personalitete të identiteti tonë letrar dhe human. Vargu i Engjëllit është i lirë, brenda të cilët flet mesazhi me zë revolte  dhe të së mirës  kundër të keqes .

Pra, është një poezi e pjekur nga mendimet e bardha dhe dashuria shpëtimtare , kundër urrejtjes dhe intolerancës .  Poezia e librit “Zot i dashurisë’ është strukturuar në shtatë cikle me nga shtatë poezi, sikur donte të na thotë  autori , se të shtatë ditët e krijimit të botës nga Zoti i shpëton vetëm dashuria e tij e dhuruar njerëzimit.

Libri ka një përmbajtje mbresëlënëse , që e karakterizon thirrja që të duhemi dhe që të mirëkuptohemi, derisa  nuk është bërë vonë.

Autori Engjëll I. Berisha, që në hapat e parë të krijimtarisë së vet është prit mirë nga kritika letrare , që nga libri i parë dhe deri të ma i riu ”Zot i dashurisë”, i cili sapo ka dalë nga shtypi. Po ashtu , poezia e tij benë pjesë në antologjinë” Sprovë për antologji” me  autor Ali Podrimën e madh, brenda të cilës janë përfshirë autor  kryesisht të moshës së Engjëllit.

Rrugëtimi poetikë i krijimtarisë së Engjëllit ka pasur sukseset e veta edhe në përkthim. Poezia e tij është përkthyer në gjuhën angleze nga Peter Tase , në gjuhën rumune nga Baki Ymeri dhe në disa gjuhë të tjera . Autori ka vjelur edhe frytet e krijimtarisë së vet , duke u përfshi ne dy “Word Poetry Yearbook , 2013 , 2016.    revistën indiane “Prospesia” dhe ka korrë edhe çmime  ndërkombëtare .



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora