E premte, 24.05.2024, 01:27 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: A janë të lumtur fëmijët në shkolla?

E enjte, 28.04.2016, 08:31 PM


A janë të lumtur fëmijët në shkolla?

Nga Gëzim Hoxha

A janë të lumtur fëmijët në shkolla? Kjo pyetje sa e lehtë në dukje, aq e vështirë është t’i përgjigjesh. E para, të rriturit e kanë harruar fare se ç’do të thotë të jesh fëmijë pasi për ta fëmijëria, tashmë i përket së shkuarës, e dyta sepse shkollimi lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e  tyre. Por a e di vërtetë një prind se çfarë do një fëmijë. Kushtet e prindërimt kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe vihet re që tendenca e tij ka kaluar nga stili autoritar në atë shoqëror.

Unë vetë në dallim me babanë tim e trajtoj djalin si shok po ashtu dhe vajzën. Po kjo është një çështje më shumë vetjake dhe lidhet sa me karakterin e vetë personit aq dhe me rolin e prindit që duhet të luajë në familje. Nuk dua të hyj shumë thellë se nuk jam psikolog, por si prind që jam shoh se shkollat lënë shumë për të dëshiruar. Duke filluar nga baza materiale e deri tek mënyra e mësimdhënies.

Fëmijët e mij janë deri diku me fat se shkojnë në shkollën më të mirë të qytetit, ajo u rikonstruktua verën e kaluar dhe po bëhet një punë e lavdërueshme për pajisjen e saj me kabinete. Por gjithsesi, ajo ende nuk ka ashensorë, një mensë ku ata të hanë, rampa për lehtësimin e ngjitjes apo të shkallëve për PAK si dhe sistem ngrohje dhe ventilimi.

Po krejt ndryshe qëndron puna në shkollën ku jep mësim gruaja ime. Si shkollë fshati që është, jo kabinete që nuk ka, por as mjetet më elementare që do të ndihmonin çdo mësues të zhvillonte një orë normale mësimi nuk ka.

Meqë ra fjala dhe thashë se nuk jam psikolog, mu kujtua barra e një shoqes time psikologe. Ajo u ankua se duhej të mbulonte fiks 18 shkolla në fshatra të ndryshëm. Të nesëmen e kësaj bisede e takoj përsëri me një tufë formularësh me pyetje rreth nivelit të dhunës së ushtruar nga mësuesit. Vallë kaq të jetë puna e saj? Vetëm një lloj anketimi dhe hartimi  raportesh për dhunën e ushtruar në shkolla? Na morën shpirtin me këto formular! – u ankua e shkreta. Dhe nuk ka faj. Po puna që duhet të zhvillonte me nxënësit e dobët për motivimin dhe gjetjen e mekanizmit për përparimin e tyre, po fëmijët me aftësi të kufizuara, po ndërgjegjësimi i mësuesve dhe pse jo edhe i prindërve, po ... ? Nuk kemi kohë, - tregoi ajo, - herën e fundit hartova një rapoort për një mësuese që ushtron dhunë në një shkollë, i dhamë dhe një paralajmërim asaj, por sa rregullon punën në një shkollë të duhet të shkosh në një shkollë tjetër.

Ka dhe të tjera gjëra. Ngarkesa e fëmijëve me detyra ka arritur kulmin, sa vajzën time e zë  gjumi shpesh herë duke bërë detyrat. Shpesh herë ajo thotë: “ Sot kam një qere me detyra”. Mësuesit gjenden para një “terrorri” , pasi me të drejtë për herë të parë pas shumë viteve ndoshta po flitet për performancën e tyre, kjo lidhet me rezultatet  tyre në mësime dhe me sigurinë e vendit të punës. Por përtej kësaj edhe tekstet janë shumë të ngarkuar me njohuri, që jam shumë i bindur se nuk kanë për t’i vlejtur askujt.

Jo më larg se dje Syri.net publikoi një shkrim ku ndër të tjera tregonte diçka edhe për shkollat japoneze. Në të thuhej se fëmijët deri në klasën e VIII mësonin normat e sjelljes dhe shkrim e këndim, deri atëherë asnjë nxënës nuk ngelte dhe vetëm në shkollën e mesme futej “stresi” i vlerësimit me notë. Por kjo nuk është habia e vetme që kam dëgjuar për arsimin. Në një emision në ORA NEWS, Gilman Lika, ish deputeti i PD-së dhe pedagog në një prej fakulteteve të shkencave të edukimit të vendit, tregoi se si zhvillohej mësimi në shkollë eksperimentale në Vjenë. Aty nxënësit nuk kishin as libra, as fletore e as  lapsa. Mësimi zhvillohej nga ana praktike. Psh në një orë gjeografie ata vizitonin vetë malin për të cilin do të duhej të mësohej diçka dhe jam i bindur se nuk do ta harronin kurrë atë që mësuan atë ditë, sepse “e prekën” vetë malin. Dhe këta student të ardhshëm nuk kishin asnjë ndryshim me ata të cilët kishin studiuar në një shkollë normale, përkundrazi ata mësimin e kishin si një lloj argëtimi.

Në Suedi mësuesit nuk i detyrojnë fëmijët të mësojnë, atje ora e mësimit i ngjason më shumë një loje. Dhe e drejtë fëmija në rradhë të parë është fëmijë dhe nevoja bazë e tij është loja. Nëse nuk luan ai tani, nesër nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë dhe pasojat dihen, ai do të jetë një person i ndrydhur. Në SHBA nëpër shkolla raporti i njohurive të marra është në favor të atyre praktike. Mbaj mend që vëllai më tregoi se në shkollë, atje ata mësonin edhe si të gatuanin, apo si të këndonin. Dhe normal ligjet e Newton-it, nuk i hyjnë askujt në punë, por të dish të gatuash është diçka që të shërben të gjithë jetën.

Dëgjova se vitin e ardhshëm fëmijëve në klasën e parë do t’iu mësohet edhe tabela e shumëzimit dhe ajo e pjestimit. Kjo nuk do të bëj gjë tjetër veç do t’ia heq dëshirën përfundimisht atyre për të shkuar në shkollë. Të ishte për mua fëmijët do ti lija të lirë, do ti mësoja lojra të reja, si të tregojnë përralla, si të formonin figura me letër dhe me plastelinë, do ti çoja të shëtisnin në mënyrë që të njihnin qytetin e tyre, do iu flisja për profesione të ndryshme duke i çuar nëpër vende ku punohet, do iu mësoja  si të vizatonin, si të këndonin, do t’i nxisja si të krijonin përrallat dhe lojrat e tyre dhe vetëm nga mesi i vitit do filloja nga shkrimi e këndimi. Kaq do të mjaftonte për klasën e parë.

Po jo, këta do ti bëjnë se s’bën fëmijët tanë  “SHKENCËTARË”. Si lumë ne! A po mos duhet të mendoj se ai xhaxhi që bëri thirrje në një video në internet për të mos i çuar fëmijët në shkollë ka pasur të drejtë. Modeli i shkollës tonë është thjeshtë një kufizim i intelektit të fëmijës duke e futur atë brenda një kornize. Unë për vete kam bërë 19 vjet shkollë dhe shumë pak gjëra nga shkolla më kanë hyrë në punë dhe më keq akoma jam akoma i papunë. Kjo lidhet edhe me ligjin e Paretos sipas të cilit nga 100% i çdo gjëje ne përdorim vetëm 20% të saj.

Dhe më në fund e gjithë kjo lidhet me alokimin e fondeve në fusha të ndryshme si dhe me mirë-administrimin e tyre. Për këtë vit thuhet se pati një ulje me 6,3% të fondeve në arsim. Më konkretisht në raport me GDP të ardhurat e buxhetuara për këtë sektor janë ulur në 2,46 nga 2,7% që ishin një vit më parë. Kjo shifër është shumë larg premtimit të dhënë për çuarjen e kësaj shifre në nivelin e 5%-it, në një kohë kur nga zgjedhjet e ardhshme na ndajnë diçka më shumë se një vit. E në fund fare si për ironi ose më mirë si për t’iu treguar të gjithë neve se ata as që e vrasin mendjen fare se çfarë ndodh me arsimin, mbrëmë në emisionin “FIKS FARE” pashë një montazh fare qesharak ku kryefjala e gjithë diskutimeve të mbajtur në kuvendin tonë ishte SHULLAZI. Shullaz dhe vetëm Shullaz dëgjoje nga të katër anët në të....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora