Kulturë
Neki Lulaj: Flakadanëve të Janarit
E enjte, 26.01.2017, 08:26 PM
Neki Lulaj
FLAKADANEVE TË JANARIT
(Kushtuar Jusuf Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka)
Mbi ngricë bore në oborr shpërthyen krisma
Kitara lëshoi tinguj vaji, tinguj të egër mallkimi
Aktorët e krimit ecnin klithshëm kur fliste errësira
nëpër rrugë plaga dhe vdekja me to veç rilindi
Tre meteorë u plandosën mbi dheun e huaj
Qielli lëpiu lotin e njelmët ftohtësinë e dimrit
Fjalët i ngulfati nata e tradhtisë kobzezë, dinake
Toka e përflakur e Dardnisë rrinte syzgjuar
Traret e robërisë vunë themelet e lirisë shqiptare.
Shpërthyen shkëndijat e yjeve, si flakadan
Tre engjëj janari i përpiu në atë epokë mordi
Ju thyen prangat robërisë së mallkuar zezonë
E lavdia për ju gjithnjë po merr frymë Kastrioti....
U fikën dritat, por nuk u mbyt ehua me dhimbje
Nga tri trungje dardane dolën miliona pipa
Zhurmon një acar janari në tridhjetë e pesë vite
Larg plangut, larg Ceranit, mbi guret e Behovit flet ardhmënia
Zemrat në akull të ftohtë janari na i mori historia
Nëpër vite nipërit këndojnë këngë krah më krah.
Me fjalën tuaj të përflakur rizgjohet shqiptaria
Qiell i hapur mbi kitare ndizet për bashkim kombëtar ...